-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet për të disatën herë gjyqi për Saimir Tahirin! Shkak problemet me shëndetin e avokatit
Është shtyrë për të disatën herë gjyqi në ngarkim të ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Shkak edhe kësaj radhe është bërë kërkesa e avokatit të Tahirit për shtyrje për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
24 Shkurt 2023, 12:19 -
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Saimir Tahirin, mungon prokurori! Ish-ministri kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit
Seanca në Gjykatën e Elbasanit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorit.
31 Janar 2023, 15:16 -
Shtyhet sërish seanca për Saimir Tahirin, ish ministri kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit! U zëvendësua gjyqtari
Në gjykatën e Elbasanit është shtyrë sërish seanca për kërkesën për liri të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit.
22 Dhjetor 2022, 11:37 -
Dënimi me 8.8 vite burg i ish-truprojës së Tahirit, PD e Berishës: Tallje e drejtësisë, vartësi dënohet tre herë më shumë se shefi i tij
Rithemelimi e ka konsideruar si një tallje me drejtësinë vendimin e GJKKO-së për dënimin me 8.8 vite burg të Hekuran Markut, truprojës së ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
15 Dhjetor 2022, 17:11 -
I përfshirë në skemën e trafikut ndëkombëtar të kanabisit, GJKKO e dënon me 13 vite burg ish truprojën e Saimir Tahirit! Përfiton gjykim të shkurtuar
GJKKO ka vendosur dënim me 13 vite burg për Hekuran Markun, që përfiton me gjykim të shkurtuar. Ai do të qëndrojë pas hekurave për 8 vite e 8 muaj.
14 Dhjetor 2022, 11:38 -
Shtyhet vendimi në GJKKO për ish-truprojën e Saimir Tahirit, SPAK kërkon 12 vite burg
Shtyhet vendimi për ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Marku, në Gjykatën e Posaçme për mungesë të avokatit mbrojtës. SPAK kërkoi për të pretencë, dënimin me 12 vite burg, teksa procesi është në fazë vendimi në Shkallën e Parë të GJKKO
4 Nëntor 2022, 12:26 -
Berisha akuza ndaj Ramës dhe Tahirit për krime lufte në Lazarat, harron policin e vrarë: Do ngrihen grupe hetimi, të gjithë do ndëshkohen
Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë ndërhyrjes së policisë në Lazaratin e kanabisit. Pas takimit me banorët e Lazaratit, thotë se bandat kriminale me uniformë i kanë vënë armët në gjoks fëmijëve dhe nënat që i mbrojtën duke kryer terrorizëm ndaj tyre.
10 Tetor 2022, 12:48 -
Kronikë
Saimir Tahiri në dokumentarin italian, çfarë tha pak para se të dënohej me burg: S’jam i korruptuar, më vunë bombat! Marijuana në Shqipëri, histori varfërie
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për dokumentarin italian ‘I narcos albanesi’ duke thënë se nuk ka qenë i korruptuar pasi nuk ka lidhje me trafikun e drogës pasi në të kundërt nuk do të shkonte në Itali në kohën kur ishte ministër dhe të kërkonte nga Guardia di Finanza që të dyfishoheshin monitorimet.
24 Shtator 2022, 09:29 -
Berisha në ‘foltore’ me shqiptarët në Itali: Po të mos ishte antimafia italiane, Tahiri do ishte më shumë se zv.kryeministër
Në një bashkëbisedim online me shqiptarët në Itali, Sali Berisha ka shprehur vlerësimin e tij për antimafien italiane. Duke iu referuar arrestimit të ish ministrit Saimir Tahiri, ai tha se nëse nuk do të kishin bërë të mundur përfshirjen e tij me grupin Habilaj, do të ishte aktualisht zv.kryeministër madje, edhe më tepër se aq.
18 Shtator 2022, 17:39 -
GJKKO i komunikon masën 'arrest me burg' ish shefit të Policisë së Dhërmiut, u vu në pranga për lidhjet me Habilajt! Dënohet për 3 vepra penale
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i komunikoi në mëngjesin e së shtunës masën e sigurisë “arrest në burg” ish-shefit të stacionit policor në Dhërmi, Sokol Bode, i arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Berat.
13 Gusht 2022, 10:47 -
Ish-ministri Saimir Tahiri transferohet në burgun e Lushnjës, kërkesë nga familjarët
Pas 6 muajve në qeli, ish-ministri i Punëve të Brendshme është transferuar nga Burgu i Fier në Institucionin e vuajtjes së dënimit në Lushnje. Drejtoria e Burgjeve mori vendim pas kërkesës së familjarëve të Tahirit, i cili tashmë do të vijojë të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me 3.4 vite burg, në një qeli në Lushnje
14 Korrik 2022, 15:45 -
As burgu nuk e ndal Cllevion! Futet live në Tik Tok: Kam këtu Saimir Tahirin dhe Julian Sinanajn
Asgjë nuk e ndal Kleviol Ahmetajn të ketë kontakte me botën jashtë dhe pse kjo gjë është e ndaluar. Ai ka siguruar një telefon dhe është futur live në Tik Tok duke përmendur dhe emra të njohur si Saimir Tahiri dhe Julian Sinanaj. I njohur ndryshe si Cllevio Serbiano i cili u bë më i famshëm pas sherrit me Noizyn, ai tregon historinë se si po kalon në paraburgim dhe një pjesë të tekstit të këngës të tij të re.
18 Qershor 2022, 19:59 -
Tahiri kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-ministrit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri për lirimin nga qelia. Tahiri kërkoi që të pezullohet ekzekutimi i dënimit të tij me burg. Tre gjyqtarët që refuzuan lirimin dhe pezullimin e dënimit me burg të Tahirit, janë Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni.
9 Qershor 2022, 15:08 -
U ekstradua një ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Hekuran Markun, ish-truproja i Saimir Tahirit: Nuk jam i përfshirë në trafikun e drogës
GJKKO ka lënë në burg Hekuran Markun, ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se Marku ka refuzuar kategorikisht përfshirjen në trafikun e drogës. Avokati Tonin Prendi tha se Marku është njohur me të penduarin e drejtësisë Eltjon Bregasoi në vitin 2015 gjatë fushatës së PS, por refuzon të ketë bashkëpunuar me të në trafikun e narkotikëve.
8 Maj 2022, 09:57 -
Dënimi me 3 vite e 4 muaj, Saimir Tahiri kërkon pezullimin në Gjykatë të Lartë: Jam i rrezikuar nga subjektet e krimit
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar nga Apeli i GJKKO për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie dhe po vuan dënimin në burgun e Fierit, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me burg.
22 Prill 2022, 11:46 -
12 vite burg ish drejtorit të Policisë në Dhërmi Sokol Bode! GJKKO e dënon për lidhje me grupin e Habilajve
Ish shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg! Ai akuzohet se kishte lidhje me grupin e Habilajt. Sokol Bode është dënuar në mungesë pas së bashku me ish-oficerin tjetër të policisë Gjergji Kohila janë në arrati.
22 Prill 2022, 11:10