-
U dënua me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, Jaeld Çela rekurs, kërkon ndryshim të vendimit
Ish-kreu i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën për rekurs duke kundërshtuar vendimin Gjykatës së Posaçme që e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.
21 Prill 2022, 15:00 -
Zbardhet kërkesa e SPAK për rekurs ndaj Saimir Tahirit: Jo vetëm shpërdorim detyre, ka prova për trafik droge e grup kriminal! Çështja të rigjykohet me trup të re gjykuese
SPAK e konsideron vendim të gabuar që ish ministri Tahiri të dënohet vetëm për shpërdorim detyre, por se ka prova të mjaftueshme që ai të përballet edhe për veprat penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal. Për këtë arsye SPAK kërkon prishje të vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykuese.
19 Prill 2022, 10:12 -
SPAK, shantazhuesit Berisha-Meta, ‘kryqëzimi’ i Ramës dhe si u ‘shqye” Tahiri
Nuk kam folur deri më tani publikisht për rastin e dënimit të Saimir Tahirit, ish ministrit më jetëgjatë të Punëve të Brendshme në Shqipëri, jo se nuk kisha çfarë të thoja por sepse mendova se kishte marrë fund histeria ndaj tij dhe se ai e meritonte një periudhë paqeje pas gjithë atij linçimi. Kam heshtur edhe pse respektoj dhe nuk dua të diskutoj vendimin e gjykatave shqiptare. Sido që të jenë ato
15 Prill 2022, 18:52 -
Mero Baze: 'Standardi' i ndëshkimit të Tahirit ndëshkon drejtësinë
SPAK ka përsëritur në rekursin drejtuar Gjykatës së Lartë akuzën e tij për lidhjet e Saimir Tahirit me kushërinjtë e tij që trafikonin hashash në Itali, duke përdorur influencën e pushtetit të tij si ministër. Tani kjo dosje është gjykuar dhe rigjykuar disa herë dhe nuk mund të bëjmë komente për vendimet e gjykatave, por për standardin e vendosur për hetimin e zyrtarëve të lartë.
14 Prill 2022, 20:01 -
U shpall fajtor vetëm për shpërdorim detyre, SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin: Të dënohet edhe për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal
SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon dënimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit edhe për trafik drogë dhe grup të strukturuar kriminal. Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre.
14 Prill 2022, 09:46 -
Ish-ministra në burg? Rama: Tregon ndryshimin rrënjësor të drejtësisë, në kohën e ‘non grata’ merrej ‘peng’ Prokurorja e Përgjithshme e nuk zbatoheshin vendimet e institucioneve
Kryeministri Rama ka deklaruar se ndryshimi mes periudhës kur qeveriste Sali Berisha dhe kohëve që jetojmë është edhe fakti se drejtësia ka marrë sot si të akuzuar apo edhe të dënuar ish-ministra të tij. Rama tha se koha kur prokurorja e përgjithshme merrej peng nuk ekziston më por jemi në një moment shumë më të mirë shtetformimi.
7 Prill 2022, 21:23 -
Zbardhet vendimi i arsyetuar i gjykatës për Saimir Tahirin: Favorizoi me ndërgjegjie grupin kriminal të Habilajve! Përdorën për dy vite automjetin e ish-ministrit me pronësinë e tij
Është zbardhur vendimi i arsyetuar i Gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirit. Pas publikimit të vendimit të argumentuar të Gjykatës, tashmë i hapet rruga për rekurs në Gjyaktën e Lartë, rekurs që është paralajmëruar më herët nga ana e avokatit mbrojtës të ish-ministrit, Maks Haxhia.
8 Mars 2022, 12:15 -
SPAK-GJKKO në 3 vite vetëm 3 dënime: Adriatik Llalla, Saimir Tahiri e Enkelejda Hoxha
Nga 19 dhjetori i vitit 2019 kur Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme ndezën motorët në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, deri tani pas 3 janë vetëm 3 zyrtarë të lartë të dënuar nga institucionet e drejtësisë së re.
15 Shkurt 2022, 12:40 -
Lorenc Vangjeli: Standardi për Tahirin, cigare edhe për Berishën dhe Bashën
Vendimi për Tahirin la të pakënaqur puritanët e jurisprudencës. Konflikti i hershëm i ish-ministrit me një nga antarët e trupës, ashpërsimi i dënimit të dhënë nga gjykata e një shkalle më të ulët tek gjykata e një shkalle më të lartë, mund të jenë shkaqe të mjaftueshme për të provuar daljën nga burgu me ndihmën e rekursit në Gjykatën e Lartë.
11 Shkurt 2022, 12:08 -
U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në Burgun e Fierit! Momenti kur del nga '313'-ta
Pak ditë pasi GJKKO e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në burgun e Fierit. Kështu vendosi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve! Tahiri u transferua nga burgu '313' pasditen e sotme, ndërsa mbërriti në burgun e Fierit rreth orës 16:00.
9 Shkurt 2022, 12:20 -
Saimir Tahiri në burg, avokati Haxhia në 'Report Tv': Vendimi i marrë më parë, ishte organizuar çdo gjë! Gjyqtarët nën presion për ta dënuar! Shkojmë deri në Strasburg
Avokati Maks Haxhia theksoi se trupa gjykuese që dënoi Tahirin ka qenë e ndikuar dhe nën presion për ta dënuar atë me burg. Ai nuk dha emra, por shprehu me bindje se ka qenë një grup apo një individ që ka ndikuar për të dënuar me burg Tahirin, me qëllim njollosjen e figurës së tij.
8 Shkurt 2022, 18:23 -
Kriminelët e regjimit dhe viktimat e tranzicionit
Drejtësia në këtë vend ende nuk po guxon të përballet me kriminelët e regjimit. Konkretisht. Pas rënies së diktaturës, pra pasi ajo u shpartallua vetë dhe jo pse e rrëzuan shqiptarët, Sali Berisha ia arriti që të ndërtonte një regjim neokumunist.
7 Shkurt 2022, 18:56 -
Pas 3 ditësh në qeli, Saimir Tahiri takoi sot bashkëshorten, i pranishëm edhe avokati
Pas 3 ditësh në qeli, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka takuar bashkëshorten e tij. Takimi u zhvillua pasditen e sotme në ambientet e paraburgimit në burgun 313, ku i pranishëm ishte edhe avokati i Tahirit, Maks Haxhiaj.
7 Shkurt 2022, 16:51 -
Monika, Iliri dhe Berisha kanë frikë, prandaj mashtrojnë
Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, i zuri të gjithë në befasi. Pak e prisnin se ai do të shkonte në qelitë e burgut me një pjesë të atyre që janë arrestuar në 4 vjeçarin që drejtoi atë që njihet si Ministria e “mallkuar”. Saimir Tahiri ka dritëhijet e tij, por ato i kanë të gjithë politikanët, përfshirë Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Sali Berishën e Edi Ramën.
6 Shkurt 2022, 15:48 -
Burgosja e Tahirit, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Jaço: Sinjal se drejtësia po zgjohet, lajm i mirë për bizneset
Dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço e cilëson si sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet. Përmes një postimi në Facebook ai shton se kjo s’do të thotë se Drejtësia sot është “perfekte”. Sipas Jaços, ku mund të jetë një fillim i gjatë në kohë.
6 Shkurt 2022, 13:14 -
Dënimi i Tahirit, 2 prej 3 gjyqtarëve ishin në konflikt interesi! Letra që dërgoi Tahiri për masa kundër Engert Pëllumbit! Gjyqtari tjetër, vëllai i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD
2 prej 3 gjyqtarëve të Apelit të GJKKO që kanë dënuar Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg ishin në konflikt interesi. Prapaskena u vërtetua sot nga Report Tv, dy ditë pas vendimi që çoi në qeli ish-ministrin e Brendshëm. 3 çështjet që akuzohet Engert Pëllumbi për shkelje! Avokati i ish-ministrit: Të 2 duhet të ishin dorëhequr.
6 Shkurt 2022, 11:12