-
Shtetet e Bashkuara kërkojnë zgjerim të pranisë së tyre ushtarake në Filipine
Zyrtarët amerikanë dhe filipinas thonë se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një zgjerim të pranisë së tyre ushtarake në Filipine. Nënpresidentja amerikane Kamala Harris u takua me Presidentin e Filipineve Ferdinand Marcos Jr. të hënën në Manila, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin u takua me homologun e tij indonezian Prabowo Subianto, për të diskutuar çështje me interes të përbashkët.
21 Nëntor 2022, 17:40 -
KATAR 2022/ Dita e 2 e Botërorit, shihet si favorite, Anglia përballet me Iranin! Senegalit i mungon Mane, Van Dijk: Do ta ndihmojë shumë Holandën
Angli-Iran do jetë ndeshja hapëse e ditës së dytë të Botërorit, me ‘tre luanët’ të cilët janë edhe një nga favoritët e kompeticionit të Katarit. Po për grupin B përballen Amerika dhe Uellsi, ndërsa grupi A do kompletojë ndeshjet e para në orën 17:00 me ndeshjen Senegal-Holandë.
21 Nëntor 2022, 09:59 -
‘Guterres, kukull e SHBA-ve’, Koreja e Veriut reagon ashpër ndaj sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së
Ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut e quajti Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres "një kukull të Shteteve të Bashkuara" ndërsa kritikoi shefin e OKB-së për bashkimin me dënimin e udhëhequr nga SHBA për testin e fundit të raketës balistike ndërkontinentale të Veriut.
21 Nëntor 2022, 09:30 -
Profili/ Me karrierë të gjatë në 'luftën' kundër korrupsionit, kush është prokurori i posaçëm që do kryejë hetimet ndaj ish-Presidentit Trump
Në vitin 2010, seksioni prestigjioz për integritetin publik në Departamentin e Drejtësisë ishte ende duke u përballur me pasojat e vendimit të gabuar për të mos paraqitur provat që mbështesnin pafajësinë e Senatorit nga Alaska, Ted Stevens, ndaj të cilit po bëheshin hetime.
21 Nëntor 2022, 08:43 -
SHBA shpreson në arritjen e një marrëveshjeje për targat, DASH: Palët të ulin tensionet dhe të sigurojnë paqe e stabilitet
Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje “në ditët në vijim” për çështjen e targave. Nga Departamenti amerikan i Shtetit thanë për Radion Evropa e Lirë se pajtohen me Bashkimin Evropian që zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe se vënë në rrezik përparimin e arritur në dialog.
20 Nëntor 2022, 20:26 -
Joe Biden feston sot ditëlindjen! Presidenti i parë në detyrë në historinë e SHBA-së që mbush 80 vjeç
I lindur më 20 nëntor 1942, Joseph Robinette Biden Jr, feston sot ditëlindjen e tij të 80-të, duke u bërë zyrtarisht presidenti i parë në historinë e SHBA-së që mbush 80 vjeç ndërsa është në detyrë.
20 Nëntor 2022, 16:44 -
Nesër feston datëlindjen, Joe Biden do të jetë presidenti i parë në detyrë në historinë e SHBA-së që mbush 80 vjeç
Joe Biden do të jetë zyrtarisht presidenti i parë në historinë e SHBA-së që do të mbushë 80 vjeç ndërsa është në detyrë, pasi ai feston ditëlindjen nesër më 20 nëntor
19 Nëntor 2022, 21:57 -
Gabriel Escobar: Plani franko-gjerman do të diskutohet edhe me qytetarët! Qeveria e Kosovës të jetë e përgjegjshme ndaj shqetësimeve të komuniteteve
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në intervistë për RTK-në, deklaroi se tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës, nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe është potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren.
19 Nëntor 2022, 17:06 -
Ambasadori rus: Marrëdhëniet me SHBA-në nuk duhet të ndërpriten
Moska beson se do të ishte një vendim i keq për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, tha ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov.Ai theksoi se edhe pala amerikane nuk ka dës
19 Nëntor 2022, 13:28 -
Hetoi krimet e luftës në Kosovë, Ish-Kreu i Prokurorisë Speciale në Hagë emërohet këshilltar për hetimet ndaj Trump
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së Merrick Garland bëri të ditur më 18 nëntor se ka emëruar ish-prokurorin e Hagës për krime lufte, Jack Smith për të mbikëqyrur hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago nga ana e ish-presidentit Donald Trump dhe mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021, në Kongresin Amerikan.
18 Nëntor 2022, 22:19 -
SHBA: Princi saudit ka imunitet në procesin mbi vrasjen e Khashoggit
Administrata e Presidentit Biden u shpreh të enjten se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka imunitet në procesin gjyqësor për vrasjen e Jamal Khashoggi. Ky përfundim i administratës u dënua menjëherë nga ish e fejuara e gazetarit të vrarë.
18 Nëntor 2022, 20:55 -
Nancy Pelosi heq dorë nga posti drejtues, kjo dhe të tjera risi në Kongresin e ri Amerikan
Republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve këtë javë dhe Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi njoftoi se nuk do të kërkojë një pozicion drejtues në pakicën e re demokrate – dy nga shumë ndryshimet që do të vijnë në Kongresin e ri në janar.
18 Nëntor 2022, 17:08 -
Banka Amerikane nis projektin për 'Dollarin Digjital'! Tregu i Bitcoin rrezikohet nga monedha e re shtetërore! Anët pozitive dhe negative të një bote pa para të thata
Banka Qendrore Amerikane ka njoftuar fillimin e një programi pilot 12-javor në partneritet me bankat më të mëdha tregtare në vend, për të testuar performancën në treg të një monedhe të re virtuale që do të njihej si ‘dollari digjital’ dhe do të kontrollohej plotësisht nga shteti.
18 Nëntor 2022, 16:53 -
SHBA ofron deri në 5 milionë dollarë për informacion mbi vrasjen e prokurorit paraguaian
Departamenti Amerikan deklaroi të enjten se ofron deri në 5 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e atyre që janë të përfshirë në vrasjen e një prokurori paraguaian në muajin maj.
18 Nëntor 2022, 11:09 -
SHBA dhe Koreja e Jugut fillojnë stërvitjet ajrore në Gadishullin Korean
Të premten, forcat e armatosura të Koresë së Jugut dhe SHBA-së kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ajrore, si përgjigje e lëshimit të një rakete balistike ndërkontinentale nga regjimi i Koresë së Veriut.
18 Nëntor 2022, 10:56 -
Mbajti 30 minuta fjalim, Media: Boris Johnson është paguar mbi 300 mijë euro në SHBA
Sipas regjistrit të Dhomës së Komunave në të cilin deputetët raportojnë të ardhurat e tyre, ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, është paguar me 315,000 euro për një fjalim që mbajti tetorin e kaluar në një konferencë të kompanive të sigurimit në Shtetet e Bashkuara.
18 Nëntor 2022, 10:26 -
Prania e stacioneve policore kineze në qytetet amerikane, SHBA shpreh shqetësime
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për krijimin e 'stacioneve policore' të paautorizuara nga qeveria kineze në qytetet amerikane për të kryer ndoshta presion mbi disa shtetas me origjinë kineze, u tha ligjvënësve të enjten drejtori i FBI-së, Christopher Wray.
18 Nëntor 2022, 07:55 -
SHBA, 13 kompani ndëshkohen për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit
Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj disa kompanive me bazë në Kinë, Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat Uashingtoni i akuzon për shkelje të sankioneve duke mundësuar shitjen e produkteve petrokimike dhe produkteve të naftës për blerësit në Azinë Lindore.
17 Nëntor 2022, 21:56