-
Letër të 6 Bashës/ Rama: Java e fundit për tentuar dialogun, pa u djegur çdo afat kohor
Kryeministri Edi Rama i ka shkruar ditën e sotme letrën e gjashtë publike liderit demokrat Lulzim Basha. Përmes pesë pikave, Rama përmbledh disa nga pikat kryesore të çështjeve që janë thënë e shkruar, ku kryefjalë mbetet DIALOGU. Rama deklaron se kjo është java e fundit për të nisur dialogun, pasi siç thekson ai, letrave do i vijë fundi me nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
27 Maj 2019, 15:19 -
'I dërgon letra Bashës si ta kesh dashnore, s'e lë 'babai' të shoqërohet me ty', Rama replika me komentuesit
Kryeministri Edi Rama i dërgoi ditën e sotme letrën e pestë publike letrën e pestë publike liderit demokrat Lulzim Basha ku i bën ftesë për dialog për zgjidhje të krizës politike. Ky lloj komunikimi që është vendosur përgjatë ditëve të fundit mes tyre ka ngjallur mjaft reagime. Vetë kryeministri Edi Rama është kujdesur t'i përgjigjet disa prej tyre në profilin e tij zyrtar.
26 Maj 2019, 15:39 -
Rama letër të pestë Bashës: Meqë keni protestë më 31 Maj, e shtyjmë mitingun e fushatës më 1 Qershor!
Kryeministri Edi Rama letër e pesë publike Bashës. "Mos gënjeni veten më tutje i dashur Lulzim, koha po mbaron dhe mbytja e anijes Suaj sapo ka filluar. Po jep shpirt të them të drejtën edhe shpresa ime e vobektë, se në dyllin e veshëve Tuaj mund të hapet një vrimë. Fallxhorja Juaj i rrëfente popullit se në një filxhan amerikan ishte iluminuar mbi dhunën, që Zoti e dënon si shembëlltyrë të Djallit! Zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe! Sepse Kushtetuta e Republikës sonë nuk lejon askënd t’i shtyjë
26 Maj 2019, 11:17 -
Çfarë po 'gatuhet'?! Një ditë pas protestës, Monika Kryemadhi i shkon në shtëpi Lulzim Bashës (FOTO)
FOTO Ekskluzive/ Nuk është hera e parë që Monika Kryemadhi që i shkon në lagje Lulzim Bashës. Më parë Shqiptarja.com publikoi një video ekskluzive, teksa kryetarja e LSI-së takonte në një lokal poshtë shtëpisë së Bashës, bashkëshorten e liderit të opozitës, Aurela Bashën.
26 Maj 2019, 10:42 -
Sondazhi në Report TV/ 70% e qytetarëve nuk duan shtyrjen e zgjedhjeve
Nisur nga zhvillimet politike në vend, Report Tv dhe Shqiptarja.com ka pyetur qytetarët nëse janë dakord për shtyrjen e datës e zgjedhjeve. Sondazhi është hapur në orën 07:00 në emisionin e mëngjesin "Shtypi i ditës dhe Ju" me gazetarin Andi Kapxhiu.
25 Maj 2019, 09:05 -
Basha i vendos kusht Gjermanisë për dialogun: Largimi i Ramës s'negociohet! Sot do vuloset fati i vendit (VIDEO)
Pas kërkesës së grupimit më të madh politik gjerman CDU/CSU për negociata pa kushte, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vendos si kusht për të pranuar ndërmjetësimin e Gjermanisë, largimin e kryeministrit Edi Rama.
24 Maj 2019, 17:20 -
SHBA dhe Gjermania: Ka frustrim! Kriza po pengon investimet e huaja në Shqipëri
Investitorët e huaj në Shqipëri i bëjnë thirrje politikës që të zgjidhë krizën. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, ajo gjermane, por edhe të tjerat deklarojnë se janë të frustruar lidhur me pasigurinë politike duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga qeveria dhe opozita.
24 Maj 2019, 11:54 -
'30 qershori', Meta: Gati të ndryshoj datën e zgjedhjeve nëse ka vullnet nga palët! Dorëzoj mandatin tim
Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se është gati që të rishikojë dekretin për të ndryshuar datën e zgjedhjeve në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike. Meta shprehet gjithashtu se është i gatshëm të lërë mandatin, nëse u jepet qytetarëve e drejta e zgjedhjes së Presidentit me votë.
24 Maj 2019, 11:01 -
Basha: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur apelin e koalicionit politik gjerman të CDU/CSU, ku i ftoi palët që të ulen në një tryezë dialogu për zgjidhjen e krizës. Në një reagim për mediet, Basha shprehet se i gatshëm që CDU/CSU të ndërmjetësoj zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
23 Maj 2019, 20:24 -
Basha hedh hapin e parë drejt dialogut me Ramën: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë
Pasi grupimi më i madh gjerman apeluan ndaj politikës shqiptare për t'u ulur për dialog pa kushte poër zgjidhjen e krizës, lideri demokrat Lulzim Basha për herë të parë tha se është i gatshëm ta mirëpresë këtë angazhim. Edhe Rama e mirëpriti më herët thirrjen e CDU duke shprehur dakordësi të plotë për një dialog politik pa kushte.
23 Maj 2019, 19:09 -
Basha: Duhet një dialog gjithëpërfshirës, por pa Ramën kryeministër
Krydemokrati Lulzim Basha tha se Rama po përpiqet të shkatërrojë demokracinë me zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm teksa propozoi një platformë dialoguese gjithëpërfshirëse të cilën e quajti referendum popullor.
23 Maj 2019, 18:39 -
CDU/CSU gjermane, apel politikës në Tiranë: Dialog pa përjashtuar asnjë temë
Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) shprehet se palët politike ne Shqipëri duhet të jenë të gatshme për dialog dhe për kompromise dhe se duhet të hyjnë në bisedime pa vendosur parakushte. Ata kritikojne ashpër edhe protestat e opozitës duke thënë se nëse palët politike nuk do të qetësojnë gjendjen, ekziston rreziku që vendit t'i mbyllet rruga drejt Evropës.
23 Maj 2019, 17:14 -
Letra e dytë/ Asnjë lëkundje nga 30 qershori! Rama-Bashës: Rrënimi juaj ogur i mirë, por tani duhet të ktheni rrugë
Kryeministri Edi Rama thotë se e priste refuzimin e dialogut nga ana e liderit demokrat Lulzim Basha, pas ftesës që i bëri përmes një letre publike ditën e djeshme. "Troç fare, rrënimi i plotë me duart Tuaja i grupimit që po udhëhiqni qorrazi është ogur i mirë për këtë vend e për vetë të ardhmen e institucionit të pazëvendësueshëm të opozitës - por ky moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, më imponon t’Ju lutem të ktheni rrugë!"
23 Maj 2019, 13:00 -
D’Alema për Report Tv: Bojkoti i zgjedhjeve s’ka kuptim, ndalni dhunën
Ish-kryeministri Italian Massimo D’Alema i bën thirrje të gjithë aktorëve politik në Shqipëri që të nisin dialogun dhe të shmangin tensione e dhunën, që sipas tij po largojnë gjithnjë e më shumë qytetarët nga politika.
22 Maj 2019, 17:24 -
Rama letër publike Bashës: Shqiptarët që nuk do më votojnë mua, duan dialog mes nesh...Ulemi pa humbur kohë
Rama: Unë Ju ftoj në një dialog pa kushte... pavarësisht atyre që thoni e mendoni të bëni Ju në 30 qershor dhe pavarësisht faktit se unë 30 qershorin s’kam asnjë fuqi ligjore ta negocioj, edhe pse Ju jeni i lirë ta diskutoni në Tryezën e Dialogut. ''Jeta politike nuk mbaron në 30 qershor''
22 Maj 2019, 17:10 -
Kriza politike/ Alfred Moisiu: Zoti na ruajt nga të çmendurit
Kriza aktuale politike dhe si është sjellë Presidenti Moisiu në një rast të ngjashëm me Nanon dhe Berishën 14 vite më parë… Gabimet e Ramës në qeverisje dhe rrugëzgjidhja. Pse Alfred Moisiu shprehet: Zoti na ruajtë nga çmenduritë!
22 Maj 2019, 13:33 -
Inteligjenca e NATO në Tiranë për tensionet politike, Xhaçka: Rreziku nga ndikimi rus
Krerët e agjencive inteligjente të NATO takohen në Tiranë, ku mësohet se temë diskutimi kanë qenë edhe tensionet e krijuara në Shqipëri nga politika dhe ndikimi rus. Liderët e agjencive sekrete kanë marrë informacion nga pala shqiptare, por nuk bëhen me dije detajet për të cilat ka pasur interes.
22 Maj 2019, 11:37 -
Turistët po anulojnë rezervimet në Shqipëri: 'Nuk vijmë për shkak të situatës politike'
Protestat e opozitës janë bërë shkak që shumë agjenci turistike të anulojnë prenotimet për të kaluar pushimet në Shqipëri. Kështu është shprehur Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistik për jugun.
21 Maj 2019, 17:07 -
Roth: Dhuna, urrejtja, bojkoti i zgjedhjeve e parlamentit të papranueshme! Opozita po rrezikon negociatat
Ministri gjerman është shprehur se protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci, por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. "Shqipëria ka bere një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese"
21 Maj 2019, 15:32