-
GOLAT/ Interi mund 2-0 Leccen dhe ruan distancën në krye të Serisë A, Juventus fiton me 'shpirtin nëpër dhëmbë'! Roma shkëlqen 2-0 me Napolin
Serie A e futbollit mbylli javën e 17-të. Kjo e shtunë sportive në Itali filloi në orën 12:30, aty ku Juventusi mori tri pikë pas fitores 1-2 në udhëtim kundër Frosinones. Interi mundi 2-0 Leçen duke ruajtur distancën me ndjekësit. Tri pikë edhe për Bolognan dhe Veronën. Në 20:45 Roma mundi 2-1 Napolin dhe i merr pozitën.
23 Dhjetor 2023, 15:35 -
GOLAT/ Ramadani e 'bën sefte' në Serie A, Lecce fiton falë golit të shqiptarit në fund! Napoli tri pikë për zonën Champions
Serie A e futbollit është në javën e 16-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi me fitoren 2-1 të Lecces kundër Frosinones, teksa golin e tri pikëve për vendasit e shënoi Ylber Ramadani.
16 Dhjetor 2023, 17:09 -
GOLAT/ Interi e mbyll grupin e Champions në vendin e dytë, Napoli kalon në 1/8! Man. United jashtë Evropës, Copenhagen surprizon Galatasaray
Champions League është në raundin e gjashtë dhe të fundit në grupe. Këtë të martë u luajtën tetë ndeshje në katër grupe. Me fillim nga ora 18:45 u mbyllën llogaritë e grupit B, me Arsenalin dhe PSV që kalojnë në 1/8, teksa Lens lë Sevillan jashtë Europës. Në 21:00 surpriza më e madhe ishte eliminimi dhe qëndrimi jashtë Evropës i Man. United.
12 Dhjetor 2023, 21:01 -
Champions/ M.United kërkon sonte mrekullinë për të dalë nga grupet, Inter do vendin e parë ndaj Sociedad! Napolit i mjafton 1 pikë
Anglezët duhet të fitojnë me patjetër për të ëndërruar kalimin në 1/8, ndërsa në Itali Interi pret Sociedad me objektivin për të marrë vendin e parë.
12 Dhjetor 2023, 12:18 -
VIDEO/ Gjithmonë Gatti, Juventusi mund 1-0 Napolin dhe merr kreun e Serie A
Serie A e futbollit nisi këtë të premte javën e 15-të. Në Torino, Juventusi fitoi 1-0 kundër kampionëve në fuqi të Napolit dhe për momentin merr vendin e parë në renditje duke i bërë presion Interit që ka një ndeshje më pak
8 Dhjetor 2023, 22:50 -
Napoli dominon mbrëmjen gala, Osimhen lojtari i sezonit në Seria A! Çmime për trajnerin por edhe për arbitrin më të mirë
Napoli ka dominuar në mbrëmjen gala me çmime në përzgjedhjen e më të mirëve të sezonit në Itali. Viktor Osimhen u shpall lojtari i sezonit, ndërsa nga 5 nga 11 futbollistët e formacionit ishin nga skuadra e kaltër.
5 Dhjetor 2023, 11:08 -
GOLAT/ Interi 'likuidon' Napolin me tre gola dhe rimerr kreun e Serie A! Roma përmbys 1-2 Sassuolon, Ramadani 'zverdhet' kundër Bolognas
Serie A e futbollit zhvilloi këtë të dielë pesë nga ndeshjet e javës së 14-të. Gjithçka nisi në orën 12:30, ku Lecce barazoi 1-1 me Bolognan. Në 15:00 u zhvilluan edhe dy sfida të tjera. Fiorentina fitoi 3-0 kundër Salernitanës, teksa Udinese barazoi 3-3 ndaj Veronës. Roma mori tri pikë 1-2 me Sassuolon, ndërkohë që Interi mundi 0-3 Napolin në "Maradona" dhe u rikthye në krye të renditjes.
3 Dhjetor 2023, 18:36 -
GOLAT/ Man. United e bën dramë, larg 1/8 të Champions League! Spektakël dhe 'lumë golash' në Madrid dhe Lisbonë, Arsenal luan 'tenis' me Lens
Champions League nisi dhe vijoi mbrëmjen e së mërkurës me surpriza. Në 18:45 Galatasaray dhe Man. United barazuan 3-3 në Stamboll, ndërsa Sevilla humbi 2-3 në shtëpi me PSV dhe i jep lamtumirën eventit. Në 21:00 Reali mundi 4-2 Napolin në Spanjë, Benfica dhe Inter barazuan 3-3, teksa Arsenali fitoi 6-0 kundër Lens. Bayern Munich vetëm 0-0 në shtëpi. Skuadra që siguroi një biletë për në 1/8 e Champions nga kjo mbrëmje ishte PSV, që përmbysi Sevillan.
29 Nëntor 2023, 20:59 -
Champions/ Sonte spikat Real-Napoli, Asllani do e nisë titullar me Interin! M.United "jetë a vdekje" kundër Galatasaray-t
Në Madrid Napoli luan sonte një përballje delikate kundër Realit të kualifikuar në 1/8 e Champions League. Në Lisbonë ka udhëtuar Interi që përballet me Benfikën dhe që pritet të hedhë titullar Kristjan Asllanin.
29 Nëntor 2023, 12:51 -
Ish-i i Juventusit qëndron në pritje, De Laurentiis takon Mazzarin për stolin e Napolit
Humbja 0-1 me Empolin ka sjellë furtunë te Napoli në Serie A. Kampionët në fuqi të Italisë ende nuk e kanë zyrtarizuar shkarkimin e Rudi Garcia-s, me mediet përtej Adriatikut që njoftojnë se presidenti Aurelio De Laurentiis e ka marrë vendimin final.
14 Nëntor 2023, 11:07 -
GOLAT/ Interi mund Frosinonen dhe merr kreun e Serie A! Empoli fiton 0-1 me kampionët e Italisë, Napoli shkarkon trajnerin! Gjimshiti devijon në portën e tij, Lazio 0-0 me Romën
Serie A e futbollit vijoi edhe këtë të diel më javën e 12-të, teksa programi i pesë dueleve nisi në orën 12:30. Në "Maradona", kampionët e Italisë në fuqi, Napoli u befasua nga Empoli, me skuadrën e Berishës, Ismajlit dhe Shpendit që fitoi 0-1. Pas disfatës Napoli ka shkarkuar trajnerin Rudi Garcia, teksa pritet zyrtarizimi. Interi mundi 2-0 Frosinonen dhe rikthehet në krye të Serie A.
12 Nëntor 2023, 15:29 -
GOLAT/ Man. United përmbyset 4-3 nga Copenhagen, Bayern Munich kalon më tej! Biletën për në 1/8 e CHL e marrin edhe Sociedad, Inter e Real Madrid
Champions League zhvilloi këtë të mërkurë tetë ndeshje, për raundin e katërt në grupe. Gjithçka nisi në 18:45, ku Real Sociedad mundi 3-1 Benficën, ndërsa Napoli barazoi 1-1 me Union Berlin. Në 21:00 u luajtën gjashtë sfida, ku pas fitoreve respektive, një biletë për në 1/8 e Champions e morën Bayern Munich, Inter, Real Madrid dhe Real Sociedad. Këto skuadra i bashkohen Leipzig dhe Man. City që kaluan për më tej në ndeshjet e djeshme.
8 Nëntor 2023, 21:13 -
GOLAT/ Interi tri pikë me vuajtje, mund 1-2 Atalantën për kreun e Serie A! Napoli fiton 0-2 në transfertë, Milani humbet në shtëpi
Serie A e futbollit në Itali është në javën e 11-të. Këtë të shtunë në program ishin tre duele, ndërsa gjithçka nisi në 15:00 me fitoren 0-2 të Napolit në transfertë kundër Salernitanës. Në 18:00 Atalanta humbi 1-2 me Interin dhe në 20:45 Milani humbi 0-1 me Udinesen.
4 Nëntor 2023, 17:00