-
Gallatë e madhe…
Komisionet hetimore (në çdo rast të kërkuara nga opozita) gjithmonë janë kthyer dhe kanë rezultuar një gallatë e madhe. Nuk mbahet mënd, sa komisione, sa kërkesa për komisione dhe sa mbledhje komisionesh janë zhvilluar, sa orë, minuta dhe javë, muaj dhe vite të tëra, janë haxhuar me këto lloj komisionesh, që më tepër se “rezultate konkrete”, kanë dhënë show, estradë dhe gallatë të madhe
25 Shkurt 2022, 15:04 -
Inceneratorët/ Basha: Ka indicie SPAK të veprojë! Të enjten e kaluar do arrestohej një anëtar i PS-së, makina u kthye pas! I përgjigjet kryeministrit për 'burgun': Do shkoja vetëm për t'i çuar cigare Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij jashtë Kuvendit, i bëri thirrje drejtësisë se me të dhënat e Komisionit Hetimor tashmë ka indicie ligjore që SPAK të veproje. Sipas Bashës, koha për drejtësinë është e çmuar, kjo pasi ato që janë përfshirë mund të shkatërrojnë provat dhe intimidojnë dëshmitarët.
24 Shkurt 2022, 12:18 -
10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Rama: Maratonë që ja vlejti, u dëgjuan të gjitha! Vjedhja e 430 mln euro, narrativë e ulët që në fund u zbardh! Tabaku: Ka 2 ministra në burg dhe ndihet krenar
Në një deklaratë për mediat, Rama u ndal edhe njëherë te shifra e 430 mln euro, që sipas opozitës janë vjedhur në këtë 'aferë', ku tha se kjo shifër nuk ekziston dhe se është një narrativë e ulët që në fund u zbulua.
23 Shkurt 2022, 22:25 -
Mero Baze: Pse Edi Rama dukej i kënaqur me tri opozitat e Komisionit
Do të ishte një punë e mençur që dhe Edi Ramën ta mbanin sa më pak në Komisionin Hetimor. Mund ti bënin katër pese pyetje thelbësore dhe ta përcillnin. Kjo do të ishte në dobi të opozitës. Por me sa duket dëshira për protagonizëm I mundi të tri opozitat e Kuvendit, përballë objektivit për të mundur Edi Ramën.
23 Shkurt 2022, 20:09 -
Rama dëshmon për Inceneratorët, Berisha i përgjigjet nga Durrësi: T’i tregoi unë 420 mln euro, vjedhje monstruoze
“Rama pyet në komision ku janë 420 mln dhe ku është vjedhja? Vjedhja është monstruoze”, tha Sali Berisha nga Durrësi, ku edhe prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në atë bashki, Ardi Muka.
23 Shkurt 2022, 18:30 -
Rama dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Kryemadhi sulmon Tabakun: Edhe gazetari më pa eksperiencë do t’i kishte bërë pyetje më të forta
Në një kohë kur kryeministri Edi Rama po dëshmon në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ‘sulmuar’ kryetaren e Komisionit Jorida Tabaku.
23 Shkurt 2022, 17:17 -
Rama: Si mund të ketë aferë kur Sekretari i Përgjithshëm i 'Financave' nisi inspektim financiar? Si mund ta lejonte ky 'grupi i strukturuar'! Procesi ka qenë model
Kryeministri Edi Rama tha se nëse qeveria e tij do të ishte "një grup i strukturuar" siç pretendon opozita atëherë nuk do të kishte asnjë mundësi që Ministria e Financave të niste inspektimin për inceneratorët. Rama tha se në qeverinë e tij, të gjithë punojnë në mënyrë të pavarura dhe kjo tregon procesin model që është kryer.
23 Shkurt 2022, 14:17 -
PD: Ahmetaj dhe Gjiknuri udhëtuan disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve! Ja të dhënat e sistemit TIMS që e vërtetojnë (DOKUMENTET)
Deputetja e PD shprehet se udhëtimet jashtë vendit të pronarëve të inceneratorëve me Arben Ahmetajn dhe Damian Gjinurin vërtetohen përmes sistemit TIMS.
23 Shkurt 2022, 09:16 -
Inceneratorët/ Rama 10 orë dëshmi, nxjerr blof Tabakun: 430 mln eurot e "aferës'' janë llogaritur nga PD për menaxhimin e mbetjeve deri në 2047-n! Shuma e investuar realisht: Vetëm 55.3 mln për Elbasanin e Fierin
Kryeministri Edi Rama ka dhënë 10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku iu përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe mazhorancës për çështjen e inceneratorëve. Rama tha se "makineria shtetërore ka bërë perfekt punën në vendimmarrje! Jam krenar për të 3 projektet, në 2013-n pastrohej gjysma e vendit, sot 87%"
23 Shkurt 2022, 07:21 -
Skandali/ Ja si e shkeli ligjin zëdhënësja e Bashës; Desada Metaj rrezikon shkarkimin nga AMA, theu pavarësinë e institucionit
Vetëm pak ditë nga miratimi në Kuvend si anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Desada Metaj rrezikon seriozisht shkarkimin nga kjo detyrë. Shkak është bërë skandali i sotëm në komisionin hetimor për inceneratorët, ku në shkelje të plotë të ligjit për “Mediat audiovizive” dhe të Kodit të Sjelljes të AMA-s, Desada Metaj u shfaq si zëdhënëse e Lulzim Bashës dhe PD. Mediat arritën të fotografojnë disa biseda të Metajt me kryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku.
22 Shkurt 2022, 17:05 -
Vilat dhe pallatet, që dalin në komisionet hetimore
Prej disa javësh po funksionon rregullisht Komisioni Hetimor Parlamentar, për atë që opozita Basha e quan “skandali incineratorëve”. Pala opozitare ka hartuar një listë të gjatë emërore, me zyrtarë, administratorë, kryetarë bashkish, ministra, etj, të cilët po paraqiten në atë komision për tu pyetur në cilësinë e deklaruesit, dëshmitarit, apo personit që ka dijeni.
22 Shkurt 2022, 13:28 -
'Dëgjoni Monikën në TV dhe bëheni gaz i botës', Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: As ndihmën ekonomike nuk miraton dot pa Këshillin Bashkiak, për inceneratorët vendose vetëm
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili e përmendi gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për inceneratorët. Përmes një video Kryemadhi i kujton Veliajt se si deklaronte se nuk merr dot asnjë vendim pa këshillin bashkiak, ndërsa për inceneratorët vendosi vetë!
22 Shkurt 2022, 11:47 -
Spaho në '5 pyetjet': PS refuzon të bashkëpunojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët! Nuk jepen 430 mln euro pa dijeninë e Edi Ramës! Ja pse dhashë dorëheqjen
Teksa u pyet kush është arsyeja që ka dhënë dorëheqjen nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Spaho tha se ishte reagim ndaj refuzimit për të marrë dëshminë e dy gazetarëve të cilët kohë më parë kanë investiguar hollësisht për inceneratorin e Elbasanit. Ndërsa për deklaratën e Ramës, i cili thotë se kush shkel ligjin mban përgjegjësi individuale, për Spahon është ndryshe. Përgjegjësitë sipas Spahos janë institucionale, individuale dhe morale.
21 Shkurt 2022, 21:31 -
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Kryemadhi: Vazhdim i marrëveshjes së 17 majit! PD: LSI, Ramën dhe Berishën i lidh i njëjti hall
Vazhdim të marrëveshjes së 17 majit mes Bashës e Ramës e ka konsideruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvillimet në komisionin hetimor për inceneratorët. Ajo i bëri thirrje SPAK që të veprojë bazuar mbi faktet, ndërsa theksoi se kjo aferë duhet zbardhur dhe nuk duhet të dështojë siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar.
21 Shkurt 2022, 19:03 -
Përplasjet opozitë-mazhorancë për dëshmitarët nën hetim, Tabaku takim me Krajën: Nuk ka mbivendosje të punës së komisionit për inceneratorët me punën e SPAK
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën. Pas përfundimit të takimit me kreun e SPAK, deputetja e Partisë Demokratike, u shpreh se nuk ka një mbivendosje të punës së komisionit hetimor me punën e SPAK
21 Shkurt 2022, 09:13