-
Kryemadhi: 189 milionë dollarë evazion fiskal nga inceneratorët, 24 kompani i denoncojmë në SPAK! Rikthimi i Metës i mirëpritur, ai i kuptoi gabimet tona
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka zbuluar siç i quan ajo fakte të reja për çështjen e inceneratorëve. Kryemadhi thotë se të gjitha zbulimet e reja që ka bërë do t’i çojë në SPAK. Sipas saj janë 24 kompani që kanë bashkëpunuar me Inceneratorin e Tiranës, duke përfituar 189 milion dollarë.
4 Korrik 2022, 10:24 -
'Rilindja e fitoi pushtetin nga pakti me Lulzim Bashën', Kërpaçi në '5 pyetjet': Inceneratorët, afera më e madhe korruptive
E ftuar në Report Tv, në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo', deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka folur rreth situatave aktuale në politikë dhe qasjes së partisë që ajo përfaqëson në të tilla segmete të politikës
13 Qershor 2022, 21:47 -
Paralajmërimi i Kryemadhit: Vera për disa, ka për të qenë përvëluese! Po tentohet të hiqet vëmendja nga rritja e çmimeve, karburantit dhe kostos së jetesës
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bërë një reagim në Facebook ku paralajmëron se "vera për disa ka për të qenë përvëluese" por nuk dihet se kujt i referohet. Kryemadhi thotë se po tentohet që të largohet vëmendja nga rritja e çmimeve, karburantit dhe kostove të jetesës nga personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve.
3 Qershor 2022, 13:50 -
Lefter Koka në qeli me 2 masa sigurie, Apeli i GJKKO nuk pranon t’i japë lirinë për inceneratorin e Fierit
Lefter Koka do të rrijë në qeli edhe për çështjen e inceneratorit të Fierit, pra me 2 masa me ‘arrest me burg’. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Apeli i GJKKO nuk pranoi lirinë. Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit.
18 Maj 2022, 10:11 -
Në burg se akuzohet se përfitoi 15 mln lekë nga Inceneratorët, Alqi Bllako depoziton në Apelin e GJKKO kërkesën për lirim: S’kam rrezikshmëri dhe nuk i shmangem hetimit
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako i cili ndodhet në burg se akuzohet se ka përfituar 15 mln lekë për shkak të shkeljeve për Inceneratorin e Fierit, ka depozituar sot në Apelin e GJKKO kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit.
18 Prill 2022, 12:35 -
Akuzohet se përfitoi 1.2 mln euro në inceneratorin e Fierit, Lefter Koka dëshmon në SPAK: Kam zbatuar të gjitha procedurat, gjejini ju se të kujt janë shoqëritë që kanë marrë lekët
Ish ministri Lefter Koka ka dëshmuar në SPAK lidhur me inceneratorin e Fierit, në të cilin akuzohet se ka përfituar 1.2 mln euro. Koka tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë, se ai i ka zbatuar të gjitha procedurat dhe se nuk ka përfituar asgjë nga shoqëritë e inceneratorit të Fierit pasi nuk i njeh.
15 Prill 2022, 09:24 -
Afera me inceneratorët, Alqi Bllako 2 orë në SPAK: S'kam pasur rol vendimmarrës, thjesht kam përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave! Nesër pyetet Lefter Koka
Pas 2 orësh, SPAK ka përfunduar marrjen në pyetje të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, lidhur me aferën 4.9 mln euro me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Në dëshminë e tij, Bllako ka mohuar që të ketë rol vendimmarrës te inceneratorët, duke thënë se detyra e tij ka qenë vetëm të përcjellë shkresën për miratim te Këshilli i Ministrave.
14 Prill 2022, 11:08 -
I refuzoi lirimin, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë për ish-ministrin Lefter Koka: Vendimet e GJKKO të rregullta, nuk ka shkelje
Gjykata e Lartë ka nënvizuar gjithashtu se nuk është një gjykatë fakti dhe nuk merret me pretendimet për vlerësim të gabuar të provave. Sipas saj Koka ka paraqitur si shkaqe rekursi të njëjtat pretendime si në ankimin te Gjykata e Apelit. Sipas gjyqtarëve të lartë asnjë nga pretendimet e ngritura në rekurs nuk janë të ligjshme.
13 Prill 2022, 11:41 -
Rama: Nuk rishikojmë kontratat koncesionare të inceneratorëve! Tabaku: Ose je i paaftë ose i korruptuar! Të ndërpriten pagesat sa më shpejt
Kontratat koncesionave për inceneratorët nuk do të anulohen, deri sa gjykata të japë një vendim përfundimtar për zyrtarë e ish-zyrtarë që janë arrestuar dhe po përballen me akuzat. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili sqaroi se kjo nuk do të ndodhë sepse do të ishte një shkelje e ligjit.
7 Prill 2022, 13:03 -
Ish drejtuesi u arrestua nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit, emërohet administratorja e re e Albpetrolit
Alketa Hila është emëruar Administratore e Albpetrol në Fier. Ajo ka marrë dje këtë detyrë duke zëvendësuar Florian Muçajn, i cili u arrestuar pak ditë më parë nga SPAK për aferën e inceneratorin e Fierit.
5 Prill 2022, 09:43 -
Monika Kryemadhi i kërkon informacion SPAKU-ut: Në çfarë faze janë hetimet për inceneratorët
Pas depozitimit të kallëzimit penal në SPAK, në lidhje me aferën e inceneratorëve, për Erion Veliajn, Ëngjell Agaçin, Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, Lëvizja Socialiste për Integrim, i kërkon informacion këtij institucioni në lidhje me hetimet. LSI kërkon informacion në lidhje me kallëzimin e depozituar, se në çfazë janë hetimet
4 Prill 2022, 14:10 -
Lefter Koka mbetet në burg, Gjykata e Lartë i refuzon rekursin! Akuzohet se përvetësoi rreth 5 mln euro nga inceneratorët në Elbasan dhe Fier
Ish ministri Lefter Koka do të mbetet në burg! Gjykata e Lartë i ka refuzuar rekursin për tu liruar nga masa e sigurimit 'arrest me burg' pas akuzave për aferën 3.7 milionë euro për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ai u la në burg nga apeli i GJKKO më 25 shkurt.
4 Prill 2022, 11:17 -
Vakanca nga dorëheqja e Alqi Bllakos, KQZ i jep zyrtarisht mandatin Pandeli Majko
Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kaluar mandatin e deputetit Pandeli Majkos. Që nga ky moment, Majko është zyrtarisht deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, duke plotësuar vakancën e krijuar nga Alqi Bllako, tashmë i arrestuar për dosjen e inceneratorit të Fierit.
4 Prill 2022, 10:56 -
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për aferën e Inceneratorit të Fierit, GJKKO lë në burg Alqi Bllakon! Avokati: Vendim i padrejtë! Ish-deputeti shiti gjysmën e pronave para se të linte mandatin
Gjykata e Posaçme la në arrest me burg ish-deputetin Alqi Bllako që u filmua me pranga në duar teksa doli nga seanca me dyer të mbyllura. Avokati tha se Bllako nuk ka lidhje me aferën e inceneratorëve pasi nuk i ka prodhuar ai dokumentet e shpronësimit por thjesht i ka përcjellë aktet qeverisë për kontratën koncensionare.
2 Prill 2022, 11:02 -
Në hetime kanë dalë emra të tjerë të pa përmendur në komisionin e inceneratorëve! Kush është personazhi misterioz që përmendi Lorenc Vangjeli?
Një ditë para se SPAK të lëshonte urdhër-arrestin për deputetin socialist Alqi Bllako, analisti Lorenc Vangjeli, në studion e Kontrast, përballë ministres Elisa Spiropali, e paralajmëroi këtë ngjarje në studion e ‘Kontrast’. Por këtë të premte, Vangjeli tha se të tjerë personazhe mund të përballen me drejtësinë për çështjen e ‘Inceneratorëve’.
1 Prill 2022, 19:55 -
Rasti i Bllakos/ Hajdari: T’i ikim mentalitetit lindor, arrestimi nuk nënkupton fajësim! Presidenti i ri? Kandidat konsensual, dialogu të bëhet mbi tavolinë dhe jo nëpër ferra
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha për ‘Kontrats’ në Report TV se organi i akuzës duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur kërkon në Gjykatë urdhër-arreste për një qytetar. Sipas Hajdarit, kërkesa duhet të shoqërohet me prova të forta, por edhe me verifikim mbi pasuritë dhe paratë e personit që kërkon të vihet nën pranga. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se pasuesi i Metës në Presidencë duhet të jetë një figurë konsensuale.
1 Prill 2022, 18:55 -
Arrestimet për Inceneratorët, Xhixho në Report TV: Drejtësia ka vepruar me vonesë, hetimi i SPAK të shtrihet deri në kupolën qeverisëse
Afera e Inceneratorëve ka çuar pas hekurave një ish-ministër dhe një ish-deputet, por për nënkryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, drejtësia ka vepruar me vonesë. E ftuar në Report Tv, Xhixho thotë se hetimet e SPAK nuk duhet të mbeten në nivel dytësor, por të shtrihen deri në kupolën qeverisëse.
1 Prill 2022, 17:43