-
Biden rikthen Faucin në Shtëpinë e Bardhë, në rolin e zëdhënësit për Covid-19
Dr. Fauci tha se administrata e re do të "jetë plotësisht e hapur dhe e sinqertë" në trajtimin e pandemisë dhe, në një koment të nënkuptuar si kritikë ndaj administratës Trump, tha se gjithçka tani do të jetë e "bazuar në shkencë dhe prova".
22 Janar 2021, 09:09 -
356 të infektuar me COVID dhe 15 të vdekur në Maqedoninë e Veriut! Italia shënon mbi 14 000 raste të reja
356 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Kurse 15 pacientë kanë humbur jetën. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 587 persona.
21 Janar 2021, 20:53 -
Në vijën e parë të luftës me COVID, në 10 muaj pandemi 10% e 'bluzave të bardha' të infektuar! Vijon vaksinimi, ja kush janë grupet prioritare
Në 10 muaj pandemi, rreth 10% e bluzave të bardha janë prekur nga koronavirusi. 2347 mjekë, infermierë dhe staf mbështetës kanë kaluar covid. Kjo është dhe arsyeja përse në Programin Kombëtar të Vaksinimit ndaj COVID-19 është vendosur që personeli shëndetësor të jetë grupi i parë prioritar.
21 Janar 2021, 17:35 -
Spahia akuzon Rakacollin: Shkeli masat antiCOVID! Qeveri me dy standarde, qytetareve kërbaçin, për vete kulaçin
Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka akuzuar kryetaren e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli se ka thyer rregullat anti-COVID, ndërsa kërkon shkarkimin e saj pasi shkeli masat që vetë predikon për t'u respektuar nga qytetarët.
21 Janar 2021, 13:10 -
LSI denoncon: Mjekët në Vorë pa doreza e dezinfektantë! Përgënjeshtron me foto Qendra Shëndetësore: Ja gjendja në magazinë, ka stok të produkteve
Koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu ka deklaruar se disa mjekët dhe infermierë të qendrës shëndetësore të Vorës i kanë drejtuar një ankesë Ministrisë së Shëndetësisë se kanë mungesë të mjeteve bazike si doreza dhe dezinfektantë. I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i Qendrës Shëndetësore Vorë ku përgënjeshtron denoncimin duke publikuar foto nga stoku i produkteve në magazinë.
21 Janar 2021, 12:42 -
E çuditshme, Rabini izraelit: Vaksinat kundër koronavirusit ju bëjnë homoseksualë
Në një kohë kur shkalla e vaksinimit në rang global është rritur ndjeshëm, rabini izraelit Daniel Asor, i cili ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, u kërkoi njerëzve të mos e marrin vaksinën kundër koronavirusit, sepse “kjo do t’i bëjë ata homoseksualë”.
21 Janar 2021, 11:41 -
Presion mbi shëndetësinë/ Britani e Madhe shndërron autobusët në ambulanca për pacientët e prekur nga COVID-19
Në Londër, të Britanisë së Madhe për shkak të presionit të madh mbi shëndetësinë nga koronavirusi, pacientët e infektuar transportohen me autobusë të cilët janë shndërruar në ambulanca.
21 Janar 2021, 10:58 -
Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me fqinjët
Gjermania bëhet ndër të parët vende që mbase do t’i duhet të mbyllë kufijtë me vendet fqinje, nëse ato nuk marrin masa për të frenuar përhapjen e COVID-19, ka qenë ky paralajmërimi i shefit i stafit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun.
21 Janar 2021, 10:43 -
Dita e 10-të e vaksinimit anti COVID/ Specialistja Preza: Janë vaksinuar mbi 500 personel shëndetësor, nuk kanë shfaqur efekte anësore (VIDEO)
Sot u shënua dita e 10-të e vaksinimit antiCOVID në vendin tonë. Në një intervistë për Report Tv, specialistja e programit e vaksinimit në ISHP, Iria Preza shprehet se procesi vijon normalisht dhe se deri më tani janë vaksinuar mbi 500 personel shëndetësor. Gjithashtu ajo shprehet se asnjë prej të vaksinuarve nuk ka shfaqur simptoma apo efekte
20 Janar 2021, 17:18 -
COVID-19/670 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit! Mbi 500 personel shëndetësor të vaksinuar
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 670 raste pozitive dhe 4 humbje jete për shkak të COVID-19.Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,969 që nga fillimi i epidemisë.
20 Janar 2021, 16:21 -
'Bota në prag të katastrofës morale', kreu i OBSH: Nuk mund të vaksinohen të rinjtë e vendeve të pasura përpara mjekëve në vendet e varfra (VIDEO)
Kreu i OBSH, Tedros Adhanom ka kritikuar vendet e pasura ku tha se është e padrejtë që të rinjtë e shëndetshëm të vendeve të pasura të vaksinohen më parë se mjekët dhe të moshuarit në vendet e varfra.
20 Janar 2021, 11:58 -
Nervozizëm për vonesën e Pfizer/ Italia detyrohet të rishohë planin e imunizmit
Kur nuk janë mbushur ende 20 ditë nga fillimi i fushatës së vaksinimit, qeveria italiane është detyruar të rishohë planin që u prezantua në fillim të dhjetorit në parlament, për t’iu përgjigjur vonesave në shpërndarje, të vendosura në mënyrë të njëanshme nga Pfizer.
20 Janar 2021, 11:01 -
Rritja e shifrave me COVID-19/Gjermania shtyn mbylljen e vendit deri në 14 shkurt, maska e detyrueshme në ambientet publike
Gjermania zgjat kufizimet për shkak të pandemisë COVID, ku do të qëndrojë e mbyllur deri më 14 shkurt, ndërsa bën të detyrueshme në rrugë dhe ambientet publike edhe mbajtjen e maskës.
19 Janar 2021, 22:27 -
Rekord viktimash nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, 1.610 humbën jetën në 24 orët e fundit
Një rekord negativ është shënuar gjatë 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe, pasi si pasojë e COVID-19 humbën jetën 1,610 persona, shifër e cila nuk ishte regjistruar më parë gjatë gjithë periudhës së pandemisë.
19 Janar 2021, 18:04 -
Vaksina anti-COVID mund të mos jetë aq efektive ndaj variantit të ri të Afrikës së Jugut
Një variant i ri i COVID-19 i cili fillimisht është shfaqur në Afrikën e Jugut dhe tani po përhapet në disa vende të tjera nëpër botë, mund të bëjë vaksinën anti-COVID pjesërisht të pavlefshme sa i përket efektshmerisë së saj, thanë studiuesit ditën e hënë.
19 Janar 2021, 17:40 -
COVID-19/ 586 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! Sot vaksinohen 36 personel shëndetësor, 483 në total
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 586 raste pozitive dhe 6 viktima si pasojë e COVID-19. Janë shëruar 594 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
19 Janar 2021, 17:08