-
COVID-19/ 707 raste pozitive dhe 4 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 707 raste të reja pozitive dhe 4 viktima nga COVID-19. Gjithashtu sot janë shëruar 439 qytetarët, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale ka një zbritje të lehtë me 268 pacientë në të 4 spitalet COVID.
13 Janar 2021, 17:34 -
ISHP: Vaksinimi ofron mbrojtje 95% dy javë pasi është bërë edhe doza e dytë! Kemi kapacitete për të pritur 250 mijë vaksina të Pfizer
Personat që bëjnë dozën e parë të vaksinës Pfizer nuk duhet të neglizhojnë masat antiCOVID, pasi për të siguruar mbrojtjen 95 % që kjo vaksinë ofron duhet të bëhen të dyja dozat e saj dhe të pritet edhe një periudhë 2 javore pas dozës së dytë për t'u siguruar se janë krijuar antitrupat.
13 Janar 2021, 17:25 -
Pritet deklarata 'bombë' e sekretarit të SHBA-së Pompeo: COVID-19 ka dal nga laboratori në Wuhan! OBSH-ja ‘mbulon’ Kinën, nuk kryen hetime
Zyrtarë të lartë në Uashington paralajmërojnë së sekretari i SHBA-së Mike Pompeo, do të bëjë një deklaratë bombë për sa i përket origjinës së COVID-19.
13 Janar 2021, 13:49 -
Të rinjtë vaksinohet të parët për COVID-19 në Indonezi! Strategjia e veçantë shkakton dyshime
Plani i vaksinimit në Indonezi, do të funksionojë ndryshe, pasi në fokus do të ketë grup moshat e reja, të cilët do të vaksinohen kundër COVID-19 të parët dhe jo moshat e vjetra si në shumicën e vendeve të tjera.
13 Janar 2021, 13:17 -
Vaksinat antiCOVID, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara harrojnë vendet e varfra, Kina dhe Rusia jo
BE ka urdhëruar doza të barabarta me më shumë se dyfishin e popullsisë së saj, ndërsa shumë nga vendet më të varfra nuk do të jenë në gjendje të vaksinojnë më shumë se 20% të popullsisë së tyre këtë vit. Por në një kohë që BE dhe SHBA janë përqëndruar në vaksinimin e popullsisë së saj Pekini dhe Moska përqendrohen në dërgimin e vaksinave edhe në vendet në zhvillim.
13 Janar 2021, 12:36 -
Bino: Ata që kanë kaluar COVID-19 nuk kanë imunitet, duhet të vaksinohen
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP, Silva Bino tha se edhe personat që e kanë kaluar COVID-19 duhet të vaksinohen pasi ata kanë një imunitet të shkurtër vetëm për 3 muaj dhe rrezikojnë të riinfektohen.
12 Janar 2021, 22:43 -
COVID-19/Cenko: Ka një lehtësim të rasteve në spitale, ky është indikatori më i besueshëm
Profesori Fabian Cenko tha se indikatori që ai shikon si më pozitivin për situatën e pandemisë në vend është lehtësimi i rasteve në spitale. Ai tha se ky indikator është mjaft i rëndësishëm dhe më i besueshmi për të treguar se virusi nuk është dhe aq agresiv. "
12 Janar 2021, 22:25 -
Numri i infektimeve i lartë, Holanda zgjat periudhën e kufizimeve! Paralajmëron edhe Gjermania
Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi sot zgjatjen deri më 9 shkurt të kufizimeve antiCOVID-19 në vend, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë, ndërsa numri i infektimeve vazhdon të jetë i lartë.
12 Janar 2021, 22:25 -
Ulqinaku: Mjekët mezi presin të vaksinohen! Unë e kam kaluar COVID-19, nuk jam prioritet
Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku tha se ka një padurim të bluzave të bardha për të bërë vaksinën anti-COVID duke treguar se rreziku nga virusi është tepër i madh dhe real. Ai tha se vetë do e bëjë vaksinë pasi të kenë mbaruar bluzat e bardha pasi ai e ka kaluar COVID-19 në nëntor dhe nuk &eu
12 Janar 2021, 21:34 -
Rakacolli: Në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID! Deri tani nuk kanë pasur efekte anësore
Kryetarja e Komitetit teknik për COVID-19, Mira Rakacolli tha në "Repolitix" se në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 infermierë dhe mjekë që janë në spitale COVID. Rakacolli tha se është krijuar edhe një komitet që do të vlerësojë efektet anësore që jep vaksina që deri më tani
12 Janar 2021, 21:27 -
'Repolitix'/ Rakacolli: Në 2 ditë u vaksinuan 130 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID, s'kanë shfaqur efekte anësore! Ulqinaku: Mjekët mezi presin të vaksinohen
Nisja e vaksinimit antiCOVID edhe në Shqipëri është bërë pjesë e diskutimeve në emisionit 'Repolitix" në Report Tv. Mira Rakacolli, Kryetare e Komiteti Teknik për COVID-19, tha se në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 mjekë dhe infermierë që janë në spitale COVID si më të rrezikuarit.
12 Janar 2021, 21:26 -
Komenti i Sorecës për Ramën, Kryemadhi: Kryeministri dhe qeveria nuk kanë një plan vaksinimi
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i cili tha se ndihej i habitur nga kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj BE-së në lidhje me mbështejen për procesin e vaksinimit. Nga Shkodra, Kryemadhi deklaroi se kjo gjë është shumë e rëndësishme.
12 Janar 2021, 20:20 -
Autoambulancat e reja në spitalin e Fierit, Manastirliu: Lufta nuk ka mbaruar, vaksinimi antiCovid i kombinuar për grupet prioritare
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Spitali Rajonal i Fierit ku janë shpërndarë autoambulancat e reja të flotës antiCOVID, deklaroi se sfida e radhës është vaksinimi, i cili do të jetë i kombinuar për grupet prioritare.
12 Janar 2021, 19:23 -
Soreca: I habitur nga kritikat e Ramës për vaksinën! Numri i vaksinave të disponueshme në Evropë, më i vogël nga sa shpresonim
Ambasadori BE në Tiranë Luigi Soreca në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se beson që negocitatat me Shqipërinë do të hapen gjatë presidencës protugeze në 6 muajt e parë të këtij viti.
12 Janar 2021, 18:40 -
Rriten rastet/ 656 të infektuar dhe 5 humbje jete nga COVID! 440 qytetarë fitojnë betejën në 24 orët e fundit në vend
656 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID raporton ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit në vendin tonë. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç.
12 Janar 2021, 17:28 -
Mjeku shqiptar në Itali: Pas 30 qershorit vaksina anti-COVID do jetë për përdorim të gjerë! Vendet evropiane të jenë më altruiste për ndarjen e saj
Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se deri më tani atje janë bërë 700 mijë doza vaksina. Pas qershorit ai tha se vaksina do të jetë për përdorim të gjerë, ndërkaq shtoi se në atë periudhë do të jetë gati dhe vaksina italiane.
12 Janar 2021, 17:17