-
COVID-19 në Shqipëri/ Shënohen 840 raste të reja dhe 16 viktima në 24 orë! Humb jetën ish-kampioni i notit i njohur si 'peshkaqeni'! Infektohen 4 mjekë në Berat
Sot Shqipëria shënoi 840 raste të reja me koronavirus nga 2374 testime të kryera në 24 orët e fundit. Gjithashtu gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 16 qytetarë, ndër to dhe ish-kampioni i notit, Ilir Gjebrea i njohur me nofkën "peshkaqeni".
6 Dhjetor 2020, 16:14 -
COVID-19 ndryshon traditat e festave të fundvitit! Qytetarët: Do festojmë që të gëzojmë fëmijët, por në shtëpi vetëm me rrethin e ngushtë familjar
Familjet shqiptare po i presin me gëzim festat e fundvitit, por për shkak të pandemisë së COVID-19, natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në shtëpi me rrethin e ngushtë familjar.
6 Dhjetor 2020, 14:49 -
Mediu: Vendi pa institucione! Qeveria shqiptare si asnjë qeveri tjetër në rajonin e Ballkanit, nuk po mbështet qytetarët gjatë pandemisë
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në një takim me strukturat e Partisë Republikane në Paskuqan, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka më gjykata dhe prej kohësh nuk po respektohet Kushtetuta dhe liritë e të drejtat e qytetarëve.
6 Dhjetor 2020, 14:22 -
'Durrësi nuk rrëzohet kurrë'/ Qyteti bregdetar ndez dritat e pemës së Vitit të Ri! Atmosfera festive 'pushton' sheshin (VIDEO)
Dritat shumëngjyrëshe në sheshin kryesor janë një shenjë e lënies pas të një viti i cili nuk ka qenë aspak i mirë për të gjithë qytetarët, specifikisht për durrsakët të cilët u goditën nga dy tragjedi të mëdha, nga tërmeti dhe COVID-i.
6 Dhjetor 2020, 13:30 -
'Jemi shumë mirë edhe ti do të bëhesh mirë', pamje prekëse brenda Infektivit! Pacientët me COVID flasin me të afërmit përmes tabletave
Pacientët e shtrur në spitalet COVID tashmë kanë një mënyrë të re komunikimi me të afërmit dhe familjarët që ndodhen jashtë spitalit në pritje për të marrë informacione për shëndetin e tyre. Kjo mënyrë komunikimi do të bëhet përmes tabletave të posaçme që janë vënë në dispozicion.
6 Dhjetor 2020, 13:30 -
PD vijon akuzat për fshehjen e viktimave nga COVID: Qeveria po bën politikë! Raportoi 62 të vdekur në qark, por vetëm Bashkia Shkodër ka 80 vdekje (VIDEO)
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID. Sot me anë të një deklarate të bërë nga ish-deputeti Bardh Spahia, PD vijon me akuzat duke marrë si shembull konkret Shkodrës në të cilën sipas tij po fshihen shifrat.
6 Dhjetor 2020, 11:44 -
Teknologjia e shpresës, vaksina kundër COVID-19 është një pikë kthese në pandemi
Është një përparim madhështor. Por ende ka shumë për të bërë, shkruan The Economist. Kur të jetë gati, vaksina do të vijë në një shishkë të vogël qelqi. Së pari do të përjetoni një ndjesi të freskët në pjesën e sipërme të krahut nga pastrimi i lëkurës me alkool. Më pas do të ndjeni një pickim të mprehtë nga gjilpëra. Njëzet e një ditë më vonë, do të përsërisni të njëjtin proces. Teksa infermierja hedh në kosh shiringën e përdorur, është tunduese të pyesësh veten se si diçka kaq e vogël mund të zgjidhë një problem kaq të madh.
6 Dhjetor 2020, 09:00 -
1.1 milion doza vaksine anti-COVID, çfarë ka siguruar deri tani Shqipëria dhe për çfarë po lobon Rama në SHBA
Në një kohë kur rastet me koronavirus po rriten çdo ditë, teksa ekspertët flasin edhe për një valë të tretë në muajt e parë të vitit 2021, vaksina antiCOVID duket e vetmja shpresë për të frenuar pandeminë.
5 Dhjetor 2020, 22:17 -
I prekur me COVID/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e neurologut të QSUT-së! Të afërmit mbledhin para për kurim të specializuar në Itali
Drini Dobi, mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Kanë qenë të afërmit e tij dhe familjarët që kanë mbledhur para që kanë bërë të mundur dërgimin e tij në Itali. Ai u infektua me COVID-19 më 22 nëntor.
5 Dhjetor 2020, 21:17 -
Viti 2021 'epoke e re' për bizneset! Nis zbatimi i fiskalizimit, burime: Deri tani asnjë kasë fiskale s’është certifikuar për sistemin e ri
Nga 1 janari 2021 do të fillojë zbatimin ligji i ri i fiskalizimit, i cili fut në përdorim faturat elektronike. Fillimisht vetëm faturimi drejt sektorit publik do të jetë elektronik, ndërsa prej 1 korrikut, ky standard bëhet i detyrueshëm edhe për marrëdhëniet pa para në dorë midis privatëve. Të fundit që kalojnë në sistemin e ri, janë pagesat me para në dorë, më 1 shtator 2021. Ky sistem i ri synon të rrisë të ardhurat dhe të ulë evazionin fiskal.
5 Dhjetor 2020, 18:46 -
Bino për Report Tv: Vaksina anti-COVID jo e detyrueshme, mos besoni teoritë konspirative se ka çip! Lëvizja pas orës 22:00 e ndaluar edhe më 31 dhjetor
Vaksina anti-COVID nuk do të jetë detyrueshme. Do të jetë vetë qytetari që do e bëjë këtë zgjedhje. Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive Silva Bino në një lidhje për Report Tv ka deklaruar se përpara se qytetarët të bëjnë zgjedhjen, duhet të informohen mirë, theksa hodhi poshtë të gjitha teoritë konspirative që kanë qarkulluar lidhur me këtë vaksinë.
5 Dhjetor 2020, 17:42 -
VIDEOLAJM/ Fitoi betejën me COVID, Violeta Zhupa: Mjekët më rikthyen te nipi dhe mbesa! Apel të gjithëve të besojnë te bluzat e bardha
Violeta Zhupa është një gjyshe nga Tirana, e cila ka fituar betejën me COVID dhe tashmë është rikthyer dashurive të saj, nipit dhe mbesës. Në një rrëfim emocionues ajo tregon eksperiencën e saj në luftë me koronavirusin. Violeta teksa falënderon të gjithë mjekët për shërbimin e jashtëzakonshëm që ajo kujdeset disa herë ta nënvizojë, i bën apel të gjithëve që të mos neglizhojnë simptomat dhe të shkojnë menjëherë në spitale.
5 Dhjetor 2020, 17:04 -
846 raste të reja dhe 19 viktima me COVID/ Humb jetën Kasem Hysenbelliu, po kurohej në Turqi! Virusi i merr jetën dhe ish drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër
Si rezultat i 2.308 testimeve të kryerja, këtë të shtunë janë regjistruar 846 raste të reja dhe 19 viktima. Tirana është qyteti me më shumë raste të reja për të ndjekur nga Durrësi dhe Fieri.
5 Dhjetor 2020, 16:12 -
'Prioritet i luftës sonë'/ Rama: Rrugës për në SHBA për të sjellë sa më parë në Shqipëri vaksinën anti COVID
Kryeministri Rama ka njoftuar pak minuta më parë ka njoftuar se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë sa më parë vaksinën anti COVID në Shqipëri.
5 Dhjetor 2020, 13:27 -
COVID-i i merr jetën ish drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër, Sokol Marku! Po kurohej prej javësh në Turqi
COVID-i i ka marrë jetën ish drejtorit të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, në Shkodër, Sokol Marku. Ai u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare dhe ishte dërguar për kurim në Turqi.
5 Dhjetor 2020, 11:57 -
Sistem elektronik për barnat falas, Manastirliu: Rimbursim 100% nga shteti për trajtimin ambulator për COVID
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një vizitë në Qendrën Shëndetësore Nr. 2 në Tiranë, ku pa nga afër mënyrën se si funskionon implementimi i financimit të plotë për paketat e trajtimit ambulator falas për pacientët që trajtohen në shtëpi.
5 Dhjetor 2020, 10:22 -
COVID-i i merr jetën Kasem Hysenbelliut, po kurohej prej javësh në Turqi! Meta: Lajm tronditës! Basha: Luftëtar i medias së lirë! Veliaj: Ditë e trishtë për gazetarinë
COVID-19 i ka marrë jetën presidentit të televizionit “Fax News” Kasem Hysenbelliu. Pas infektimit dhe rëndimit të gjendjes ai ishte dërguar në Turqi për kurim, por nuk mundit të fitonte dot betejën me këtë virus. Ndërkohë që politika ka shprehur mesazhe ngushëllimi.
5 Dhjetor 2020, 09:23 -
Ceremonitë mortore vatra infeksioni! Mjeku i Librazhdit: Është rritur numri i infektimeve në zonat urbane! Mosha më e prekur 50-60 vjeç
Organizimi i ceremonive mortore me pjesëmarrje të madhe qytetarësh mbetet një shqetësim në kushtet kur kurba e infeksionit nga Covid-19 njeh vetëm rritje. Mjeku infeksionist i spitalit të Librazhdit, Abedin Isaku apelon qytetarët të shmangin grumbullimet, ndërsa tregon gjendjen e të sëmurëve në këtë bashki.
4 Dhjetor 2020, 18:58 -
Bashkëshorti mundi COVID, Zenepe Luka në Report Tv: Jeta ime ka qenë vështirë por kur diskutova ikjen e tij... hapa bllokun ku kishte lënë amanetet
Zenepe Luka është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por në të gjithë hapësirën mediatike. Ajo është një gazetare që në vitin 1998 iu vu tritol në shtëpi, me qëllimin për ta asgjësuar familjen e saj. Por së fundmi familjes së saj i është dashur të përballet me një tjetër sfidë shumë të madhe, luftën ndaj COVID.
4 Dhjetor 2020, 16:22 -
Ndërroi jetë nga COVID, Basha për Engjëll Daklin: Elbasani humbi qytetarin e tij të parë, PD humbi një aktivist me kontribut të shquar
Me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut Engjëll Daklit, kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa PD një aktivist të shquar dhe me kontribut të madh.
4 Dhjetor 2020, 14:04 -
Dy humbje të mëdha nga COVID/ Jozefina Topalli, mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të Marko Bellos dhe Engjëll Daklit
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta sot të ish-deputetit socialist Marko Bello."Vetëm lajme të trishta dëgjojmë gjatë kësaj periudhe. Na dridhet zemra për njerëzit tan&
4 Dhjetor 2020, 13:51 -
Ndahet nga jeta Engjëll Dakli, Meta: Qytetar model dhe intelektual kalibri, nënpunës i ndershëm i shtetit
Presidenti Ilir Meta i ka kushtuar një mesazh ngushëllimi familjarëve dhe të afërmve të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Engjëll Daklit.Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se Dakli ishte një pë
4 Dhjetor 2020, 13:33 -
Vaksina anti COVID/ Andi Koraqi për Report Tv: Fillimisht do të bëhet nga ata që nuk kanë antitrupa, më parë duhet testi serologjik
Shefi i Mirobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, njëherazi anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve për përballjen me COVID, në një intervistë të dhënë për Report Tv është shprehur se vaksina anti COVID do të ketë do të ketë efikasitet 94%. Ai nënvizoi se vaksina nuk bëhet nga persona që kanë antitrupa.
4 Dhjetor 2020, 13:24