-
Politikë
Mblidhet Kryesia e Grupit Parlamentar të PD, Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar, prej kohësh është tub oksigjeni për regjimin e Ramës, do ta këpus
Kur tensione në Partinë Demokratike janë shtuar teksa Sali Berisha ka intensifikuar 'foltoret, Kreu demokratëve, Lulzim Basha, deklaroi sot se është i vendosur ta këpusë Sali Berishën, si një tub që sipas tij po i jep oksigjen regjimit të Ramës.
7 Nëntor 2021, 17:48 -
Politikë
‘Foltorja’ për rininë, Berisha sulmon Bashën: Të ishte këtu në debat të hapur, të mësonte abc e demokracisë! Sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut
I rrethuar nga të rinjtë e FRPD, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme ‘Foltoren’ në Tiranë, ku akuzoi Bashën se po trembet nga rinia demokrate dhe kërkon t’u mbyll gojën përmes uzurpimit të FRDP dhe Forumit të Gruas. Berisha tha se do të mbledhë Kuvendin për të shkarkuar Lulzim Bashën, por shtoi se në fakt ai duhet të shkaktohet jo vetëm nga Kuvendi por edhe nga anëtarësia përmes rregullit ‘një anëtar , një votë’ ashtu edhe siç zgjidhet në krye të partisë.
7 Nëntor 2021, 12:37 -
Politikë
Kadilli kundër Bashës dhe Berishës: FRPD s’është levë e partisë! Të rinjtë demokratë të refuzojnë sjelljen prej padroni dhe të mos kërkojnë shpëtim te padroni tjetër
Kadilli tha se FRPD nuk mund të kthehet në një levë të partisë dhe se të rinjtë demokratë duhet ta refuzojnë sjelljen prej padroni të Bashës, por nuk duhet ta kërkojnë shpëtimin as te një tjetër padron duke iu referuar Berishës.
6 Nëntor 2021, 09:58 -
Politikë
Basha shpalli zgjedhjet për FRPD, Këlliçi pas mbledhjes së Kryesisë: Ai mori vendimin pasi e njoftova se do jem te 'Foltorja' e Berishës me të rinjtë të dielën! Është nul, jo kompetencë e tij
FRPD-ja ka njoftuar se kanë nisur 'Foltoren ' e rinisë dhe se takim i parë do të jetë të dielën 7 nëntor, në orën 12:00 nën moton që tani më është shumë e dëgjuar në çdo takim të Sali Berishës, "më të fortë, më të bashkuar, më të hapur".
5 Nëntor 2021, 16:06 -
Opinion
Demokracia e humbur në PD është kërthiza e krizës
Të bësh retrospektivë në Shqipëri,është mëkat e makth i madh. Kemi përshkuar një të kaluar të frikshme me trauma që ndihen dhe sot. Nga e shkuara deri sot, udhëtimi socio-ekonomik dhe politik ishte terr e tmerr. Terr sepse ndonëse sakrifikuam jetë, fituam një totalitarizëm dhe tmerr sepse në liri rrezikuam të humbim demokracinë. Kthimi i shikimit pas, në këtë lloj të shkuare, të frikëson.
2 Nëntor 2021, 09:24 -
Politikë
Dje në Report Tv shpalli sërish kandidaturën për kreun e PD, Kadilli bën thirrje për të mos e quajtur PD-në opozitë: Demokratë, mos iu bindni Lulzim Bashës
Fatbardh Kadilli shpalli dje në një intervistë për Report Tv, kandidaturën për garën për kryetar të PD sa herë që të ketë një garë të tillë, edhe pse ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare të PD se një proces i tillë mund të ndodhë. Kadilli tha se këtë kandidim do të bëjë me synimin e vetëm për të larguar Bashën dhe Berishën nga drejtimi i partisë që për të e kanë kthyer në një monopol të ambicies personale për karrige.
31 Tetor 2021, 10:45 -
Politikë
'Foltorja' zhvendoset në Lezhë, Berisha cakton 11 dhjetorin si daten e mblidhjes se Kuvendit Kombëtar te PD... sulmon Kim: Kullot në livadhet e qeverisë, ka konflikt interesi
"Foltorja" e Sali Berishës është zhvendosur ditën e sotme në Lezhë. Të pranishëm janë ish-deputeti Aldo Bumçi, Klevis Balliu si edhe Flamur Noka, një nga mbështetësit kryesor të Sali Berishës që në ditën e parë.
29 Tetor 2021, 17:05 -
Politikë
Basha-Ramës: Më ke frikë se të kam mundur! Meta dhe Berisha e kanë fajin që ti je aty, shko bashkohu me ta bëni bashkë 'trekëndëshin e Bermudeve
Ilaritet ka krijuar në Kuvend debati mes Ramës dhe Bashës. Kryetari i PD-së duke iu drejtuar Kryeministrit i tha ai kërkon të ketë përballë Metën dhe Berishën se e ka frikë atë pasi e ka mundur në 2011.
28 Tetor 2021, 11:33 -
Opinion
Përplasja Berisha-Basha në PD, analiza e Fatbardh Kadillit: Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy
Propozimet e Manifestit sot i përdor Berisha. Por, ai nuk mundet, edhe po të dojë, nuk mundet që t’i verë në jetë. Flet për primare. Zgjedhje primare me Berishën Kryetar nuk mund të ketë. Demokratët e dinë përfundimin e primareve të Berishës. Fitonte Basha, si i zgjedhuri i tij. Zgjedhje kemi bërë, por fitues ka dalë gjithnjë i preferuari i Berishës, siç del sot i preferuari i Bashës.
25 Tetor 2021, 09:45 -
Politikë
Vetingu i politikanëve alarmon Metën dhe Berishën, bashkohen kundër nismës së Bashës, disa mesazhe të koordinuara dhe një komplot i pretenduar
Berisha dhe rrethi i Metës në një linjë kundër propozimit të PD-së për Vetingun në politikë, e konsiderojnë nismën si një pakt mes Ramës dhe Bashës kundër ‘Doktorit’ dhe kundërshtarëve të tjerë politikë.
23 Tetor 2021, 16:38 -
Politikë
Basha më i prerë se kurrë me Berishën: I kam hyrë në hak Zotit dhe jo atij! Kërkon ta zhysë PD në humnerë për interes personal! Vetë e firmosi vettingun në politikë në 2018-n, t'i qëndrojë (VIDEO)
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha për mediat se ‘pakica në pushtet’ po përpiqet që të sabotojë ngritjen e tre komisioneve hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike, që në nisje të aksionit të saj politik
23 Tetor 2021, 12:45 -
Politikë
Pas Bashës edhe Ilir Meta tradhton Sali Berishën? Si po distancohet Presidenti nga aleati i tij në ditët më të zeza politike
Ilir Meta braktisi gradualisht aleatin e tij në luftën kundër reformës në drejtësi dhe Perëndimit. Ndryshimi në qëndrime nga 22 maji 2021 deri në 17 shtator 2021.
14 Tetor 2021, 15:35 -
Politikë
Grupi i Berishës me humbësit më të mëdhenj në zgjedhje, nga Çlirim Gjata me 449 vota tek Tritan Shehu, Paloka, Noka dhe Spaho që fundosën PD në 2021 (Shifrat)
Deputetët e rreshtuar në krah të Berishës në betejën e tij për rrëzimin e Bashës dhe kundër SHBA rezultojnë më pak të votuarit në zgjedhjet e 2021 dhe në garat brenda PD-së. Shifrat i nxjerrin si kontribuuesit kryesorë në humbjen e PD-së në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare.
13 Tetor 2021, 16:41 -
Politikë
Sherri Berisha–Basha ‘ngrin’ riformatimin e strukturave të PD-së në bazë, 72 degët ende pa zgjedhje për kryetarët e rinj
Debati për përjashtimin e Berishës la pezull zgjedhjet për krerët e degëve në bazë, proces që pritej të zhvillohen gjatë muajit shtator. Për Lulzim Bashën ky proces bëhet edhe më i vështirë, pasi disa krerë degësh të rëndësishme janë rreshtuar në krah të krah të ish kreut të PD.
13 Tetor 2021, 14:35 - Opinion
-
Politikë
Basha, pas shkarkimit të Nokës: Bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes sonë, një pjesë kanë mbetur ende në PD, demokratët e dinë mirë kush janë
Teksa dje i ka komunikuar shkarkimin nga posti i zv. kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Lulzim Basha sot kishte disa akuza shumë të forta për deputetin Flamur Noka, i cili është pjesë e grupit të Berishës.
12 Tetor 2021, 10:37 -
Politikë
Shkarkimi i Nokës 'alarm' te disa prej deputetëve të PD, mbështetës të Berishës: Po cenohet demokracia e brendshme! (REAGIMET)
Sikur të mos i mjaftonte "lufta" me Sali Berishën, Lulzim Basha i ka shkaktuar vetes një tjetër 'tsunami' brenda Partisë Demokratike, më shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të paralajmërimit për përjashtim Grupi Parlamentar. Ky vendim ka vënë në pikëpyetje demokracinë brenda kësaj force politike, por edhe ka shtuar zërat kundër lidershipit aktual, Lulzim Basha.
12 Tetor 2021, 10:26 -
Politikë
'Lufta' brenda PD/ Bejko: Berisha po bën një puç brenda partisë, bashkë me ndjekësit e tij po mashtron anëtarësinë! Basha del së shpejti me një platformë për të ardhmen
Sali Berisha është duke bërë një puç brenda Partisë Demokratike. Akuza e fortë është bërë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko në një intervistë të dhënë në Report Tv. Bejko akuzon gjithashtu Berishën dhe ndjekësit e tij se mashtrojnë anëtarët e PD-së kur i kërkojnë që të firmosin formularin. Sipas tij "Berisha thotë që pas meje lë të bëhet qameti. As nuk do t'ia fare për Partinë Demokratike. Kaq e ka merakun ai"
11 Tetor 2021, 13:25 -
Politikë
Repolitix/ Kriza energjetike, Qefalia: Qeveria do paraqesë nesër masat mbrojtëse! Malko: Me këtë krizë, Rama i dha dorë Bashës të largojë vëmendjen nga Berisha
Replikat mes Ramës dhe Bashës për krizën energjetike, por edhe lufta brenda PD dhe mungesa e fjalës së Berishë në foltoren e Kuvendit kanë qenë pjesë e debatit në emisioni Repoltix.
7 Tetor 2021, 22:08 -
Opinion
Mero Baze: Takimi i Gjirokastrës tregon se me kë e ka në kokë betejën Sali Berisha
Sali Berisha improvizoi një gënjeshtër në fillim të takimit të Gjirokastrës. Tha se kishte parë titujt e gazetave në mëngjes që shkruanin se “Rama dhe Basha në Lubljanë, Berisha në Gjirokastër”. Dhe arriti në përfundimin se ishte shumë I lumtur për këtë gjë. Domethënë ishte I lumtur që po I kundërvihej Perëndimit me vizitën në Gjirokastër.
6 Tetor 2021, 20:13