-
Trafik ilaçesh nga Italia në Shqipëri në kohën e COVID, si merreshin barnat në vendin fqinj e shiteshin mijëra euro
Jo vetëm mashtrim dhe falsifikim për përfitim të shërbimit shëndetësor në Itali, por grupi kriminal i shkatërruar nga SPAK dhe institucionet italiane kanë bërë edhe trafik ilaçesh në periudhën e C
10 Qershor 2022, 16:22 -
Trafik ilaçesh COVID, mashtrim dhe falsifikim për shërbim shëndetësor në Itali, 82 shqiptarë nën hetim, mes tyre mjekë e biznesmenë (EMRAT)! VIDEO, ja si shkëmbenin para! SPAK 'bastis' QSUT
Tre mjekë shqiptarë dhe dy biznesmenë janë në mesin e 82 personave të hetuar nga SPAK dhe Antimafia në Itali si pjesë e trafikut e korrupsionit tek bluzat e bardha. 6 në burg, 3 'arrest shtëpie' dhe 1 detyrim paraqitje janë masat deri tani! Report Tv mëson se ky grup kriminal ka shitur ilaçe për pandeminë COVID-19 në Shqipëri pasi i vidhte në sistemin publik në Itali, ndërsa 82 pacientëve shqiptarë u ka ofruar shërbim shëndetësor në spitalet italiane me letra false. Sekuestrohen 500 mijë euro dhe ilaçe me vlerë 20 mijë euro.
10 Qershor 2022, 16:08 -
SPAK kërkon konfiskim të apartamentit të Bashkim Dedjas, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese! U shkarkua nga vettingu për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie
SPAK ka kërkuar konfiskim të apartamentit të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Apartamenti i tij në Golem ishte sekuestruar nga GJKKO rreth 1 vit më parë.
10 Qershor 2022, 11:41 -
RENEA rrethon Elbasanin, a do të vihen këtë herë në pranga Talo Çela dhe Suel Çela?! 14 ‘bosët e krimit’ në kërkim
Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, kanë zbërthyer javët e fundit ngjarjet të rënda kriminale nga grupet e organizuara të një dekade nga viti
9 Qershor 2022, 19:11 -
RENEA 'rrethon' Elbasanin dhe Peqinin, në kërkim të 'bosëve të krimit' që 'i mori në qafë' Dumani, 10 të shoqëruar! Në pranga 'Kel Çami', i pranishëm në konfliktin që u vra Pjerin Xhuvani
Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan dhe Peqin për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga megaoperacioni i DOSJES "Plumbi i Artë". Report Tv mëson se deri më tani janë shoqëruar 10 persona, ndër të cilët edhe Kelmend Xhaferri, një person i njohur në Elbasan, i përfshirë dhe në ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, kur u vra Pjerin Xhuvani.
9 Qershor 2022, 17:57 -
Nuredin Dumani zbardh të tjera ngjarje kriminale, të përfshirë edhe në disa atentate ndaj shqiptarëve në Belgjikë, Holandë e Itali! SPAK koordinim me hetuesit e huaj
Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt po merren të veçuara. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, mësojnë se në deklarimet e Dumanit janë përfshirë edhe disa atentate të shqiptarëve jashtë vendit, mes tyre në Belgjikë, Holandë dhe në Itali
6 Qershor 2022, 12:44 -
Të gjithë zyrtarët sëmuren kur shkojnë në burg! Nga Fatos Tushe, tek Lefter Koka, kush janë 'pacientë'! Asnjë hetim për raportet e lëshuara
Kur një zyrtar i nivelit të mesëm si ai, ia kishte dalë mbanë të siguronte për alibinë e tij një sërë shkresash, si ai i invaliditetit, sipas Shoqatës së Invalidëve të Punës së Shqipërisë me nr.120, vërtetim page të aftësisë së kufizuar, lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shërbimi Social Shtetëror dhe nga Njësia Administrative Bashkia, Lushnjë me nr.4821 prot, asnjë nga zyrtarët e tjerë të nivelit më të ulët apo më të lartë se ai, rezulton se nuk e kanë pasur të vështirë të sigurojnë dokumente që tregojnë se ata vuajnë nga problemet shëndetësore.
4 Qershor 2022, 22:20 -
SPAK ‘godet’ sërish brenda organeve të vettingut, merr të pandehur komisioneren e KPK Etleda Çiftja
SPAK ka ‘goditur’ sërish brenda organeve të vettingut. Report Tv mëson se me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur komisioneren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.
4 Qershor 2022, 09:53 -
Akuza ndaj Metës për vrasje, mohimi i SPAK direkt pas LSI dhe 'kyçja' e Dumanit
Po kalon me heshtje, mohime, “kyçje” dëshmish e akuza deklarata e një nate më parë e gazetarit Artan Hoxha, i cili në një ndër emisionet televizive më të njohura në vend deklaroi se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se vrasjen e vëllait të një deputeti, e ka porositur presidenti aktual Ilir Meta.
3 Qershor 2022, 19:21 -
As LSI dhe Meta dhe as SPAK nuk mund “t’ja hedhin” thjesht me kundërakuza për sa thotë një gazetar
Dyshime tepër të rënda për Presidentin e Republikës u bënë publike nga gazetari Artan Hoxha në emisionin "Opinion" të moderatorit Blendi Fevziu në televizionin Kombëtar "Klan". Presidenti Ilir Meta ka porositur një vrasje?
3 Qershor 2022, 17:58 -
Elvis Dedaj pasuri miliona euro para vrasjes së tij dhe mamasë! Kush ia përvetësoi pronat, shtëpitë dhe paratë cash? Dyshimet për Festim Qolin, dajat, tezen e kushërinjtë e Elvisit
A do t’i shtrijë hetimet SPAK tek grupi i personave që përvetësuan pasuritë e Elvis dhe Fatmira Dedajt pas vrasjes së tyre nga i akuzuari Festim Qoli? Fatmira miliona euro cash. Elvisi mijëra m2 prona, apartamente dhe makina. E gjithë pasuria u grabit. Dyshime për implikim të noterëve, avokatëve dhe segmenteve të drejtësisë
3 Qershor 2022, 17:08 -
Fusnin fara kanabisi nga Holanda në Shqipëri përmes Greqisë, GJKKO dënon me 13 vite e 6 muaj burg një prej kokave të grupit, Olgert Bamllari
Apeli ka konfirmuar dënimin me 13 vite e 6 muaj burg për një prej 'kokave' të grupit Olger Bamllari, i cili vijon të jetë në kërkim. Grupi është gjurmuar që prej dhjetorit të kaluar, ku pas arrestimit të Genci Bamllarit, xhaxhait të Olgerit, anëtarët e bandës i tremben një arrestimi të mundshëm.
3 Qershor 2022, 14:05 -
“Dumani ka dëshmuar se Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit”, reagon ashpër SPAK: Deklarata e gazetarit e pavërtetë! Mediat të kenë kujdes
Një prej atyre deklaratave të bujshme që thuhen në media për të bërë sensacion tërhoqi vëmendjen e portaleve të ndryshme në vend, ishte ajo e gazetarit Artan Hoxha mbrëmë në Opinion kur tha se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se Presidenti Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti,.
3 Qershor 2022, 11:58 -
Spartak Ngjela: Çfarë po ndodh pas dëshmisë së killerit Nuredin Dumani
Çfarë po ndodh me vrasësin e shumëfishtë Nuredin Dumani i arrestuar e në proces penel dhe, gjithashtu, edhe vrasësit e tjerë me pagesë, në këtë kohë kur këta vrasës janë në pendim e po denoncojnë si deponime fakte rrëqethëse për këtë krim? Ajo që po vihet re është një fakt i ri: janë rreth dhjetë vrasës me pagesë që po rrëfejnë krimet e tyre si të penduar, dhe po kuptohet se goditja antikrim në Shqipëri po hyn në një fazë të re.
2 Qershor 2022, 17:45 -
SPAK bën rezymenë e majit: 6 çështje u dërguan në gjyq, 27 të pandehur! Miliona euro të sekuestruara
Përmes një njoftimi për mediat, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka bërë një rezyme të punës së këtij institucioni për muajin Maj të vitit 2022. Në bilancet e bëra nga SPAK rezulton se falë hetimit dh e punës së këtij institucioni janë dërguar për gjykim 27 të pandehur, ndërsa janë arrestuar 50 të tjerë.
2 Qershor 2022, 16:55 -
Preç Zogaj: Besimshtuar, me sytë nga SPAK dhe BKH
Në Shqipëri ka ndodhur shpesh e ndodh që denoncimi i një krimi në polici dekonspirohet nga brenda dhe kthehet në fatkeqësi jo për kriminelin, por për denoncuesin. Ka pasur tundime dhe sprova pendese, që janë tkurrur e tërhequr shpejt duke parë pabesinë dhe dobësinë e shtetit, sundimit e krimit në vend të ligjit. Sipas ekspertëve të fushës, të dënuarit që vendosin të bashkëpunojnë me drejtësinë e nuhasin saktë “kur” dhe “ku”/
2 Qershor 2022, 16:28 -
Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan në 2012, përplasen në gjykatë i penduari i drejtësisë e Ardian Çapja! Bardhi: Ja si më porositën, i vrava për para! Çapja: Mashtrues ordiner
Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi vijon të dëshmojë në procesin ndaj Ardian Çapjes dhe personave të tjerë që akuzohen nga SPAK për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012.
1 Qershor 2022, 15:21 -
Operacioni 'Shpirti', të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit! Kërkon edhe konfiskim të pasurive
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për 8 nga 31 të pandehur total të operacionit “Shpirti”, të cilët akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
1 Qershor 2022, 15:14 -
Kreu i SPAK, Kraja: Krimi i organizuar ka ardhur duke u konsoliduar! Lidhje me drejtësinë? Ka raste që ne i kemi provuar! Pronat, denoncimet më të shumta të shqiptarëve
Në një intervistë ekskluzive për DW, Arben Kraja, kreu i SPAK thotë se institucioni që ai drejton, heton i pavarur e nuk ndikohet nga presionet e politikës dhe tregon hartën e shpërndarjes së krimit shqiptar nëpër botë
1 Qershor 2022, 11:03 -
Braho në Report Tv: Ja kush është presidentja e re, PS e zgjedh të shtunën
Ish-deputeti socialist Spartak Braho thotë në Report Tv se PS e zgjedh të shtunën presidentin e ri, që sipas tij do jetë femër. Ndonëse nuk përmendi emër, Braho thotë se është një ish-ministre që ndërkombëtarët e kanë pranuar pjesë të strukturave euroatlantike. Duket se Br
31 Maj 2022, 20:17 -
Përçarja e PD-së, Braho në Report Tv: Apeli nuk do e njohë Berishën, kufomë politike
Ish deputeti socialist Spartak Braho ka komentuar në Report Tv përçarjen e Partisë Demokratike. Ai thotë se Apeli nuk do t’i japë partinë Berishës. Ndërsa e cilësoi këtë të fundit si një kufomë politike.“Berisha nuk është më faktor politik,
31 Maj 2022, 20:16 -
Ish-deputeti Spartak Braho paralajmëron: Do ketë arrestime të bujshme, SPAK do vërë në pranga ministra e ish-ministra
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion do të godasë në ranget më të larta politike. Kështu shprehet ish-deputeti socialist Spartak Braho në Report Tv, i cili paralajmëron se nga hetimet e SPAK do të përfundojnë në pranga ministra aktualë, por edhe ish-ministra.
31 Maj 2022, 20:15 -
Pirateri me televizionet kabllore në Elbasan, SPAK çon për gjykim dosjen: Pronarët u jepnin ryfshet zyrtarëve të AMA-s
SPAK ka mbyllur hetimet për korrupsionin e favorizuar nga AMA për kompanitë e TV kabllore në Elbasan. SPAK ka çuar për gjykim tetë të pandehur, Bledar Karaj, Artan Drazhi, Adem Boriçi e Shkëlqim Sula, pronarë e punonjës të televizioneve kabllore.
31 Maj 2022, 16:07 -
DOKUMENTI/ Ilir Meta rrezikon të merret i pandehur nga SPAK, nuk justifikon 600 mijë USD për lobim në SHBA, në KQZ deklaroi vetëm 3.3 milionë lekë
Raporti i KQZ për shpenzimet e LSI për lobim dhe konsulencë në 2017, deklaroi dy kontrata me vlerë 1.9 dhe 1.4 milionë lekë, edhe këto para nuk i justifikon me burime të ligjshme.
30 Maj 2022, 17:39 -
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon 25 dëshmitarë në gjyqin ndaj Erion Alibej, mes tyre edhe Dumani! Avokati: Shteti sajoi prova e fakte, procesi i montuar
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 25 dëshmitarë për gjyqin ndaj Erion Alibej, i akuzuar për si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, bën me dije gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. SPAK ka kërkuar të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Sipas avokatit të Alibej, procesi është i montuar sepse dëshmitarët japin versione të ndryshme.
30 Maj 2022, 14:09 -
Shtyhet për më 19 korrik gjyqi për ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 19 korrik gjyqin për ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, i cili akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.
30 Maj 2022, 11:14 -
Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj vëllezërve Marku, hiqet sekuestroja ndaj 5 mln eurove
Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e shumës prej 5 milion eurove, të vëllezërve Sokol dhe Elson Marku. Togat e zeza të kryeqytetit vendosën pushimin e çështjes për sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezërve.
30 Maj 2022, 11:07