Bota
-
Kërcënimi i Bullgarisë për të vënë veto ndaj Maqedonisë së Veriut në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ka bërë që kryeministri maqedonas të japë një deklaratë, ku shpreh gatishmërinë e tij, për të dhënë një deklaratë me shkrim ose me gojë ku shprehet se Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje.
26 Tetor 2020, 13:00 -
Lufta Armeni-Azerbajxhan: 3 marrëveshje për armëpushim në letër, në terren nuk ka armëpushim
26 Tetor 2020, 12:52Është hera e tretë që Armenia dhe Azerbajxhani arritën një marrëveshje për paqen dhe sërish ai u thye nga palët të cilët nuk nguruan të akuzonin njëra-tjetrën për thyerjen e tij, armëpushim i cili do të hynte në fuqi ditën e sotme.
-
Bedini për Report Tv: Italia po përballet me pandeminë dhe me protestat
26 Tetor 2020, 12:19Në një intervistë për Report Televizion, Mirvjen Bedini këshilltar komunal në komunën e Ponte San Pietro, u shpreh se Italia përballet me Covid-19, ndryshe nga pranvera pasi ka kapacitete të më të shumta mjekësore dhe qytetarët janë tanimë tregohen më të kujdesshëm. Sa u përket protestave anti-covid, ai shprehet se fatkeqësisht ato u keqpërdorën nga persona jo të prekur nga kriza.
-
Ndahet nga jeta nënkryetari i Bundestagut në moshën 66 vjeçare, humbi ndjenjat gjatë një interviste
26 Tetor 2020, 10:56Thomas Oppermann, nënkryetar i parlamentit gjerman dhe anëtar i SPD ka humbur jetën në moshën 66 vjeçare, ai ra pa ndjenja të dielën në mbrëmje ndërsa do të intervistohej nga ZDF. Oppermann u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte, megjithatë ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.
-
Lufta Kundër Covid-19, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme të dytën herë brenda vitit (VIDEO)
26 Tetor 2020, 10:25Tejkalimi i shifrës së një 1 milion të infektuarve me Covid-19 dhe rritja e vazhdueshme e rasteve të reja dhe pamundësia për t’i vënë ato nën kontroll ka bërë që Spanja të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur masën e izolimit të përgjithshëm gjatë natës.
-
Tensionohen raportet mes Macron dhe botës arabe (VIDEO)
26 Tetor 2020, 09:19Deklaratat dhe politikat e Presidentit francez Emmanuel Macron karshi islamizmit në Francë dhe insistimin e tij për të rishfaqur karikaturat e profetit Muhammed, ka ngjallur reagime të shumta në shtetet me shumicë myslimane.
-
Italia gjysmë karantinë deri më 24 nëntor! Lokalet, baret, restorantet mbyllen pas orës 18:00
25 Tetor 2020, 11:27Italia ka kthyer gjysmë karantinën për shkak të shifrave të larta të COVID-19.
-
Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste
25 Tetor 2020, 09:11Misioni diplomatik amerikan në Turqi paralajmëron shtetasit e saj për sulme të mundshme terroriste
-
Itali/ Conte thirrje qytetarëve: Na presin javë të vështira, mbroni veten sa më shumë
24 Tetor 2020, 22:41Kryeministri italian Giuseppe Conte u bën thirrje qytetarëve që të mbrojnë shëndetin e tyre pasi javë të vështira i presin.
-
Afganistan/ Tentoi të hyjë në godinë, i riu hedh në erë veten! 18 viktima dhe mbi 50 të plagosur (VIDEO)
24 Tetor 2020, 22:23Një shpërthim në kryqytetin e Afganistanit u ka marrë jetën të paktën 18 personave pranë një qendër kursesh.
-
Mbyllja e dyqaneve në orën 20:00, shtetrrethim gjatë natës! Në dasma jo më shumë se 10 të ftuar! Brukseli masa të rrepta për të parandaluar COVID
24 Tetor 2020, 21:04Brukseli vendos masa të rrepta për parandalimin e koronavirusit në vend. Kryeqyteti belg do të vendoset në shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 06:00.
-
VIDEO/ Karikaturat e ‘Charlie Hebdo’ për Profetin Muhamed në ndërtesat qeveritare franceze
24 Tetor 2020, 18:23Karikaturat satirike të Profetit Muhamed janë shfaqur të mërkurën në insitucionet franceze në mbështetje të protestave kundër ekstremizmit islamik.
-
Trump voton në Florida: Votova për një djalë me emrin Trump
24 Tetor 2020, 18:15Presidenti amerikan Donald Trump është bërë edhe ai pjesë e 50 milionë votuesve të cilët kanë votuar para datës së zgjedhjeve. Pas votimit, ai iu drejtua një grupi mbështetësish në West Palm Beach, Florida, duke u thënë: Votova për një djalë me emrin Trump.
-
Debatet për zgjedhjet presidenciale përfunduan, mësimet që nxorëm nga dy debate totalisht të ndryshme
24 Tetor 2020, 18:07I pari debat presidencial ishte një kaos i vërtet, ndërsa debati i dytë u ofroi votuesve amerikanë një kontrast më të qartë në platformat politike midis Presidentit Donald Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden. Por cilat ishin temat kryesore të cilat mbizotëruan në dy debatet presidenciale të këtij viti, kur na ndajnë shumë pak ditë nga zgjedhjet e 3 Nëntorit.
-
Presidenti turk i thotë Macron se 'ka nevojë për trajtim mendor" në lidhje me qëndrimin e tij ndaj myslimanëve
24 Tetor 2020, 16:29Presidenti turk Tajip Erdogan filloi një sulm të ri kundër homologut të tij francez Emmanuel Macron duke thënë se ai kishte nevojë për trajtim mendor për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve dhe Islamit.
-
Mbi 41 milionë të infektuar me Covid-19. SHBA, rekord ditor infektimesh
24 Tetor 2020, 16:15Ditë pas dite rritet bilanci i të infektuarve në botë ku deri tani janë konfirmuar deri në 41.57 milionë persona, ndërsa ai i viktimave u rrit me mbi 1.13 milion, sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku 24 orët e fundit janë shënuar mbi 445 mijë e 400 raste.
-
Hoti e Haradinaj përplasen për Task-Forcën e anti-korrupsionit
24 Tetor 2020, 16:01Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, partneri kryesor i kryeministrit Avdullah Hoti, ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkrirjen e Task-Forcës anti-korrupsion.
-
Luftimet në Nagorno-Karabakh, mbi 1000 viktima
24 Tetor 2020, 15:22Përplasje të reja shpërthyen midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për vënien nën kontroll të rajonit Nagorno-Karabakh, një ditë pas mbajtjes së bisedimeve në Uashington për të përfunduar luftimet më vdekjeprurëse në vend.
-
Gjermani rritje e theksuar e Covid-19/ Merkel: Bën thirrje për reduktim të kontakteve
24 Tetor 2020, 15:02Kancelarja gjermane Angela Merkel me anë të një video mesazhi, apeloi sërish tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet personale për të ulur valën e pandemisë, pas rritjes së madhe të rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit.
-
Virologu italian, jepni fund histerisë, 95 % e të infektuarve me Covid-19 janë asimptomatikë
24 Tetor 2020, 14:42Virologu i njohur italian profesori Giorgio Palù, beson se tamponimi masiv për Covid-19 është i panevojshëm, njëjtë siç janë edhe izolimet apo masat kufizuese, ai nuk ka nguruar ta quajë histeri histeri atë që po ndodh në Itali, lidhur me pandeminë.
