Kosova & Rajoni
-
"Në bisedimet e sotshme mes delegacionit shqiptar të Kosovës dhe atij serb në Bruksel është dakorduar se më 1 shtator 2013 duhet të shuhen plotësisht strukturat ilegale serbe", tha zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri. (Në foto: Delegacioni i Kosovës sot në Bruksel, në qendër Edita Tahiri). 8 Qershor 2013, 17:04
-
NATO mbështet zbatimin e
8 Qershor 2013, 14:35
marrëveshjes Prishtinë-BeogradNATO mbështet zbatimin e marrëveshjes së arritur në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë të shtunën më 8 qershor, në Prishtinë, Komandanti Suprem i Forcës Aleate për Europën, gjenerali Philip Breedlove.
-
Westerwelle: Kushtëzimi i Serbisë
8 Qershor 2013, 08:45
me Kosovën, vendim i drejtëShefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle (foto), ka theksuar se zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë meriton të përshëndetet. Shefi i diplomacisë gjermane u ka thënë deputetëve të Bundestagut se personalisht ka krijuar bindje se Prishtina dhe Beogradi dëshirojnë marrëveshje.
-
Beograd-Prishtinë, marrëveshje për
7 Qershor 2013, 18:11
energjinë dhe telekomunikacionin?Sipas marrëveshjes së prillit, Beogradi dhe Prishtina duhet të pajtohen në çështjet e telekomunikacionit dhe energjisë para 15 qershorit. Marrëveshja mbi Energjinë Elektrike duhet të zgjidhë çështjen e furnizuesve të energjisë në veri dhe kalimin e linjave të transmetimit përmes Kosovës.
-
Kosova ndikohet negativisht nga
7 Qershor 2013, 17:53
kriza ekonomike në EurozonëTë dhënat statistikore të Bashkimit Evropian, në të cilat thuhet se në tre muajt e parë të vitit 2013 ka shënuar rënie rritja ekonomike në vendet e Eurozonës, ka ngritur shqetësime edhe në Kosovë.
-
Kuvendi i Kosovës miraton
7 Qershor 2013, 08:25
rezolutën për Luginën e PreshevësKuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten Rezolutën lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rezoluta, është hedhur në votim pasi që javën e kaluar nuk kishte dakordim mes grupeve parlamentare rreth përmbajtjes së saj.
-
Kosovë, veriu shtyn konstituimin
7 Qershor 2013, 08:15
e "Kuvendit për Metohinë"Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, në mbledhjen e së enjtes, të cilën e kanë mbajtur në Zveçan, kanë marrë vendim që ta shtyjnë për muajin korrik konstituimin e të ashtuquajturit "Kuvend i Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë", të cilin e kishin paralajmëruar për datën 6 qershor.
-
Kryeparlamentari Krasniqi formon
6 Qershor 2013, 23:03
një parti të re politikeVerën e sivjetme, skenës politike të Kosovës do t’i shtohet një subjekt i ri politik. Ish-sekretari i PDK-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka pranuar opsionin e krijimit të një partie të re politike.
-
Lirohet Fatmir Limaj, Gjykata e
6 Qershor 2013, 10:30
Apelit i heq masën arrest shtëpieGjykata e Apelit liron deputetin Fatmir Limaj dhe ish-bashkëluftëtarët e tij në hetim për rastin “Kleçka", nga masa "arrest shtëpie". Me këtë vendim, Fatmir Limajt i mundësohet kthimi në jetën politike, shkruajnë mediat kosovare.
-
Zbatimi i marrëveshjes, vazhdon sot
6 Qershor 2013, 10:10
dialogu Prishtinë-BeogradVazhdojnë sot në Bruksel bisedimet në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjes. Nga ky takim pritet të dalin aspektet konkrete se si do të bëhet zbatimi i marrëveshjes
-
Kosova paraqet vizën e parë,
5 Qershor 2013, 17:33
dizenjuesi një emigrant në BelgjikëAutoritetet kosovare kanë prezantuar sot vizën e parë kosovare, e cila do t’u vendoset në pasaporta, qytetarëve të huaj që vijnë në Kosovë. Dizajnuesi i saj është një emigrant që jeton në Belgjikë, Antuan Kurti.
-
Kirby: Zbatimi i marrëveshjes është
5 Qershor 2013, 14:43
pozitiv për Kosovën dhe SerbinëAmbasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby, ka deklaruar se Amerika, po të ishte pjesë e BE-së, do të votonte për zgjerim, duke theksuar se ky vend e mbështet integrimin e Serbisë. Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes është pozitiv, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë.
-
Prezantohet sot dizajni i vizave
5 Qershor 2013, 14:33
të para kosovareMinistria e Punëve të Jashtme prezanton sot dizajnin e vizave të Kosovës, me të cilat në pjesën e dytë të vitit do të pajisen të gjithë qytetarët nga lista e shteteve që duhet të pajisen me viza për të hyrë në Kosovë. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministri e Jashtme e Kosovës.
-
Marrëveshja e Brukselit, mbahet
5 Qershor 2013, 10:07
sot takimi për kornizën ligjoreDelegacionet nga Kosova dhe Serbia, pritet të fillojnë sot një raund të ri negociatash në Bruksel, ku një nga temat do të jetë edhe çështja e ndryshimeve ligjore që implikon zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit.
-
Lajçak: Kosova do të ftohet në
4 Qershor 2013, 22:56
Samitin e SllovakisëMinistri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak ka konfirmuar se Kosova do të marrë pjesë në samitin e shefave të shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që do të mbahet në Sllovaki.
Ai i ka bërë këto komente në Beograd, ku edhe po qëndron për vizitë zyrtare. -
Vetëvendosje, protestë në mbrojtje
4 Qershor 2013, 17:30
të shqiptarëve në Mal të ZiNdërsa po zhvillohej Forumi i Miqësisë Kosovë - Mal i Zi, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! sot zhvilluan një aksion protestues përmes shpalosjes së një pankarte, ku ishte shkruar: “Në Mal të Zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi!”
-
Kosovë, EULEX mbron dëshmitarët
4 Qershor 2013, 10:56
në rastet më të vështira"Mbrojtja e dëshmitarëve dhe familjeve të tyre, gjatë një procesi të ndjeshëm gjyqësor, nuk është e kënaqshme në Kosovë", vlerëson Misioni Europian për Forcimin e Sundimit të Ligjit, i cili nënvizon se "shumë prej atyre që vendosën të flasin, nuk janë më".
-
Marrëveshja Kosovë-Serbi
4 Qershor 2013, 10:45
Moon: Arritje historikeKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë nga mesi i këtij muaji raportin më të ri të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon lidhur me zhvillimet në Kosovë. Sekretari i OKB-së mirëpret marrëveshjen Kosovë –Serbi mbi parimet e normalizimit marrëdhënieve që u arrit më 19 prill me ndërmjetësimin e BE-së.
-
Kosovë, Kuvendi kërkon sqarime për
4 Qershor 2013, 08:27
implikimet ligjore të marrëveshjesKuvendi i Kosovës do t’i kërkojë qeverisë që të japë shpjegime në lidhje me ligjet që parashikohet të ndryshohen si rrjedhojë e planit të zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, para se ajo të shkojë në procedurat e rregullta të ratifikimit.
-
Qosja: Veprimet e EULEX-it ndaj
3 Qershor 2013, 12:22
Selimit dhe Lushtakut, dëshpërueseAkademiku Rexhep Qosja (foto) ka thënë se "zhvillimet e fundit në Kosovë, të karakterizuara prej sjelljeve politike dhe gjoja juridike të EULEX-it,ndaj komandantëve të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre, janë revoltuese dhe dëshpëruese".
