Kosova & Rajoni

  • Ministria e Jashtme e Kosovës deklaron se Lulzim Peçi ka bërë takime të paautorizuara me përfaqësues të shtetit të Serbisë.
    Ambasadori i Kosovës në Serbi dha dorëheqjen
  • Bruksel, Ashton bashkon sërish
    kryeministrat Thaçi dhe Daçiç

    Në Bruksel do të takohen sërish kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton. Takimi në fjalë do nisë në orën 20.00.

  • Hill: Bota ndryshon, por jo
    edhe miqësia SHBA- Kosovë

    SHBA-të janë të përcaktuara që të mos i ndryshojnë raportet me Kosovën, ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë, ambasadori Christopher Hill gjatë ceremonisë ku u nderua me titullin “Dr.Honoris Causa”.

  • Tahiri: Qeveria serbe ndërpret
    financimet për serbët në Veri

    Qeveria serbe ka marrë vendim për ndërprerjen e financave për policët e MUP-it që veprojnë në veri të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri të martën pas takimit maratonik me delegacionin e Serbisë në Bruksel.

  • Diplomati i Kosovës në Serbi jep
    dorëheqjen, mospajtime me Thaçin

    Diplomati i Kosovës në Beograd, Lulzim Peci ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të mospajtimeve me Kryeministrin Hashim Thaçi. Zyra e presidentes Atifete Jahajga ka konfirmuar se e ka pranuar letrën e dorëheqjes nga zoti Peci, e cila vjen vetëm 2 ditë pasi Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer zyrtarët për ndërlidhje.

  • Jahjaga dhe Nikoliç, në Zagreb
    me modelin “Gymnich”

    Presdentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliç janë ftuar në 30 qershor dhe 1 korrik të marrin pjesë në ceremoninë e hyrjes së Kroacisë në BE. Pas refuzimit të Nikoliç për të marrë pjesë, nëse aty gjendet Jahjaga, pjesëmarrja e tyre të rregullohet me modelin “Gymnich”.

  • Thaçi e fton Bukoshin të rikthehet
    si Zv.Kryeministër në Qeveri

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar Bujar Bukoshin që të kthehet në Qeveri për ta ushtruar detyrën e tij si zëvendëskryeministër. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” një burim qeveritar.

  • Vetëvendosje, gati aksionet
    kundër ratifikimit të Marrëveshjes

    Aksione protestuese kundër ratifikimit të marrëveshje me Serbinë në Kuvendin e Kosovës. Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka takuar sot në selinë e partisë aktivistë të shumtë të kryeqytetit. Vetëvendosje po ashtu ka paralajmëruar bllokimin e të gjitha institucioneve të enjten.

  • Hoxhaj: Kosova, eksportuese
    e sigurisë në rajon

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Republika e Kosovës aspiron që të jetë një eksportues i sigurisë, duke u bazuar në modelin e saj shumë të suksesshëm të shtetndërtimit.

  • Thaçi: S'ka Shqipëri të Madhe
    Kosova e Serbia, lënë pas të kaluarën

    “Marrëveshja e arritur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është bërë pas një konflikti 100- vjeçar”, ka vlerësuar kryeministri Thaçi për gazetën vjeneze "Die Presse". "Kosova dhe Serbia - ka thënë ai - kanë lënë pas të kaluarën dhe tani kanë bërë një axhendë, që i shërben të ardhmes".

  • Kush do të amnistohet në Kosovë?!

    Miratimi i Ligjit për amnistinë në Kuvendin e Kosovës, pritet të shënojë hapin e parë konkret në zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, të arritur në dialogun Prishtinë - Beograd.
    Ky ligj, ende pa u bërë publik, ka ngjallur shumë debate, polemika e dilema.

  • Kosovë-Serbi, pas 6 orësh pa
    marrëveshje për telekomunikacionin

    "Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën vesh as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si përherë në Bruksel, që të arrijnë një marrëveshje për çështje esenciale lidhur me telekomunikacionin në Kosovë", ka thënë ministri i Serbisë, Rasim lajiç, transmeton media serbe, B92, të cilës i referohet "Koha Ditore" në Kosovë.

  • Marrëveshja, Prishtina dhe Beogradi
    shkëmbejnë “ambasadorët”

    Prishtina dhe Beogradi shkëmbejnë sot oficerët ndërlidhës. Lulzim Peci do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punën në kryeqytetin serb. Homologu i tij në Prishtinë do të jetë Dejan Paviqeviç. Peci:Nuk po vendosen marrëdhënie diplomatike me Serbinë

  • Austri, Thaçi-Daçiç tjetër
    shtrëngim historik duarsh

    Në mbledhjen plenare të Forumit në Whachau të Austrisë marrin pjesë: ministri i Jashtëm i Austrisë, kryediplomatët e Rumanisë dhe Maqedonisë si dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ai serb, Ivica Daçiç.

  • Marrëveshja, Ischinger: Për paqe
    me fqinjët, duhen kompromise

    Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, ish-përfaqësuesi i BE në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës është skeptik që marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës mund të realizohet plotësisht. Ishinger paralajmëron ditë të vështira për implementuesit e marrëveshjes.

  • Vërmicë, qendër e përbashkët
    policore Shqipëri-Kosovë

    Në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë sot filloi funksionimi i qendrës së përbashkët për bashkëpunim policor në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, respektivisht policive kufitare të dy vendeve. Kjo si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar më parë ndërmjet MPB-ve të dy vendeve.

  • Për Jeremiç, veto në OKB nga
    Shqipëria dhe Kroacia

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka zgjedhur unanimisht përfaqësuesin e Antiguas dhe Barbadosit, John Ashe si kryetar i ri i këtij institucioni të OKB-së në vend të serbit, Vuk Jeremiç. Paraardhësit të Ashe, Jeremiç, Shqipëria dhe Kroacia i kanë vënë veton. (Foto: Ashe dhe Jeremiç)

  • Austria përgatit takimin historik
    Thaçi – Daçiç

    Në Manastirin Gottweig të Gottweigut, në Austri, sot ka filluar Forumi Evropian dyditor “Vahau” në të cilin nesër do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç. Dy kryeminstrat në Gottweig shkojnë nga New Yorku, ku morën pjesë në mbledhjen e OKB-së, kushtuar Kosovës.

  • Bruksel, Prishtinë-Beograd grup
    pune për zbatimin e Marrëveshjes

    Marrëveshje në Bruksel midis Beogradit dhe Prishtinës mbi veprimtarinë e Bashkësisë së komunave serbe, parashikuar nga plani i veprimit në marrëveshjen politike të 19 prillit të kaluar. E bën të ditur zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme në BE, Maja Kocijancic.

  • Rice: SHBA mbështesin Kosovën
    si partnere dhe si mike

    Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice i uroi fillimisht mirëseardhjen kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç. Një veprim ‘diplomatik’ ky, që nuk kaloi pa u vërejtur nga korrespondentët e akredituar në Kombet e Bashkuara. (Në foto: Susan Rice)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv