Kosova & Rajoni
-
Republika serbe gradualisht po e pranon ekzistencën e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme në kuadër të një vizite zyrtare dy ditore 12 Nëntor 2012, 10:29
-
Thaçi informon Jahjagen mbi
12 Nëntor 2012, 14:23
takimin me Daçiç në BrukselPas takimit të dytë me homologun serb Ivica Daçiç, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur takimet informuese me përfaqësuesit politik në Prishtinë. Në bashkëbisedimin me Presidenten Atifete Jahjaga, Thaçi tha se në Bruksel kishte ngritur çështjen e personave të pagjetur duke e cilësuar prioritet të dialogut.
-
Serbia del jashtë parashikimeve, i
11 Nëntor 2012, 17:31
ndërron drejtim 'Rrugës së Kombit'Qeveria e Serbisë ka pranuar të lidhet me Kosovën me autostradë, por jo në vendkalimin kufitar në Merdar, ashtu siç ishte planifikuar nga autoritetet e Kosovës.
-
Thaçi: Jam gati të raportoj në
10 Nëntor 2012, 12:20
Kuvend për takimin me DaçiçKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shkruar letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka shprehur gatishmërinë për të raportuar para Kuvendit lidhur me takimin e zhvilluar në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Daçiç.
-
Kushner: Kushti i Serbisë për të
9 Nëntor 2012, 16:24
hyrë në BE, njohja e KosovësIsh shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kushner në një konferencë për media tha se Kosova mund të përfitojë shumë nga procesi i dialogut ndërsa shtoi se kushti i Serbisë për të hyrë në BE është njohja e Kosovës.
-
Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës
9 Nëntor 2012, 15:01Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka marrë një letër nga Ministri i Punëve të Jashtme të Timorit Lindor, Jose Luis Guterres, përmes së cilës ky shtet njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
-
Nikoliç: Do i përmbushim kushtet
9 Nëntor 2012, 14:29
e BE-së, por Kosovën s'e njohimSerbia do t’i përmbushë të gjitha kushtet e Bashkimit Evropian, por “nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovë”. Kështu ka deklaruar president i Serbisë, Tomislav Nikoliç nga Athina ku ka takuar homologun grek, Karlos Papulias.
-
Ashton zbardh takimin Thaçi-Daçiç:
8 Nëntor 2012, 10:33
Dakordësi për të vijuar dialogunDeklarata zyrtare e Ashton: Takimi mes dy kryeministrave u zhvillua në kuadër të ndërmjetësimit të dialogut mes dy vendeve. Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç realizuan dje në Bruksel takimin e dytë mes tyre.
-
Thaçi: Shpresoj të hapet kapitull
7 Nëntor 2012, 19:11
i ri mes Kosovës dhe SerbisëKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret që Beogradi të reflektojë me vullnetin e mirë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në dy vite, në veçanti për bashkëpunimin regjional dhe menaxhimin e integruar të kufijve, marrëveshje këto që çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
-
Thaçi kërkesa ndaj Daçiç: Të
7 Nëntor 2012, 10:53
largohen mbetjet e MillosheviçitKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me homologun serb Ivica Daçiç, takim i cili zhvillohet në Bruksel. Thaçi shprehet për gazetën kosovare “Koha Ditore” se ka paralajmëruar disa kërkesa për kryeministrin serb.
-
Thaçi: Nuk do të bisedoj me
7 Nëntor 2012, 10:33
Daçiç për statusin e KosovësKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se në takimin e sotëm me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel do të bisedojë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, por nuk do të flitet për statusin e Kosovës.
-
Kurti i kërkon llogari Jahjages
6 Nëntor 2012, 17:54
nëpërmjet një letre publikeKreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka shkruar një letër të hapur presidentes Atifete Jahjaga, në mënyrë që “të theksojë disa keqfunksionime shqetësuese të institucionit të Presidentit të Republikës së Kosovës”, siç shprehet ai.
-
Daçiç: Nuk do të njohim
6 Nëntor 2012, 15:56
pavarësinë e KosovësKryeministri i Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se nesër në Bruksel nuk do të bëhet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
-
BE fton Thaçin e Daçiç në takimin
6 Nëntor 2012, 10:17
e nesërm, i dyti mes kryeministraveBashkimi Evropian i ka bërë thirrje dy homologëve, kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij serb Ivica Daçiç që të realizojnë takimin e dytë ndërmjet tyre. Ftesa për dialog vjen nga shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
-
Ujërat mund të sjellin ngatërresë
5 Nëntor 2012, 10:38
midis Shqipërisë dhe KosovësNdërtimi i HEC të Lapaj në zonën e Bushtricës mund të kthehet në një ngatërresë mes Shqipërisë dhe Kosovës. E përditshmja kosovare shkruan sot se ndërtimi i këtij HEC është bërë pa marrëveshje me qeverinë e Kosovës për shfrytëzimin e ujërave.
-
Thaçi: Kushtetuta, platforma
4 Nëntor 2012, 15:27
ime për bisedimet me SerbinëKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se platforma e qeverisë për bisedime me Serbinë është Kushtetuta e Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e Pavarësisë.
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Daçiç:
4 Nëntor 2012, 14:13
Nuk do të hapen zyrat ndërlidhëseKryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç hodhi poshtë mundësinë e hapjes së zyrave ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Prishtinë.
-
Thaçi: Dialogu me Serbinë
3 Nëntor 2012, 15:54
derisa të arrijë njohje reciprokeKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një deklarate të tij ka thënë se autonomia territoriale për veriun e Kosovës është ëndrra e hershme e Serbisë
-
Vetëvendosje padit ministrin
2 Nëntor 2012, 15:37
Rexhepi për ngjarjet e 17 tetoritDeputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar sot një padi penale në Prokurorinë e Prishtinës, kundër Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në lidhje me ngjarjet e 17 tetorit të këtij viti, kur deputetë të këtij subjekti politik nuk janë lejuar të hyjnë në hapësirat e ndërtesës së Kuvendit.
-
Mitrovicë, dy shqiptarë
2 Nëntor 2012, 14:20
sulmohen nga një grup serbëshDy të rinj shqiptarë B. Smajli dhe A. Gashi janë sulmuar fizikisht nga një grup serb në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.
