Opinion
-
Unë vij prej një prej vendeve me moshën më të re mesatare në Europë. Kur unë isha e re, le të themi më e re, vendi im ishte “the North Korea of Europe”. E izoluar si asnjë vend tjetër në Europë deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë, Shqipëria, fqinje me Italinë, Greqinë dhe ish-Jugosllavinë, kaloi dy periudha të gjata traumatike: Periudhën e pushtimit pesë shekullor otoman, deri në fillim të shekullit të 20tëdhe, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, periudhën gjysmëshekullore të regjimit më të egër komunist në kontinentin tonë.
28 Tetor 2019, 10:32 -
Baze: Për ata që duan të mendojnë se Albini ka mundur Edi Ramën në Kosovë!
27 Tetor 2019, 21:27Albin Kurti nuk ka fituar zgjedhjet për të ngjallur shpresat tek të gjithë ata që nuk i fitojnë dot. I ka fituar së pari për vete dhe për t’u vënë në provë për objektivat e tij.
-
Vangjeli: Secili reformën e tij
27 Tetor 2019, 18:49Të gjitha palët e përfshira në garën periodike të votës, kanë artikuluar vullnet për të prodhuar kushtet e lojës përpara votës.
-
Ngjela: Kacifas bandit me armë në dorë! Ku ka grekë në Shqipëri mor Dule ziu, s’ka në Athinë
27 Tetor 2019, 14:54Janë të trembur. Shqipëria dhe shqiptarët kanë hyrë në një proces rivlerësimi historik nga shkenca e madhe e historisë botërore. Gjuhën shqipe nuk e zhdukën dot, as grekët dhe as serbët, me të gjithë zjarrin që hodhën kundër saj.
-
Muça: Të metat e Metës kur flet për dorëheqjen
27 Tetor 2019, 13:34Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë të dhënë sot për ‘News24’ ka bërë deklarata sikur të ishte kryetar opozite. Kjo nuk është prej kohësh një gjë që e befason opinionin publik, për arsyet që të gjithë i dinë, e megjithatë kjo është një e metë e Metës President.
-
Spahiu: Grida Duma një kryeministre e Shqipërisë apo armike re e partisë?
27 Tetor 2019, 11:03Grida Duma ose do të jetë kandidatja e re për kryeministre e opozitës si Vjosa Osmani në Prishtinë ose do të përjashtohet si armike nga partia dhe do ketë fatin e Rudina Hajdarit, Endira Bushatit, Edith Harxhit, Jozefina Topallit, Majlinda Bregut apo qindra grave të flakura rrugëve nga Sali Berisha.
-
Baze: Pendarovski mbron Shqipërinë, Ilir Meta 'vajton' Maqedoninë e Veriut
26 Tetor 2019, 20:20Pas tij, Ilir Meta bëri të kundërtën. Ai ndau Shqipërinë nga Maqedonia dhe la të kuptohej se mosplotësimi i kushteve nga Shqipëria, dogji dhe Maqedoninë e Veriut.
-
Robelli: Dëshpërim me Europën apo me klasat tona politike?
26 Tetor 2019, 18:08Shfryrjet e politikanëve shqiptarë në Shqipëri e Kosovë kundër Bashkimit Europian (BE) janë hipokrizi me brirë. Për shqiptarët në Ballkan alternativat e tjera përveç integrimit në BE janë të rrezikshme. Ka edhe modele të tjera krahas anëtarësimit në BE.
-
Ngjela: Opozita do destabilizim, Rama në hall, por korrupsionit po i vjen fundit nga SHBA-ja
26 Tetor 2019, 17:31Reforma në Drejtësi besohet se do ta eliminojë më në fund energjinë e errët në gjirin e shoqërisë shqiptare.
-
Qosja: Handke turpëroi krijimtarinë e tij me Millosheviçin, por hajde të mendojmë për problemet tona
26 Tetor 2019, 16:45Me Peter Handken unë jamë marrë, po ashtu shkurtimisht, edhe para luftës e në kohën e luftës sonë çlirimtare, kur shumica e atyre që tani u morën me të, ndoshta nuk ia kishin dëgjuar emrin.
-
Bakllava si tallava haje, haje qerata...
26 Tetor 2019, 16:27Gjithë bota paguhet nga Facebook dhe Instagram për famën e tyre, vetëm në Shqipëri mileti paguan Instagramin për tu bërë të famshëm.
-
Basha dështon edhe me objektivin më të thjeshtë: dorëheqjen e Gjiknurit
26 Tetor 2019, 13:24I angazhuar në regjistrimin e spoteve plot buzëqeshje dhe optimizëm, sikur të ishte një kryeministër në fushatë elektorale e jo një lider i opozitës që ka përfunduar në cep, Basha duket se ka hequr krejtësisht dorë nga retorika e tij revolucionare, duke përfshirë këtu edhe disa kërkesa minimale, të cilat po i plotësoheshin, si për shembull dorëheqja e Damjan Gjiknurit nga komisioni i reformës elektorale.
-
Ajazi: Kriza, është si 'puna e komisarit' në PD
24 Tetor 2019, 22:27“Kriza, Reforma Zgjedhore, votat e vjedhura, korrupsioni qeveritar, dosjet e babaleve, koncesionet”, dhe të tjera terma “shkencore” që vetëm Lulzim Basha di ti deshifrojë, janë veçse alibira dhe gjëagjëza SHQUP-i, të cilat duan të mbajnë vendin të mbërthyer nga anarshia dhe kaosi institucional. Kriza në fakt ekziston vetëm në mëndjet e Lulzimit, Doktorit, Ervinit, Gazit, Enkeledit, Flamurit, Edit, Monikës apo Dashit, dhe të ndonjë tjetri që merret në fundjavë me macet e Metës.
-
Baze: Pse Berisha kërkon një frymë anti-franceze në Shqipëri?
24 Tetor 2019, 21:17Parlamenti Europian ka miratuar sot një Rezolutë ku distancohet nga veto-ja franceze kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lë të hapur shpresën që procesi të ringjallet sa më shpejt të jetë e mundur.
-
Minxhozi: Vajti nga vajti, prapë në Çadër hyri
24 Tetor 2019, 20:55Udhëtimet pindarike të Lulzim Bashës në politikën shqiptare kanë bërë shkollë më vete. Pasiguria dhe dyzimi hamletian i kryetarit të opozitës shqiptare po kthehet në një ndër ikonat melankolike dhe fatkeqe të krizës politike shqiptare.
-
Ngjela: Le të pëlcasin grekët, tani është koha e shqiptarëve
24 Tetor 2019, 07:49Le të pëlcasin. Kjo tani është koha e shqiptarëve dhe e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Është më mirë ta durojnë të vërtetën historike, sesa të kalojnë në marrëzi.
-
Minxhozi: Në Prishtinë votohet, në Shkup dialogohet, në Tiranë vegjetohet
23 Tetor 2019, 22:44Ka qenë shumë e vështirë të detyroje Lulzim Bashën të përmendte togëfjalëshin “zgjedhje të parakohshme”, pak orë pasi Emanuel Macron mbylli përfundimisht derën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Insistimit normal të gazetarëve nëse ai ishte në favor të mbajtjes urgjente të zgjedhjeve, siç po ndodhte në Maqedoni, ai i përgjigjej me frazën standarte “Edi Rama e di vetë ç’duhet të bëjë”!
-
Baze: 'Zhurmimi' i Komisionit të Reformës, dekonspiron frikën e Bashës nga zgjedhjet
23 Tetor 2019, 20:26Lulzim Basha po sillet si një “dashnore e lënë” nga Edi Rama. Në mungesë të guximit për të ulur në tryezë të bisedimeve për reformën zgjedhore dhe më ndryshime kushtetuese, nëse është nevoja, ai rri në rrugë dhe zhrumon Komisionin e Reformës që mblidhet nën kujdesin e OSBE ku ai vet e lë karrigen bosh.
-
A po shndërrohet Shqipëria në 'Komunën' e një përplasje të re franko-gjermane?
23 Tetor 2019, 19:43Shkëlqëmi i Napoleonit ka dy shekuj që është venitur, por shkëlqimi i kupolave të praruara të Elizes qëndron aty, për të kujtuar kohën kur Franca e vetme dominonte fatet e botës.
-