Sociale

  • Qindra fansa morën pjesë në aktivitetin e përvitshëm të shfaqjes me kostume në San Diego, të frymëzuar nga karaktere të ndryshme filmash dhe superheronjsh, anime dhe figura të famshme reality-show, por dhe krijimtari të tyre me veshje të çuditshme.
  • Prezantohen këlyshët e parë të
    egër të lindur në kopshtin zoologjik

    Kopshti Zoologjik i Mexico City-t ‘San Juan de Aragon’ ka vënë në qendër të vëmendjes disa këlyshë ujku të egër, të cilët janë të parët e lindur në një ambient të ruajtur, pas tre dekadave në botën e egër. Këlyshët e vegjël 3 muajsh kanë tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve të cilët janë grumbulluar për t’i parë.

  • Fokat të “rrezikuara”
    nga ngrohja globale

    Mjaft prej studiuesve të Projektit Vrojtues Britanik i Antarktidës, janë të shqetësuar për ndikimin që ka ngrohja globale mbi jetën e fokave. Ata kanë zbuluar se fokat e South Georgias, në veri të Peninsulës së Antarktidës, po vuajnë pakësimin e burimeve të tyre ushqimore, disa krostacë të vegjël të quajtur krill.

  • Çifti që jeton sipas
    viteve 50-të

    Ky çift nisi të kishte probleme në martesën e tyre dhe si adhurues të jetës e kulturës së viteve ’50-të, vendosën të gjenin shpëtim pikërisht duke u kthyer në këtë peridhë kohore, për të cilën gjyshërit e tyre u kishin thënë se çdo gjë ishte më e bukur dhe ata ishin më të lumtur.

  • Një sport mbreslënës,
    njihuni me kampionin botëro

    Për të gjithë të apasionuarit pas skateboardit, këtë vit Liga e Sportit të Rrugës që u zhvillua në Chicago shpalli si më të aftin të riun e talentuar, Luan Oliviera. Ai konsiderohet si një nga njerëzit më energjik dhe më të pabesueshëm në performancat e tij, të cilat përveçse janë shumë të vështira për t’u realizuar janë shpeshherë dhe mjaft të rrezikshme.

  • Një alternativë inovative për
    shtëpi me çmim të përballueshëm

    Në Washington këtë verë por ndërtohet një apartament i pa realizuar më parë, duke përdorur kontenierë uji prej çeliku të marra nga anijet, për të ulur kostot e energjive të nevojshme për ndërtimin e një shtëpie. Tetëmbëdhjetë kontenierë detarë që kishin kohë që ishin harruar në portin e Baltimores u spostuan për të realizuar një rezidencë moderne dhe të paraqitshme...

  • Këlyshët e veçantë
    kugua

    Dy këlyshë kuguar janë shfaqur për publikun në Kopshti Zoologjik të Great Bend në kansas. Ata janë vetëm 6 muajsh dhe njëri është nga Kalifornia ndërsa tjetri nga shteti i Washingtonit. Njëri prej tyre është praktikisht i verbër, ndonëse mund të shohë hije dhe lëvizjet, dhe për këtë arsye nuk u fshihet vizitorëve të ndryshëm.

  • Rekord Guiness për shishet
    e tekilës me kristal dhe platin

    Një nga pronarët e kompanive më të rëndësishme të tekilës, Fernando Altamirano, prodhimet e të cilit njihen ndërkombëtarisht, prezantoi në Mexico City krijimin e tij më të ri të konsideruar si shishja më e shtrenjtë e mescal-it në botë. Me këtë shishe ai shënon suksesin e 20 viteve në këtë biznes si dhe aftësitë e tij artistike.

  • Braziliani 126 vjeçar,
    njeriu më i vjetër në botë

    Nëse dokumentat e tij vërtetohen si autentike, Braziliani Aguinelo dos Santos do të jetë njeriu më i vjetër në botë duke vendosur rekordin në moshën 126 vjeçare. Ai jeton prej mëse 40 vitesh në shtëpinë e pushimit Vila Vincentina për të moshuarit dhe ka vetëm një mjet identifikimi dhe një çertifikatë lindje që vërteton se ai ka lindur më 7 korrik të vitit 1888.

  • Pula të egra mbushin rrugët
    e kryeqytetit të Arizonës

     Në kryeqytetin e Arizonës, në Fenix, duket se qytetarët janë mjaft të shqetësuar nga disa pula të egra që kanë pushtuar rrugët e mjaft zonave të banuara. Ato kanë vite që qëndrojnë në qytet dhe shumë qytetarë ankohen vazhdimisht.

  • Lojtarët shijojnë udhëtimin
    në Beverly Hills

    Në pritje të ndeshjes së parë të turit futbollistik në Amerikë, Shtetet e Bashkuara kundër Los Angeles Galaxy, duket se lojtarët e skuadrës së Manchester United po e shijojnë udhëtimin e tyre në amerikë, teksa janë parë duke shëtitur nëpër rrugët e Beverly Hills. Ndër lojtarët e Anglisë përfshihen Wayne Rooney...

  • Doktorët e dërgojnë të pashpresë
    në shtëpi, 19-muajshen e shpëton kanabisi

    Rachael Garner ishte nëna më fatkeqe në botë deri sa kanabis i ka ardhur në ndihmë. Vajza e saj Nettie Raenetta 19-muajshe është dërguar në shtëpi pasi i kanë thënë doktorët që nuk mund të kurohet.

  • Blog për gratë që kanë vendosur të mos depilohen

    Një faqe e quajtur “Hairy Legs Club”, këmbët e padepiluara ka nisur punën e saj që prej katër viteve dhe bën publike foto dhe histori të grave ose vajzave që kanë vendosur të mos i depilojnë

  • Thethi kryeson top listën e 10
    fshatrave më të mirë turistik 

    Thethi kryeson listën e 10 fshatrave më të mirë të vendit për të bërë turizëm për vitin 2014. Lista është hartuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me klubin studentor “Campus Albania”. Listën e vijon Voskopoja në Korçë, Bënja në Përmet, Lini në Pogradec, Dragoti në Tepelenë, Vunoi në Vlorë, Valbona në Tropojë, Kallmeti në Lezhë, Petrela në Tiranë dhe Belshi në Elbasan

  • Arsimi rikthen A3-shin, regjistrimi 
    në Universitet tashmë me 2 raunde

    Ministria e Arsimit ka vendosur që të rikthejë sërish formularin A3, pavarësisht se këtë vit ishte vendosur që ky formular të mos ishte në procesin e pranimit të të rinjve në universitete.

  • Ngrihet Inspektoriati që kontrollon 
    “Shëndetësinë”, këtë verë në terren

    Të gjitha institucionet e shëndetësisë publike dhe private do të vihen nën “sitën” e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, i cili del për herë të parë në terren këtë sezon turistik për të vijuar më tej me kontrolle gjatë gjithë vitit. Sot u organizua takimi i parë publik i ISHSH me strukturat lokale të shëndetit publik për inspektimin shëndetësor.

  • Kina çensuron amfibin e fryrë dhe
    të lartë 22m që argëtonte pushuesit

    Kina vazhdon që të çensurojë ende artin. Një amfib i madh i fryrë dhe i lartë 22 metra është vendosur në parkun Yu Yuan Tan të Pekinit.

  • Shkëlqejnë studentët e Arteve,
    përcjellin koreografitë e tyre

    4 shfaqje koreografike u përcollën në ambientet e Universitetit të Arteve nga studentët të cilët u diplomuan për koreografi. Të gjitha shfaqjet e kuruara nga pedagogia e koreografisë në Universitetin e Arteve, Roberta Mone, u sollën me një profesionalizëm të arrirë. 

  • Lezhë, abuzimet me ndihmat sociale 
    1500 familje u përjashtuan në 9 muaj

    Vetëm gjatë 9 muajve të fundit janë mbi 1500 familje që janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike në Qarkun e Lezhës, pas abuzimeve të konstatuara gjatë kontrolleve të Drejtorisë së Shërbimit Social. VIDEO

  • Polakët interes për Gjirokastrën 
    Turizmi, 30 % më i lartë se vjet

    Turistët polakë mësyjnë në Gjirokastër, teksa vetëm në muajin Korrik, numri i tyre ne qytetin e gurtë ka qenë diku tek 2400 persona. Për ta, Gjirokastra dhe Shqipëria janë destinacione që nuk duhen humbur. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv