Arkiva

  • PRISHTINË, 2 Prill/ATSH/.- Përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës i kanë shkruar letër përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian Frederica Mogherini, Komisionerit Johannes Hahn dhe Komisionerit Dimitris Avramopoulos, mbi procesin e liberalizimit të vizave. Sipas KosovaPress, ata apelojnë që Komisioni Evropian të përdorë formulime të përpikta për të përshkruar progresin ose mungesën e tij për […]
  • Kuvend- Miratohen me 86 vota pro ndryshimet në ligjin për qeverisjen vendore

    TIRANË, 2 Prill/ATSH/.-Pas një seance maratonë prej 12 orësh debati dhe diskutimi, Kuvendi miratoi rreth orës 22.10 projektligjet e përfshira në rendin e ditës. Kështu, Kuvendi miratoi të enjten me 86 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim ndryshimet në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, që synojnë përshtatjen e tij me ndarjen […]

  • Gjermani, nazisti më i kërkuar vdes
    në moshën 93-vjecare si një njeri i lirë

    Një nga nazistët më të kërkuar në botë ka vdekur në moshën 93-vjecare, si një njeri i lirë, pa u dënuar asnjëherë për vrasjet që ka kryer gjatë jetës së tij. Sipas mediave daneze, qeveria gjermane refuzoi ta ekstradonte në Danimarkë ish-nazistin.

  • Bisedimet bërthamore për Iranin
    arrihet marrëveshje mirëkuptimi

    Shtetet e Bashkuara, Irani dhe pesë fuqitë e tjera botërore bënë të ditur arritjen e një marrëveshjeje mirëkuptimi, në të cilin përshkruhen një numër kufizimesh ndaj programit bërthamor të Iranit, që ai të mos mund të prodhojë armë atomike. Mirëkuptimi u kërkon negociatorëve të arrijnë një marrëveshje të plotë brenda tre muajve.

  • Bosch: Liberalizimi i vizave, ndoshta vitin tjetë

    /ATSH/.- “Nëse dëshironi zhvillim ekonomik ju duhet të ndryshoni mentalitetin tuaj. Nuk mundeni brenda natës të bëheni të pasur. Duhet të punoni shumë për të fituar”, tha të enjten ambasadori holandez në Prishtinë, Robert Bosch, në ligjëratën e hapur para studentëve të kolegjit “Universum”. Sipas KosovaPress, Bosch shprehet se deri atëherë, kosovarët duhet […]

  • Jahjaga takon tre ministra, temë liberalizimi i vizave

    /ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku për të bashkërenduar veprimet ndërinstitucionale në përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave për […]

  • TUNIZI – Baccouche: Turqia duhet të bëjë më shumë kundër xhihadistëve në Siri

    TUNIZI 2 prill /ATSH-AFP/ -Tunizia, një prej vendeve kryesore të rekrutimit për grupet xhihadiste në Irak dhë në Siri, akuzoi sot Turqinë për lehtësimin e kalimit të tyre në territorin kufitar të dy vendeve në luftë si dhe për ndihmën e drejtpërdrejtë apo indirekte të terrorizmit. ”Ne i kemi kërkuar ambasadorit tonë në Turqi t’i tërheqë […]

  • Tragjedi në Rusi,përmbytet anija të 
    paktën 54 të vdekur 15 të humbu

    Një barkë peshkimi është fundosur në ujërat e detit Okhotsk, në afërsi të gadishullit Kamcatka në Rusi, duke shkaktuar deri më tani, 54 viktima.

  • Arben Llapashtica – Fituesi i konkursit fotografik “Diversiteti Fetar në Kosovë

    PRISHTINË, 2 Prill / ATSH – Kameramani, fotografi dhe “filmmakeri” i njohur i dokumentareve në Kosovë, Arben Llapashtica është shpallur edhe  fituesi i konkursit fotografik “Religious diversit in Kosovo” konkurs ky i realizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Këtë të fundit e ka e ka konfirmuar së fundmi vetë Ambasada Gjermane në Prishtinë, e cila […]

  • Kosovë, OSBE mirëpret rekomandimet e Kuvendit për RTK-në

    PRISHTINË, 2 Prill/ATSH/.- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, mirëpriti rekomandimet e bëra sot nga Kuvendi i Kosovës për transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës (RTK). “E përgëzoj Kuvendin për hapat e ndërmarrë për të shqyrtuar performancën dhe financat e transmetuesit publik. Është përgjegjësi e Kuvendit si institucioni kryesor mbikëqyrës në […]

  • Sport/ Xherdan Shaqiri: I lumtur tek Kombëtarja zvicerane, por të ardhmes nuk i dihet

    TIRANË, 2 Prill / ATSH/– Mesfushori i njohur dhe mjaft i pëlqyer shqiptar, Xherdan Shaqiri, që aktualisht luan për skuadrën e Interit të Milanos dhe kombëtaren zvicerane, me sa duket së fundmi ka mohuar mundësinë për të luajtur  me përfaqësuesen e Kosovës, të paktën për momentin. Në një intervistë për CNN-in, Shaqiri ka thënë se […]

  • China Pacific Construction Group interes për investime në infrastrukturë dhe turizëm

    -Ministri Haxhinasto pret Presidentin e China Pacific Construction Group- TIRANE, 2 Prill/ATSH/- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti sot Yan Jiehe, Presidentin e China Pacific Construction Group, kompania e ndërtimit private më e madhe Kineze. Sipas njoftimit zyrtar, z. Yan u takua me Ministrin Haxhinasto për të shqyrtuar mundësinë e investimit në fusha […]

  • PORTUGALI – Vdes kineasti i njohur, Manoel de Oliveira

    LISBONË, 2 prill /ATSH-AFP/ – Kineasti portugez Manoel de Oliveira vdiq sot në moshën 106-vjeçare, njoftoi regjisori Luis Urbano, duke cituar burime familjare. Manoel de Oliveira ishte dekani botëror i kinemasë. Që prej daljes së filmit në vitin 1931, në kohën e filmit pa zë,  ai  xhiroi 50 filma artistikë me metrazh të gjatë dhe dokumentare. […]

  • RUSI – Moska dhe Kievi nënshkruajnë zgjatjen e marrëveshjes për gazin

    MOSKË, 2 prill /ATSH-AFP/ – Moska dhe Kievi nënshkruan sot marrëveshjen që mundëson zgjatjen me tre muaj të livrimeve të gazit rus në Ukrainë, me një çmim të reduktuar, njoftuan sot operatorët e gjigantit rus Gazprom dhe ukrainas Naftogaz. Kontrata u nënshkrua me kushtet e ngjashme me ato të marrëveshjes së muajit tetor që përfundoi […]

  • Nishani-Ivanov: Rritje bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

      I përditësuar TIRANË, 2 Prill/ATSH-Anila Struga/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në Tiranë në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Pas bisedimeve mes delegacioneve të të dy vendeve, në konferencën e përbashkët për shtyp, Presidenti Nishani dhe homologu Ivanov shprehën nevojën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Në deklaratën e tij, Presidenti Nishani tha se ër Shqipërinë Maqedonia është […]

  • Këmbim valutor/ Leku fiton pikë ndaj dollarit, humb ndaj euros

    TIRANË, 2 Prill /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku fitoi pikë të enjten në këmbim me dollarin, ndërsa humbi me euron krahasuar me një ditë më parë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, dollari këmbehet me 129.62 lekë ose 1.03 lekë më pak. Monedha euro është rritur me 0.03 […]

  • Kosovë- Opozita kritikon 100 ditët, jep rekomandime për qeverinë

      PRISHTINË, 2 Prill /ATSH/.- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kritikoi sot në Kuvend 100 ditët e qeverisjes së kryeministrit Isa Mustafa. Protestat dhe migrimi i qytetarëve kanë qenë dy pikat që Konjufca e ka quajtur të dështuar këtë 100 ditësh të qeverisjes. Konjufca tha se Isa Mustafa që në fillim e ka nisur […]

  • Sport – Roberto Carlos: Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madridi

    TIRANE, 2 Prill /ATSH/. – Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madridi para përfundimi të kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2018. Kështu mendon ish- mbrojtësi i “Los Blancos”, Roberto Carlos. “Ronaldo është shumë i lumtur tek Real Madrid.i Ai do të largohet kur do t’i përfundojë kontrata me “Los Blancos”. Presidenti […]

  • Tahiri në Bruksel kërkon pikë të re kufitare me Serbinë

    PRISHTINË, 2 Prill /ATSH/.- Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar takime me zyrtarët e Bashkimit Evropian, ku fokusi i bisedimeve ishte përshpejtimi i zbatimit të gjitha marrëveshjeve të arritura në Dialogun e Brukselit. Takimet u zhvilluan me Anna-Maria Eleni Boura, këshilltare speciale për dialogun nga zyra e Përfaqësueses së lartë […]

  • LONDËR – “Financial Times” publikon listën e reformave të qeverisë greke

    LONDËR, 2 prill /ATSH-ANA-MPA/ – Masa që parashikohet të sjellin të ardhura buxhetore në 2015 nga 4,7 deri në 6,1 miliardë euro, përmban lista e re prej 26 faqesh që u ka dorëzuar qeveria greke kreditorëve, sipas gazetës ”Financial Times”. Paralelisht parashikohen shpenzime të reja me vlerë 1,1 miliardë euro – kryesisht për shkak të […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv