Arkiva

  • VJENË, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i bëri sot thirrje Gjykatës së Vatikanit të heqë akuzat ndaj gazetarëve të përfshirë në aferën “Vatileaks” duke theksuar se media ka gjithë të drejtë të mbulojë çështje që kanë interes publik. “Gazetarët kanë të drejtë të jenë të lirë të mbulojnë çështje […]
  • PORTUGALI – Presidenti kërkon sqarime për marrëveshjen e qeverisë së majtë

    LISBONË, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti portugez, Anibal Cavaco Silva i kërkoi sot shefit të Partisë Socialiste, Antonio Costa sqarime për aleancën e pazakontë me të majtën radikale dhe e ka ngarkuar për rritjen e përpjekjeve në kuadër të formimit të një qeverie të qendrueshme dhe afatgjatë. “Marrëveshjet e arritura nga socialistët me bllokun e […]

  • Harito: Projekti “Innovation HUB”, mundësi e të rinjve për të trasformuar idetë në sipërmarrje të mirëfillta

    TIRANË, 23 Nëntor /ATSH- I. Vata/ – Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, deklaron se në edicionin e 5-të të Start-Up Weekend Tirana, pjesë e rrjetit global “Start-Up Weekend”, u përzgjodh ideja fituese nga 160 pjesëmarrës. Milena Harito nëpërmjet statusit të saj social Facebook pasditen e së hënës, shprehet se “Në edicionin e […]

  • Shqipëria, asistence juridike falas për shtresat në nevojë

    TIRANE, 23 nëntor/ATSH/-Në konferencën e organizuar ditën e hënë mbi ofrimin e ndihmës ligjore në Shqipëri dhe rolin e shtetit dhe shoqërisë civile, u prezantuan gjetjet kryesore të programit trevjeçar të ndihmës juridike të Civil Rights Defenders dhe partnerëve, të mbeshtetur financiarisht nga Qeveria Suedeze. Në bazë të ligjit nr.10039, mbi ndihmën ligjore, që u […]

  • RUSI – Moska: Recesioni ekonomik përfundoi

    MOSKË, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Recesioni që kishte prekur Rusinë për shkak të rënies së vlerës së naftës dhe të sanksioneve perëndimore të lidhura me krizën ukrainase përfundoi, deklaroi sot ministri rus i ekonomisë, Alexei Uliukaiev. “Recesioni i ekonomisë ruse përfundoi”, njoftoi Uliukaiev, i cituar nga agjencitë ruse. “Megjithatë gjatë vitit 2015, produkti i brendshëm […]

  • Maqedoni,ish-shefi shërbimit sekret
    gjendet i vdekur në rrethana dyshuese

    ​Ish-shefi i Zbulimit Ushtarak në Maqedoni, Goran Sofeski është gjetur i vdekur në rrethana të panjohura në malet e rajonit të Kërçovës. Sipas disa medieve opozitare maqedonase, Sofeski ka qenë në konflikt me ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov dhe se ai ishte një nga përkrahësit e opozitës, duke qenë edhe truproje i ministres aktuale të Punëve dhe Politikave Sociale nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski.

  • TURQI – Ismail Kahraman zgjidhet kryetar i Parlamentit

    ANKARA, 23 nëntor /ATSH-AA/ – Deputeti i partisë AK u zgjodh kryetar i Parlamentit Kombëtar të Turqisë, në raundin e tretë me 316 vota, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA). Në votimet për kryetar të Parlamentit Kombëtar të Turqisë në raundin e parë dhe të dytë asnjë kandidat nuk arriti të marrë shumicën […]

  • Putin në Iran për çështjen siriane dhe samitin e vendeve eksportuese të gazit

    TEHERAN, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti sot në Teheran për një vizitë zyrtare për të diskutuar për çështjen siriane me liderin suprem iranian, Ali Khamenei, përpara se të marrë pjesë në një samit të vendeve eksportuese të gazit, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve, IRNA. Presidenti Putin do të shkojë menjëherë në rezidencën e ajatollahut […]

  • Prezantohet modeli i ri i shërbimit në ZRPP Tiranë

    TIRANË, 23 Nëntor /ATSH/ – Qendra e ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) ka nisur menaxhimin e sporteleve të ZRPP Tiranë, sipas një modeli krejtësisht të ri, me standarde dhe procedura të përcaktuara qartë dhe me cilësi të lartë shërbimi. Prezantimi i këtij modeli të ri shërbimi u bë sot në Tiranë në një […]

  • Talebanët emërojnë kreun e ri politik, Stanekzai, përkrahës i frymës së dialogut

    KANDAHAR (Afganistan), 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Talebanët afganë kanë emëruar në postin e drejtuesit të ri të zyrës politike me seli në Katar, një përkrahës të frymës së dialogut për paqen me Kabulin, bëhet sot e ditur pranë burimeve talebane. “Abbas Stanekzai, një ish-luftëtar kundër sovjetikëve dhe ndihmësi i tij, Abdul Salam Hanafi janë emëruar […]

  • Ushtria i merr ISIS-it një qytet në qendër të vendit

    DAMASK, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Ushtria e presidentit sirian, Bachar al-Assad i ka marrë sot grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS) një qytet në qendër të Sirisë, pas më shumë se 20 ditësh luftime, referuar mediave zyrtare dhe një OJQ-je. “Ushtria në bashkëpunim me grupet e mbrojtjes popullore (milicinë proregjimit) ka marrë kontrollin e Mahinit […]

  • Meta-Lu, takim në kryesinë e Kuvendit

    TIRANË, 23 Nëntor /ATSH/ – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti paraditen e sotme në zyrën e tij ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, bëjnë të ditur mediat. Tema e bashkëbisedimit mes Metës dhe ambasadorit Lu ende nuk dihet. Kryediplomati amerikan në Tiranë ka zhvilluar ditët e fundit një sërë takimesh me funksionarë të […]

  • Rritje ekonomike në sektorin privat, pavarësisht nga sulmet terroriste në Paris

    BRUKSEL, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Ekonomia private ka shënuar progres në muajin nëntor në eurozonë, pavarësisht sulmeve terroriste në Paris, referuar një vlerësimi të parë të indeksit PMI publikuar sot nga qendra ”Markit”. Indeksi PMI, që përmbledh në tërësi rajonin, qëndron në kuotat 54,4 në muajin nëntor, kundrejt 53,9 në muajin tetor, duke evidentuar në […]

  • Trajtimi i ri për kancerin metastatik të gjirit, Sallaku: Ibrance, medikament i rëndësishëm

    TIRANË, 23 Nëntor/ATSH/- Prej dy muajsh në vendin tonë ka mbërritur një terapi e re për të trajtuar kancerin e gjirit. Kjo terapi aplikohet vetëm te pacientët që e kanë sëmundjen në stad të avancuar, kurë që arrin të zgjasë jetën e pacientes deri në 20 muaj. Sipas specialistëve, për momentin ky medikament nuk ofrohet në […]

  • Raunig: Policia shqiptare, partner serioz dhe bashkëpunues

    TIRANË, 23 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig diskutuan sot mbi bashkëpunimin dypalësh të këtyre dy institucioneve. Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig vlerësoi bashkëpunimin me policinë shqiptare, të cilën e cilësoi si partnerin më serioz e më bashkëpunues me Prezencën e […]

  • Aktet terroriste në Paris rritin ndjeshëm sulmet islamofobe

    LONDËR, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Sulmet terroriste në Paris janë bërë fillesa e shtimit deri në 115 raste, të regjistruara, të agresioneve islamofobe në Britaninë e Madhe thënë ndryshe një trefishim i këtyre rasteve, bëri sot të ditur shoqata e specializuar ”Tell Mama” në një raport cituar nga gazeta ”The Independent”. Këto raste të dhunshme […]

  • Ndalohet "xhihadisti" 20-vjeçar
    shqiptar në Itali, bllokohet në kufi

    Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas dyshimeve se kishte lidhje me terrorizmin. Erol Hasanaj u ndalua në Katania të Italisë bashkë me një sirian dhe dy shtetas nga Malta, pasi mbanin dokumente false. 

  • Vëllai i terroristit në kërkim: Të
    dorëzohet, më mirë burg se va

    Vëllai i një prej terroristëve të shumëkërkuar si autor të sulmeve të 13 nëntorit në Paris në një intervistë për RaiNews24 i kërkon të vëllait të dorëzohet pasi është më mirë për familjarët edhe për të të jetë në burg i gjallë sesa në varr.

  • Cameron e Hollonde homazhe tek
    Bataklan: Edhe Britania luftë ISIS

    Kryeministri Britanik David Kamerun dhe Presidenti francez, Francois Hollande kanë mbajtur një minutë heshtje përpara teatrit Bataklan në Paris ku ishte dhe numri më i madh i viktimave pas të premtes së zezë të 13 nëntorit.Ai siguroi presidentin francez se Britania e Madhe do bashkohet me sulmet ajrore  kundër ISIS në Siri, por vendimi do të jetë në dorën e deputetëve. Votimi në parlamentin britanik do të bëhet përpara krishtlindjeve

  • Përfaqësuesja Kombëtare e Futbollit për Femra nis përgatitjet anti- Francë

    TIRANË, 22 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Përfaqësuesja Kombëtare e Futbollit për Femra është grumbulluar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku do të zhvilloi fazën përgatitore për sfidën kualifikuese ndaj Francës. Përballja e cila do të nis të premten e 27-nëntorit në mbrëmje, 21:00 në stadiumin “Qemal Stafa” vlenë për kualifikueset e Europianit të vitit 2017. Tekniku i […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv