Arkiva

  • Ushtria ruse ka vrarë 600 terroristë në zonën Deir EX-Zor. Ditën Dje ushtria ruse ka lëshuar raketa kundër pozicioneve të shtetit Islamik në Siri, duke u nisur nga deti Mesdhe e deti Kaspik. Në këto sulme janë vrarë 600 terroristë, konfirmon ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
  • ​E çmendura ther një grua shtatzënë
    i nxjerr fëmijën, mbijeton fatmirësisht

    Një grua e çmendur në SHBA, i preu fytin një gruaje tjetër shtatzënë dhe i nxori fëmijën e pa lindur nga barku në një përpjekje të sëmurë për të vrarë dhe atë. Ashley Wade, 22 vjeçe, vrau Angelikque Sutton dhe pasi e vrau e preu dhe në bark në apartamentin e saj në Bronx, në Nju-Jork.

  • Anonymous nxjerr të dhëna, nesër
    pritet të ndodhin 8 sulme terroriste

    Grupi i hakerave ‘Anonymous’ ka deklaruar se ISIS ka organizuar ‘ditë terrori mbarëbotërore’ për ditën e nesërme. Në njoftimin e tyre, hakerat kanë bërë me dije se terroristët po thurin komplote për plot tetë sulme që do t’i sjellin në jetë nesër.

  • Belgjika është “kryeqyteti” i BE 
    për luftëtarët e huaj tek ISIS

    Pesë të dyshuar për sulmin në Paris më 13 nëntor, janë arrestuar në Molenbeek, zonë e Brukselit. Sipas të dhënave të Eurostat, Belgjika ka numrin më të madh të luftëtareve në ISIS se çdo vend tjetër i BE-së për numër popullsie.

  • Al-Azhar: E padenjë t’i atribuosh Islamit krime të kryera nga grupe terroriste

    KAJRO, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Imami i madh Al-Azhar, institucioni më prestigjioz i islamit sunit me seli në Egjipt, u shpreh sot se ishte e padenjë t’i atribuoje islamit krime të kryera nga grupe terroriste. Deklarata e sheikut Ahmed Al-Tayeb vjen një ditë pas pengmarrjes në një hotel në Bamako, ku u regjistruan 21 të […]

  • Macron parashtron një iniciativë franko-gjermane pas sulmeve në Paris

    PARIS, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Ministri francez i Ekonomisë, Emmanuel Macron parashtroi sot një nismë franko-gjermane në formë kundërpërgjigjeje ndaj sulmeve terroriste në Paris, pas takimit me homologun gjerman, Sigmar Gabriel, në zonën e sulmeve të 13 nëntorit. “Ne do të bëjmë propozime konkrete, do të vijojmë të punojmë për një iniciativë franko-gjermane në përgjigje ndaj […]

  • SHBA – Kerry në vizitë zyrtare në Lindjen e Mesme

    UASHINGTON, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Lindjen e Mesme nga data 22 deri në 24 nëntor, duke përfshirë Izraelin, ku vizita e tij e fundit këtu ka qënë vera e vitit 2014, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit, “Ai do të vizitojë Abu […]

  • HISTORI – SARAJEVË – 20 vjet nga Marrëveshja e Daytonit

    – Dokumenti origjinal ka humbur – SARAJEVË, 21 nëntor /ATSH-MIA/ – Lufta në Bosnje-Hercegovinë (BH) përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes paqësore të Daytonit, më 21 nëntor të vitit 1995. Marrëveshja u nënshkrua nga presidentët e atëhershëm të BH-së, të Kroacisë dhe Serbisë, Alija Izetbegoviç, Franjo Tugjman dhe Sllobodan Millosheviç. Me marrëveshjen e arritur në bazën ushtarake […]

  • Kërcënohet sërish Parisi, ISIS:
    Sulm më i keq se ai i 11 shtatorit

    Në një video të re të postuar në internet ISIS kërcënon se do të sulmojë sërish Francën. Në pamjet e titulluara “Fundosja e Francës, ku Shteti Islamik i bën thirrje xhihadistëve të “djegin” vendin sepse Franca duhet të ndjejë të njëjtën dhimbje të ndjejnë martirët nga bombardimet në Irak dhe Siri.

  • VIDEO/Momenti kur Roja Bregdetare
    greke mbyt gomonen me refugjatë

    Ndaj Greqisë ka pasur vazhdimisht akuza se nuk tregohet mikpritëse ndaj gomoneve me refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme. Por, një video e publikuar nga mediet tregon një anije të Rojës Bregdetare duke tentuar të fundosë një gomone të mbushur plot me emigrantë.

  •  Vazhdojnë protestat e imigrantëve të bllokuar në kufirin greko-maqedonas

    IDOMENI (Greqi), 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Imigrantë kryesisht iranianë, pakistanezë apo bangladeshas, të bllokuar që prej tre ditësh në krahun grek të kufirit greko-maqedonas, kanë vijuar protestat pasi janë ndaluar të kalojnë në Maqedoni pas kontrollit të lartë të vendosur nga Shkupi dhe Beogradi. Dje, Serbia dhe Maqedonia kanë vendosur të kufizojnë kalimin e personave të […]

  • Vlorë/ Nis pastrimi i Kanalit të Ujrave të Larta, nuk ishte ndërhyrë prej 25 vitesh

    Vlorë, 21 Nëntor/ATSH-Harilla Koçi/.-Bashkia e Vlorës nisi të shtunën pastrimin e Kanalit të Ujrave të Larta të qytetit, në një nga segmentet më të rëndësishme të tij, atë që përshkon lagjen “10 Korriku”, në një gjatësi prej disa qindra metrash. Pjesë e kësaj pune është heqja e baltës, materialeve të ngurta e mbetje të ndryshme, […]

  • Vatileaks: Të paktën pesë persona shpallen fajtorë nga gjykata

    VATIKAN, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Gjykata e Vatikanit njoftoi sot se ka shpallur fajtorë pesë persona, të akuzuar për bashkëpunim në ngjarje kriminale, për vjedhje dhe shpërndarje të dokumenteve konfidenciale në lidhje me mosfunksionimin dhe përvetësimin e fondeve në Selinë e Shenjtë. Selia e Shenjtë saktësoi nëpërmjet një komunikate se gjyqtarët e saj i kishin […]

  • Të hënën nis diskutimi i pr/buxhetit në Kuvend

    TIRANE, 21 Nëntor/ATSH/- Komisionet e përhershme parlamentare nisin të hënën diskutimet në parim dhe nen për nen të projektbuxhetit të vitit 2016. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani pas prezantimit të martën në Konferencën e Kryetarëve do të jetë i pranishëm në mbledhjen e së hënës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për të prezantuar p/buxhetin si […]

  •  Aviacioni turk shkatërron objektiva të PKK-së në veri të Irakut

    ANKARA, 21 nëntor /ATSH-AA/ – Në një operacion ajror të ushtrisë turke janë shkatërruar ambientet strehimi dhe pika furnizimi, të dyshuara se përdoreshin nga anëtarët e organizatës terroriste separatiste të PKK-së në rajonet Zap, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Kandil në veri të Irakut. Në faqen e internetit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, lidhur me […]

  • Reuters: Sulmi në Paris ka kushtuar
    rreth 7 mijë euro, sa 2% i 11 Shtatorit

    Sulmet e 11 shtatorit në Uashington dhe Nju-Jork kushtuan 400 mijë deri në 500 mijë dollarë. Kjo shumë përfshinte stërvitjen e pilotit për të marrë peng avionin dhe mbulimin e shpenzimeve gjatë kësaj periudhe. Nga një përllogaritjen e agjencisë amerikane të lajmeve “Reuters”, del se sulmi në Paris ka kushtuar se 2% e kësaj ose rreth 7 mijë euro.

  • Siri, opozita e moderuar i rimerr ISIS-it dy zona pranë kufirit turk

    BEIRUT, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Opozita e moderuar siriane rimori sot dy zona në veri të vendit në kufi me Turqinë që ishin nën kontrollin e Shtetit Islamik (ISIS), sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH). “Rimarrja e zonave Dalhah dhe Harjala në veri të provincës së Alepos u bë nëpërmjet luftimesh të […]

  • Kine,  21 të vdekur pas një zjarri në një minierë qymyrguri

    SHANGHAI, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Një zjarr në një minierë qymyrguri në provincën e Heilongjiangut, në verilindje të Kinës, ka shkaktuar 21 të vdekur, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve “Hsinhua”. Një person rezulton i zhdukur pas këtij zjarri, që shpërtheu dje në mbrëmje në një minierë në Jixi dhe që drejtohet nga ndërmarrja “Heilongjiang Longmay […]

  • Cameron: Bota e bashkuar kundër Shtetit Islamik “kultit të vdekjes”

    LONDËR, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Miratimi nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të një rezolute që kërkon veprim kundër organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik tregon që bota është e bashkuar kundër këtij kulti të vdekjes, deklaroi kryeministri britanik, David Cameron. Në këtë rezolutë të miratuar me unanimitet shtatë ditë pas masakrës së kryer nga Shteti […]

  • Çelet Bienalja e parë e akuarelit në Muzeun Historik Kombëta

    TIRANE, 21 nëntor/ATSH/ -Shoqata artistike VIZart ka organizuar sot “1st International Watercolor Bienale Tirana 2015” ne Muzeun Historik Kombëtar. Workshopet e akuarelit janë të njohura në mbarë botën për kontributin që japin në sensibilizimin e të gjithë brezave të cilat e kanë më të lehtë përfshirjen në artin e piktures. Sakaq, në Shqipëri është e […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv