Arkiva

  • Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga zjarri i rënë më 30 tetor në një klub nate në Bukuresh të Rumanisë, ngjarje e cila solli dorëheqjen e kryeministrit Viktor Ponta dhe kabinetit të tij.
  • Militantët e ISISI i liruan
    disa të krishterë

    Grupi militant, Shteti Islamik (IS) i ka liruar 37 asirianë të krishterë, në pjesën verilindore të Sirisë, ka njoftuar një grup monitorues

  • Kroaci: Zgjedhjet e përgjithshme në
    periudhën e krizës së emigrantëve

    Në Kroaci nesër mbahen zgjedhjet e përgjithshme, që disi kanë mbetur nën hijen e krizës së migrantëve, pasi më tepër se 300 mijë azilkërkues kanë kaluar nëpër këtë vend, prej gjysmës së shtatorit, në rrugën e tyre për në vendet e pasura të Evropës Perëndimore.

  • EGJIPT – Ende pa një rezultat përfundimtar në lidhje me aksidentin e avionit rus

    KAJRO, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Kreu egjiptian i ekipit të hetuesve për rrëzimin e avionit rus, një javë më parë në Egjipt njoftoi sot se ende nuk ka një rezultat përfundimtar për sa i përket shkakut të rrëzimit të avionit të ngritur nga pista e fluturimit 23 minuta para aksidentit. “Konstatimet e para nuk na […]

  • ARKEOLOGJI – QIPRO – Zbulohet një teatër antik 2 000-vjeça

    NIKOZIA, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Një ekip arkeologësh australianë zbuloi në Qipro një teatër të shekullit III para Krishtit, struktura më antike e këtij lloji në këtë ishull të Mesdheut, sipas departamentit qipriot të Antikitetit. “Ekipi australian zbuloi teatrin më të vjetër të Qipros, një strukturë e përdorur për spektakle për gjashtë shekuj e gjysmë, […]

  • UKRAINË – Ushtria njofton tërheqjen e arsenalit ushtarak në Lindjen rebele proruse

    PISKI (Ukrainë), 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Ukraina njoftoi sot se ka përfunduar fazën e fundit të tërheqjes së arsenalit ushtarak përgjatë vijës kufitare në Lindjen rebele proruse, ku konfrontimet sporadike janë shtuar gjatë ditëve të fundit, pavarësisht vendosjes së armëpushimit. Ushtria ukrainase tërhoqi sot mortaja të kalibrit 82 milimetra nga fshatrat Piski dhe Opitne, në […]

  • RUSI – Paradë madhështore në Moskë me rastin e 98 vjetorit të Revolucionit bolshevik

    MOSKË, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Rreth 10 000 persona parakaluan sot në qendrën e Moskës me rastin e 98 vjetorit të Revolucionit bolshevik të vitit 1917, me kërkesë të partisë komuniste ruse, njoftuan organizatorët. Demonstruesit nisën paradën në sheshin Pushkin për tu drejtuar në sheshin e teatrit ku ndodhet busti i Karl Marksit, shumë pranë […]

  • SHKUP – Ahmeti i kërkon eurokomisionerit Hahn përsëritjen e rekomandimit për fillimin e negociatave me BE-në

    SHKUP, 7 nëntor /ATSH-MIA/ – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti kërkoi nga eurokomisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn përsëritjen e rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, njoftoi sot zyra për informim e BDI-së. “Ne do të angazhohemi për zbatimin e reformave të kërkuara për të ndërtuar institucione më të qëndrueshme, […]

  • Kodheli në Rrajcë të Librazhdit dhe Detashmentin e Mbështetjes rajonale në Drenovë

    TIRANE, 7 Nentor/ATSH/-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli pati një takim me banorët e zonës së Prrenjasit, ku u hodh me dinamit shkëmbi që rrezikonte shtëpitë dhe rrugën nacionale. “Me shumë dashamirësi dhe me shumë kënaqësi, kam ardhur këtu në këtë komunitet që jeton në kushte të vështira për shkak të qenit larg pjesës që rri […]

  • Thaçi: Katër ish shefat e UNMIK-ut letër UNESCO-s për përkrahje të Kosovës

    PRISHTINE, 7 Nëntor/ATSH/-Zv.kryeministri dhe kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi bën të ditur se katër ish shefat e UNMIK-ut i kanë dërguar letër UNESCO-s për përkrahje të Kosovës. Sipas tij, letra e fuqishme është dëshmi e fortë e suksesit të Kosovës. “Katër ish shefat e UNMIK-ut i kanë dërguar letër UNESCO-s ku dëshmojnë se OKB ka pasur […]

  • SIRI – Të paktën 23 civilë të vrarë nga sulmet ajrore në një bastion rebel

    BEJRUT, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Të paktën 23 civilë, në mesin e së cilëve gjashtë fëmijë u vranë sot shkak i sulmeve ajrore të dyshuara ruse mbi një bastion rebel pranë Damaskut, bëri të ditur një OJQ. Nga ana tjetër në këtë vend në luftë, grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) liroi 37 të krishterë […]

  • Arrin në 38 numri i të vdekurve nga tragjedia në një diskotekë të Bukureshtit

    BUKURESHT, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Gjashtë persona të plagosur si pasojë e zjarrit që përfshiu një diskotekë në Bukuresht, një javë më parë humbën jetën, duke e çuar bilancin zyrtar në 38 të vdekur. “Dy të plagosur, një me kombësi rumune dhe tjetri me kombësi italiane, humbën jetën në Holandë, ku ishin transferuar një ditë […]

  • “Gjashtë personazhe në kërkim të autorit” – Shfaqja e re e sezonit dhe rikthimi i Kiço Londos

    TIRANË, 7 Nëntor / ATSH / – “Gjashtë personazhe në kërkim të autorit” quhet vepra e autorit Luixhi Pirandelo e cila e përkthyer nga Frosina Gjyrdeti do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga vetë drejtori dhe regjisori i mire njohur Kiço Londo në datën duke filluar nga 14 dhe 15 […]

  • Erisa Xhixho dhe Ralf Gjoni përfaqësojnë LSI në Konferencën e PES në Beograd

      TIRANË, 7 Nëntor/ATSH/Arbi Fortuzi/-.Shqipëria është totalisht e angazhuar në përmbushjen e pesë kritereve me qëllim hapjen sa më shpejt të negociatave për anëtarësim në BE. Këtë deklaroi sot, Zv/ Ministrja e Integrimit Erisa Xhixho njëkohësisht Kryetare e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, në Konferencën mbi Sfidat e Social-Demokracisë në Ballkanin Perëndimor që u organizua sot në […]

  • Ivanov: Aktorët politikë t’i përkushtohen axhendës evropiane të vendit

    SHKUP, 7 nëntor /ATSH-MIA/ – Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov përshëndeti vullnetin e shprehur nga ana  liderëve të partive politike dhe pajtimin e arritur në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së 2 qershorit dhe Protokollit të 15 korrikut. ”Vendimet e dakorduara të zbatohen në mënyrë këmbëngulëse dhe sa më parë të gjithë aktorët politikë t’i përkushtohen plotësisht axhendës evropiane […]

  • Preljocaj: Baleti “Dasma”, i frymëzuar nga historia e jetës sime

    TIRANE, 7 Nëntor/ATSH/- Për koreografin francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, bashkëpunimi me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të vazhdojë edhe me vepra të tjera artistike. Kështu u shpreh Angjelin Preljocaj gjatë një konferencë për mediat, të organizuar në ambjentet e TKOB në lidhje me baletin “Dasma”, që do të shfaqet në datat […]

  • KE miraton 16 milionë euro për Kroacinë si ndihmë urgjente për refugjatët

    BRUKSEL, 7 nëntor /ATSH-HINA/ – Komisioni Evropian miratoi për Kroacinë një ndihmë urgjente prej 16,43 milionë eurosh për përmirësimin e gjendjes në terren për shkak të valës së madhe të refugjatëve në vend. “Me këtë vendim vazhdojmë me mbështetjen e vendeve anëtare të ballafaquara me numrin e rritur të azilantëve dhe emigrantëve. Ndihma u miratua për […]

  • MotoGP – Cmimi i Madh i Valencias në ekrane gjigande në stadiumet italiane

    TIRANE, 7 Nentor /ATSH-AFP/. – Cmimi i Madh i Valencias, vendimtar per titullin kampion bote ne MotoGP, qe diskutohet mes italianit Valentino Rossi dhe spanjollit Jorge Lorenzo, do te transmetohet te dielen ne ekrane gjigande ne shume stadiume futbollit ne Itali para nisjes se ndeshjeve te Seria A. AS Roma ka bere te ditur se para ndeshjes qe luhet […]

  • Schulz: Një kapitull vendimtar hapet mes Iranit dhe BE-së

    TEHERAN, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Një kapitull vendimtar do të hapet në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Iranit, pas aplikimit të marrëveshjes bërthamore të 14 korrikut mes këtij vendi dhe fuqive të mëdha, deklaroi sot Martin Schulz, presidenti i Parlamentit Evropian (PE). “Ne jemi në etapën e zbatimit të marrëveshjes. Më pas do të hapet […]

  • Ahmetaj në Gjirokastër: Promovojmë investimet, mbështesim sipërmarrjen, nxisim punësimin

    TIRANE, 7 Nëntor/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj po zhvillon të shtunën një takim pune në Gjirokastër, ku pritet të vizitojë një ndërmarrje të re fasone. “Promovojmë investimet, mbështesim sipërmarrjen, nxisim punësimin. Sot, në Gjirokastër inaugurojmë fasonin që ka hapur 80 vende të reja pune, shkruan ministri Ahmetaj në një […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv