Arkiva

  • Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, njeheresh zevendeskryetar i grupit parlamentar te PS-se, në kuadër të anetarësimeve të reja në Partinë Socialistë ka mirëpritur sot 250 anetarësime të reja, duke i konsideruar si një kontribut për gjeneratën tjetër. Deputeti i Partisë Socialiste, Balla, nëpërmjet statusit të tij Facebook, shprehet […]
  • RIAD – Al-Jubeir: Bisedimet e Vjenës për Sirinë provë e seriozitetit të Iranit dhe Rusisë

    ATSH-AFP/ – Bisedimet për çështjen e Sirisë, të parashikuara të nisin nesër në Vjenë, janë një provë e pastër në lidhje me seriozitetin e Iranit dhe Rusisë, mbështetësit kryesorë të regjimit të Bachar al-Assadit për menaxhimin e konfliktit, vlerësoi sot ministri saudit i Punëve të Jashtme. “Nëse ata do të shfaqen seriozë […]

  • Regjisori Muharrem Fejzo promovon librin e tij “Të Pathënat”

    Tiranë, 28 Tetor/ATSH/.-Regjisori Muharrem Fejzo promovon librin e tij “Të Pathënat”, te premten në orën 12.00 në lulishten e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi në7 Tiranë. Libri rrëfen ngjarje e risjell episode, njerëz, emra e data nga koha e krijimtarisë së tij artistike dhe e xhirimit e realizimit të filmave “Montatorja” (1970), “Kapedani” (1972) […]

  • Pas 15 vitesh, VW regjistron me humbje tremujorin e tretë 2015

    FRANKFURT, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Grupi gjerman i prodhimit të automobilave, Volkswagen (VW), regjistroi ulje në tremujorin e tretë të këtij viti, pas 15 vitesh, për shkak të masave të marra për të mbuluar shpenzimet e skandalit të motorëve të trukuar. VW-ja publikoi sot humbjet neto për periudhën korrik-shtator, që arrinin në 1,67 miliardë euro. […]

  • Shqipëria mbështetje të plotë Kosovës në procesin e integrimit në BE

    -Kryeparlamentari Veseli takon ambasadorin e Shqipërisë, Minxhozi- PRISHTINË, 28 Tetor /ATSH-B.Jashari/.-Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot takoi ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi. Në takim, Kryetari i Kuvendit Veseli dhe ambasadori i Shqipërisë, Minxhozi, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë, […]

  • Kodheli inspekton stërvitjen fushore në Kavajë

    TIRANË, 28 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, inspektoi sot stërvitjen fushore të Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore që po zhvillohet në rajonin e Rreth-Grethit në Kavajë. Kodheli shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo. Ministrja Kodheli në fjalën e saj u shpreh se […]

  • Samit për riforcimin e NATO-s në Evropën Lindore

    BUKURESHT, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Nëntë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore do të shprehen në favor të pranisë në rritje të NATO-s në rajon, në përgjigje të sfidave për sigurinë që vijnë nga lindja dhe jugu, gjatë një samiti që do të zhvillohet në Bukuresht, më 4 nëntor. ”Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander […]

  • BE: Vendimi për krizën politike në Malin e Zi duhet të merret nga institucionet vendase

    BRUKSEL, 28 tetor /ATSH-MIA/ – Çdo vendim lidhur me daljen nga kriza aktuale politike në Malin e Zi, duhet të merret nga institucionet e vendit të vogël ballkanik dhe jo me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, tha sot unioni nëpërmjet një prej zëdhënëseve të tij. “Brukseli mbetet në qëndrimin se dialogu politik  mes përfaqësuesve të partive politike duhet të udhëhiqet […]

  • Siri, aviacioni rus bombardon 118 celula terroriste në 24 orët e fundit

    MOSKË, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Ushtria ruse njoftoi sot se ka bombarduar 118 celula terroriste në Siri brenda 24 orëve të fundit, ose një numër bombardimesh i paarritur kurrë më parë që prej fillimit të ndërhyrjes ushtarake ruse në këtë vend, më 30 shtator. ”Avionët rusë kanë kryer 71 fluturime dhe kanë goditur disa celula në […]

  • Kosova me MSA shënon një fillim të fuqishëm të evropianizimit të gjithanshëm

    PRISHTINË, 28 Tetor /ATSH-Behlul Jashari/.-Kosova shënon një fillim të fuqishëm të evropianizimit të gjithanshëm, tha kryeministri Isa Mustafa, në një konferencë për shtyp sot pasdite në Prishtinë, pas kthimit nga Strasburgu, ku ka nënshkruar dje Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. “Ky proces do të realizohet duke u bazuar në vullnetin […]

  • Zbulohet prani oksigjeni në atmosferën e kometës “Tchouri”

    PARIS, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Sonda evropiane ”Rosetta” ka zbuluar prani në sasi të mëdha të elementit të oksigjenit në kometën “Tchouri”. Ky fakt ka shkaktuar habi, si një rrufe në qiell të pastër, në radhët e shkencëtarëve, të cilët mendojnë se duhet ndoshta të rishohin modelet në lidhje me formimin e sistemit diellor. ”Oksigjeni […]

  • ATHINË – Pesë të vdekur dhe frikë për dhjetëra migrantë të zhdukur mes Turqisë dhe Greqisë

    ATHINË, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Të paktën pesë persona, mes të cilëve tre fëmijë, humbën jetën sot pas mbytjes së katër anijeve të mbushura me migrantë, midis Turqisë dhe Greqisë, një bilanc që rrezikon të rritet ndërsa vijojnë kërkimet për dhjetëra persona që kanë rënë në ujë, bënë të ditur rojat bregdetare greke. Në fotograf, […]

  • “Deti i Bardhë II” dhe Letërsia në Tranzit në Tiranë

    TIRANË, 28 Tetor / ATSH / – Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Deti i Bardhë II”(TILF 2015)  i cili organizohet në Tiranë nga 29 tetor deri 31 Tetor, do të prezantoje  për lexuesin shqiptarë,  21 autorë  nga vende si  Austria, Gjermania, Italia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Zvicra. Projekti i Institutit për […]

  • Masivi i gështenjave në Tropojë, së shpejti shpallet “Zonë e Mbrojtur”

    TIRANË, 28 Tetor / ATSH/ – Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, duke vlerësuar vlerën ekologjike dhe atë ekonomike të masivit të gështenjave në Tropojë, po përgatitet që t’i jap statusin “Zonë e Mbrojtur” me qëllim mirëmenaxhimin e sipërfaqes së kultivuar me këtë frut. Masivi i gështenjave të Tropojës, merr edhe vlerën e një parku […]

  • Misioni i FMN-së i kryesuar nga Tuladhar nis takimet në Tiranë

    TIRANË, 28 Tetor/ATSH/- Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga shefja e misionit Anita Tuladhar nisi të mërkurën takimet zyrtare me autoritetet më të larta të vendit tonë për të diskutuar mbi treguesit makroekonomik të vendit, projektbuxhetin e vitit 2016 si dhe paketën fiskale që shoqëron atë. Sipas burimeve nga ministria e Financave, takimi […]

  • Turqi – Policia merr nën kontroll dy televizione opozitare

    STAMBOLL, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Policia turke morri sot nën kontroll regjinë e televizioneve “Bugun TV” dhe “Kanalturk” në Stamboll, që janë pranë një prej kundërshtarëve të presidentit Recep Tayyip Erdogan, ky veprim po shkakton shumë polimikë në prag të zgjedhjeve legjislative. Përpara kamerave, forcat e rendit hynë në selitë e dy kanaleve, pronësi e […]

  • Kontroll i rrept i pyjeve në Qarkun e Elbasanit, kundër gjuetisë së paligjshme

    TIRANË, 28 Tetor / ATSH / – Drejtoria e Shërbimit Pyjor Elbasan, bën të ditur se në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit dhe Policinë e Shtetit, kanë filluar inspektimin dhe kontrollet në pyjet e këtij Qarku, për të ndalur ç’do rast të shkeljes së Moratoriumit të gjuetisë së paligjshme. “Aksioni do të vazhdojë çdo ditë […]

  • Takim Moskë-Uashington-Riad-Ankara për konfliktin sirian

    MOSKË, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Shefat e diplomacisë së Rusisë, SHBA-së, Arabisë Saudite dhe Turqisë do të diskutojnë nesër në mbrëmje në Vjenë për konfliktin sirian, njoftoi sot një burim diplomatik rus në Moskë. ”Do të ketë një takim katërpalësh mes Rusisë, SHBA-së, Arabisë Saudite dhe Turqisë nesër në mbrëmje në Vjenë në nivel krerësh […]

  • Vjena gati të mbyllë kufirin me Slloveninë

    VJENË, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Austria do të ndërtojë një barrierë përgjatë kufirit të saj me Slloveninë, gjithashtu anëtare e Bashkimit Evropian, me qëllim kontrollimin e fluksit të migrantëve, njoftoi sot ministrja e punëve të Brendshme, Johanna Mikl-Leitner. “Bëhet fjalë që të garantohet një hyrje me rend dhe e kontrolluar në vendin tonë, dhe jo për […]

  • Ndërkombëtarët: Qeveria të zbatojë reformat dhe Marrëveshjen e Përzhinos

    SHKUP, 28 tetor /ATSH-MIA/ – SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Bashkimi Evropian, përmes ambasadorëve të tyre në Shkup shprehën zhgënjimin e tyre për bllokimin e bisedimeve dhe mosrealizimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Edhe pse nuk pati asnjë takim me zyrtarët qeveritarë, ambasadorët iu drejtuan mediave duke kërkuar përkushtim të veçantë nga pushteti […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv