Arkiva

  • Nga sot Letonia merr nga Italia kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian, ndërsa si prioritete të saj kryesore thekson rritjen e konkurrencës dhe punës në pavarësinë energjetike të Bashkimit Evropian.
  • Greqi, Parlamenti njofton shpërndarjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve më 25 jana

    ATHINË, 31 dhjetor /ATSH-AFP/ – Parlamenti grek njoftoi sot shpërndarjen dhe konfirmoi organizimin më 25 janar të zgjedhjeve legjislative të parakohshme, për të cilat partia kundër masave shtrënguese ”Syriza” është favorite. ”Deputetët e rinj do të hyjnë në funksion më 5 shkurt”, theksoi parlamenti në një komunikatë./ /ec/

  • Tunizi, Beji Caid Essebsi bën betimin si president

    TUNIS, 31 dhjetor /ATSH-AFP/ – Beji Caid Essebsi, 88 vjeç, bëri sot betimin para Parlamentit tunizian duke u bërë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në historinë e Tunizisë. “Betohem para zotit, të plotëfuqishmit, se do të mbroj pavarësinë e Tunizisë dhe integritetin territorial, se do të respektoj Kushtetutën dhe legjislacionin, do të kujdesem […]

  • Merkel: Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të shkelë të drejtën ndërkombëtare në Ukrainë

    BERLIN, 31 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane konfirmoi se Evropa nuk do ta lejonte Rusinë të shkelte të drejtën ndërkombëtare në kuadër të krizës ukrainase, gjatë një fjalimi me rastin e Vitit të Ri. “Natyrisht ne dëshirojmë vendosjen e sigurisë tonë në Evropë me Rusinë dhe jo kundër Rusisë”, konfirmoi Merkel duke shtuar se Evropa […]

  • Vlorë: Reshjet e dëborës, po punohet me intensitet për normalizimin e qarkullimit

    Vlorë, 31 dhjetor/ATSH-Harilla Koçi/ -Reshjet e dëborës, që ranë gjatë orëve të natës, kanë krijuar probleme në disa akse rrugore në Qarkun e Vlorës. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, në segmentin rrugor që përshkon Qafën e Llogorasë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë, qarkullimi i automjeteve prej orës 10.00 bëhet […]

  • Presidentja Jahjaga vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë

    PRISHTINË, 31 Dhjetor /ATSH/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot SOS fshatin e fëmijëve në Prishtinë dhe kaloi disa momente me fëmijët dhe drejtuesit e këtij institucioni. Presidentja Jahjaga bisedoi me udhëheqjen e SOS fshatit të fëmijëve. Ajo u njoftua me funksionimin dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion. Duke vazhduar traditën e […]

  • Vlorë: “Protagonisti i vitit 2014”, fituesit shpallen në një mbrëmje gala

    Vlorë, 31 dhjetor/ATSH-Harilla Koçi/.-Në sallën e Teatrit “Petro Marko” të qytetit të Vlorës, u zhvillua Edicioni i 7-të i mbrëmjes gala titulluar “Protagonisti i vitit 2014”, një aktivitet i organizuar nga Bashkia dhe Televizioni lokal “Amantia”, ku u shpallën emrat më të spikatur me veprimtarinë e tyre gjatë vitit që po mbyllet. 12 personalitete në […]

  • Marina italiane shpëton nga tragjedia 900 imigrantë

    GALLIPOLI (Itali), 31 dhjetor /ATSH-AFP/ – Marina italiane arriti sot të shoqërojë në port rreth 900 imigrantë që ndodheshin në një anije të braktisur nga ekuipazhi në mes të detit Adriatik, në përfundim të një odiseje të pabesueshme. Marina ushtarake shmangu gjithashtu një dramë tjetër në det pas zjarrit që përfshiu një traget të dielën, në brigjet […]

  • Samaras: ”Demokracia e re” do t’i fitojë zgjedhjet

    ATHINË, 31 dhjetor /ATSH-ANA-MPA/ – Një sulm verbal nda SYRIZA-s ka shpalosur kryeministri grek, Antonis Samaras, gjatë fjalimit në sekretariatin politik të partisë së djathtë greke ”Demokracia e re” duke akuzuar partinë kryesore të opozitës për injorancë dhe arrogancë, ndërsa u shpreh optimist se do t’i fitojë zgjedhjet, armët e të cilave do të jenë […]

  • SYRIZA sërish në avantazh ndaj të gjitha partive në prag të zgjedhjeve

    ATHINË, 31 dhjetor /ATSH-ANA-MPA/ – Avantazh të SYRIZA-s ndaj ”Demokracisë së re” dhe të gjitha partive greke, me 4,5 për qind, evidenton sondazhi i Universitetit të Maqedonisë për llogari të televizionit grek ”Skai”. Konkretisht, përsa i përket predispozicionit të votës, SYRIZA grumbullon 29,5 për qind dhe ”Demokracia e re” 25 për qind. Pasojnë ”Agimi i […]

  • Ballkani Perëndimor hyn në 2015-ën me 2,3 milion të papunë

    SARAJEVË, 31 dhjetor /ATSH-AA/ – Viti 2015 e gjen rajonin e Ballkanit Perëndimor me 2 324 427 të papunë, të regjistruar në entet shtetërore të të papunëve. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në Kosovë numri i të papunëve është 268 000. Kosova kështu vitin 2014 do ta përfundojë me shkallën e papunësisë prej 35,1 […]

  • Kosovë- Kryeparlamentari Veseli uron Vitin e Ri 2015

      PRISHTINË, 31 Dhjetor /ATSH/.-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar sot qytetarët e Kosovës me  rastin e festës së Vitit të Ri. “Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës kudo që ndodhen, ju uroj Gëzuar vitin e Ri 2015, me […]

  • Filipine, 59 të vdekur pas kalimit të një stuhie tropikale

    MANILA, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 59 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, përmbytjet dhe të tjera aksidente të ahkaktuar nga kalimi i një stuhie tropikale në Filipine, njoftuan sot ekipet e shpëtimit dhe policia vendase.Më shumë se 80 000 persona u evakuan nga kalimi i stuhisë tropikale ”Jangmi” e shoqëruar me shira […]

  • Samaras: Demokracia e Re do t’i
    fitojë zgjedhjet me armë të vërtetën

    Një sulm verbal nda SYRIZA-s ka shpalosur kryeministri Antonis Samaras, gjatë fjalimit në sekretaratin politik të Demokracisë së Re, duke akuzuar partinë kryesore të opozitës për injorancë dhe arrogancë, ndërsa u shpreh optimist se do t’i fitojë zgjedhjet, me armë të vërtetën dhe përgjegjësinë.

  • "Blue Sky M" mbërin në Itali
    600 klandestinë sirianë në bord

    Anija “Blu Sky M” nuk ka asnjë defekt mekanik dhe në bordin e saj nuk u gjet asgjë e dyshimte. Anija që mbajti në ankth, për orë të tëra autoritetet greke por jo vetëm , pas sinjalit SOS , u ankorua ne portin e Gallipolit në Itali pas mesnatës.  VIDEO

  • Tragjedi në Kanada, vret 8 pjesëtarë 
    të familjes dhe pastaj qëllon veten

    Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Kanada kur një person me probleme mendore ka vrarë 8 persona të familjes dhe më pas ka qëlluar dhe mbi veten. Ngjarja tepër e rëndë ndodhi në perëndim të Kanadasë në Edmomonton. VIDEO

  • ”Times”: Nëntë ministra i kërkojnë Cameronit daljen nga Bashkimi Evropian

    LONDËR, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Të paktën nëntë ministra të qeverisë i kërkojnë kryeministrit David Cameron fillimin e fushatës në favor të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, në rast se bisedimet për rimarrjen e kompetencave nga Brukseli nuk përfundojnë pozitivisht, njofton gazeta londineze ”Times”. Sipas saj, tensioni brenda konservatorëve britanikë është në […]

  • LRI shpërndan dhurata për fëmijët e “Shtëpisë së Foshnjës”

    Kejdi Mehmetaj: Do të vazhdojmë që të jemi çdo fundjave në këtë institucion dhe në institucionet e tjera për t’i qëndruar pranë fëmijëve TIRANË, 30 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e shoqëruar nga Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari dhe disa dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të LRI-së, zhvilluan një vizitë tek […]

  • Barcelona nuk ka transferta deri në 2016 !

    TIRANE, 30 dhjetor/ATSH/. – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka lene ne fuqi vendimin e FIFA-së, qe ia ndalon Barcelonës transferimin e lojtarëve deri në janarin e vitit 2016. Pas vendimit të FIFA-së, ekipi katalanas ishte ankuar në Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Por, kjo e fundit ka refuzuar ankesën e Barcelonës, shkruan Mundo Deportivo Kështu, […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv