Arkiva

  • TIRANË, 15 Dhjetor /ATSH-Z.Tosku/ – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ishte sot i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për punonjësit e Komisariatit Special RENEA, të cilët përfunduan me sukses trajnimin mbi vëzhgimin, realizuar me mbështetjen e OSBE-së. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së […]
  • Ambasadori britanik, Cliff, shpreh gatishmërinë e bashkëpunimit me qeverinë e re të Kosovës

    PRISHTINË, 15 Dhjetor/A TSH/.- Në kuadër të takimeve që ka zhvilluar sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cameron Cliff. Ambasadori britanik, Ian Cameron Cliff, ka uruar kryeministrin Isa Mustafa për zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit dhe i ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të […]

  • TURQI – Lirohen katër persona nga operacioni i koduar “Shteti paralel”

    STAMBOLL, 15 dhjetor /ATSH-AA/ – Policia liroi katër prej 27 të dyshuarve të arrestuar në operacionin e djeshëm të personaliteteve të mediave lokale si dhe zyrtarëve të policisë në 13 krahina të Turqisë, sipas njoftimit zyrtar, raporton agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA). Personat e liruar janë Elif Yilmaz, Ebru Senvardar dhe Naci […]

  • Rregulla të detyrueshme për mbrojtjen e privatësisë

    TIRANE, 15 Dhjetor /ATSH/- Zbatimi i rregulllave të detyrueshme nga kompani të ndryshme gjatë transferimit ndërkombëtar të të dhënave personale është kusht shumë i rëndësishëm për të garantuar mbrojtje të sigurtë të privatësisë për qytetarët shqiptarë. Kjo ka qenë kryefjalë e seminarit,  “Mbi implementimin e Rregullave të Detyrueshme të korporatave në hapsirën frankofone”, organizuar  të […]

  • GREQI – Sondazh – Shkurtohet diferenca mes SYRIZA-s dhe ”Demokracisë së re”

    ATHINË, 15 dhjetor /ATSH-ANA-MPA/ – Një shkurtim të diferencës midis SYRIZA-s dhe ”Demokracisë së re” (ND) paraqesin dy sondazhe të publikuara të dielën, në gazetat greke ”Proto thema” dhe ”To vima”. Më konkretisht, në sondazhin e ”To vima”-s, diferenca paraqitet 2,8 për qind nga 3,6 për qind muajin e mëparshëm. SYRIZA merr 25,5 për qind, […]

  • Ministrja Harito: Punësimi në administratë publike, kërkon përgatitje ekselente

    TIRANE, 15 Dhjetor /ATSH/.- Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike,  Milena Hartio gjatë një bashkëbisedimi të hënën,  me studentë të  Fakultetit Politeknik të Universitetit të Tiranës u shpreh se, “për të filluar sot punë në administratën publike duhet të keni një përgatitje ekselente në mënyrë që të kaloni me sukses fazat e konkurrimit”. […]

  • Në 21 qershor 2015 zhvillohen zgjedhjet vendore

    Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore TIRANË, 15 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ – Zgjedhjet vendore të viti 2015 do të mbahen në datën 21 qershor. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore Kështu Presidenti dekretoi që zgjedhjet për organet […]

  • INSTAT: Afarizmi në vitin 2013 u rrit 6,2 %

    TIRANE, 15 Dhjetor/ATSH/- Në ndërmarrjet që operojnë në prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve, shifra e afarizmit në vitin 2013 u rrit 6,2 % krahasuar me vitin 2012. Sipas statistikave zyrtare të INSTAT, kontributin më të madh në rritjen e shifrës së afarizmit e japin prodhuesit e shërbimeve me 5,1 %. Me rritje paraqiten edhe […]

  • Sektori bankar shqiptar e ka ruajtur strukturën dhe qëndrueshmëri gjatë 2014-s

    TIRANE, 15 Dhjetor /ATSH-E,Xhajanka/- Sektori bankar shqiptar e ka ruajtur strukturën dhe qëndrueshmërinë e tij gjatë vitit 2014. Vëllimi i aktivitetit u rrit dhe rezultati financiar u përmirësua. Sektori bankar u paraqit përgjithësisht likuid, i mirëkapitalizuar dhe i aftë për të përballuar goditje të ndryshme. Sipas BSH-së, rreziqet ndaj sektorit bankar në fund të muajit […]

  • “Nëpunësi civil”, ndryshimet në ligj diskutohen sot në komision

    TIRANË, 15 Dhjetor/ATSH/.- Ndryshimet dhe shtesat e propozuara nga qeveria në ligjin “Për nëpunësin civil”, të depozituara në parlament në muajt e parë të këtij viti, do të merren në shqyrtim pasditen e sotme nga komisioni parlamentar i Ligjeve. Dy draftet e përcjella në Kuvend, respektivisht në muajin shkurt dhe mars, parashikojnë ndërhyrje të rëndësishme […]

  • Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ndarjen e re territoriale

    TIRANË, 15 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të hedh poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit për ndarjen e re territoriale të qeverisë, ç’ka do të thotë se tashmë i hapet rrugë riorganizimit administrativ të territorit shqiptar. Vendimi i zbardhur sot nga Kushtetuesja, vjen pas kërkesë së Partisë Demokratike për të shpallur […]

  • AUSTRALI – Të paktën 40 grupime myslimane dënuan pengmarrjen në Sidnei

    SIDNEI, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 40 organizata myslimane australiane dënuan sot pengmarrjen nga një person i armatosur në një kafene të Sidneit, ku është shpalosur edhe një flamur islamik. “Ne dënojmë çdo përpjekje për të marrë jetë njeriu të pafajshme të kujtdo qënie njerëzore dhe për të shkaktuar frikë dhe terror në […]

  • Ndarja territoriale, Rama përshëndet vendimin e Kushtetueses

    TIRANË, 15 Dhjetor/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për ndarjen e re territoriale. Rama tha se ky vendim do i hapë rrugën riorganizimit rrënjësor të territorit dhe shërbimeve. “Vendim i kthjellët i Kushtetueses që vulos një reformë historike dhe i hap rrugë riorganizimit rrënjësor të […]

  • Kosova pranohet në Federatën Botërore të Karatesë

      PRISHTINË, 15 Dhjetor/ATSH/.- Federata e Karatesë e Kosovës është pranuar në Federatën Botërore të Karatesë. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një letre të dërguar nga presidenti i Federatës Botërore të Karatesë, Antonio Espinos./KosovaPress/

  • Orban-Mustafës: Hungaria është e përkushtuar për zhvillimin e Kosovës

      PRISHTINË, 15 Dhjetor/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi sot një telegram urimi nga kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, me rastin e zgjedhjes si kryeministër i Republikës së Kosovës. Duke e uruar për formimin e Qeverisë së re, kryeministri hungarez i ka dëshiruar kryeministrit Mustafa sukses në përmbushjen e obligimeve të reja […]

  • RUSI – EKON – Rubla vazhdon zhvlerësimin rekord përballë euros dhe dollarit

    MOSKË, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ – Rubla ka rënë sot sërish në nivele rekord duke u këmbyer një euro me 75 rubla dhe një dollar me 60 rubla, pavarësisht ndërhyrjeve masive të bankës qendrore që prej fillimit të muajit për ta mbështetur. Ky zhvlerësim i radhës i monedhës ruse, i dobësuar nga sanksionet perëndimore, i lidhur […]

  • Jahjaga dekoron Kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për merita për sportin kosova

      PRISHTINË, 15 Dhjetor/ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dekoroi sot kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (FNXH) Marius Vizer me Medaljen Presidenciale të Meritave, për ndihmë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, Presidentja Jahjaga e falënderoi Vizer-in për kontributin për anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik […]

  • Zgjedhjet vendore 2015 sipas ndarjes së re territoriale

    TIRANË, 15 Dhjetor/ATSH-Anila Struga/.- Zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor në 2015-n do të zhvillohen sipas ndarjes së re administrativo-territoriale, e miratuar në parlament me votat e maxhorancës më 31 korrik. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e këtij ligji, duke lënë në fuqi hartën e re administrative […]

  • Sipërmarrja shqiptare, interes për privatizimet në Bujanovc

    TIRANE, 15 Dhjetor/ATSH/- Sipërmarrja private shqiptare synon të rrisë prezencën e saj në rajon. Biznesi kryeqytetas po shpreh interes për të marrë pjesë në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike në komunën e Bujanovcit në Luginën e Preshevës. Përfaqësuesi i kësaj komune, Nehxhat Behluli, i ka dorëzuar kreut të Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin […]

  • AUSTRALI – Media: Pengmarrësi i Sidneit është me origjinë iraniane

    ROMË, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Është me origjinë iraniane personi i cili po mban peng dhjetëra persona në Sidnei, njoftoi para pak minutash media australiane mes të cilave ”Sydney Herald”, që citon burime të policisë. ”Personi quhet Man Maron Monis i njohur nga forcat e sigurisë pasi u ka shkruar letra kërcënuese edhe familjeve të […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv