Arkiva

  • ROMË, 18 nëntor /ATSH-AFP/ – Karabinierët italianë arrestuan sot 40 mafiozë të dyshuar, kryesisht në veri të Italisë, por që i përkisnin klaneve të Ndranghetas, mafias të Kalabrisë, akuzuar për shantazh ndaj ndërmarrësve lokalë. “Ne kemi identifikuar 500 episode shantazhi nga viti 2008 deri në vitin 2014, shumë prej të cilëve, në pjesën më të madhe […]
  • Kosovë – Doganat këtë vit hyrje me të larta

    PRISHTINË, 18 Nëntor /ATSH/-Doganat e Kosovës këtë vit kanë arketuar 757 milionë euro, përkundër faktit se qarkullimi është më i vogël se 6%. Krahasuar me vitin e kaluar të hyrat janë më të larta 4.42 për qind, apo 24 milionë euro, bëri te ditur sot Ministria e Financave. Ministri Besim Beqaj e vlerësoi lart performancën […]

  • Maqedoni, 81 për qind e qytetarëve pro anëtarësimit në NATO, 63 për qind pro BE-së

    SHKUP, 18 nëntor /ATSH-MIA/ – Prioriteti më kryesor në politikën e sigurisë, për të cilën ekziston konsensus i qartë tek të gjitha subjektet politike, është integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO, tregojnë rezultatet e një sondazhi, para mbajtjes së samitit të NATO-s në Britaninë e Madhe. Në sondazh janë përfshirë 1 […]

  • Sport – Programi i ndeshjeve miqësore për të martën

    TIRANE, 18 nentor /ATSH-AFP/. – Programi i ndeshjeve kryesore miqesore nderkombetare te futbollit qe do te luhen te marten eshte: (19.00) Austri – Brazil  (ne Viene) (20.30) Hungari –  Rusi  (ne Budapest) (20.45) Itali – Shqiperi  (ne Genoa) Portugali – Argjentine (ne Manchester) Spanje – Gjermani   (ne Vigo) (21.00) France – Suedi  (ne Marseje) Skoci – Angli  (ne Glasgow)    /a.ke/

  • Erdogan këmbëngul në teorinë e zbulimit të Amerikës nga myslimanët

    ANKARA, 18 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti islamiko-konservator turk, Recep Tayyip Erdogan mbështeti me ngulm teorinë e tij për zbulimin e kontinentit amerikan nga myslimanët në shekullin XII duke konfirmuar madje, pavarësisht kritikave që ngjalli mes myslimanëve, që kjo duhet mësuar në shkollë. “Përsa i përket kësaj çështjeje, një përgjegjësi e madhe bie në shpatullat e Ministrisë […]

  • Pr/buxheti-Miratohen fonde shtese për Presidencën

    TIRANË, 18 Nëntor/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve mbështeti sot kërkesat e përfaqësuesve të Presidencës për shtesë fondesh në buxhetin e këtij institucioni për vitin 2015. Deputetët e maxhorancës miratuan një shtesë prej 8 milion lekësh në buxhet, të nevojshme për përballimin e aktiviteteve që Presidenti i Republikës parashikon të organizojë vitin e ardhshëm. Zyrtarët e […]

  •  Conte për RAI-n: Futbolli italian drejt tatëpjetës

    GJENOVË, 18 nëntor /ATSH-ANSA/ – Trjaneri i ekipit kombëtar italian të futbollit, Antonio Conte paralajmëroi sot se futbolli italian po ecte në rrugë të gabuar dhe ishte në rrezikun e një tatëpjete. Ai theksoi se nuk kishte kohën dhe as nxitjen e duhur që të përpiqej të reformonte lojtarë të talentuar, por me temperament problematik […]

  • Serbia në BE, Hann-Daçiç: Duhet
    të vazhdojë dialogu me Kosovën

    Ndërsa ky i fundit përsëriti angazhimin e qartë të Serbisë në rrugën evropiane, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë këtu normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

  • Mirënjohje pë Fate Velaj në Cleveland

    Tiranë - Fate Velaj,  këshilltari i kryeministrit Edi Rama për diplomacinë kulturore dhe Rilindjen Europiane, në prani të  kryetarit të Bashkisë se Cleveland-it, Franklin Jackson dhe  anëtareve të këtij  keshilli,  i është dorëzuar,  “Resolution of […]

  • RUMANI – Ministri i Jashtëm Malescanu jep dorëheqjen pas vetëm tetë ditëve punë

    BUKURESHT – Ministri i Jashtëm rumun, Teodor Malescanu dha sot dorëheqjen pas akuzave sipas të cilave zgjedhjet presidenciale u organizuan qëllimisht keq për votuesit jashtë vendit për të ndikuar kështu në rezultatin përfundimtar të tyre. 

  • Rama:Buxheti 2015, garanci për progres dhe rritje të qëndrueshme

    TIRANË, 18 Nëntor/ATSH/.- “Garanci për progres dhe rritje të qëndrueshme” e cilesoi kryeministri Edi Rama, buxhetin e shtetit 2015, i miratuar një ditë më parë në parim nga Kuvendi. “BUXHETI 2015 – Garanci për progres dhe rritje të qëndrueshme ekonomike, pa masa shtërnguese”, shkruan kryeministri në një postim në rrjetin social Facebook./a.s/f.n/

  • Kur Putini citon… Al Kaponen!

    MOSKË, 18 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, i akuzuar nga Kievi dhe NATO-ja për vendosjen e trupave ruse në lindje të Ukrainës, bëri sot një shaka duke cituar një frazë të njohur të Al Kapones mbi fuqinë bindëse të armëve. Duke vizituar një ekspozitë në Moskë me prodhime ”Made in Russia”, Putin është […]

  • Ribotohet libri “Gjuha Shqipe për të Huajt dhe Shqiptarët jashtë atdheut”

    Tiranë, 18 Nëntor /ATSH/.–Është ribotuar nga shtëpia botuese “Toena” libri mësimor kushtuar  studentëve dhe shqiptarëve jashtë atdheut i titulluar “Gjuha Shqipe për të Huajt dhe Shqiptarët jashtë atdheut”. Prof. Gjovalin Shkurtaj dhe Prof. Enver Hysa(bashkëpunëtor i shkencave që ka ndihmuar për termat e gramatikës e të fonetikës në Fjalorin e gjuhës shqipe të botuar në […]

  • LDK: Marrëveshja ose zbatohet në tërësi, ose nuk ka zbatim të pjesshëm

      PRISHTINË, 18 Nëntor/ATSH/.- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lutfi Haziri, theksoi sot pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie se “pas mbledhjes që do të mbajnë edhe me kryetarët e degëve dhe pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet nesër, do të dalin me vendim përfundimtar rreth kësaj çështje”. […]

  • Ukraine, Steinmeier: Të respektohen marrëveshjet e paqes në Lindje

    KIEV, 18 nëntor /ATSH-AFP/ – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier kërkoi sot respektimin e marrëveshjeve të paqes të nënshkruar në Minsk mes Kievit dhe separatistëve prorusë në ukrainë me pjesëmarrjen e Rusisë dhe OSBE-së. “Marrëveshjet e Minskut nuk janë perfekte, por janë marrëveshje bazike. Duhet që këto marrëveshje të respektohen”, deklaroi […]

  • BERZH: Inovacioni i kompanive mbështet rritjen ekonomike

    TIRANË, 18 Nëntor /ATSH/- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) publikoi të martën raportin e tranzicionit, që tregon se si inovacioni i kompanive mund të zhbllokojë potencialet e rritjes së ekonomive. Sipas BERZH, inovacioni i firmave në vendet ku ato operojnë kanë sjellë rezultate mikse. E themeluar nga qeveritë në vitin 1991 për të mbështetur […]

  • BSH: Depozitat në shtator u rritën 0.35%

    TIRANE, 18 Nentor /ATSH/- Banka e Shqipërisë, ben te ditur se, në fund të muajit Shtator sistemi bankar zotëronte depozita në vlerën e 959 miliardë lekëve, me një rritje prej 0.35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas BSH-se, normat e interesit për depozitat 12-mujore në fund të Shtatorit zbritën mesatarisht […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv