Arkiva
-
MOSKË, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Rubla ruse theu sot një tjetër rekord të ri historik përballë dollarit, duke vazhduar rënien e saj të shkaktuar nga kriza ukrainase, sanksionet ekonomike perëndimore të ndërmarra kundër Moskës dhe nga rënia e çmimeve të naftës. Sot dollari u shkëmbye me 43,03 rubla, duke kaluar një nivel tjetër psikologjik, atë […] 31 Tetor 2014, 22:25
-
Rama: Shumë shpejt, Vlora një kantier ndërtimi
31 Tetor 2014, 21:36Vlorë, 31 Tetor/ATSH-Harilla Koçi/.-Kryeministri Edi Rama, u shpreh të premten në Vlorë se, ky qytet do të përjetojë hapjen e disa kantiereve shumë të mëdha. Gjatë vizitës që zhvilloi në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku pa nga afër mjediset e rikonstruktuara të Repartit të Pediatrisë, që u realizuan përmes një projekti të mbështetur nga Agjencia […]
-
Posteri i DokuFest-it më i miri për vitin 2014
31 Tetor 2014, 21:35PRISHTINË, 31 Tetor/ATSH/.- Drejtuesit e Festivalit DokuFest, Eroll Bilibani dhe Veton Nurkollari kanë pranuar sot çmimin për “Identitetin më të mirë të festivalit” në Festivalin Ndërkombëtar të filmit Dokumentar në Jihlava të Republikës Çeke. Sipas KosovaPress, për posterin e DokuFest është kujdesur Daniel Mulloy, i cili është edhe fitues i çmimit British Academy Award. Në […]
-
DokuFest çmim në Jihlava për posterin më të mirë 2014
31 Tetor 2014, 21:3531/Tetor/2014 Duket se DokuFest, pas 13 vjetësh që nga themelimi, po mësohet që të marrë çmime e jo vetëm të japë . Së fundi, DokuFest ka fituar çmimin për identitetin më të mirë të festivalit në Festivalin Ndërkombëtar të filmit Dokumentar në Jihlava. Drejtuesit e Dokufest-it, Eroll Bilibani dhe Veton Nurkollari, janë në Jihlava të Republikës […]
-
Itali, Paolo Gentiloni zgjidhet ministër i Punëve të Jashtme
31 Tetor 2014, 21:34ROMË, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Deputeti italian dhe ish-ministri i Komunikumit, Paolo Gentiloni, do të jetë ministri i ri i Punëve të Jashtme, i cili do të zëvendësojë Federica Mogherini, që u bë shefja evropiane e diplomacisë dhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, sipas medias. Egjithë media italiane jep emërimin e tij si të konfirmuar, ndonëse […]
-
Kodheli: Modernizimi i FA-së, në krye të listës së prioriteteve
31 Tetor 2014, 21:34TIRANE, 31 Tetor/ATSH/- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Shqipëria iu përgjigj menjëherë dhe në një kohë rekord nevojës së kurdëve për mbështetje pas masakrave nga ISIS. Ministrja Kodheli pranoi se rreziku që vjen nga terrorizmi ka vënë në gatishmëri edhe Shqipërinë si një vend anëtar i NATO-s. […]
-
Majlinda Kelmendi, Medalje të Artë në Abu Dhabi
31 Tetor 2014, 21:34PRISHTINË, 31 Tetor/ATSH/.- Sportistja shqiptare nga Kosova, kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, pozicionohet e para në klasifikimin botëror të xhudos për femra. Në tabelën e publikuar së fundmi në faqen zyrtare të xhudos, krenaria e sportit kosovar dhe në përgjithësi e sportit shqiptar, është e para në klasifikim me 3730 pikë, 300 më […]
-
Arritjet e Administratës Tatimore të Kosovës kënaqin FMN-në
31 Tetor 2014, 21:33PRISHTINË, 31 Tetor/ATSH/.- Ministri i Financave Besim Beqaj është takuar sot me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Enriko Aav, i cili ka qëndruar në Kosovë për të ofruar asistencë teknike për Administratën Tatimore të Kosovë. Sipas KosovaPress, ministri Beqaj ka falënderuar ekipin e FMN-së për përkrahjen e deritashme për ATK-në dhe ka […]
-
Parisi inkurajon Ankaranë për dialog të sinqertë me BE-në
31 Tetor 2014, 21:33PARIS, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, François Hollande, kërkoi sot një dialog të sinqertë të Turqisë me Evropën për aderimin e mundshëm të Ankarasë në BE, duke theksuar se kjo është e mundur vetëm nëse ka negociata. “Është e nevojshme që Turqia të mund të ketë një dialog që të jetë i sinqertë me […]
-
Vuçiç s'pranon të paguajë borxhin
31 Tetor 2014, 19:56
Putin i redukton furnizimin me gazPresidenti rus, Vladimir Putin vendos të reduktojë furnizimin me gaz për Serbinë në masën 28%, dhe kjo për shkak të mospagesës së borxhit nga ana e qeverisë ndaj kompanisë ruse “Gazprom”. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe sipas të cilave, presidenti rus mori vendimin për reduktimin e furnizimit të gazis rus ndaj Serbisë, dy ditë pas vizitës së tij në Beograd.
-
Moska ndërpret livrimin e gazit për shkak të borxhit të Beogradit
31 Tetor 2014, 19:18BEOGRAD, 31 tetor /ATSH/ – Presidenti rus Vladimir Putin vendosi sot të ndërpresë livrimin e gazit për sebinë në masën 28 për qind, sipas radio televizionit serb B92 që citon të përditshmen “Danas”. Sipas disa burimesh të afërta me dosjen, Putini morri këtë vendim pasi ishte i pakënaqur nga vizita e tij e fundit në […]
-
Bashkëpunimi ekonomik me Marokun, Meta: Finalizim të marrëveshjeve në pritje
31 Tetor 2014, 18:55-Kryeparlamentari Meta takim me Ministrin e Jashtëm të Marokut, Salaheddine Mezouar- TIRANE, 31 Tetor/ATSH/-Konkretizimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Marokut, duhet të fillojë me finalizimin e menjëhershëm të tre marrëveshjeve në pritje për lehtësimin e regjimit të vizave, eliminimin e taksimit të dyfishtë dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve.Kjo u theksua gjatë takimit që […]
-
Greqia e interesuar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
31 Tetor 2014, 18:55PRISHTINË, 31 Tetor/ATSH/.- Greqia ka shprehur interesim për avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, bëri të ditur sot KosovaPress. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu u takua sot me Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Constantina Asanassiadou. Gërxhaliu tha se ka prioritet bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit dhe më gjerë. “Avancimi i këtij […]
-
Erdogani kritikon koalicionin antixhihadistë për bombardimet në Kobane
31 Tetor 2014, 18:54PARIS, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi sërish kolaicionin ndërkombëtar që lufton kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në Siri dhe Irak, duke i akuzuar se po përqëndrojnë bombardimet e tyre në qytetin kurd në Siri, Kobane. “Përse forcat e koalicionit bombardojnë vetëm në Kobane? Përse nuk bombardojnë në ndonjë qytet tjetër, […]
-
Veliaj: Në Krujë, humbjet e energjisë në rrjet shkojnë në 70 %
31 Tetor 2014, 18:54TIRANE, 31 Tetor/ATSH/- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, inspektoi sot operacionin policor kundër vjedhjes së energjisë elektrike në qytetin e Krujës. I shoqëruar edhe nga administratori i OSHEE-së, Arben Seferi, ministri Veliaj shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë ndaj policisë dhe operatorit të shpërndarjes për aksionin e ndërmarrë kundër vjedhjes së energjisë […]
-
Burkina Faso, dorëhiqet presidenti
31 Tetor 2014, 17:56
pas 2 ditë protestash të dhunshmePresidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore ka njoftuar dorëheqjen pas protestave të dhunshme të qytetarëve të zemëruar me synimet e tij për të shtrirë sundimin e tij për më shumë se 27 vjet.
VIDEO -
Hollande-Merkel: BE rol gjithëpërfshirës në marrëveshjen ruso-ukrainase të gazit
31 Tetor 2014, 17:57PARIS, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian do të luajë rolin e tij gjithëpërfshirës për të lehtësuar marrëveshjen e arritur dje në mbrëmje në Bruksel për zgjidhjen e përkohshme të konfliktit të gazit mes Rusisë dhe Ukrainës, theksoi presidenti francez, Francois Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Sipas një komunikate të publikuar nga Elysee, François Hollande dhe […]
-
Bushati në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimo
31 Tetor 2014, 17:57TIRANË, 31 Tetor/ATSH/-. Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë sot në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua në Bratislavë. Gjatë takimit diskutimet u përqendruan në tre tematika: Shteti ligjor, qeverisja e mirë dhe transparenca si dhe bashkëpunimi rajonal. Në […]
-
Turqia njofton planveprimin e ri kombëtar për anëtarësimin në BE
31 Tetor 2014, 17:56ANKARA, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Ministri turk për Bashkimin Evropian, Volkan Bozkir shfrytëzoi një konferencë shtypi dje për të njoftuar një plan të ri veprimi që detajon hapat e ardhshëm të vendit të madh euroaziatik drejt anëtarësimit në bllokun e 28 vendeve. Plani i quajtur ”Programi kombëtar për miratimin e kërkesave të Bashkimit Evropian” parashikon […]
-
Steinmeier: Përvojë gjermane për bashkimin e dy Koreve
31 Tetor 2014, 17:55SEUL, 31 tetor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier mbërriti sot në Korenë e Jugut për bisedime për marrëdhëniet dypalëshe si edhe për përvojën e Gjermanisë për ribashkimin e vendit. ”Kemi shansin të ndajmë përvojën e Gjermanisë për bashkimin me Korenë”, deklaroi Frank-Walter Steinmeier. Grupi për shkëmbimin e përvojave u krijua muajin e […]
