Arkiva

  • Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh optimiste për furnizimet me gaz të Ukrainës dhe Europës Perëndimore, që sipas saj, është siguruar edhe për muajt e ardhshëm të dimrit.
  • Gjermani, kapen 330 kg heroinë 
    të fshehura në kavanoza me turshi

    Policia gjermane e Wiesbaden ka sekuestruar sot sasinë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë, e cila përllogaritet me një vlerë prej 50 milion eurosh, e fshehur në kavanozë me turshi dhe paketime hudhrash. VIDEO

  • PD: Zgjedhja e dy anëtarëve të AMA-s, një akt i paligjshëm

    TIRANË, 9 Tetor/ATSH/.- Partia Demokratike e konsideroi sot një akt të paligjshëm dhe të pandershëm votimin nga Kuvendi të dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). “Një akt të pandershëm kreu mazhoranca sot pasi shkeli një marrëveshje të arritur me opozitën, e cila parashikonte të gjitha hollësitë proceduriale për zgjedhjen e Këshillit […]

  • Çipa me gjimnazistët: Bashkëpunimi me policinë, thelbësor në garantimin e sigurisë

    TIRANË, 9 Tetor/ ATSH/-. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka planifikuar të zbatojë disa fusha të policimit në komunitet, në funksion të parandalimit të kriminalitetit në shkolla, parandalimit të përdorimit të lëndëve narkotike dhe rritjes së besueshmërisë ndaj policisë. “Misioni ynë do të startojë  në drejtim të “Partneritetit  Polici-Rini në shkolla”, tha Ardian Çipa, […]

  • Bashkëpunim në fushën e metrologjisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

      PRISHTINË, 9 Tetor /ATSH/.- Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Metrologjisë së Shqipërisë (DMSH), Petrit Rama dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Metrologjisë në Kosovë, Blerim Sokoli, nënshkruan sot në Prishtinë Aneks-Marrëveshjen ndërmjet dy institucioneve. Agjencia KosovaPress, duke cituar një komunikatë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Sokoli vlerësoi rëndësinë e arritjes në […]

  • Gjirokastra përkujton Festivalin e Parë Folklorik të vitit 1968

    Tiranë, 9 Tetor / ATSH  / – 46 vjet më parë, në datat 8-16 tetor 1968, në kalanë e gurtë të qytetit të Gjirokastrës hapi siparin dhe u zhvillua edicioni i parë i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Pas realizimit dhe mbajtjes së edicionit të pare të festivali, në edicionet e mëpasshme morën pjesë të […]

  • Ebola, shtatë të shtruar në Spanjë
    dyshohet për rastin e dytë në SHBA

    Madridi është akoma në gjendje të alarmuar mbi përhapjen e virusit pas verifikimit të rastit të parë. Shtatë persona janë shtruar në spital të dyshuar si persona të infektuar nga virusi i Ebolas. Mes tyre ndodhet dhe një infermiere, e vetmja nga grupi mjekësor e verifikuar për mbartjen e Ebolës.

  • Patrick Modiano merr çmimin Nobel për Letërsinë

    STOKHOLM, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Romancieri francez, Patrick Modiano mori sot çmimin Nobel për Letërsinë 2014, njoftoi komiteti organizator. ”Patrick Modiano nderohet me çmimin Nobel për Letërsinë për artin e kujtesës me të cilin ai ka evokuar fatet më të përvuajtura njerëzore dhe ka zbuluar botën e Pushtimit”, thuhet në citimin e Afademisë Suedeze. Patrick […]

  • Operacion i gjerë në Prishtinë dhe Pejë, arrestohen nëntë zyrtarë

      PRISHTINË, 9 Tetor /ATSH/.-Nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Njësiti për Krime Ekonomike nga Policia e Kosovës ka kryer sot një operacion të gjerë në Prishtinë dhe Pejë, ku arrestoi nëntë zyrtarë. Sipas Agjencisë KosovaPress, në njoftimin e dërguar, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës bën të ditur se, lidhur me […]

  • Kosovë, vonesa në krijimin e institucioneve, “rekord” i ri

      PRISHTINË, 9 Tetor /ATSH-Behlul Jashari/.- Vonesa në krijimin deri tani i institucioneve pas zgjedhjeve të 8 qershorit shënon “rekord” të ri në historikun e pesë palë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Pikërisht sot ka filluar muaji i pestë pas zgjedhjeve të parkohshme parlamentare të 8 qershorit, ndërsa ende nuk janë krijuar institucionet, nuk ka përfunduar […]

  • Kuvend, marrëveshje me Bosnje-Hercegovinën për informacionin e klasifikua

    TIRANË, 9 Tetor/ATSH/.- Kuvendi miratoi sot në seancë plenare ratifikimin e marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Bosnje-Hercegovinës për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar. Kjo marrëveshje synon të mbrojë dhe të sigurojë palët që informacioni i klasifikuar, i shkëmbyer, në kuadër të bashkëpunimeve në fusha të ndryshme, do të mbrohet në […]

  • Dritan Peka Kryeprokuror i Apelit, largohet Shkëlqim Hajdari

    TIRANË, 9 Tetor/ ATSH-Arbi Fortuzi/-. Prokurori Dritan Peka emërohet Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit në vend të Shkëlqim Hajdarit, i cili mbante këtë pozicion prej disa vitesh. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat bënë të ditur se ndryshimi mban firmën e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Sipas burimeve qëllimi kryesor i […]

  • Merkel: Normalizim i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

      - Kancelarja gjermane thekson në një letër drejtuar Thaçit- PRISHTINË, 9 Tetor /ATSH/.- Kryeministri Hashim Thaçi mori sot një letër nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në këtë letër, sipas njoftimit që ka bërë Thaçi në rrjetin social Facebook, thuhet se Merkel është fokusuar tek normalizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në […]

  • Vlorë- Drithërat e bukës, shtohet interesi i fermerëve

    Vlorë, 9 tetor/ATSH-Harilla Koçi/.- Petraq Moçka, një fermer i vogël në fshatin Novoselë, qendër e komunës me të njëjtin emër, 20 km në veri të Vlorës, ka vendosur që edhe këtë vit të mbjellë  4-5 dynymë me grurë. 53-vjeçari ka besim se çelja e farës dhe zhvillimi i bimëve do të jetë i mbarë. Sipërfaqja […]

  • Deklarata e përbashkët e Bllokut: Konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës

    -  Flora Brovina të thërrasë seancën- PRISHTINË, 9 Tetor/ATSH/.- Pas seancës së zhvilluar sot nga koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-VV- Nisma, deputetët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku theksohet se angazhohen për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës. Sipas Agjencisë KosovaPress, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, duke lexuar këtë deklaratë, tha se […]

  • Kobani në duart e militantëve të ISIS
    SHBA: Sulmet ajrore nuk mjaftojnë

    Sulmet ajrore amerikanë nuk janë efikase për të ndaluar ofensivën e luftëtarëve të Shtetit Islamik drejt qytetit kufitar sirian të Kobanit. Këtë e ka pranuar vet Departamenti amerikan i Shtetit, e ndërsa në një deklaratë theksohet se vetëm sulmet ajrore nuk janë të mjaftueshme për të mposhtur militantët

  • Përfaqësuesi shqiptar në Slloveni merr drejtimin e grupit të përfaqësuesve të gjashtë pakicave kombëtare

    TIRANË, 9 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ – Drejtuesi i Shoqatës shqiptare “Migjeni” në Lubjanë, Tahir Maliqaj, ka marrë drejtimin e grupit të përfaqësuesve të gjashtë pakicave kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedone, kroate dhe serbe, për një mandat njëvjeçar, deri në vjeshtën e vitit 2015, njoftoi sot ambasada shqiptare në Slloveni. Sipas ambasadës shqiptare, pas deklaratës kushtetuese […]

  • Policia merr masa për ndeshjen Shqiperi – Danimarkë në “Elbasan Arena”

    ELBASAN, 9 Tetor / ATSH-Miranda Sadiku/ – Drejtoria e Policisë se qarkut te Elbasanit ka hartuar një plan masash për mbarevajtjen e ndeshjes se kombëtares shqiptare me Danimarkën, qe do të luhet në stadiumin e ri “Elbasan Arena” te shtunen ne oren 20.45. Gjatë një konference për shtyp, drejtori i Policisë, Neritan Nallbati, e vuri theksin tek siguria […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv