Arkiva

  • Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Turqi, ku fëmijët e të afërmit të një 78-vjeçari që kishte humbur jetën në Berlin të Gjermanisë u shokuan pasi një telefonatë u tha se në fakt, personi që ata kishin varrosur nuk ishte babai i tyre. Gjatë transportit për në Turqi, trupat e dy turqve që kishin vdekur në Berlin ishin ngatërruar me njëri-tjetrin.
  • Fotot/ Eksodi sirian, civilët marrin
    rrugët nga bombardimet ruso-turke

    Dhjetëra mijëra civilë janë detyruar të largohen nga disa qytete siriane sot për t’i shpëtuar betejave në  veri dhe jug të Sirisë, ku dy mësymje të ndryshme kanë shkaktuar një eksod gjatë ditëve të fundit. FOTO

  • VD/Me 300 km/h në autostradën e
    Madridit, arrestohet shoferi i Audi R8

    Një video drithëruese ka kapur momentin kur një shofer filmon veten me 299.3 km/h me një supermakinë Audi R8 në një autostradë të Madridit, duke thyer rekordin spanjoll të shpejtësisë.

  • VD/Shën Patriku, gjelbërimi
    spektakolar i lumit të Çikagos

    Sot është dita e Shën Patrikut, festa e irlandezëve, që e ka marrë emrin nga shenjtori me të njëjtin emër. Për irlandezët kjo është një festë që e ka fillimin rreth vitit 461, në një 17 mars, kur shenjtori Shën Patrik besohet se çoi fenë e krishterë në Irlandë.

  • Kundërpërgjigja, edhe Rusia
    dëbon 23 diplomatë britanikë

    Moska ka urdhëruar sot 23 diplomatë britanikë që të largohen nga Rusia si kundërpërgjigje ndaj të njëjtës masë që ishte marrë nga Londra disa ditë më parë, pas tentativës për të vrarë në Angli me gaz nervin një ish-spiun rus dhe vajzën e tij, gjë për të cilën Britania ka akuzuar Rusinë.

  • Tensionohen marrëdhëniet midis
    Britanisë së Madhe dhe Rusisë

    Në hapësirën prej vetëm tetë ditësh, zbulimi i një çifti pa ndjenja në një park në Salisbury në Anglinë jugperëndimore është përshkallëzuar nga një dyshim për mbidozë droge në një sulm kimik të “klasës ushtarake”, që Britania e Madhe tha se mund të ishte përdorimi i forcës nga ana e shtetit rus kundër Britanisë.

  • FMN thirrje Rumanisë: kujdes
    me rritjen e madhe ekonomike 

    Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i bëri sot thirrje Rumanisë për të treguar kujdes që të shmangë një fryrje të ekonomisë. Ky shtet ka regjistruar në vitin 2017 një rritje ekonomike me 7%, më e larta në Bashkimin Europian. 

  • Dëshironi të jetoni të lumtur dhe pa
    probleme, ky është vendi i duhur

    Dëshironi të jetoni në një vend ku të jeni të lumtur dhe të mos keni probleme ekonomike apo sociale, Finlanda është shpallur si vendi me lumturinë më të madhe për të jetuar.

    Sipas një raporti të publikuar nga BBC Finlanda arriti t’ja kalojë edhe Norvegjisë e cila ishte e para për sa i përket standartit të jetesës, sipas raportit Finlanda është një vend social dhe me një ekonomi stabël.

    Por çfarë e bën këtë shtet kaq të preferuar për të jetuar nga njerëzit? Janë disa nga faktorët e mëposhtëm të cilët e bëjnë këtë vend ndryshe nga të tjerët për të jetuar: FOTO

  • Trump bisedë telefonike me
    homologun koreano jugor

    Koreja e Veriut do të ketë një të ardhme më të mirë, nëse ndjek rrugën e duhur drejt denuklearizimit të saj, vlerësuan sot presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij koreanojugor, Moon Jae In, gjatë një bisede telefonike, njoftoi Shtëpia e Bardhë

  • Vizitë në Francë, Merkel: Evropa
    duhet të qëndrojë e bashkuar

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi një vizitë ku do të qëndrojë disa ditë në Paris për të biseduar me presidentin Emmanuel Macron, për reformat mbi të cilat ata kërkojnë të arrijnë një marrëveshje deri në qershor për të rinisur një Evropë të trazuar.

  • Tre javë pas vrasjes së gazetarit në
    Sllovaki protestuesit kërkojnë...

    Ende disa javë pas vrasjes së gazetarit investigative Jan Kuzjak së bashku me të fejuarën e tij vazhdojnë protestat në disa qytete në Sllovaki, ku ditën e sotme janë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

  • Tension mes Izraelit dhe Palestinës,
    vriten dy ushtarë izraelitë

    Ushtria izraelite thotë se një oficer dhe një ushtar  janë vrarë pasi një palestinez e ka vozitur makinën e tij drejt një grup izraelitësh në veri të Bregut Perëndimor.

  • Ish presidenti 75-vjeçar akuzohet
    për korrupsion në marrëveshje armësh

    Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, do të përballet me ndjekjen penale për 16 akuza për korrupsion. Shaun Abrahams, kryeprokurori i Afrikës së Jugut, beson se ka shanse të mëdha që çështja të shkojë deri në fund.

  • Londra akuzon Putinin për helmimin
    me nervin, ironia e tifozëve të Arsenalit

    Akuzat dhe kundërakuzat në distancë ndërmjet Rusisë dhe Britanisë u përshkallëzuan sërish sot teksa Boris Johnson e akuzoi Vladimir Putinin se e ka urdhëruar personalisht sulmin me gaz nervin në Salisbury.

  • Ambasadori i Rusisë në Britani:
    Diplomatët e përjashtuar largohen më 20 mars

    Ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar deklaroi se diplomatët e përjashtuar për helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij do të largohen më 20 mars.

  • Ministri gjerman:Feja Islame nuk
    është pjesë e Gjermanisë

    Ministri i Brendshëm Gjerman, Horst Seehofer, i cili paralajmëroi se do të ndërmerrte politika të ashpërta ndaj azilkërkuesve dhe emigrantëve, në një intervistë për mediat gjermane ka deklaruar se fundmi se “Feja myslimane, nuk është diçka që i përket gjermanisë”. Deklaratat e ministrit të jashtëm është në kundërshtim me politikën e Kancelares Angela Merkel.

  • Ministri i jashtem koreanoverior
    vizitë "surprizë" në  Suedi

    Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong- Ho, ka zhvilluar një vizitë zyratre në Suedi, ku arsyeja e dhënë për këtë takim ishte diskutimi i marrëdhënive bilaterale dhe çështjeve që dy vendet ndajnë shqetësim të përbashkëta, ndërkohë që nuk kanë munguar as dyshimet se vizita ishte në kuadër të takimit që pritet të zhvillohet mes Presidentit Trump dhe liderit Koreanoverior, Kim Jong-un

  • Largime të reja nga administrata
    Trump, McMaster afër largimit

    Presidenti Trump duket se është duke reformuar të gjithë administratën e tij, pasi tashmë raportohet se shumë shpejt Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Gjenerali McMaster, do të jetë largimi i radhës i presidentit amerikan nga Shtëpia e Bardhë. Gjatë kësaj jave Trump pushoi Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, por më herët ka bërë të ditur se ka edhe njerëz të tjerë në administratën e tij që dëshiron t’i zëvendësojë.

  • Lufta në siri, 50 mijë civilë lënë
    shtëpitë në Ghouta e Afrin

    Të paktën 50 mijë civilë larguar nga shtëpitë në Ghuatën Lindore e cila është nën sulmin e vazhdueshëm të forcave qeveritare siriane dhe nga qyteti i Afrinit, ku Turqia që prej 20 janarit është duke ndërrmarë një operacion kundër forcave mbrojtëse të popullit Kurt.

  • Terrorizmi,Erdogan i përvishet keq
    PE:Vendimet tuaja s'vlejnë asgjë!

    "Ne jemi nikoqirë të 3.5 milionë sirianëve për shtatë vjet. Po të kishim hapur kufijtë ju do të kërkonit vend për t'u fshehur. Na u jeni lutur që të mos hapim kufijtë. Ne kemi vepruar me humanizëm, por ju nuk dini asgjë nga humanizmi. Tani merrni çfarëdo vendimi që doni. Në njërin vesh hyn e në tjetrin del. Edhe ashtu vendimet që ju merrni nuk vlejnë asgjë"

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv