Arkiva

  • Në një deklaratë të përbashkët pas zgjedhjeve të 23 qershorit në Shqipëri, Baronesha Catherine Ashton dhe komisioni Stefan Fyle kanë vlerësuar ecurinë e këtij procesi. Komisionerët e lartë të BE në vendin tonë, kanë vendosur theksin në rëndësinë krijimit të qeverisë së re, menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve.
  • Tare: PS të shpërblejë votuesit me
    zbardhjen e shumë çështjeve

    Kandidati i PS në qarkun Tiranë, Auron Tare, aktualisht fitues në komunën Farkë, është prononcuar sot për kamerën e “A1 Report” mbi fitoren e të majtës. "PS duhet ta shpërblejë gjithë këtë mbështetje me zbardhjen e shumë çështjeve, si ajo e Gërdecit, 21 Janari, Rruga e Kombit etj", u shpreh Tare.

  • Milo: Berisha të bëjë histori duke
    pranuar humbjen e zgjedhjeve

    Kreu i Partisë Social-Demokrate, Paskal Milo ka dalë në një konferencë për shtyp. "I bëj thirrje zotit Berisha të dalë para shqiptarëve dhe të kryejë aktin qytetar, civil, të pranimit të humbjes së PD dhe të urojë kryeministrin e ri të vendit, zotin Edi Rama".

  • Prefekti Kruja i pari që deklaron:
    "Do bëj opozitarin në Parlament"

    Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, i cili renditet i 10 në listën e kandidatëve për deputetë të PD për Tiranën, është i pari që ka deklaruar se do “bëjë opozitarin” në qeverinë e re nëse numërimi total i votave shpall fituese të majtën pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Ndërsa tha se PD do të pranojë rezultatin zyrtar që do certifikojë KQZ.

  • Katar, sheiku Hamad dorëzon
    pushtetin tek djali i tij

    Emiri i Katarit, Sheiku Hamad ka dorëzuar pushtetin tek djali i tij, Sheik Tamim. Në një fjalim të transmetuar në televizion e Katarit, ai tha se është koha që një brez i ri të marrë pushtetin. 

  • Tërmet në futbollin italian
    skandal me kontratat e sportistëve

    Ndër klubet më të njohura të pëfshirë në këtë hetim janë ato të Juventusit, Milanit, Interit, Napolit dhe Romës. Operacioni është nisur nga prokuroria e Napolit dhe hetohet për mashtrim sportiv, evazion fiskal ndërkombëtar, krijim të organizatave kriminale dhe pastrim parash.

  • Simpatizantë PS festojnë fitoren
    me brohoritje e flamuj

    Simpatizantët kanë veshur makinat me flamujt e PS-së  si dhe valëvisin flamujt kanë bërë një xhiro në rreth rrotullin e sheshit "Skënderbej" dhe më pas  janë mbledhur para selisë PS-së duke brohoritur fitoren dhe emrin e kreut të PS-së Edi Rama.

  • Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

    Ai që pritet të jetë në krye të qeverisë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Shqipëri tregon për DW angazhimet e para për gjallërimin ekonomik e rivendosjen e rendit, si dhe raportet Tiranë - Berlin.

  • Facebook fshin faqen e FEMEN
    lëvizja rinore kritikon Zuckerberg

    Shkaku kanë qenë disa fotografi gjysmë lakuriq të bëra gjatë protestave të tyre në disa vende të botës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i tyre duke publikuar një post në Facebook

  • Dënimi me 7 vjet burg, Berlusconi:
    Ofendues dhe zhgënjyes

    “Nuk është vetëm një faqe e drejtësisë së keqe, por edhe një ofendim për të gjithë ata qytetarë italianë që kanë besuar tek unë dhe tek angazhimi im për vendin.” Kështu e ka komentuar vendimin e gjykatës së Milanos, ish-kryeministri italian.

  • SHBA sulmon Kinën: Është
    vënë në mbrojtje të Snowden

    SHBA-ja ka sulmuar “seriozisht” Kinën dhe Rusinë pasi kanë mbrojtur ish-teknikun e NSA-së, Edward Snowden, që zbuloi dokumentet sekrete të Agjencisë së Sigurimit Kombëtar.

  • Letër një të burgosuri

    Kjo letër lejohet të lexohet prej të gjitha instancave. Qofshin ato inteligjente ose jointelegjente.

  • Kosovo and Serbia expect green light from EU today

    European Union ministers will have in front of them today a draft with conclusions that they will need to adopt if Kosovo and Serbia are to get the green light to move closer to

  • Heshtja pushton selinë
    e demokratëve

    Një ditë pas zgjedhjeve në selinë e Partisë  Demokaratike, daljet për opinonin publik nga përfaqësues të kësaj  partie  kanë qenë të pakta.  Ndryshe nga vitet e tjera, kur ka pasur humbje këtë herë demokratët  kanë qenë shumë të heshtur. Ndërsa komentet e tyre për rezultatet paraprake të KQZ-së kanë munguar pothuajse plotësisht.

  • Numërimi, deri në 23:40 ka 
    përfunduar 94.5% në mbarë vendin

    Numërimi i fletëve të votimit deri në orën 23:40 ka përfunduar në masën 94.5% në rang vendi. Procesi ka përfunduar plotësisht në qarkun e Dibrës, Korçës, Kukësit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Numërimi në përgjithësi ka ecur i qetë dhe pa incidente, ndërkohë që komisionerët kanë bërë pushime për shkak të lodhjes. 

  • Ayala e Rama:Fitore e Shqipërisë
    presim të njihet rezultati

    Kryetari i PS-së sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, kanë përshëndetur fitoren e së majtës në Shqipëri. Ayala tha: "Ky është një moment me rëndësi për vendin kur të gjithë duhet të bashkohen. Presim që ata që janë në krye të institucioneve të dalin dhe njohin rezultatin."

  • Krujë, numërimi ecën me ritme të
    ngadalta, komisionerët të lodhu

    Në rrethin e Krujës ka dhe 43 kuti për t’u numëruar. Janë numëruar vetëm kutitë e Fushë Krujës dhe Thumanës, kursë në Krujë numërimi ecën me ritme të ngadalta, pasi janë marrë pushime të shpeshta nga komisionerët.
     

  • Lezhë, vazhdon me intensitet
    numërimi edhe në Kurbin

    Në Lezhë, numërimi ka përfunduar në dy KZAZ dhe kanë mbetur për t’u numëruar edhe 40 kuti. Edhe në KZAZ-në e Kurbinit, numërimi i votave po vazhdon me intensitet dhe pritet të përfundojë nga pasditja e sotme.

  • Dibër, 3 mandate e majta,3 e
    djathta, mbetet jashtë Spahia

    Ajo që mbetet e rëndësishme për këtë qark është vetë fakti se nga koalicioni i djathtë nuk mundi të fitojë një mandat zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia njëkohësisht edhe kreu i PLL, një nga aleatët e PD.

  • Dibër, 3 mandate e majta,3 e
    djathta, mbetet jashtë Spahia

    Ajo që mbetet e rëndësishme për këtë qark është vetë fakti se nga koalicioni i djathtë nuk mundi të fitojë një mandat zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia njëkohësisht edhe kreu i PLL, një nga aleatët e PD.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv