Arkiva

  • Trajleri i filmit më të ri “Runner, Runner”, në të cilin janë protagonistë aktorët e famshëm Ben Affleck dhe Justin Timberlake është shfaqur ditën e djeshme. Affleck, i cili është i njohur si regjisor i shumë
  • FOTOLAJM/ Vlorë, prishet posteri
    i kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule

    Posteri i PPDNJ-së me foton e kandidatit për deputet, Vangjel Dule është dëmtuar. Siç duket edhe nga pamjet, posteri i liderit të PPDNJ-së, Dule është lyer me bojë me ngyrë gri, ashtu si dhe logoja e partisë.

  • Arvizu me Burgajn: Ka incidente
    në fushatë, partitë të përmbahen

    Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka shprehur sot keqardhjen e tij për incidentet e para elektorale që kanë ndodhur, por njëherësh edhe besimin se ato do të jenë minimale nëse partitë politike do t’i mbajnë nën kontroll, pasionet e tyre dhe do të lehtësojnë punën e Policisë së Shtetit.

  • Bieber në 2014 drejt Hapësirës

    Këngëtari Justin Bieber përveçse në titujt e këngëve ka vendosur të “fluturojë” dhe në realitet. Stafi i idhullit të adoleshentëve ka konfirmuar se këngëtari në 2014 do të fluturojë në hapësirë. Justin ka

  • Presidenti rus Putin divorcohet me
    Lyudmila-n pas 30 vitesh martesë

    Presidenti rus Vladimir Putin dhe bashkëshortja e tij Lyudmila (foto) kanë njoftuar se martesa e tyre e gjatë ka marrë fund. Çifti, i cili kishte qenë i martuar për 30 vjet, bëri publike divorcin e tyre në një intervistë për kanalin shtetëror rus pas një shfaqje operistike në Moskë.

  • PD: Edi Rama, kërkon më
    dëshpërim pushtetin

    Partia Demokratike ka sulmuar deklaratat që kreu i PS-së Edi Rama ka bërë këto ditë në takimet e tij elektorale. Gerti Bogdani, tha se Rama e kërkon pushtetin dhe mbajtjen e karriges së PS-së me aq dëshpërim, saqë për këtë është gati të thotë dhe të bëjë çdo gjë.

  • Meta: Në Qarkun e Fierit
    synojmë tre mandate

    Meta tha se LSI do të fitojë mandatin e tretë në Qarkun e Fierit. Ai shpalosi programin e partisë, duke folur edhe në raport me marrëdhëniet me PS si dhe Berishën.

  • Poliçan, Rama: S'ju bëjmë Gjenevë,
    por do të investojmë sa për 20 vjet

    Kryetari i PS-së, Edi Rama, u tha sot qytetarëve të Poliçanit se "nuk premtojnë ta bëjnë qytetin si Gjeneva, nuk premtojnë mrekullira, por se do të bëjnë në qarkun e Beratit, çfarë nuk është bërë në 20 vjet!". Pasdite, Rama takoi banorët e fshatit Kutalli, të cilët u interesuan më së shumti për çështje të bujqësisë.

  • Lushnje, Idrizi: Pas rezolutës
    çame, beteja të tjera

    PDIU ka zhvilluar dje një takim elektoral në qytetin e Lushnjes, ku kryetari Shpëtim Idrizi ka prezantuar kandidatin për deputet të Qarkut të Fierit, Omer Mamo. “Miq, sot dua të ndaj me ju gëzimin e madh për lajmin e lirit të mikut tim, heroit të luftës së Kosovës, Fatmir Limaj, ose siç njihet nga të gjithë “Komandant Çeliku”.

  • Turqi, kthehet Erdogan, bën thirrje
    për ndërprerje të protestave

    Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje për dhënien fund të protestave anembanë vendit, në mënyrë të menjëhershme. Në aeroportin e Stambollit, ai iu drejtua mbështetësve, të cilët e mirëpritën nga udhëtimi 4-ditor në turin e Afrikës Veriore, se “protestuesit po shkojnë drejt kufijve të ilegjimitetit”.

  • Korçë, Fino vendos një grua
    në çdo qendër votimi

    Për të garantuar mbrojtjen e votës, kandidati socialist në qarkun e Korçës, Bashkim Fino, ka siguruar vendosjen e një gruaje në çdo qëndër votimi. Dje, Fino ka zhvilluar një takim të hapur me gratë në fshatin Pojan.

  • Paris Jackson nuk donte të vdiste

    Vajza e këngëtarit të ndjerë Michael Jackson vetëm dy ditë më parë tentoi të vetëvritej. Por sipas mediave të huaja thuhet se 15 vjeçarja ka thërritur për ndihmë para se të priste venën në kyçin e dorës.

  • Athinë, bombë drejtoreshës së
    burgut Koridhalos, disa të lëndua

    Policia tha se lënda plasëse ishte vendosur te makina e Maria Stefi, e cila kishte parkuar automjetin e saj pranë shtëpisë në periferinë e populluar të Dafnit.  Stefi është drejtoresha e sigurisë së lartë në burgun Korydallos, ku vuajnë dënimin kriminelët më të rrezikshëm. 

  • Stafi i Redaksisë Shqipe në Radion Kineze

    Tani Redaksia e Shqipes ka një staf prej 11 punonjësish kinezë dhe 4 shqiptarë. Uang Lei thotë se “Ne transmetojmë çdo ditë emisione në 2 orë e gjysmë, nëpërmjet valëve të mesme dhe të shkurtra në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe vende të tjera evropiane”.

  • Kush është Çu En Lai

    Ish-kryeministri kinez Çu En Lai (në foto) ka qenë një nga figurat më të dashura për atë pjesë të politikanëve shqiptarë që ëndërronin të hapeshin me botën dhe të kishin lirinë e shprehjes në kohën e diktaturës.

  • Tjetër skandal për Obamën
    kontroll mbi serverat e 9 firmave

    Agjencia për Sigurinë Kombëtare në SHBA, dhe FBI-ja kanë arritur të sigurojnë akses në serverat qendrorë të 9 firmave kryesore, përfshi Microsoft, Apple, Google, Yahoo dhe Facebook.

  • Arvizu: Zgjedhjet, test për
    Demokracinë, shpresojmë

    Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka postuar një mesazh në Tëitter, ku thekson se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për demokracinë, një test që shpreson se Shqipëria do e kalojë.

  • FRD, Bamir Topi: Shqiptarët po
    helmohen me premtime mashtruese

    Kryetari i FRD Bamir Topi u takua me punëtorë të biznesit fason në Tiranë. Duke folur për mediat, ai akuzoi dy krerët e partive të mëdha për premtime zgjedhore mashtruese.

  • PS-PD, balancë në 12 qarqet
    në zgjedhjet e 23 qershorit

    Partitë më të mëdha politike në vend në bazë të rezultatit të marrë në të gjitha zgjedhjet parlamentare, me hyrjen në fuqi të sistemi proporcional rajonal vihet re një balancim relativ i rezultatit, ku në këto zgjedhje parashikohet diferencë relative.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv