Arkiva

  • E-mail-et e Albana Vokshit:
    Punësoni gratë e PD-së!

    Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka urdhëruar me anë të postës elektronike punësimin e 80 grave, militante të PD-së, në njësinë nr.11. Sipas e-maileve të nisur nga zonja Vokshi, gratë duhet të punësoheshin në pozicione të ndryshme, nga ato të pastruesve, deri në pozicione kyçe në administratën e pushtetit vendor.

  • Fundimi, kuzhinieri shqiptar
    që gatuan për Mario Montin

    Shefin e talentuar të kuzhinës, Fundim Gjepalin, e kemi prezantuar edhe herë të tjera me lexuesin. Ai drejton kuzhinën e një prej restoranteve më të mira të Romës, “Arco Antico”, por këtë herë do ta shihni si njeriun që gatuan për kryeministrat, dhe jo kryeministra dosido, por për Mario Montin, njeriun që pritet të shpëtojë Italinë nga kriza.(Në foto Fundim Gjepali në Palazzo Chigi para shtrimit të drekës)

  • Fëmijët në nevojë, Basha: Do
    ndihmojmë kryefamiljarët

    Kryebashkiaku Basha tha gjatë një takimi me fëmijët romë se do të evidentohen fëmijët që ndjekin ose jo shkollën.

  • Fizibiliteti, Thaçi: Zgjidhje balancua

    Pas takimit me ish presidentët shqiptarë Alfred Mojsiu dhe Rexhep Mejdani, kryeministri hashim Thaçi tha se vendimi i sotëm i Brukselit i hap rrugë integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

  • Administrata, KSHC: Punësimi
    fiktiv, fituesit paracaktohen

    Sipas raportit vjetor 2011, KSHC konstaton se në institucionet qëndrore janë konstatuar 228 pozicione pune që bëjnë pjesë në shërbimin civil që janë plotësuar nga emërime me kontrata.

  • Lezhë, Rama shpërndan karta
    anëtarësie për 350 të rinj

    Rama iu është drejtuar të rinjve duke u shprehur se ata sjellin në Partinë Socialiste energjinë pozitive të tyre. Gjtaë një takimi në Lezhë ai ka dhënë kartat e anëtarësimit 326 të rinjve që kanë shprehur dëshirën për të milituar në rradhët e socialistëve.

  • Rama: Ja përrallat e Berishës

    Kryesocialisti Edi Rama reagoi në rrjetin social Twitter lidhur me deklaratat e kryeministrit Berisha dhe akuzat e tij për bllokim. Sipas tij, kryeministri Berisha jo vetëm s'duhet të rrijë aty po duhet të japë shumë llogari para popullit për mekatet e shumta të qeverisë së tij.

  • Berisha: Faji i opozitës bllokuese

    Pak minuta pas deklaratës së eurokomisinerit Fyle, Berisha opozita prej dy vjetësh po bllokon reformat dhe nuk i bindet përgjigjet që shqiptarët po u japin me votë.

  • BE: Plotësoni rekomandimet
    pastaj flasim për Statusin

    Ditën kur Serbia mori OK për stratusin e integrimit në BE, komisioneri i BE, Stefan Fule deklaroi në konferencën për shtyp në Bruksel se Shqipëria duhet të bindë ndërkombëtarët se ka plotësuar 12 rekomandimet kyce të përcaktuara nga Komisioni Europian. “ Po flasim për reformën elektorale dhe legjislative dhe qasjen e re ndaj këtyre 12 kritereve për ta bërë një proces gjithpërfshirës ku të marrin pjesë jo vetëm qeveria, por dhe opozita por dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm”.
    Fizibiliteti, Thaçi: Zgjidhje balancuar
    Vendimi i Brukselit sot për Serbinë

  • Berisha: Edhe vëllai i Bamirit
    ka votuar e do votojë për ne

    Kryeministri Berisha ironizoi sot largimin e mundshëm të deputetëve demokratë, sikundër bëri Oketa drejt partisë së Bamir Topit. Berisha: "Oketa hyri si përfaqësues i një brezi të ri dhe u largua si një Namik Dokle. Edhe vëllai i Bamirit do votojë për ne. Presidenti i ri: Do dalë nga grupi PD, Rama le të sjellë kandidatët e tij. Reformat: Rama djalë blloku e bllokues

  • OSBE, Wollfarth: Bashkëpunim mes
    partive për Reformën Zgjedhore

    Kryetari i prezencës së OSBE në Tiranë, Ambasadori Eugen Ëollfarth në një intervistë për Top Channel thekson se më shumë se koha, ka rëndësi përmbajtja që arrihet për Reformën Zgjedhore. Ambasadori bën sërish thirrje për një vullnet politik të palëve duke theksuar se “jemi në një kohë kritike”

  • Ministrat e BE: Serbisë t'i jepet
    statusi i vendit kandidat

    Bashkimi europian rekomandoi dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë. Vendimi përfundimtar merret më 1 mars nga Këshilli Europian. vendoset edhe fillimi i fizibilitetit për MSA më Kosovën. Fyle: Serbia të vazhdojë reformat.Gjatë takimit Rumania  kërkoi që të ketë garantime shtesë se Beogradi në mënyrë të rregullt do t’i implementojë ligjet për pakicat kombëtare.

  • Firma që premtoi Las Vegasin

    "Shtyllat" e këtij grupi të pretenduar janë dy shqiptaë: Valentin Gurraj (29 vjeç) dhe Gjergj Frangaj, rezidentë në SHBA. Ky i fundit është pronar i një kompanie punimesh mermeri, me dy punonjës dhe me 304 mijë dollaë shitje të deklaruara gjatë një viti, sipas të dhënave nga organet tatimore të Amerikës. (Foto: Projekti i SIVA Partners për një kompleks me kazino, hotele dhe port jahtesh në Pishë Poro të Vlorës)

  • Gostivar, zihen për parkimin
    polici vret dy të rinj shqiptarë

    Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve, INA polici dhe të rinjtë kanë debatuar për parkimin e makinës. Ai është Jaqim Trifunovski, 39 vjeç dhe mësohet se ka qëlluar në drejtim të të rinjve me pistoletën e tij zyrtare, jashtë orarit të punës.

  • Siva, piramida e Berishës
    Avokati: Mos u jepni lekë

    Pjerin Lumaj, avokat në Nju Jork, i cili kandidon, në rradhët e partisë Republikane, për anëtar të Senatit federal të SHBA, u bën thirrje, me anë të një letre të hapur, shqiptarëve të mos bien pre e një skenari piramidal, që ka marrë bekimin e kryeministrit Sali Berisha, por që mund të ketë pasoja shumë të rënda. Avokati Lumaj deshmon se firma Siva është një piramidë dhe nuk ka asgjë nga ato që ka premtuar të investojë me mbështetjen e kryeministrit Sali Berisha (Në foto: Kryeministri Berisha dhe përfaqësues të kompanisë “Siva”, takimi janar 2012)
    Ja çfarë thotë avokati Lumaj

  • Forcohen miqësitë në BB5

    Orët e para të mëngjesit i gjetën disa nga banorët të BB5 duke biseduar ende me njeri-tjetrin. Erioni i ka treguar Klaudias histori të tij personale ndërkohë që diskutojnë me së bashku. “Si ka mundësi që mendojmë kaq gjëra njësoj?”, pyet Klaudja Erionin, i cili mesa duket ndan të njëjtin mendim. Ata vazhdojnë të flasin duke përmendur shpesh faktin se e gjejnë veten tek njeri-tjetri.

  • Ngacmime nga banorët
    për Ermalin dhe Françeskën

    Pas ndezjes së dritave dhe vënies së muzikës së lartë nga Vëllai i madh për të zgjuar banorët, ata fillojnë të ngrihen një nga një. I pari i cili zgjohet është Edgari e më pas Ermali, Françeska dhe Liami. Ermali dhe Françeska kanë fjetur bashkë, në të njëjtin shtrat.

  • Banorët e BB5 të shqetësuar
    për uljen e temperaturave

    Banorët e shtëpisë së Big Brother ankohen për shkak të ndryshimeve të te temperaturave. Gjatë paradites ata kanë shijuar rrezet e diellit por në momentin kur temperaturat janë ulur, ata kanë filluar të ankohen. Ndërkohë që shtëpia është e pajisur edhe me oxhak, e për këtë arsye duke qenë mjaft ngrohtë në ambientet e saj, banorëve mund t’u dali nga mendja e ftohti jashtë

  • Ekstradohet 26 vjeçari, plagosi
    Komshiun dhe u arratis në Itali

    Serjan Zogu, ishte dënuar me burg në vitin 2010 pasi pranë një lokali, në fshatin Luz - Krujë, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur shtetasin Arben Bardhi. Ai u esktradua sot nga Roma.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv