Arkiva

  • Ermali lajmëron konkurrentët se u ka ardhur buxheti i javës e ata duhet të bashkohen për të bërë porositë e javës. Ermali hedh një ide, kur së pari konkurrentët të mbyllin porositë e elementëve kryesorë, e më pas të shohin balancën që u tepron, në mënyrë që të bëjnë porosi për gjëra dytësore
  • Dashnor Dervishi: Emigrantë
    aplikoni për pasaportën

    Ambasadori shqiptar në Athinë Dashnor Dervishi garanton të gjithë emigrantët se aplikimet për pasaporta biometrike dhe karta identiteti do të vazhdojnë edhe pas 31 marsit 2012. Sqarimi u bë pas disa “thashethemeve” në radhët e emigrantëve për ndërprerjen e tyre duke shkaktuar edhe dyndje në sportelin e ambasadës në Athinë

  • Basha: ‘One Top Shop’
    në shërbim të bizneseve

    Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka përuruar sot qendrën e licensimit “One Top Shop”, e cila sipas tij, do t’i mundësojë biznesit shërbime më të mira, ndërsa ul edhe barrën e tyre fiskale.

  • Partia e Topit, Noka e Klosi
    bëjnë llogaritë PD-PS për 2013

    Sekretari i Organizimit në PD, Flamur Noka, dhe Sekretari i Organizimit në PS, Blendi Klosi thotë për gazetën "Shqiptarja.com" se ku do mbështetet fitorja e PD dhe PS më 2013.

  • Vëllezërit e Hekuran Dedës:
    Ja takimi me Fatos Skejën

    Vëllezërit e Hekuran Dedës, kanë kallëzuar penalisht gardistin Fatos Skeja, pasi sipas tyre ai ka dijeni mbi vrasësin e vëllait të tyre, por nuk pranon të tregojë emrin e tij. Shkak i kësaj është bërë mos pranimi nga ana e tyre për vizitë e kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkonte të ngushëllonte familjen Deda, për vrasjen e djalit të tyre.

  • Besëlidhja e Lezhës
    Ndalohet manifestimi i AK

    Aleancës Kuq e Zi i është refuzuar leja për manifestime në Lezhë. Aleanca Kuq e Zi kishte vendosur të mbante një tubim në qytetin e Lezhës me rastin e përvjetorit të Beslidhjes së Lezhës në datë 2 mars.

  • PS voton kundër
    ndryshimeve në Kodin Penal

    Përfaqësuesit e PS kanë votuar kundër ndryshimve në Kodin Penal. Menjëherë pas votës kundër të opozitës kanë plasur debate të tjera mes opozitës dhe mazhorancës. Përfaqësues të opozitës kërkuan shtimin e një pike në nenin 45 të Kodit Penal në mënyrë që asnjë zyrtar i lartë të mos i shmanget përgjegjësive së abuzimit me detyrën. PD nuk pranon propozimet. Opozita ka kërkuar dënime me burg, deri në 10 vite, për ata që manipulojnë statistikat zyrtare.

  • Biseda për mënyrën e veshjes dhe jetën e natës

    Disa nga banorët qëndrojnë në kopësht duke pirë kafenë e mëngjesit, e po bisedojnë për tema të ndryshme. Liam e Françeska bisedojnë për mënyrën e të veshurit të shqiptarëve e Liam është i mendimit që veshja që kanë njerëzit nuk përshtatet me nivelin e tyre të jetësës, por Françeska nuk pajtohet me këtë mendim duke u shprehur se nuk ekziston një lidhje e drejtë mes këture dy elementëve.

  • Albulena : Jam e zhgënjyer nga Anila

    Albulena duket e mërzitur dhe therret Gracianon për të biseduar me të. Të dy qëndrojnë shtrirë në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të flasin për banorët e tjerë. Albulena thotë se është e zhgënjyer nga disa prej banorëve dhe Graciano e pyet për t’i treguar më tepër detaje.

  • Dyshime për puthje mes Ermalit e Françeskës

    Françeska shkon pranë Gracianos e i shpjegon se nuk ka patur asnjë puthje mes saj dhe Ermalit. Graciano shprehet se atij i është dukur sikur i ka parë të puthen, por Françeska i betohet se nuk ka ndodhur, por shton se i pëlqen fakti që është diskutuar aq shumë në shtëpi për këtë temë.

  • Integrimi, Rama: Po e pengon
    Berisha, opozita i bëri detyrat

    Tema e diskutimeve në grupin e Partisë Socialiste u përqëndrua në realizimin e plan veprimit të 12 pikave, dhe në cfarë pozicioni ndodhet aktualisht ky proces, ku sipas Ramës “ka vështirësi reale që kompromentojnë integrimin”. Sipas kreut të PS-së  “Statusi nuk merret duke miratuar vetem ligjet me 3./5. Marrja e statusit nga Serbia është sinjal shumë negativ për Shqipërinë.  Berisha po zvarrit reformen zgjedhore se do te vjedhje sërish zgjedhjet.

  • Bamir Topi në Katar:
    Shtoni investimet në Shqipëri

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë vizitës e tij në Katar ka kërkuar shtimin e investimeve në Shqipëri.

  • Vjedhin telat elektrikë
    arrestohen 2 hajdutët

    Policia e Tiranës ka bërë identifikimin dhe më pas kapjen e dy shtetasve të dyshuar për veprën penale të vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës. Të arrestuarit janë shtetasit Aleksandër Leka, 23 vjec, dhe Jonuz Leka, 21 vjec, të dy banues në Paskuqan 2, Tiranë.

  • Bashkohen fizika kimia e biologjia
    Ruka: Stop eksperimenteve

    Reforma që do të prekë arsimin parauniversitar, në kuadër të ligjit të ri të miratuar vetëm pak ditë më parë në qeveri, do të prekë edhe kurrikulën. Më konkretisht, në arsimin 9-vjeçar do të shkohet drejt bashkimit të teksteve të kimisë, biologjisë dhe fizikës, të cilat tashmë do të zhvillohen si një tekst i integruar dhe jo më si lëndë më vete.

  • Autoshkollat protestojnë
    kundër Kodit Rrugo

    Autoshkollat e Tiranës kanë ndërprerë për një afat të pacaktuar provimin e teorisë dhe të praktikës për marrjen e lejes për drejtues automjeti. Shkak për këtë veprim ekstrem janë bërë ndryshimet në kodin rrugor, ndaj të cilave 65 autoshkolla të kryeqytetit kanë protestuar.

  • Vrasja për gjakmarrje
    Prokuroria kërkon 44 vite burg

    Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës 44 vite burg në total për dy persona të cilët gjatë vitit 2010 kanë vrarë për gjakmarrje Mirash Prekën, në afërsi të burgut 313 në kryeqytet.

  • Ministria e Arsimit: Jo më
    transport falas për mësuesit
    Si llogaritet bileta e mësuesit

    Drejtoritë arsimore, në bazë të udhëzimit përkatës, siguronin transportin falas të të gjithë arsimtarëve që e kishin shkollën ku japin mësim mbi 4 km larg vendbanimit të tyre dhe kthehen sërish brenda ditës. Por duke filluar nga 1 janari i këtij viti, drejtoritë arsimore kanë marrë urdhër të paguajnë transportin falas vetëm për mësuesit që e kanë shkollën mbi 10 km larg.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv