Arkiva

  • Kalimi në varësi të Kryeministrisë i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka ngjallur mjaft debate në Komisionin e Sigurisë. Përfaqësues të opozitës kanë kundërshtuar propozimin e përfaqësuesve të Kryeministrisë, të cilët kanë kërkuar që Drejtoria e Informacionit të kalojë në varësi të qeverisë. Sipas përfaqësuesit të Partisë Socialiste në këtë komision, Ilir Gjoni, në këtë mënyrë përqendrohet pushteti në dorën e një individi
  • Temperaturat e ulta
    Bllokohen disa zona në Korcë

    Bora e rënë deri një ditë më parë në Korcë ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Temperaturat e ulëta që janë shënuar sot, e përkeqësojnë ende më tepër gjendjen e rrugëve, duke bërë që akulli të mbulojë një pjesë të akseve rrugore.

  • Berisha akuzon Spahiun:
    Na prishi me Greqinë

    Publikohet raporti i komisionit hetimor. Partia Demokratike do të kërkojë ndjekje penale për ish-nënkryetarin e KLD-së, se ka cenuar marrëdhëniet me vendet fqinje për shkak të lëvizjes Kuq e Zi. Nën formën e zakonshme të mbajtjes së tubimeve në vende publike, z. Spahiu ka artikuluar edhe çështje lidhur me nocionin e Shqipërisë Etnike.

  • Spahiu: Berisha të japë llogari
    Çfarë pazari bëri me Samaras

    Kreu i Aleancës Kuq e Zi u bën apel deputetëve të kërkojnë interpelancë me kryeministrin Berisha për të sqaruar nga ky i fundit se cfarë u tha në takimin e kreut të Partisë greke Demokracia e Re, Antoni Samaras. Mediat greke përfolën se kryeministri Berisha i kishte premtuar Samaras zhbllokimin e marrëveshjes detare mes dy shteteve. (ne foto takimi i Berishes me Samaras)
    Besëlidhja e Lezhës, ndalohet manifestimi i AK
    Lista e Alibeajt, udhëtimet dhe abuzimet me kompetencat e KLD

  • Letra kërcënuese në
    Ambasadën ruse, arrestohet

    Disa ditë më parë Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë ka bërë një denoncim zyrtar në zyrën e anti-terrorit duke thënë se një person ishte paraqitur në derën e saj dhe kishte hedhur disa letra kërcënuese.( ne foto ambasadori rus Leonid Abramoviç)

  • Itali, ekzekutohet me
    plumb në kokë shqiptari

    Media italiane bën të ditur se kufoma është gjetur me një plumb në kokë, dhe mendohet se është qëlluar nga të paktën dy persona të maskuar. Viktima, Kleant Sukja, 24 vjeç, i martuar dhe gruaja e tij priste një fëmijë.

  • Rinas, lejuan kalimin
    pezullohen 5 policë

    Pesë punonjës të komisariatit të Rinasit, janë pezulluar nga detyra për shkak nga hetimet e SHKB ka rezultuar se ata janë të imlikuar në abuzime me detyrën. Punonjësit mësohet se kundrejt shumave financiare kanë lejuar të kalojnë kufirin, persona që sipas rregullave të Komisionit Europian nuk mund të udhëtonin sërisht në vendet e BE.

  • Sulmi në Afganistan, nëntetar
    Peçi: Zoti bën mrekulli

    Një ditë pas mbërritjes në spitalin ushtarak amerikan në Landstluh të Gjermanisë, nëntetari 24 vjeçar nëpërmjet profilit të tij në facebook ka përcjellë mesazhin se është shëndosh e mirë dhe se ndihet krenar që ka gjak shqiptari.

  • Nasip Naço: Shqiptarëve u duhet
    gjeneratori po erdhi PS në pushtet

    Kreu i digasterit të Ekonomisë: Unë u ankova për mbifaturimet e CEZ. TEC i Vlorës nuk është në funksion, s'është kolauduar. “Kemi garantuar drita, 24 orë në 24, ky është fakt” .

  • PD rënie votash, Topi
    kërcënim për Berishën

    Ballafaqimi i rezultateve të tre palë zgjedhjeve të fundit mes PD dhe PD tregon se socialistët rezultojnë të jenë para demokratëve si parti, duke mos përfshirë koalicionet, ku ka superioritet Partia Demokratike. Ndërsa diferenca mes PS dhe PD zgjerohet. Dalja e partisë së Topit dhe ajo e Spahiut pritet të ndikojë dukshëm në thellimin e kësaj diference më 2013.

  • Vajza e Beçajt hedh në gjyq
    Haxhinaston, u shkarkua

    Gazeta "Shqiptarja.com" shkruan sot se  Selvi Becaj, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, ka hedhur në gjyq ministrinë e Punëve të Jashtme, për shkak se kjo e fundit e ka shkaruar nga detyra që ushtronte pranë OSBE-së në Vjenë. Në vend të saj Ministria e Jashtme ka caktuar një diplomat tjetër.  (ne foto kryetarja e Gjykates se Larte, Shpresa Beçaj) 

  • Basha: Ujësjellësi kalon
    në varësinë time

    Kryebashkiaku pritet që në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të propozojë kalimin e ndërrmarrjes UKT në varësi të bashkisë së Tiranës. Këshilli vendos edhe për 357 milionët e lënë trashëgim nga Rama. Basha: Do shkojnë për investime.

  • Gara për kreun e PS në Tiranë
    Tahiri e Zela prezantojnë platformat

    Ka nisur sot gara për kreun e PS së kryeqytetit. Gara nisi në takimin me të zgjedhurit në asambletë e njësive numër 1, 2 dhe 3. Konkurrentët për të marrë drejtimin e Tiranës janë Saimir Tahiri dhe Ilir Zela, të cilët prezantuan sot platformat e tyre para anëtarëve të partisë. Ilir Zela e vuri theksin te bashkimi i gjithë socialistëve të Tiranës, ndërsa Saimir Tahiri me anë të platformës së tij u përqëndrua në modernizimin e PS-së së Tiranës. Kryesocialisti Edi Rama që ishte i pranishëm, tha se kjo do jetë një garë e barabartë dhe transparente.

  • Përgatitet kërkesa për bashkimin
    e Shqipërisë me Kosovën

    Një grup deputetësh të Parlamentit të Republikës së Kosovës do të bëjnë një kërkesë zyrtare për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Një kërkesë e tillë do të bëhet nga 12 deputetë dhe pritet të firmoset nga 30 deputetë gjithsej, duke bërë kështu që të mundësohet limiti për shqyrtim parlamentar të ligjshmërisë së kërkesës.

  • Haxhniasto takon Mcllwham:
    Të forcohet bashkëpunimi ekonomik

    Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto priti në një takim lamtumire ambasadoren e Britanisë së Madhe në vendin tonë Fiona Mcllwham. Haxhinasto ka kërkuar nga Britania e Madhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

  • Tiranë, grabitet me armë
    pranë bankës ku tërhoqi paratë

    Një qytetari i janë marrë me dhunë një shumë parash pasi ka dalë nga një bankë në Tiranë. Dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një person duke e ndjekur pasi doli nga banka ku tërhoqi para. Grabitësit i kanë marrë nën kërcënimin e armës shumën prej 4 milionë lekë të vjetra.

  • Gjunkshi: Do jemi në Afganistan,
    misioni vazhdon përkrah SHBA

    Gjatë një bisede telefonike me Kryetarin e Shefave të Shtabeve të SHBA, Gjeneral Martin Dempsey, shefi i shtabit të përgjithshëm , generalmajor Xhemal Gjunkshi ka garantuar se ushtria shqiptare do të vazhdojë të renditet përkrah paqeruajtësve amerikanë.

  • PDSH: Qeveria maqedonase
    po dëmton biznesin shqipta

    PDSH ka akuzuar Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) se po dëmton bizneset shqiptare. Zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare, Agon Ferati, akuzon se qeveria ka vënë në shënjestër bizneset shqiptare duke krijuar konkurrencë jo të drejtë, gjë që u lehtëson aktivitetin firmave maqedonase.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv