Arkiva

  • Policia e Sarandës ka arritur të shkatërrojë një bazë për falsifikimin e monedhave, po në këtë qytet. Policia arriti të arrestojë Klauid Kadëna, 22-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarandë, ndërsa i dyshuari Saimir Selmani, 28-vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, u shpall në kërkim.
  • Alarmi i BSH: Po
    largohen investimet

    Bilancet e ekonomisë shqiptare me botën kanë ardhur në përkeqësim. Banka e Shqipërisë dhe INSTAT-i, në dy dokumenta të ndryshme, flasin për rënien e investimeve të huaja direkte, rritjen e fluksit dalës të parasë nga Shqipëria dhe frenimin e eksportit.

  • Mustafaj: Berisha e ka humbur
    me tepri lidhjen me realitetin

    Në konferencën për shtyp të mbajtur dje nga Kryeministri Berisha, i pyetur nga gazetarja Anila Basha nëse është ai vetë e jo Rama që është shkëputur nga realiteti, e cila u bazua në një artikull të shkruar nga Besnik Mustafaj pak ditë më parë, Berisha u shpreh se Mustafaj jeton në një realitet tjetër, atë të shkrimtarit. Mustafaj: "Unë shprehem se Berisha e ka humbur me tepri lidhjen me realitetin".

  • KM nxjerr në privatizim
    HEC- et  e Matit e Bistricës

    “Privatizimi shtyllë kryesore e ekonomisë, synon para së gjithash rritjen e efiçensës ekonomike dhe konkurrueshmërisë, kusht për të mbajtur rritjen ekonomike dhe për të përballur krizën e tejzgjatuar që ka pllakosur europën e botën”, komentoi Berisha.

  • Fullani: Inflacioni në janar
    është rritur në 1,4%

    Në një prononcimi për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka deklaruar se kemi pasur një rritje të inflacionit monetar gjatë muajit janar, por që sipas tij është i kontrolluar dhe i ankoruar mirë. Fullani u shpreh se kemi pasur një rritje ekonomike të mirë, duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT.

  • Universitetet, qeveria:
    Provimet të bëhen dixhitale

    Qeveria propozon dixhitalizimin e sistemit të lartë arsimor, si një levë për të rritur transparencën dhe luftën kundër korrupsionit.
    Berisha këshilloi universitetet në vend që t’i zhvillojnë provimet në mënyrë dixhitale, çka do të zhdukte çdo mënyrë korruptive.

  • BASHKIA DURRES

  • AVOKATI I POPULLIT

  • Topi vs Topalli: Ja mbrojtja e
    Presidentit në Kushtetuese

    Presidenca dhe Parlamenti përplasen në Gjykatën Kushtetuese pas konfliktit për emërimet e gjyqtarëve. Shqiptarja.com siguron dokumentin me të cilin Presidenca kërkon të rrëzojë Kuvendin në Kushtetuese. Presidenca nëpërmjet këshilltarit juridik Artur Metani ka paraqitur sot në Gjykatë argumentat e saj lidhur me konfliktin me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, për dekretet e kreut të shtetit.

  • Flet ambasadori: Mësoni
    kinezçen, s'është e vështirë

    Pak ditë pas deklaratës së kryeministrit Berisha, që gjuha kineze të jetë gjuhë e dytë me zgjedhje në shkollat tona, dje ambasadori kinez në Tiranë, Ye Hao, ka zhvilluar një takim me rreth 60 studentë të gjuhëve të Huaja në Tiranë, që mësojnë edhe gjuhën kineze. Në fjalimin e tij “Magjia dhe ndikimi i gjuhës kineze” ai ka renditur një sërë arsyesh se përse të rinjtë dhe shqiptarët duhet të mësojnë sa më shumë gjuhën kineze.

  • Debati për statusin dhe
    në komisionin e Integrimit

    Rreziku i humbjes për here te trete te statusit kandidat te Shqipërisë ne BE, është shoqëruar me replika mes mazhorances dhe opozitës për përgjegjësinë, ne Komisionin e Integrimit.

  • Serbet bllokojne nje veture te Eulex

    Një veturë e EULEX-it është bllokuar sot, rreth orës 9.oo nga serbët, në afërsi të tre rrokaqiejve,në veri të Mitrovicës. 

  • Kashar, gjimnazisti plagoset
    brenda në ambientet e shkolles

    Dy ngjarje kriminale, janë shënuar brenda pak minutash në periferi të Tiranës. Në Kashar një zënkë me thikë brenda në ambientet e gjimnazist ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një gjimnazisti. Ndërsa në Zall Herr raportohet se dy persona janë plagosur me armë zjarri.

  • Becaj:Largimin nga puna
    ma komunikuan me telefon

    Selvi Becaj, që paditi dy ditë më parë në Gjykatën e Tiranës Ministrinë e Jashtme, tregon se urdhëri për largim nga puna i është komunikuar në telefon nga ambasadori Vili Minarolli. Sipas saj, largimin nga puna e kishte dëgjuar nga disa miq, por për të konfirmuar këto zëra, Selvi Becaj ka telefonuar privatisht ambasadorin, i cili i ka komunikuar urdhërin për largim nga detyra.

  • Rikthehet Mariah Carey

    Mariah Carey këtë javë do t’i kthehet skenës për të performuar. Ajo del për herë të parë në skenë që prej lindjes së fëmijëve të saj. Të enjten superylli i muzikës pop do të kryesojë një koncert në Gotham Hall të New Yorkut.

  • Ish-të përndjekurit, Qeveria: Të
    zhbllokohet fondi brenda marsit

    Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se brenda datës 20 mars do të zgjidhet problemi i vonesave të dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit politik.

  • Jennifer Garner sjell në
    jetë fëmijën e tretë

    Më në fund pas muajsh pritjeje Jennifer Garner ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, i cili është djalë. Aktorja e famshme e martuar prej 7 vitesh me Ben Affleck ka shtuar në familjen e tyre edhe pjesëtarin më të ri.

  • Rama: Duhen politika sociale
    agresive kundra varfërisë 

    Partia Socialiste po zhvillon në këto momente tryezën e politikave sociale. Kryetari Edi Rama deklaroi se një në dy shqiptarë është i varfër dhe se PS ka një model për zgjidhjen e problemeve sociale. Rama: "Shifrat kanë pak të bëjnë në jetën e përdithshme të shqiptarëve. Ajo që e bënë programin tonë të jetë një program solid është fakti se të gjitha pjesët e programit, edhe pse i trajtojmë vec e vec, janë të integruara në një model të ri zhvillimi, ekonomik social dhe kulturor".

  • Në Shqipëri, rrjete të
    organizuara pedofilie

    Në Shqipëri ekzistojnë rrjete të organizuara pedofilie. Fëmijët që punojnë apo lypin në rrugë dhe fëmijët që jetojnë në familje problematike janë tërësisht të ekspozuar dhe të rrezikuar të bëhen viktima të pedofilëve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv