Arkiva

  •  Situata mjedisore në qarkun e Fierit vazhdon të mbetet problematike. Edhe pas valës së parë goditëse të ARMM (Agjencisë Rajonale të Mbrojtjes së Mjedisit),e cila u shoqërua me kontrolle të rrepta dhe penalizime të disa njësive vendore, situata nuk ka ndryshuar. Kanalet, lumenjtë e bregdeti janë shndërruar në fushë-grumbullimi të mbetjeve dhe inerteve.
  • KLSH: Legalizimi dështoi
    u zhdukën 365 mijë euro

    Vetëm 8.700 dosje, për të cilat kanë aplikuar 270 mijë qytetarë, kanë përfunduar në drejtorinë qendrore të ALUIZNI-it, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky i fundit ka konstatuar një seri abuzimesh të zyrtarëve rajonalë e qendrorë, duke propozuar masa administrative e penale

  • Sulmi në Afganistan, trupi i
    Feti Voglit vjen sot në atdhe

    Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare, të cituara sot nga Shqiptarja.com që thanë se trupi i pa jetë i heroit Feti Vogli, mbërrin në Tiranë sot në mëngjes ose para mesditës me një avion të NATO-s. Ndërkohë familja e tij në Baldushk, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike, ka hapur dyert e mortit.
    CNN: Polici afgan hapi zjarr mbi shqiptarët pas një grindje

  • Adele projekton të blerë helikopte

    Tani ajo është padyshim një ndër artistet më të pasura, prandaj edhe duket se ka menduar të heqë dorë nga makinat dhe të blejë një helikoptër personal.

  • Sienna Miller shtatzënë

    E pranishmë në një mbrëmje gala mbajtur në New York, për herë të parë aktorja Sienna Miller u shfaq me pamjen e re, atë të shtatzënisë. Sienna Miller u shfaq në "Changing Face of Beauty", me një fustan të gjatë të zi puthitur pas trupit, i cili e theksonte barkun e saj.

  • Carla Bruni bëhët grua shembullore.

    Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni- Sarkozy, është duke bërë gjithçka që të sigurojë sa më shumë vota për bashkëshortin e saj Nicolas Sarkozy në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

  • Tahiri dhe Zela, kandidatët
    për kreun e PS në Tiranë

    Sapo ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS. Gjatë mbledhjes u vendos mbi zgjedhjen e kreut të PS për Tiranën. Mbledhja nisi në orën 18:30 dhe zgjati pothuajse 4 orë të tëra. Kryesia vendosi të kandidojë për kreun e PS në Tiranë Sajmir Tahirin dhe Ilir Zelën. Data e zgjedhjes së kreut të ri të PS në Tiranë u vendos të jetë 3 marsi. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PS, Edi Rama, nënvizoi rëndësinë për të përmbyllur sa më parë dhe me sukses reformën zgjedhore, duke përmbushur më së pari rekomandimet e OSBBE/ODIHR.

  • Raporti mbi Afganistanin
    që Pentagoni nuk do të publikohet

    Gjatë kësaj jave gazetari i New York Times, Scott Shane, publikoi një artikull bombë përreth kolonelit, Daniel Davis, një veteran i ushtrisë amerikane që ka shërbyer për 17 vjet në forcat e armatosura, i cili sapo është kthyer nga Afganistani. Sipas Times, 48 vjecari Davis ka shkruar një raport prej 84 faqesh, ku përshkruan luftën e gjatë në Afganistan. Raporti denoncon se lufta ka qenë një dështim total dhe drejtuesit e lartë ushtarak nuk janë përballur asnjëherë me opinionin publik, mbi faktin se sa keq kjo luftë po shkon.

  • Fier, plagoset një 30 vjecar
    tentoi të grabisë një banesë

    Gjatë një tentative grabitje në një banesë në Fier, ka mbetur i plagosur vetë hajduti. Shtetasi Arben Shpata, 30 vjeç teksa ka tentuar të grabisë një shtëpi në fshatin Kuqan të Patosit është qëlluar me armë zjarri nga pronari i banesës, duke e lënë të plagosur.

  • Nishani: Disa komuna
    janë ende të bllokuara

    Shtabi i Emergjencave në Has ka zhvilluar mbledhjen e radhës në prani të ministrit të Punëve të Brendshme Bujar Nishani. Ai u shpreh se “Disa komuna në zona ende të vështira dhe ende të bllokuara, atje do të vijojë pa ndërprerje puna ashtu siç ka vazhduar gjatë gjithë këtyre ditëve”.

  • Paneta telefonon Imamin:
    SHBA ofron ndihmën e saj

    Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e mbrojtjes, Arben Imami, mbi vrasjen e kapitenit Feti Vogli në Afganistan. Paneta ka shprehur ngushëllimet e tij më të ndjera mbi humbjen e kapitenit Vogli në krye të detyrës dhe ka shprehur gjithashtu, gatishmërinë e SHBA për cdo ndihmë të nevojshme.

  • Olli: Janë hapur
    të gjitha akset kombëtare

    Leonard Olli, kreu i Emergjencave Civile ka mbajtur sot një konferenc për shtypë mbi emergjencën e motit. Ai u shpreh se kushtet e përmirësuara të motit kanë ndihmuar në hapjen e rrugëve të bllokuara. Sipas tij të gjitha akset kombëtare mund të qarkullohen lirisht.

  • Holtkemper: Presidenti të zgjidhet
    në përputhje me Kushtetutën

    Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, në një intervistë për Deutsche Welle ka folur mbi zgjedhjen e presidentit të ri të Gjermanisë por edhe të zgjedhjes të presidentit të ri në Shqipëri. Ajo është shprehur se më tepër se zgjedhjes me kompromis është e rëndësishme që presidenti i ardhshëm i Shqipërisë të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën.

  • Shqiptarja i zhvat torinezit
    255 mijë euro për 3 vjet

    Faqet e kronikave të Torinos sjellin sot rastin e një torinezi 55 vjeç të dashuruar me një shqiptare 50-vjeçare që më shumë se pas tij, ishte dashuruar me llogarinë e tij bankare. Që kur janë njohur në vitin 2008 e deri pak ditë më parë kur është arrestuar nga karabinierët, gruaja ka arritur t’i marrë të dashurit të saj plot 255 mijë euro.

  • Topi, Rama e Arvizu
    në familjen Vogli

    Familjen e Feit Voglit, vrarë dje në Kandahar sot e kanë vizituar Presidenti Bamir Topi dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër. Ata i kanë shprehur ngushëllimet familjes së kapitenit, që pak orë më parë u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Familja Vogli u vizitue edhe nga kreu i PS, Edi Rama.

  • Ngrin Evropa 
    shtrenjtohet gazi me 20%

    Importuesit e gazit të lëngshëm paralajmërojnë rritje 20% të çmimit të gazit në Shqipëri, si pasojë e bllokimit të anijeve të porositura dhe rritjes së çmimit jashtë, nga 900 në 1.100 USD për ton

  • Padova, persekutonte ish
    të fejuarën, arrestohet shqiptari

    Dritan Çaushi prej muajsh kërcënonte ish të fejuarën dhe të moshuarin ku ajo punonte si mirëmbajtëse. Mbrëmjen e djeshme ai është arrestuar, dy muaj pasi u qëllua me armë nga i moshuari italian, pasi ka nisur sërish t’i kërcënojë të dy.

  • Vrau burrë e grua në 99-ën
    arrestohet nga policia greke

    Policia greke ka kryer arrestimin e një personi të shpallur në kërkim në Shqipëri dhe të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. 36 vjeçari Feta Faslli Kaja u dënua me burgim të përjeshtshëm për vrasjen e dy bashkëshortëve në qytetin e Fierit në vitin 1999.

  • Ndryshimet në Kodin Penal
    burg kush blen votat në zgjedhje

    Komisioni i Ligjeve votoi sot me konsensus ndryshimet në Kodin Penal. Ndëshkohet me burg, falsifikimi i dokumentave zgjedhorë, braktisja e detyrës, apo blerja e votës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv