Arkiva

  • Policia jep detaje mbi sasinë e eksplozivit që u gjet mbrëmë në makinën e Ada Thaqit, e njohur si e dashura e Aleksandër Gocajt, personit që u plagos me një plumb në shpatull në ngjarjen ku të shtënat me armë i morën jetën 25-vjeçares Megi Jokiçi. (ne foto Ada Thaqi, përdoruesja e makinës ku u gjet eksplozivi)
  • Bëmë mama të të ngjaj

    Duket se hijeshia dhe sharmi i Angelina Jolie kanë kaluar edhe tek fëmijët e saj. Teksa aktorja po zbriste nga makina së bashku me djalin e saj 3-vjeçar Knox. Në një moment vogëlushi filloi duke u dhuruar puthje bagidargëve të familjes ndërkohë që pamja e tij përngjasonte dukshmë me atë të së ëmës

  • Beyonce në formë pas shtazanisë

    Në daljen e saj të parë pas shtatzanisë këngëtarja Beyonce dukej e mrekullueshe. Ajo kishte veshur një fustan të kuq të ngushtë duke treguar format e saj në të cilat nuk vihej re ndonjë shtojcë e cila duhej hequr.

  • Pukë, 26 familje në komunën
    e Fierzës pa ushqime

    I gjithë vendi është pushtuar nga temperaturat e ulëta, dhe stuhi të forta ere, të cilat në veri kanë qenë stuhi bore. Temperaturat kanë shkuar deri në -18 gradë celcius. Disa akse nacionale mbeten të bllokuar, ndërsa akse të tjera janë tepër të vështira për të lëvizur për shkak të akullës e ngricave. Situata më e vështirë raportohen në Pukë, Kukës, Tropojë e Dibër, ku në disa komuna të izoluara bëhet apel për ndihmë. Kryetari i komunës Fierzë: Te shpallet gjendje e emergjences (foto bora ne fshatin Bugjon, Puke)

  • Tiranë, mbyllet tregu
    i bagëtive, s'ka kushte

    Tregu i bagëtive në Tiranë, i njohur nga të gjithë si tregu i gjësë së gjallë, është mbyllur përfundimisht nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal (ASHR). Liljana Ramasaco, drejtoreshë e ASHR-së, shpjegon se prej kohësh tregtarët ishin paralajmëruar të krijonin kushte më të mira tregtimi, por ata nuk morën asnjë masë. ( ne foto tregu te pazari i ri)

  • Nipi i gjyqtarit Gani Dizdari
    sekser në Gjykatën e Lartë

    Gazeta "Shqiptarja.com" disponon të plota transkiptet e përgjimeve që tregojnë gjithë pazaret e kryera mes tre të pandehurve të cilët kanë tentuar që kundrejt 100 milion lekëve të lironin nga burgu Vilson Mellaraj. I dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Dorjan Sula. Mes tre të pandehurit, dhe nipi i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Gani Dizdari. (ne foto gjyqtari Gani Dizdari)
    Zbulohet tentativa e korrupsioni në Gj. e Lartë

  • Qëllohet nje makine tek blloku
    i plagosur nje njeriu nga Tropoja

    Në orët e vona të mbrëmjes policia e Tiranës është vënë në alarm për shkak të një sasie eksplozivi të gjetur në një makinë. Eksplozivi u pikas nga pasagjerja e makinës në zonën e Kombinatit, pranë një shkolle 8-vjecare.

  • 400 gram tritol në makinë
    atentat i dytë ndaj Gocajt

    Një sasi prej 400 gramë tritoli u gjet në një makinë Benz Mercedes me targa gjermane mbrëmjen e të hënës në Kombinat. Eksplozivi që u çaktivizua nga policia ishte një tentativë për një atentat të dytë ndaj Aleksandër Gocajt, i cili i shpëtoi atentatit të parë 4 ditë më parë, ku humbi jetën në mënyrë tragjike stomatologia 25 vjeçare Megi Jakiçi. Ndërkohë një tjetër ngjarje kriminale u shënua në mbrëmje në kryeqytet. Një shkëmbim zjarri ndërmjet dy makinave ka tronditur banorët në zonën e Pallateve të Aviacionit. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-redaksisë së gazetës Koha Jonë, në një orar shumë të frekuentuar. Flitet për një të plagosur.
     (Ne foto: Makina e qëlluar në mbrëmje në Tiranë)
    Historia - Si u vra Megi Jakiçi në vend të Gocajt
    {5:3504"Pamje nga shkëmbimi i zjarrit te Blloku në Tiranë"}

  • Tiranë, mbyllet tregu i gjësë së gjallë
    mungojnë kushtet higjeno-sanitare

    Mbyllet tregu i gjësë së gjallë në Tiranë për shkak të mungesës së kushteve së higjienës. Burime nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal konfirmuan se mbyllja erdhi si rezultat i mungesës higjeno-sanitare dhe asaj infrastrukturore të cilat nuk ofronin as kushtet më minimale.

  • Miratohet pr/ligji për hipotekën
    kur ndërtuesi ka falimentua

    Banorët e ndërtesave të reja, të cilët janë pa hipotekë, për shkak se ndërtuesi ka falimetuar ose është larguar, do të ndihmohen nga Bashkia e Tiranës.

  • I ftohti vret një 64 vjecar
    shkoi për ti hedhur kripë rrugës

    I ftohti shkakton një tjetër viktimë në vend. Trupi i pajetë i të moshuarit u gjet në aksin Korcë-Voskopojë. Viktima, Ahmet Metellari, 64 vjec, ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve dhe sipas policisë ai ishte nisur për ti hedhur kripë rrugës së ngrirë.

  • Rama takim me Sanino:
    PS i ka qëndruar angazhimit të saj
    Berisha: Të angazhuar për reformat
    Sanino: Ruani ritmin e reformave

    Në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Europian, zotin Stefano Sannino, Kryetari i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj vizite shprehu angazhimin e plotë të Partisë Socialiste për përmbushjen e reformave të domosdoshme për procesin e Integrimit Europian. Gjatë takimit Kryetari i PS ngriti shqetësimin për funksionimin e shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit, si dhe gjendjen e demokracisë në vend.
    Sanino me Topin: Të ruhet ritmi i reformave integruese

  • Termometri shënon -17 °C
    në qytetin e Pukës

    Moti i ftohtë dhe probleme në furnizimin me energji elektrike po ja bëjnë të pamundur jetën qytetarëve të Pukës dhe të zonave pranë. Termometri shënon -17 gradë celsius.

  • Policia, situata e rrugëve
    në të gjithë vendin

    Vazhdojnë rreshjet e borës të shoqëruara me erëra te forta, stuhi bore, fortune. Në aksin kryesor Ura e Skurajve-Klos-Bulqizë-Peshkopi-Muhur-Q.Draj, deri në Reç qarkullohet me zinxhirë. Segmenti në vazhdim deri në Q.Draj është i bllokuar.

  • Sanino me Topin: Të ruhet
    ritmi i reformave integruese

    Në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino u prit në takim nga Presidenti i vendit Bamir Topi. (Ne foto: Topi, Sanino dhe Fule)

  • Kardashian pritet të zyrtarizojë lidhjen me Orën

    Rob Kardashian ka vendosur për të futur zonjën e re në jetën e tij dhe familjen e tij të famshme. Pra më në fund pritet të zyrtarizohet lidhja e bujshme e Rob Kardashian me këngëtaren kosovare Rita Ora.

  • Jolie dhe Pitt, martesë në pranverë?!

    Ata janë partnerë prej kohësh por në media flitet për një martesë të mundshme të tyre. “Daily Mail” edhe një herë tjetër raporton për martesën e një ndër çifteve më të famshëm të Hollywood-it.
    “Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të lidhin kurorë këtë pranverë”, raporton tabloidi. E nëse ndodh kështu, atëhere çifti finalizon në martesë lidhjen e tyre 7-vjecare.

  • Minierat, Naço: 61 viktima
    Bulqiza, zonë me rrezik

    Ministri Nasip Naço në një document zyrtar i është përgjigjur 22 pyetjeve që deputetët socialistë i kanë adresuar lidhur me gjendjen aktuale. Ai ka deklaruar se që prej vitit 2000 në Shqipëri kanë humbur jetën 61 minatorë, 20 prej të cilëve në subjekte të paliçensuara.

  • Tiranë, arrestohet 18 vjecari
    aksidentoi për vdekje një person

    Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një të riu, i cili aksidentoi për vdekje një qytetar dhe plagosi një tjetër, gjatë mbrëmjes së djeshme. Bëhet e ditur se shtetasi i arrestuar është Neritan Malisi, 18 vjeç, banues në Tiranë.

  • Atentat në Lezhë
    hidhet në erë një BMW X5

    Hidhet në erë një automjet në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre. Atentati ka shkaktur vetëm dëme materiale. Persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi në njërën nga gomat e përparme të një mjeti tip BMW X5 me targa AA 707 BM i parkuar në anë të rrugës. Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv