Arkiva

  • Gjatë një operacioni të Policisë së Janinës në bashkëpunim me atë të Athinës është bërë i mundur ndalimi i 23 kg lënde narkotike tip kanabis sativa.
  • Tiranë, Arvizu takon Bashën
    pas vizitës në Washington

    Takimi është mbajtur në një prej lokaleve në kryeqytet e konkretisht në zonën e ish –Bllokut, një vend ky i frekuentuar edhe më herët nga dy zyrtarët e lartë. Takimi vjen një ditë pasi Basha ka përfunduar vizitën e tij në Washington e ku është takuar me kryebashkiakun e këtij qyteti.

  • Olldashi me Zhan Tod:
    Do ulim me 30-50 % aksidentet

    Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi angazhohet për uljen me 30-50 % të numrit të aksidenteve brenda dekadës. Olldashi është takuar sot me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit Zhan Tod. (Ne foto: Olldashi me Zhan Tod ne konference shtypi)

  • Terrorizmi, Berisha ndryshon
    ligjin e firmosur nga Nano

    Qeveria vendos të shtojë listën e personave që paraqesin rrezikshmëri për shkak të lidhjeve të tyre me financimin e botës së terrorizmit. Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar ndryshimet në ligjin, i cili u hartua 8 vjet më parë dhe që mban firmën e ish kryeministrit socialt Fatos Nano.

  • Petrit Vasili: Jemi gati
    për tu përballur me emergjencat

    Moti i keq i ditëve të fundit ka bërë që Ministria e Shëndetësisë nën drejtimin e ministrit Petrit Vasili të ngrejë një grup pune i cili do të jetë në gatishmëri të situatave problematike. Ministria e Shëndetësisë ka ngritur qendra operacionale për menaxhimin e fatkeqësive, veçanërisht në zonat e bllokuara me dëborë.

  • Linja nënujore për energjinë
    Qeveria “Ok” projektit me Italinë

    Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave linja nënujore, është parashikuar të kaloje në detin Adriatik dhe nëpërmjet Vlorës, të eksportojë në Brindizi energji elektrike.

  • Dy veshje brenda një nate për Gella

    Në serialin e saj më të ri Sarah Michelle Gellar luan dy personazhe në të njëjtën kohë, kështu që ndrimi i shpeshtë i rrobave për të është kthyer në rutinë për të .

  • Iglesias dhe Kournikova, nuk jemi në krizë

    Vazhdon si mos më mirë historia e dashurisë midis këngëtarit Enrique Iglesias dhe tenistes bukuroshe nga Rusia, Anna Kournikova.
    Madje ata mund të konsiderohen si një ndër çiftet VIP më jetëgjatë deri tani, pasi kanë mbushur plot 10 vjet dashuri së bashku.

  • Brown rikthehet në Grammy

    Tre vjet pas incidentit të ndodhur mes Chris Brown dhe të dashurës e atëhershme Rihanna ai do të marrë sërish pjesë në Grammy Awards. Pas sulmit të kryer nga Brown në mbrëmjen festive para çmimeve Grammy 2009 karriera e tij për pak sa nuk mbaroi.

  • Rama: U konfirmuan vrasjet e paramenduara

    Sipas Ramës, raporti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm është konfirmimin i gjendjes ku është katandisur policia e shtetit. “Për faktin se vrasjet ishin të paramenduara dhe u kryen jo për të mbrojtur institucionin, por për të ekzekutuar dënime me vdekje ndaj opozitës. Për të vërtetën se përgjegjësia për ato vrasje barbare është politike dhe përgjegjësit e drejtpërdrejtë janë ish ministri i brendshëm dhe vetë personalisht kryeministri. Kjo është një e vërtetë gjithnjë e më e qartë për të gjithë”, tha Rama.

  • Garfield, i terrorizuar nga roli i Spiderman

    Aktori që interpreton njeriun-merimangë në filmin e ri të Marc Webb, Andrew Garfield ka deklaruar se ka pasur shumë emocion për këtë rol kaq të rëndësishëm.
    “Jam i tmerruar nga ideja për të paraqitur këtë simbol. Unë jam vetëm një njeri brenda një kostumi dhe interpretoj një personazh që do të donin të ishin të gjithë”, ka thënë Garfield.

  • Lima provokuese si gjithmonë

    Marka të ndryshme kanë prezatuar reklama të tyre gjatë Super Bowl. Nuk është për t’u habitur që shifrat e harxhuara për këto reklama të jenë marramendëse dhe me personazhe që të godasin audiencën.

  • Meta: Dua të bëhem anëtar
    në komisionin e integrimit

    Kryetari i LSI Ilir Meta i ka kërkuar kryeparlamentares Topalli që të bëhet anëtar i komisionit të integrimit. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për një rikthim në jetën parlamentare, ai tha se integrimi i Shqipërisë do të jetë axhendë kryesore për LSI dhe për vetë atë.

  • Raporti sekret i SHKB, policia
    dështoi për 21 janarin |
    Rama: Vrasjet me paramendim
    Prokuroria: Llupo, në burg

    Gazeta "Shqiptarja.com" publikon sot pjesën e parë të raportit të Shërbimit të Kontrollit të Brendëshëm në Policinë e Shtetit. Çfarë do të kishte ndodhur në 21 janar 2011 sikur Policia e Shtetit të ishte ajo polici që kanë premtuar qeveritarët dhe për të cilën të huajt kanë dhënë me dhjetra milionë në asistencë teknike dhe ligjistike? Më e rëndësishmja nuk do të kishim një bilanc tragjik me 4 të vrarë, dhjetra të plagosur, dhjetra e dhjetra të dhunuar, makina të djegura, dëme të pallogaritshme materiale dhe një imazh të përkeqësuar të vendit, pas dhunës së 13 muajve më parë.

  • Maddona, film për William dhe Kate

    Pas performancës së sukseshme që pati në Superbowl, dhe pasi trajtoi familjen mbretërore në filmin e saj “W.E”, ylli i Popit Maddona po mendon për një projket të ri.
    Këtë herë 53 vjeçarja mendon të realizojë një film për princ William dhe Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middletone.

  • Sanino: Mbështetje për
    Avokatin e Popullit

    Pas takimeve me krerët e shtetit shqiptar drejtori i zgjerimit në KE, Stefano Sannino ka vizituar sot zyrën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, i shoqëruar nga Ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi.

  • Komuna Shalë, ku njerëzit nuk
    mund të varrosin as të vdekurin

    Kryetari i komunës Shalë në qarkun e Shkodrës bën apel për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për këtë zonë. Bal Vuksani në një prononcim televiz deklaroi se situate është vërtet alarmante, aq sa një i vdekur prej 4 ditësh ende nuk mund të varroset ndërsa 3 të tjerë janë të sëmurë rëndë dhe nuk mund të transportohen, për shkak të bllokimit të rrugëve nga bora. (ne foto qyteti i Shkodres)

  • 100 vjet pavarësi
    Diplomacia nis aktivitetet

    Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë janë konkretizuar aktivitetet e ambasadave shqiptare për 100 vjetorin në Itali, Bosnje Hercegovinë, Katar, Danimarkë e Zvicër.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv