Arkiva

  • Një nga spektaklet e ndjekura të këtyre ditëve në Shqipëri “X FACTOR ALBANIA”, solli në këtë puntatë një numër të madh rë rinjsh që synojnë të jenë në të ardhmen yjet e muzikës shqiptare. Këtë herë në audicionin e Tiranës, vumë re gjithashtu se kishte edhe djem vërtetë me zëra dhe performanca fantastike, që ishin vëllezër të këngëtareve të njohura të skenës shqiptare.
  • Rikthehet “Apartamenti 2 XL”

    Pas përfundimit të spektaklit humoristik “Sketch Show do të rikthehet në 12 shkurt për publikun “Apartamenti 2XL”.
    Djemtë e “The ShBLSH” dhe aktorët e tjerë protagonistë, pasi kanë fituar bastin me humorin ndryshe që servirën nëpërmjet “Sketch show”, do t’i rikthehen humorit në apartamentin e madh.

  • Integrimi, Sanino: Ruani
    ritmin e reformave

    Drejtori për Zgjerimin në KE, Stefano Sannino ndodhet në Tiranë për të diskutuar me autoritetet shqiptare lidhur me planin e veprimit për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ai i bëri apel klasës politike që të vijojnë bashkëpunimin dhe dialogun politik për të ecur përpara në procesin integrues, që siç tha ai duhet të jetë gjithpërfshirës.

  • Emërimet në diplomaci
    opozita “kryqëzon” ministrin

    Kryediplomati Haxhinasto është vënë sot “me shpatulla pas muri” në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar të integrimit evropian. Deputetët e majtë kanë shprehur shqetësim për emërimet politike dhe nepotike në rradhët e diplomacisë. “Më jep kriteret e pranimit të dhëndrit të Zhozefina Topallit dhe unë ta votoj ligjin”, tha deputeti Taulant Balla.

  • Lohan “duhanxhie” si Monroe

    Të pish duhan është ves i keq, por nëse kështu i ngjan idhullit tënd atëherë nuk është problem. Aktorja problematike Lindsay Lohan ka bërë një set të ri fotografish duke pirë duhan, e frymëzuar nga idhulli i saj Marilyn Monroe.

  • Të bijat i heqin lodhjen Garnerit

    Jennifer Garner është disa javë larg sjelljes në jetë të fëmijës së saj të tretë. Megjithatë edhe pse në gjendje jo fort të përshtashme ajo mundohet të mos humbi asnjë moment argëtues të kaluar me vajzat e saj.

  • Bie inflacioni, INSTAT: Rritja e çmimeve
    më e ulët se kuota e preferua

    Inflacioni gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar ka shënuar rënie të mëtejshme, duke kaluar nga 1.7% në nëntor, në nivelin e 1.6 përqindëve. Inflacioni i ulët ndikon në uljen e prodhimit vendas, duyke qenë se pasqyron një rënie të kërkesës në treg. Sipas njoftimit të INSTAT-it, një vit më parë ndryshimi i çmimeve ishte 3.3 për qind.

  • BSH: Tremujori i 4-t i 2011
    bankat ulën kreditimin

    Banka e Shqipërisë publikoi sot rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues bankar. Sipas raportit rezultatet tregojnë se standardet e kredisë për bizneset janë shtrënguar më tej, ndërsa ato për individët kanë mbetur të pandryshuara nga tremujori i kaluar.

  • Berisha takon Saninon: Të
    angazhuar për reformat

    Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian ku është diskutuar vazhdimin e reformave që vendi ndërmerr në fushën e ekonomisë, transparencës së qeverisjes, reformën në drejtësi.

  • Rama: PS shpëton vendin nga rrënimi

    Në reagimin e tij në Twiiter Rama tha se deklaratat e sotme të kryeministrit Berisha janë vijëmësi e talljes që kreu i qeverisë bën me ekonominë shqiptare. Sipas Ramës, me programin e ri, PS çliron nga taksat 95% të shqiptarëve.

  • Kriza ne Greqi, rrëfen shqiptari
    i burgosur: S'kemi bukë

    Një i burgosur në burgun e Patras në Athinë, nëpërmjet medias shqiptare, kërkon ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, pasi burgu nuk po furnizon me ushqim të dënuarit. Kriza financiare që ka prekur Greqinë, ka prekur dhe burgjet në shtetin fqinj, ku vuajnë dënimin qindra shqiptarë.

  • Berisha: Rama bën ciu-ciu
    ka frikë se do humbë vota

    Kryeministri Berisha ka ironizuar mënyrën e zgjedhur nga opozitari Edi Rama për të kominkuar në rrjetet sociale me qytetarët. Berisha tha se kryesocialisti Rama e përdor Twitter-in sepse i trembet humbjes së votave nëse del në media, siç ka bërë rregullisht. “ Rama është zotëria që rrin ciu ciu. E bën sepse i kanë thënë të mos dalë në media se humbet vota, ndaj bën ciu ciu. Por, me këtë mënyre nuk bind as njerëzit e partisë së tij e jo më qytetarët" shprehet Berisha.

  • Russell Brand gjen të dashur të re

    Russell Brand duket se ka gjetur një partnere të re. Vetëm pak javë pasi i dha fund martesës 1- vjeçare me këngëtaren Katy Perry, Brand i është vënë pas aktores hollivudiane Zoey Deschanel.

  • Greqia akuza shqiptarëve
    për djegien e pyjeve më 2007

    Në numrin e saj të datës 5 shkurt 2012, të gazetës greke “Kiriakatiki Demokratia” (Κυριακάτικη Δημοκρατία) thuhet se agjentët e Shkupit me pasaportë shqiptare dogjën pyjet Ilia. Sipas gazetës greke ekziston dokument kofidencial ku janë edhe emrat e shtatë anëtarëve të ekipit që organizuan vënien e zjarreve në Ilia.

  • Kukës, ngrin liqeni i Fierzës
    hera e fundit ishte në 2001

    Për herë të parë ujrat e liqenit ngrinë në dimrin e vitit 1985, kur ujërat e liqenit ngrinë për më shumë se një muaj. Shumë banorë të Kukësit, pavarësisht të ftohtit të madh kanë udhëtuar pranë brigjeve të Liqenit, për të parë me sytë e tyre ngrirjen. ( ne foto liqeni i Fierzes)

  • Berisha: S.O.S për energji
    S’ka ujë në kaskadën e Drinit

    Në takimin e së hënës me deputetët demokratë, Berisha pohoi se vendi është në krizë energjitike për shkak të temperaturave shumë të ulta, por edhe për situatën e rëndë në rajon. “Pakësim i paprecedentë i ujrave në kaskadën e Drinit, është importuar energji më shumë se kurrë ndonjëherë”, tha kryeministri. Premton ndihmë për banorët e bllokuar nga bora. (Në foto: Kaskada e Drinit)
    Policia, situata e rrugëve në të gjithë vendin
    Bora mbërthen veriun, Kukës mblidhet shtabi i emergjencës
    Kukës, ngrin liqeni i Fierzës, hera e fundit ishte në 2001
    Europa “ngrin”, 300 të vdekur për 10 ditë
    Policia: Ja akset me probleme, kujdes shoferët

  • Vlorë, grabiten 600 mijë lekë
    terrorizohen banorët

    Një person ende i paidentifikuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e një arme tip kallashnikov i ka dalë para menaxherit të supermarketit “Euromaks” dhe i ka kërkuar paratë që kishte. Grabitja ndodhi në një rrugicë afër bankës ku mendohet se menaxheri do shkonte t'i depozitonte. Dëshmitarët: Arma dukej si lodër.

  • Tentativa e korrupsionit
    reagon Gjykata e Lartë

    Në një reagim të parë burime zyrtare nga Gjykata e Lartë thonë se ndaj kësaj çështjeje, gjykata është shprehur me vendim, se gjyqtari nuk ka dijeni në lidhje me akuzat ndaj personave nën hetim dhe se për të tjerat mund ti drejtohemi Prokurorisë.

  • Rama: Shqiptarët shpirtërisht
    në BE, mendërisht në Ballkan

    Gjatë bashkëbisedimit me gazetarë e publicistë në Vjenë ku prezantoi librin e tij, ‘Kurbani", kryesocialisti Rama është pyëtur nga moderatori i panelit, Fate Velaj se ku bëjnë pjesë shqiptarët: në Europë, Ballkan apo juglindje të kontinentit?. “Shqiptarët shpirtërisht janë në Europë, mendërisht janë në Ballkan dhe fizikisht janë në Shqipëri”, është përgjigjur lideri i opozitës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv