Arkiva

  • Kishte deklaruar që do të dhuronte “spektaklin më të madh në botë gjatë spektaklit më të madh në Tokë” dhe Madonna dhe nuk i zhgënjeu fansat e saj.
    Këngëtarja 53-vjeçare zhvilloi një performancë të shkëlqyer gjatë pushimit të ndeshjes finale të NFL Super Bowl mes New York Giants dhe New England Patriots.
  • Përgjimi zbulon tentativë
    korrupsioni në Gj. e Lartë
    Vendimi per Vilson Mellaraj
    Gjykata: Vendimi ligjo

    Tre persona janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, pasi akuzohen se kanë ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për lirimin e të dënuarit me 20 vjet burg, Vilson Mellaraj. Njëri prej të pandehurve,  Agron Lumeshi, sipas prokurorisë, i afërmi kryesuesit të Kolegjit Penal. Zbardhet vendimi: Kryesuesi i Kolegjit Penal, Gani Dizdari. Prokuroria thotë se paratë janë mbledhur nga Enar Lushakaj dhe Renato Mellaraj, ndërsa Agron Lumeshi, kishte marrë përsipër zgjidhjen e cështjes në favor të të dënuarit dhe "ka realizuar këtë ndikim tek trupi gjykues".
    PDF, Njoftimi i Prokurorise

  • Europa “ngrin”, 300 të vdekur për 10 ditë

    Në krye të listës së situatës së rëndë është Ukrahina ku kanë gjetur vdekjen si pasojë e ngricës 131 persona deri më tani. Në Poloni numri i viktimave ka arritur në 53, nga të cilat 8 kanë vdekur nga hipotermia vetëm ditën e djeshme. Në këto vende termometri shënon minus 20 gradë, çka përbën rrezik, sidomos për një kategori të caktuar si të pastrehët apo emigrantët.

  • Angelina Jolie nën peshë

    Aktorja Angelina Jolie është shprehur se dëshiron të shtojë peshën e saj trupore pasi peshon vetëm 44 kilogram. Ajo ka thënë se nuk vuan nga anoreksia por ka qenë gjithnjë e dobët. Jolie është e gjatë 1.72 cm dhe sipas mjekëve ajo duhet të peshojë  57 kg në mënyrë që të jetë në ekuilibër me gjatësinë.

  • Greqi, sot vendoset
    Shpëton ose falimenton

    Sipas “Financial Times”, kryeministri i Greqisë, Lukas Papadhimos nuk ka arritur të bindë forcat kryesore politike, socialistët të djathtët dhe ekstremistët e djathtë, të nënshkruajnë një marrëveshje të re ndihme. Sot, pritet që qeveria helene të marrë vendimin e saj përfundimtar.

  • Borxhi, të martën ankand
    për obligacionet

    Konkretisht, sipas ministrisë së Financave, do të dalin në ankand në mjediset e bankës së Shqipërisë, 1 miliard lekë të reja bono me interes fiks dhe 4 miliardë të tjera do të shiten me interes të ndryshueshëm.

  • Kredia, Financat: Vështirë
    të pranojmë kushtin e BB

    Pas bisedimeve në Tiranë të ekipit të Bankës Botërore lidhur me akordimin e nje kredie për vendet e kërcënuara nga kriza globale, ende nuk është disbursuar asnjë fond për qeverinë shqiptare. Banka Botërore ende nuk ka vendosur se sa do të jetë ndihma për Shqipërinë, në kuadër të masave antikrizë, kjo, pasi kredi të tilla janë me kushte.

  • Vodhi magazinën me cigare
    kërkohet ish i dashuri i Çiljetës

    Policia e Tiranës ka prangosur  Ervin Goxhaj dhe Gerti Frexhaj, ky i fundit ish drejtues i fushatës së Bashës në zgjedhjet e 8 majit në Kinostudio. Shpallet në kërkim ish i dashuri i këngëtares, Çiljeta Xhilaga, Romeo Shehu.  Të tre personat kanë vjedhur një magazinë në kryeqytet, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra. (Në foto: Romeo Shehu dhe ish e dashura Çiljeta, foto e vitit 2008)

  • Policia: Ja akset problematike
    shoferë kujdes, përdorni zinxhirë

    Policia e Shtetit informon në lidhje me situatën më të fundit në akset rrugore në shkallë vendi. Nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore.

  • Shtyhet tenderi për mirëmbajtjen
    e rrugës së Kombit

    Ministria e Transporteve shtyn dy javë pranimin e dokumentave për tenderin e mirëmbajtjes dhe investimeve shtesë në "rrugën e kombit", me sa duket, për shkak të mungesës së interesit nga subjektet

  • Gjendet e djegur makina
    e vrasësve të Megi Jakiçit

    Policia e Tiranës ka gjetur dje pasdite një makinë të djegur e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur të enjten e kaluar në “Komunën e Parisit” ku mbeti aksidentalisht e vrarë Megi Jakiçi.10 persona nën përgjim.

  • Bora mbërthen veriun, Kukës
    mblidhet shtabi i emergjencës
    Akset problematike

    Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer veriun dhe juglindjen e vendit. Puka, Kukësi, Tropoja, Dibra e Malësi e Madhe janë pothuajse të izoluara, pasi dhe në ato akse nacionale ku po punohet për t'i mbajtur të hapura, ngrica e akulli është kudo i pranishëm.  Të gjitha rrugët rurale që lidhin komunat me qytetet janë të bllokuara. Nga komunat Zapod dhe Ujmisht raportohen se ka probleme me rezervat ushqimore. Shkollat e mbyllura.

  • Grafite “Vdekje për shqiptarët”
    shkruhen në muret e Shkupit

    Sipas dëshmitarëve, grafitet "Vdekje për shqiptarët", "Maqedonia është vetëm e maqedonasve" etj., janë shkruar nëpër disa dyqane dhe mure në lagjen Hasanbeg të Shkupit, në afërsi të Bankës Tregtare në pjesën qendrore të Shkupit. (ne foto pamje nga nje grafit antishqiptar)

  • Arrestohet i dyshuari i dytë
    për vrasjen e biznesmenit fierak

    Identifikohet nga forcat e policisë së Fierit i dyshuari i dytë për vrasjen e biznesmenit fierak, Spartak Spaho. 28 vjecari Enea Hyka dyshohet të jetë bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit me Agim Hykën, të arrestuar pak javë më parë.

  • Majlinda Kelmendi, xhudistja
    kosovare zë vendin e pestë në Paris

    Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka përfunduar sërish e pesta në turneun "Grand Slam" që po mbahet në Paris, raporton sot Koha Ditore. Kelmendi garoi të shtunën në kategorinë deri 52 kg, ndërsa pati dy fitore e një humbje. Kelmendi në Paris e pesta kishte përfunduar edhe vitin e kaluar.

  • Sarandë, arrestohen tre të rinj
    ndalohen me 170 gr kanabis

    Nga Shërbimet e Komisariat të Policisë Sarandë në aksin rrugor Gjirkastër –Sarandë në afërsi të shtatit Vrion i është bërë shenjë të ndalonte dhe është ushtruar kontroll në autoveturën tip Mercedes-Benz, ku u gjetën rreth 170 gr kanabis.

  • Identifikohen autorët e vjedhjes
    me armë të lokalit në Fie

    Arrihet të identifikohen autorët e vjedhjes me armë të ndodhur natën e të shtunës, në një lokal në fshatin Dërmenas të Fierit. Policia e Fierit arriti të arrestojë njërin nga autorët e vjedhjes, 26-vjeçarin Abedin Palnikaj, si dhe shpalli në kërkim tre personat të tjerë.

  • Drejtori për Zgjerimin në KE
    viziton nesër Tiranën

    Drejtori për Zgjerimin në KE, Stefano Sannino vjen për një vizitë të hënën në Tiranë. Bisedimet me autoritetet shqiptare lidhur me planin e veprimit për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të jetë arsyeja e vizitës.

  • Vlorë, gjendet
    i vdekur në apartament

    Gjendet një 51 vjecar pa jetë, në një banesë në qytetin e Vlorës. 51 vjecari Selman Hodo, banor i lagjes Kombinat në Tiranë, është gjetur pa jetë nga pastruesja e banesës ku ai jetonte, në një pallat në lagjen "Pavarësia".

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv