Arkiva

  • Aktori Tom Cruise po përgatitet 6 muaj para për ditëlindjen e tij dhe ajo që është më e rëndësishme mbetet fakti se ai pritet të festojë 50 vjetorin. Ndoshta kjo ditëlindje jubilare e ka bërë të mendojë atë kaq herët për detajet.
  • Clooney 100 mijë USD dhurata për të dashurën

    Stacy Keibler mund të ndihet vajza më me fat në botë. I dashuri i saj, aktori
    George Clooney i ka blerë asaj aq dhurata sa ajo nuk do ta kishte imagjinuar ndonjëherë, por nuk është mjaftuar me kaq. Sipas rrjetit personal social Twitter thuhet Clooney i ka blerë deri tani Stacy Keibler një byzylyk Cartier me diamante i cili kushton 15 mila dollar dhe një çantë Hermes, që konsiderohet nga linjat më të shtrenjta në botë.

  • Zbulohet familja e gazetarit Alfred Peza

    Shumica njohim Alfred Pezën që shohin në ekran, tejet serioz dhe i prerë në pyetjet e tij gjatë intervistave, por ja që ekziston edhe një natyrë e butë e drejtorit të informacionit të Vizion Plus.

  • Vetëvendosja: Jemi gati
    të qeverisim Kosovën

    Gjatë një leksioni me studentet e Tiranes, lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti ka deklaruar se forca politike që ai drejton është gati të qeverisë Kosovën nëse qytetaret e votojnë.

  • Ciara koncert në Prishtinë

    Këngëtarja amerikane Ciara ka konfirmuar koncertin e saj me datë 28 dhjetor në Prishtinë, duke vijuar kështu listën e koncerteve të emrave të njohur të muzikës ndërkombëtare, që zgjedhin për të performuar në Kosovë.

  • Aksidentet, 2 polic të vdekur
    dhe 7 të plagosur në pak javë

    “Ditë të vështira” për punonjësit e policisë që cdo ditë janë në patrullim për të ruajtur rendin dhe sigurinë në mbarë vendin. Aksidentet rrugore po mjelin më tepër viktima në rradhët e policisë se sa vetë kriminelët. Javët e fundit 2 punonjës policie kanë gjetur vdekjen dhe 7 janë plagosur në aksidente rrugore.

  • Cfare është virgin nafta

  • Të drejtat e emigrantëve
    Përfundon misioni në Shqipëri

    Raportuesi special mbi të drejtat njerëzorë të emigrantëve, Francois Crepeau, mbylli sot misionin e tij 9 ditor në Shqipëri. “Pas festimeve të ditës të së drejtave të njeriut (10 dhjetor) dhe pas festimeve të ditës internacionale të emigrantëve (18 dhjetor), inkurajojë autoritetet shqiptare të zhvillojnë, në bashkëpunim me të gjithë sektorët e shoqërisë civile, një strategji kombëtare mbi të drejtat e njeriut” përfundon Crepeau.

  • Emrat, pergjimet, akuzat

  • Përmbytjet godasin Himarën
    Banorët: Qyteti në gjunjë 

    Reshjet e dy ditëve të fundit në Himare kanë përmbytur shtëpi e biznese, (Foto) ndërsa lagja Stefanel ka mbetur pa ujë të pijshëm. Në Pilur, rruga që e lidh atë me pjesën tjetër te zones është bllokuar nga rreshqitjet e tokës. Tridhjetë krerë bagti e imët janë rrembyer nga ujrat që kanë zbritur përgjatë shpateve të malit. Himara është përmbytur pasi shtrati i përrenjve është ngushtuar nga ndërtimet pa kriter.

  • TAP, përfundon raundi
    i dytë i negociatave

    Përfundon edhe raundi i dytë i negociatave ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) dhe TAP (Trans Adriatik Pipeline AG) mbi projektin e gazsjellësit TAP. Negociatat u zhvilluan në Tiranë. “Ju njoftojmë me kënaqësi se sot përfundoi raundi i dytë i negociatave me gazsjellësin TAP. Shqipëria është duke bërë maksimumin për realizimin e këtij projekti”, u shpreh Naço.

  • Ardian Hoxha: Ja pse Berisha
    urdhëroi zhdukjen e tim eti

    Lidhja e “pafajshme” e të ndjerit Pjetër Arbnori që duke shfrytëzuar miqësinë me Remzi Hoxhën i servir informacionin Berishës se i ishin zbuluar takimet me Grigorovin e Maqedonisë dhe Arkanin e Serbisë. Trafiqe armësh, karburantesh, në kohën kur Serbia vuante embargon totale. Dyshime për zvarritjet në 16 vite, ankthin e familjes për drejtësinë dhe dyshimet e vdekjes së Gazidedes.

  • Fier, 768 familje
    pa ndihmë sociale

    Prej më tepër se 4 muaj, rreth 768 familje nuk kanë marrë paratë e ndihmës sociale në qarkun e Fierit. Gjithcka prej problemeve të shumta në këtë qark.

  • 48 orët kritike të Berishës
    Anulohet vizita në Malin e Zi

    Kryeministri Sali Berisha mbrëmë në orën 18.46 minuta ndërpreu fjalimin në 21 vjetorin e PD pasi u ndje keq. Dy ditë më parë (të djelën) ka qenë pacient në spitalin amerikan. Burime nga ky spital thonë për Shqiptarja.com se shefi ekzekutivit ka bërë një analizë për këmbën. Berisha është detyruar të anulojë vizitën e parashikuar për tu zhvilluar sot në Mal të Zi.
    PDF- faqja e pare e gazetës Shqiptarja.com
    Rama i uron të shkuara Berishës, në Twitter
    Thaçi i uron Berishës shëndet dhe fitore të tjera

  • Avokati i Popullit, favoritët: Igli
    Totozani dhe Përparim Kapo | 

    Ditën e enjte Partia Socialiste do publikojë kandidaturën fituese për postin e Avokatit te Popullit. Burime nga selia rozë bërën të ditur për televizionin “Vizion Plus” se emrat e favorizuar janë Igli Totozani e Përparim Kapo duke mos përjashtuar dhe kandidaturën e ish-deputetit socialist, Besnik Dervishi.

  • EULEX ndalon ndihmat
    ruse për Serbët e veriut

    Ndihmat ruse, në ushqime dhe materiale, të cilat duhet ti shkonin serbëve të veriut të Kosovës, janë ndaluar mesditën e sotme nga EULEX. Mësohet se EULEX ka ndaluar kamionët rusë me ndihma në pikën kufitare të Jarinjës.

  • Ligji i Artit Skenik, debati që
    bënë artistët para miratimit

    Shqiptarja.com ka zbardhur seancën dëgjimore që është mbajtur me 26 tetor 2010, para se ligji të votohej në parlament. Në këtë seancë dëgjimore zbulohet se çmendonin dhe ç’synonin secili prej diskutuesve. Gazeta do të botojë në vijim një pjesë të mirë të diskutimeve të pjesmarrësve, duke nisur nga drejtori i TKOB Zhani Ciko.

  • Si ti shpenzojmë paratë e librit?
    Për librin, 20% e fondeve të kulturës

    Ku shkojnë paratë që Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve jep për Librin? Një statistikë e përgatitur nga ky institucion mbi fondet e dhëna nga viti 2006 deri ën vitin 2011 për botimet dhe aktivitetet mbi librin, jep në mënyrë të detajuar shumën e sponsorizimeve për çdo botim a aktivitet që lidhet me librin. Për librin jepet 20% e fondit të kulturës. Ja ç’zbulon lista e sponsorizimeve të vitit 2010, klientelizëm dhe abuzime.

  • Albpetrol, miratohet shitja
    opozita votoi kundër | 

    Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot me votat e maxhorancës pr/ligjin "Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë "Albpetrol" sh.a. Patos". Të majtët ngritën pikëpyetje edhe për kohen e zgjedhur për privatizimin e kompanisë më të madhe shtetërore të naftës, duke iu referuar krizës globale. Madje deputeti socialist Fatmir Xhafaj tha se ky privatizim nuk është transparent.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv