Arkiva

  • Eksperti i pavarur i ngarkuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB deklaron se janë shkelur të drejtat e emigrantëve shqiptarë. François Crepeau deklaroi se problem i emigranteve shqiptarë kur riatdhesohen, mbetet ndarja e fëmijëve nga prindërit, duke shkelur kështu te drejtat e njeriut dhe thekson se ky fenomen ekziston me shumë te emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.
  • Familjarët: Kateri i Radës
    monument dhimbjeje, jo arti

    Familjarët e viktimave te Otrantos kërkojnë kthimin në Shqipëri të anijes së tragjedisë se 97-ës dhe jo kthimin në një vepër arti në Otranto. Reagimi vjen pak ditë pasi administrata komunale e qytetit të Otrantos, në Itali, hodhi idenë për vendosjen e skeletit të mbetur të anijes si vepër monumentale ne hyrje te portit te Otrantos, përballë brigjeve shqiptare.

  • Arrestohen, siguronin pasaporta
    biometrike false për kosovarët

    Tre persona janë ndaluar nga policia e Durrësit pasi dyshohet se në mënyrë të kundraligjëshme, kanë ndikuar në pajisjen me pasaporta biometrike të shtetasve kosovarë, me qëllimin krijimin e mundësisë së lëvizjes pa viza, në vendet e zonës “Shengen”.

  • Avokati i Popullit, Rama: Procesi
    na ndan nga kundërshtarët

    ”Kam besim plotë se komisioni do ta kryejë me sukses detyrën e vështirë për t’i paraqitur kandidaturën në emër të PS. Ky proces përbën një provë të madhe dalluese mes nesh dhe kundërshtrarëve politik dhe është mishërim i gjithckaje që kemi publikuar në programin tonë.” – tha Rama sot në mbledhjen e grupit PS.

  • KLSH, Rama: Rikonfirmojmë
    votën kundër Bujar Leskaj

    Komisioni i Ekonomisë do të marrë nesër në shqyrtim dekretin e presidentit Topi për emërimin e Bujar Leskajt në postin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në një deklaratë të shkurtër para deputetëve të grupit parlamentar Rama deklaroi : “Rikonfirmoj votën tonë kundër kandidaturës për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit". Dekreti i presidentit do të shqyrtohet nesër në komisionin e Ekonomisë, ndërkohë që Bujar Leskaj ka marrë konfirmimin për votën pro të maxhorancës.

  • Bari, kapet me pistoleta
    elektrike, vinte nga Shqipëria

    Një shtetas Italian është arrestuar në portin e Barit pasi iu sekuestruan një sasi armësh të çuditshme, hanxhar, mes të cilave dhe 2 pistoleta të rrezikshme elektrike “Taser”(në foto). Dy pistoletat janë në gjëndje të shkaktojnë pasoja të rënda tek njeriu, përmes shkarkimit elektrik.

  • Frattini: BE ndihmoi
    për dialogu mes partive

    Ish- ministri i jashtëm Italian vlerëson pozitive klimën e bashkëpunimit mes dy forcave politike në Shqipëria. “Shqipëria ka nevojë për reforma të përbashkëta, dhe klima që është siguruar mes dy forcave politike, maxhorancës së kryeministrit Sali Berisha dhe opozitës socialiste të Edi Ramës është për tu vlerësuar.”

  • Gramsh, rrëshket dheu, vdes
    bariu, ra nga një lartësi 15 metra

    Sipas policisë 66 vjeçari Dylber Çekrezi , banor i fshatit Mashan, në komunën Kodovjat të Gramshit, kishte rënë nga një lartësi prej 15 metrash, për shkak të terrenit të krijuar nga shirat e natës së mbrëmshme, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

  • Uma Thurman e lumtur me djalin miliarde

    Aktorja Uma Thurman ka pohuar se ndihet e lumtur me miliarderin Arpad Busson.

  • Shkodër, reshjet rrisin prurjet
    në Vau Dejës e Koman 

    Reshjet shiut të rëna përgjatë gjithë mbasdites dhe natës së djeshme e në vazhdim kanë ndikuar në përmirësimin ndjeshëm të situatës në liqenet e hidrocentralit mbi lumin Drin. Rritja e ndjeshme e nivelit të ujit në lumin Drin dhe Bunë nuk paraqet problem për zonat e Nënshkodrë.

  • Halimi: Gjyqtarët, bandë
    kriminale? E papranueshme

    Ministri i Drejtësisë i quajti të “papranueshme” deklaratat e kryesocialistit Edi Rama, të bëra pak ditë më parë në qytetin e Sarandës. “ Është e papranueshme të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale. Rama të kërkojë falje, bllokoi ligjet me 3/5”- ka thënë Ministri i Drejtësisë sot paradite, i pranishëm në konferencën për arritjet dhe sfidat e shërbimit të provës.

  • Minutat kritike të Berishës
    e shtrijnë mbi tre tavolina

    "Shqiptarja.com" ndoqi nga afër minutat kritike që shoqëruan kryeministrin e vendit, ndërsa fliste në foltoren e hollit të Pallatit të Kongreseve, ndihmën e parë që iu dha pas skenës së festës dhe trajtimin e tij mjekësor në një kthinë të vendit ku zhvillohej festa.  ( Në foto tavolinat e bashkuara ku u shtri Berisha)

  • Memaliaj, grabitje me maska
    në një pikë Wester Union

    Një person i maskuar ka hyrë në një pikë të Wester Union e këmbimi valuator dhe nën kërcënimin e armës ka mundur të marrë një sasi të konsiderueshme lekësh dhe dollarësh. Policia ka ngritur disa postoblloqe policie në të gjitha akset rrugore , janë kryer 8 kontrolle banesash dhe vende ku dyshohej se mund të jetë fshehur autori

  • Bulqizë, pritet të rifillojë
    puna në minierë

    Sot pritet të fillojë puna në nivelin e 12. 13. 14 dhe 15 të galerisë, pas ndërprerjes së punës që prej fillimit të muajit tetor kur një minator humbi jetën pas shpërthimit në minierë. Në mbledhje u diskutua që minatorët të paguhen 100% dhe të shpërblehen njëkohësisht edhe me pagën e 13-të brenda datës 25 dhjetor

  • Thaçi i uron Berishës
    shëndet dhe fitore të tjera

    “Me keqardhje e morëm lajmin për një krizë shëndetësore të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Shkelqësisë së Tij, z. Sali Berisha.Përkeqësimi ishte i ndjeshëm, pasi ndodhi në një moment solemn, me rastin e 21 vjetorit të PDSH-së, parti që luajti rol historik në themelet e demokracisë shqiptare."- thuhet në mesazhin e kryeministrit kosovar.

  • Buxheti 2011, dyfishohet
    huamarrja nga jashtë

    Sipas statistikave provizore të ministrisë së Financave, gjatë 11 muajve të këtij viti nuk është arritur të mbahet ekuilibri i duhur në fushën makroekonomike, me shpenzime buxhetore që rriten 5 për qind më shpejt se rritja e të ardhurave.

  • Lindsay Lohan kopja e Marilyn Monroe

    Surpriza Lohan mbaroi. Por pas publikimit të fotove, ajo nuk ka lënë ndonjë përshtypje aq tq fortë nga sa pritej. I njëjti truk, e njëjta paruke, madje të njëjtat poza dhe i njëjti sfond i setit fotografik, janë një kopje e Marilyn Monroe. Fotot e shumëpritura në brendësi të revistës Playboy që Lindsay Lohan ka realizuar për numrin e rradhës po bëjnë xhiron e botës.

  • Pukë, ekzekutohet me
    një plumb në kokë 60 vjecari

    Një vrasje ka tronditur fshatin Gjegjan, pranë qytetit të Pukës. Vetëm pak minuta më parë një 60 vjecar është ekzekutuar me një plumb në kokë.

  • Beckham, 54 mijë USD
    për dekorin e Krishtlindjeve

    Ata janë vërtet dorëshpuar, sidomos kur flitet për argëtim. Mediat britanike shkruajnë se David dhe Victoria Beckham kanë shpenzuar plot 54 mijë dollarë për dekorimin e 6 pemëve të Krishtlindjeve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv