Arkiva

  • Shqiptarja.com, nis rubrikën e gazetares Mira Kazhani, "lunch.com", një kafe apo drekë e sinqertë e gazetares me një personazh të rëndësishëm, i cili rrëfen veten dhe punën, ndryshe nga aparenca televizive. Takimin e parë, gazetarja Kazhani për shqiptarja.com, e ka bërë me ish-drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë në prokurorinë e Përgjithshme, sot avokat, Ardian Visha.
  • Beçiroviç në Tiranë
    “Boshnjakët të njihen si minoritet”

    Kryetari i parlamentit të Bosnje – Hercegovinës është pritur nga homologia e tij, Jozefina Topalli. “Ne diskutuam se çfarë mund të bëjmë më shumë që minoriteti boshnjak të njihet zyrtarisht në Shqipëri”, tha ai.

  • Burg përjetë Arjan Çelës
    në janar 2010 vrau 3 persona

    Ngjarja, e cila shokoi qytetin bregdetar, u shënua më 27 janar të 2010 në një lokal lotarish sportive, në lagjen nr. 9 të Durrës, dhe mbetën të vrarë Luan Curri, 45 vjeç, Ani Curri, 19 vjeç, dhe Edmond Shemsi, 49 vjeç.

  • Kriza, Berisha: Të ulim
    borxhin publik, e deficitin

    Kryeministri Berisha u kërkon ministrave marrjen e masave për uljen e borxhit publik dhe ngushtimin e deficitit buxhetor, si kushte për të parandaluar krizën e borxheve në botë, e cila siç tha ai "parashikohet të jetë afatgjatë”

  • Tiranë, vodhën 13 automjete
    2 arrestohen, një në kërkim

    Policia e qarkut bëri sot të ditur se janë arrestuar Romeo Tufa 19 vjeç dhe Halim Xaka 30 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim 21-vjeçari Dorian Xhoxhaj nga Berati.
    Sipas policisë, të arrestuarit janë autorë të vjedhjes së 13 automjeteve në kryeqytet. Gjatë kontrollit janë gjetur automjetet e grabitura dhe është bërë i mundur edhe sekuestrimi i tyre.

  • Berisha: Jam hiperenergjik
    Por gjaku im s’njeh moshë

    Kryeministri Sali Berisha ka publikuar gjatë mbledhjes së qeverisë, të vërtetën, sipas tij të shëndetit të kohëve të fundit. “Ndjehem shumë mirë. Ajo që pësova me datë 12 , sipas mjekëve por edhe sipas anemnezës time, ishte një lipotimi e lidhur me një virozë dhe ky është i treti që kam pësuar”.
    Berisha: Të ulim borxhin publik, e deficitin
    Anulimi i vizitës, Berisha pret zyrtarin malazez

  • Komisioni për reformën zgjedhore
    Sot takimi i dytë me dyer të mbyllura

    Komisioni kuvendor nisi punën një javë më parë ku kryetarja e Kuvendit, Topalli tha se, refoma zgjedhore është një akt politik dhe kërkon angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë antarëve të komisionit.

  • Rikthehen maskat
    2 grabitje brenda 24 orësh

    Në prag të festive të fundvitit, rikthehen dhe grabitjet me maska gjatë orëve të natës. Brenda 24 orësh janë shënuar 2 grabitje me maska. Grabitja e ndodhur mbrëmë në një supermarket në Fier, pason atë të ndodhur të hënën në mbrëmje në qytetin e Memaliajt, ku u grabit një pikë Western Union.

  • Durrës, kapen 227 kg
    drogë, do tregtohej në Itali

    Droga u gjet e fshehur në një kamion me targa AA 342 BU dhe kishte destinacion Italinë. Në pranga të policisë përfundoi drejtuesi i kamionit Besnik Yzeiraj, 38 vjeç. Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe nisi punën për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

  • Berisha fton Ndokën për
    koalicion, PD: Jemi të hapu

    Kryetari i Partisë Demokristiane është ftuar nga mazhoranca për të qënë pjesë e koalicionit qeverisës. Madje i është bërë dhe një propozim konkret, rimarrja e postit të Ministrit të Shëndetësisë, për të qënë realisht një parti në bashkëqeverisjeje.

  • KLSH, Bujar Leskaj sot
    para Komisionit të Ekonomisë

    Bujar Leskaj ka marrë konfirmimin për votën pro të maxhorancës, ndërsa kryetari i partisë Socialiste konfirmoi dje votën kundër. Dekreti i presidentit do të votohet nesër në Parlament.

  • Karta e Adriatikut, në
    Tiranë, ministrat e jashtëm

    Siguria dhe bashkëpunimi si garanci për stabilitet rajonal e më gjerë do të jetë një nga çështjet kryesore që do të diskutohet sot në Takimin e Komisionit të Partneritetit të vendeve të A5 + SHBA. Në përfundim të takimit ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut do të miratojnë një Komunikatë të Përbashkët.

  • Akademia propozon
    Kadarenë sërish për Nobel

    Emri i shkrimtarit Ismail Kadare do të jetë sërish në listën e kandidaturave të Nobelit letrar të 2012. Lajmi u konfirmua dje për "Shqiptarja.com", nga Akademia e Shkencave, ku kryetari Gudar Beqiraj, tha se dosja me rekomandimin dhe dokumentacionin tjetër plotësues është përgatitur e nisur për në Stokholm.

  • BE mund të rivendosë vizat
    për disa shtete të Ballkanit

    Bazuar në rregullat e reja, për të cilat u arrit pajtueshmëri dje në Bruksel, qeveritë e Bashkimit Evropian do të kenë mundësi që shumë shpejt të rivendosin kërkesat për viza për udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në rast se ka ndonjë fluks të papritur të emigrantëve.

  • Pronat, Shqipëria shpërfill
    Këshillin e Evropës

    Qeveria nuk zbaton afatin për ndryshimet ligjore të kërkuara. Ligji aktual për kthimin dhe kompensimin e pronës duhej t'u nënshtrohej ndryshimeve deri në nëntor 2011. Kjo ishte vendosur nga Këshilli i Evropës në maj të një viti më parë dhe ishte miratuar nga Këshilli i Ministrave në prill të këtij viti.

  • Kavajë, këshilltari bashkiak
    kapet për drogë në Itali

    Ervin Çelçima, anëtar i këshillit bashkiak të qytetit të Kavajës nga subjekti Partia Socialiste, është kapur sapo ka hyrë në territorin italian, pasi ishte i shpallur në kërkim me akuzat për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim të lëndëve narkotike.
    Kapen ne portin e Durresit 227 kg drogë

  • Rama: Mirëpres këdo që do
    rënien e Saliut e të Metës

    Gjatë pasdites së sotme u zhvillua mbledhja e Asamblesë së zgjeruar të qarkut Durrës. Kreu i PS-së, Edi Rama, ka ftuar të larguarit e të pakënaqurit të bashkohen me PS-në gjatë takimit në Durrës, ku përçarja ka qenë e përhershme.

  • Streep gruaja më e vjetër në kopertinën e Vogue

    Aktorja e cila luajti rolin e kryeredaktorës së Vogue në filmin “The Devil Wears Prada” do të jetë kopertina e muajit janar 2012 në të njëjtën revistë. Duket se 62- vjeçarja Meryl Streep ka zbutur inatin e Anna Wintour, duke e bindur të nxjerrë në kopertinë një artiste e cila rezulton të jetë më e moshuara mes femrave të tjera që kanë qenë protagonist në këtë revistë.

  • Ankand me 500 objekte të Michael Jackson

    Orenditë personale dhe objekte të tjera private të Michael Jackson janë ekspozuar në shtëpinë e ankandeve “Julien” në Beverly Hills. Ankandi i cili pritet të organizohet në datën 17 dhjetor do të nxjerrë në shitje orenditë personale të Jackson, ku numërohen mbi 500 objekte personale, mes tyre edhe disa antike që kishin mobiluar shtëpinë e mbretit të muzikës pop.

  • Tadic: BE kërkon njohjen
    e pavarësisë së Kosovës

    Presidenti serb, Boris Tadic, ka pranuar se në momentet e fundit të bisedimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbisë i është kërkuar të njohë Pavarësinë e Kosovës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv