Arkiva

  • Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ia ka refuzuar kërkesën për vizë liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
  • Lëvizja në Maqedoni
    dhe Malin e Zi, vetëm me kartë

    Qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë drejt Maqedonisë dhe Malit të Zi vetëm me karta identiteti. Shqipëria ka firmosur një marrëveshje të re mbi lëvizjen e ndërsjellët të shtetasve me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

  • Kater i Radës kthehet
    në monument, në Otranto 

    Gjatë ditës së sotme, pjesa e sipërme e Kater i Radës, e cila do të përdoret për veprën e artit në Otranto, është vendosur mbi pllakën e betonit në një shesh të qytetit të Otrantos. Kater i Radës është transformuar në monumentin për viktimat e detit.

  • Milot-Morine 10 euro
    Rruga e kombit me bileta

    Sot, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë". Pra që nga viti 2012 rruga e Kombit do të jetë me bileta. Sipas disa burimeve, tarifa e qarkullimit për automjetet e vogla do te jete 5 euro ndërsa për të rëndat 10 euro.

  • Zhvillohet takimi i Kartës
    së Adriatikut, në Tiranë

    Zhvillohet takimi i radhës i vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, në Tiranë. Në qendër të diskutimeve ishin siguria dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve.

  • Kërcënon 2 prokurorë
    me molotov, arrestohet 72 vjecari

    Dy ditë më parë policia e Tiranës është vënë në alarm pasi ka gjetu në një dritare të Prokurorisë së Përgjithshme një shishe me fitil, e cila fillimisht u dyshua si molotov. Pas ekspertizës u vëre se shishja nuk përmbante lëndë shpërthyese, por vetëm një fitl dhe brenda një letër.

  • Mediu braktis mbledhjen e
    Komisionit të Reformës Zgjedhore

    Mbledhja e sotme e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore është shoqëruar nga pakënaqësi dhe debate. Ende pa përfunduar kjo mbledhje, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka braktisur sallën.

  • Anulimi i vizitës, Berisha
    pret zyrtarin malazez

    Kryeministri Berisha priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, zotin Milan Roćen, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Ministerialit të A-5.

  • Ambasadori rus akuzon
    EULEX-in për njëanshmëri

    Rusia synon që problemet me bllokimin e karvanit humanitar në vendkalimin kufitar midis Kosovës dhe Serbisë ta paraqesë në samitin e sotëm të Bashkimit Evropian me Rusinë, i cili mbahet në Bruksel, ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass.

  • De Biasi, nga fusha në studiot televizive

    55-vjeçari Gianni de Biasi ka qenë trajner i Breshias në vitet 2003-2005; i Torinos në vitin 2008-2009, mandej në 2009-ën ai merr në drejtim Udinezen. Pas largimit nga bankina e Udinezes ai punoi si komentator teknik për kronikat televizive të “Europa League”, që transmetohen në Mediaset Premium.

  • Të burgosurat e Kanunit
    Një muaj punë vlen dy pula

    Nga 7 cent në 20 euro. Kjo është shifra e një rozareje e cila prodhohet në Shqipëri por në Itali kushtojnë deri në 300 herë më shumë. Një hetim i të përditshmes italiane Repubblica” zbuloi koston e atij objekti për të cilën katolikët e devotshëm i besojnë lutjet e tyre. Gratë të cilat shfrytëzohen janë viktima të Kanunit, i cili i mban të, mbyllura për tu mbrojtur nga hakmarrja.

  • Një italian në krye
    Kuqezinjtë me trajner të ri

    Federata shqiptare e futbollit konfirmoi se është firmosur një kontratë dy vjeçare me Gianni de Biasi, ish mesfushori italian i futbollit e më pas trajneri i skuadrave të Breshias, Torinos dhe Udinezes.

  • Energjia, KESH 4.5 mld lekë kredi

    Këshilli i Ministrave miratoi sot aktinnormativ që autorizon Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare për të marrë një kredi në shumën 4.5 miliardë lekë, për të përballuar situatën energjetike në vend, për shkak të mungesës së reshjeve.

  • Vendimi: Deklarimi i tatimeve
    Tani në mënyrë elektronike

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin përkatës. E njëjta gjë vlen edhe për të dhënat e dokumentit të listëpagesave e kontributeveve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, si dhe i të dhënave për ndryshimin e numrit të punonjësve, nga ana e të gjithë tatimpaguesve. Sipas këtij vendimi, deklarimi i detyrueshëm në organet tatimore, do të bëhet vetëm nëpërmjet formës elektronike.

  • Tirana, buxheti 2012
    Basha: Konsultim me qytetarët

    Bashkia e Tiranës ka gati projektbuxhetin për vitin 2012. Tre shtyllat kryesore: punësimi, cilësia e jetës, infrastruktura. “Buxheti i vitit 2012 reflekton një trefishim të investimeve publike, krahasuar me periudhën më të mirë të investimeve publike të Bashkisë së Tiranës”, tha Basha.

  • KLSH, PD voton dekretin e Topit
    Leskaj: Do të kontrolloj koncensionet

    Komisioni kuvendor i ekonomisë miratoi sot propozimin e presidentit Topi për kreun e ri të KLSH. “Nisma ime e parë do të jetë dorëzimi i imunitetit. Unë do kërkoj kontroll të koncensioneve dhe privatizimeve”, tha Leskaj gjatë fjalës së tij.

  • OSBE: Duhet të ndryshoni
    lëndën e Edukatës Qytetare

    Pasi ka studiuar lëndën e "Edukatës Qytetare" që nxënësit shqiptarë zhvillojnë në klasën e 9, 10 dhe 11-të, OSBE ka rekomanduar ndryshimin e këtij libri. Raporti i detajuar i është përcjellë edhe ministrisë së Arsimit, në mënyrë që librat e rinj që do të hartohen të pasqyrojnë ndryshimet.

  • Avokati i Popullit, figurë
    nga ish-të përndjekurit

    Skënder Haluci, ish-komisioner pranë Avokatit të Popullit për 9 vite, u shpreh kundër mënyrës së përzgjedhjes së kandidaturave, duke ia lënë opozitës dhe duke anashkaluar ligjin. Haluci, përfaqësues i shtresës së të përndjekurve politikë kërkoi që në krye të institucionit të zgjidhet një figurë nga kjo shtresë.

  • Flirtet brenda PD, Basha
    i ‘vardiset’ Biberajt e Mustafajt

    Biberaj, dy nga personalitetet e PD që e kanë shfaqur publikisht qëndrimin e tyre kundër disa veprimeve të Partisë Demokratike, janë takuar publikisht me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Takimi ka qenë rastësor, por i vëzhguar edhe nga kamerat që ndiqnin aktivitetin

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv