Arkiva

  • Pas lajmit të dhënë nga shqiptarja.com rreth fenomenit të favorizimeve në administratën më të lartë shtetërore dhe pikërisht rasti i nipit të kryeministrit Sali Berisha, Dritan Berisha, ky i fundit heq të gjitha fotot e publikuara në facebook ku tregoheshin shëtitjet turistike nëpër Romë bashkë me familjen e tij, por ndryshon dhe foton e profilit, ku më parë kishte vënë ate me kryeministrin Berisha, xhaxhain e tij.
  • Violinisti shqiptar leksione
    matematike në Spanjë

    Teatri historik "Rosalia de Castro" i qytetit buzë oqeanit Atlantik, ku vazhdon të funksionojë Fari më i vjetër i botës, u mbush plot nëntë herë me fëmijë e të rinj të shkollave të Korunjas, të cilët ndoqën një leksion mjaft interesant lidhur me një nga lëndët më të vështira për nxënësit adoleshentë.

  • Kosovë, 2 ushtarë të KFOR
    plagosen me armë zjarri

    Përleshjet janë regjistruar në mëngjes, kur ushtarët e NATO-s kanë nisur punën për heqjen e një prej barrikadave që serbët kanë ngritur që prej korrikut, në shenjë proteste kundër shtrimit të autorietetit të qeverisë së Prishtinës.
    Reagon Tirana: Dhuna në veri nga banda kriminale serbe
    Tadic: Të qetësohet situata në veri. Krasniqi: Serbia po luan me zjarrin

  • Kosovë,flamuri shqiptar
    në ndërtesën e Kuvendit

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë nisur festimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë me një aksion simbolik, duke e vendos një flamur kombëtar të përmasave të mëdha, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

  • Flamuri gjigand i AK
    mbërrin në Prishtinë

    Që prej të shtunës Aleanca “Kuq e Zi” ka marshuar nga Vlora drejt Kosovës me një flamur gjigand kombëtar të cilin e ka hapur sot në monumentin “New Born” në Prishtinë.

  • Shkodër, do rindërtohet
    biblioteka e Gjergj Fishtës

    Një pjesë e fondit të librave te tij gjenden në biblioteken e françeskanëve,në biblioteken “Marin Barleti” të Shkodrës dhe në Biblioteken Kombëtare në Tiranë. Një pjesë e konsiderueshme gjendet dhe në familjet shkodrane dhe familjet e rajonit ku ai shërbeu.

  • 28 Nëntori në Tiranë, Berisha
    viziton panairin "Blej shqip"

    Në orët e para të paradites u cel panairi “Blej Shqip”, ku ekspozohen dhe tregtohen produkte shqiptare. Vetë kryeministri ishte i pranishëm në këtë panair të cilin tha se nuk mund të rrinte pa e vizituar”. Po ashtu, Ansambli i Tiranës performon valle të të gjitha krahinave përgjatë rrugës pedonale.

  • PD feston sot dhe ditën
    e Çlirimit, nesër opozita

    Për dy krerët e lartë të shtetit sot është dhe dita e Çlirimit të Shqipërisë. Por ndryshe nga kryeministri Berisha, Presidenti Topi ka preferuar të shmangë vizitën në varrezat e dëshmorëve, duke shprehur se në mënyrë institucionale, detyrimet janë përmbushur, pasi dy këshilltarë të Presidencës kanë vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Tiranë

  • Modelja 58-vjeçare
     pozon ende për kopertina

    Modelja Jilly Johnson mund të cilësohet pa frikë si një nga më jetëgjatat në kopertinat e revistave të modës.

  • Haxhinasto-konsujve:
    Na ndihmoni për Kosovën

    Të 40 konsujt nderi të të Republikës së Shqipërisë, të cilët si mision të tyre kanë përmirësimin e imazhit të Shqipërisë nëpër botë ndodhen në Tiranë me rastin e 28 Nëntorit. Haxhinasto: “Ju jeni një ndihmë e madhe për arritjen e disa objektivave në politikën e jashtme. Na ndihmoni për njohjen e Kosovës"

  • Gjirokaster, kapen 75 kg
    drogë, 4 në kërkim

    Lënda narkotike u bllokuan në rrugën kombëtare Jorgucat-Sarandë, pranë fshatin Muzinë, rreth 30 km larg Gjirokastrës. Policia tha se lënda narkotike e ndarë në 24 pako, në tre çanta dhe pesha të ndryshme, po transportohej në një automjet.

  • Familja nga Mirdita kërkon
    ndihmë nga ambasada USA

    Ngjarja është shënuar rreth orës 02. 30 minuta, kur kryefamiljari Zef Kola, së bashku me 3 pjesëtarët e tjerë të familjes së tij janë dukur para ambienteve të ambasadës për të kërkuar takim me ambasadorin Arvizu. Babai i 7 femijeve pretendon se kishte konflikte në Mirditë dhe nuk mund të jetonte më atje.

  • 40 konsuj nderi të Shqipërisë
    nëpër botë sot në Tiranë

    Më 28-29 nëntor mbërrijnë në vendin tonë rreth 40 konsuj nderi të Republikës së Shqipërisë nëpër botë, të cilët si mision të tyre kanë përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në vendet përkatëse. Ata do të priten nga Presidenti Bamir Topi dhe nga disa ministra.

  • Dy aksidente brenda pak
    orësh, 2 vdesin, 1 plagoset

    Dy aksidente me 2 të vdekur e 1 të plagosur janë shënuar gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Aksidenti i parë me me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri u shënua në superstradën Lezhë-Shkodër. Aksidenti tjetër në Mat. Policia nis hetimet.

  • 28 Nentori, shqiptarët
    e Preshevës në protestë

    Protestat mbahen në komunat e Preshevës dhe Bujanovcit, dhe ftohen të gjithë shqiptarët e këtyre trevave për masivitet, për të shprehur pakënaqësinë kundër diskriminimit nga Beogradi.

  • 28 Nentori mbledh 40
    konsujt e nderit në Tiranë

    Konsujt e nderit të cilët si mision të tyre kanë përmirësimin e imazhit të Shqipërisë nëpër botë do të priten nga zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. 

  • 28 Nentori  ne Maqedoni
    festime në komunat shqiptare

    Gati në të gjitha komunat e banuara me shqiptarë janë organizuar manifestime të ndryshme nën drejtimin e komunave, por edhe shkollave për të shënuar këtë përvjetor të 99-të. Në Gradec të Gostivarit zbulohet busti i Mehmet Pashë Derallës, ninistri i parë i Mbrojtjes në qeverinë e Ismail Qemalit.

  • 28 Nëntori në Prishtinë
    AK shpalos flamurin gjigand 

    Festa e Flamurit vesh kuq e zi Prishtinën dhe mbarë Kosovën. Edhe pse qeveria kosovare e ka shpallur ditë pushimi 28 Nëntorin, Komuna e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje, por dhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria, do t’i japin jetë festës në Kosovë.

  • Vlora festime deri në orët
    e para të 29 Nëntorit

    Festa në rrugë, koncerte dhe Natë e Bardhë në qytetin ku u firmos Pavarësia. Bashkia e Vlos ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, koncerte me këngë të të gjitha rrymave muzikore, premiera në teatrin “Petro Marko”, por edhe aktivitete sportive

  • 28 Nentori, Festime
    në të gjithë Tiranën

    Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët të bëhen nesër pjesë e festimeve dhe aktiviteteve që janë organizuar për 99 vjetorin e pavarësisë. Dita në Tiranë do të jetë e mbushur me aktivitete të shumta ku të gjithë mund të gjejnë atë që duan.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv