Arkiva

  • Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar me shumice votash shkurtimin e organikës së administratës. Një numër prej 68 punonjësish të administratës së bashkisë së qytetit të Elbasanit mund të lërë punën gjatë vitit 2012.
  • Tiranë policia në gatishmëri:
    Jo “Natës së Bardhë” të Ramës

    Si e kishte bërë traditë kryebashkiaku Edi Rama, çdo 29 Nëntor, festë të Çlirimit, organizohej “Nata e Bardhë” me aktivitete të shumta non stop në të gjithë Tiranën. Disa bare dhe lokale në kryeqytet, me nismë të tyre kanë lajmëruar dhe në facebook se do ta ruajnë këtë traditë e do të organizojnë party të veçantë sonte, sidomos nga zona e ish-Bllokut. Policia vihet në alarm dhe përforëcon kontrollet: asnjë festim pas mesnatës.

  • 67-vjetori i clirimit pritet
    me protesta në Shkodë

    Përfaqësues të shoqatave atdhetare si “Fronti Kombëtar Shqiptar” dhe “Identiteti e Bashkimi Kombëtar”, kanë protestuar afër vendit ku ndodhet aktualisht monumenti i 5 Heronjve të Vigut dhe kanë kërkuar rikthimin e tij në qendër të qytetit të Shkodrës.

  • Reforma Zgjedhore,
    nesër takimi i parë

    Përfaqësuesit e 8 partive parlamentare do mblidhen për herë të parë nesër, në takimin e komisionit për kodin zgjedhor, pothuajse 2 javë pas votimit në Kuvend.
    Reforma Zgjedhore, KiE: Prishja e marrëveshjes, e papranueshme

  • Doli për gjah, vdes tragjikisht
    nga arma e vet drejtori i shkollës

    Një tjetër viktimë e armëve të gjahut në Shqipëri. Sot në mesditë është ndarë nga jeta në një aksident tragjik Drejtori i shkollës 9-vjeçare në komunën e Antigonesë në Gjirokastër, Dritan Kllapi 40 vjeç. Arsimtari ka shkuar sot, si një ditë pushimi, për gjah me një mikun e tij në malet përreth, por pengesa në një shkëmb dhe rënia e armës nga dora ka qenë fatale për jetën e tij.

  • Dhuna në veri, serbët
    hedhin gaz lotsjellës |
    OKB: Rrezikohet shpërthimi i dhunës

    Vazhdojnë përleshjet mes serbëve në veri dhe forcave të KFOR-it. Raportohet se rreth orës 17:00 protestuesit serbë kanë përdorur gaz lotsjellës kundër KFOR-it.  25 ushtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it janë plagosur gjatë përleshjeve të djeshme me protestuesit serbë.
    Prishtina dënon dhunën në veri, autorët para ligjit
    Tadic: Të Hiqen barrikadat. Todorovic: Kërkesë skizofrenike
    Rexhepi: KFOR duhet të përgjigjet me të njëjtën gjuhë ndaj serbëve
    Jeremic në OKB: KFOR dhe EULEX shkaktojnë tensione
    Lunacek: Serbia nuk e fiton statusin deri sa dhuna vazhdon

  • Jeremic në OKB: KFOR
    dhe EULEX shkaktojnë tensione

    Këshilli i sigurisë së Kombeve të Bashkuara është mbledhur sot në New York, për të diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës. UNMIK i ka kërkuar palëve të provojnë të gjitha mënyrat e mundshme për të gjetur një mënyrë komunikimi të përbashkët. Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka kritikuar ashpër autoritetet kosovare dhe veprimtarinë e njëanshme të forcave të KFOR dhe EULEX, që mbështetën policinë kosovare. Hoxha: Qeveria serbe ka vepruar për të nxitur konfliktet.

  • Task Force antiduhan: Vumë
    122 gjoba, por lokalet plot tym

    Ashtu si shumë rregulla e ligje që nuk respektohen në Shqipëri, i ka rënë të mos respektohet as ligji antiduhan. Lokalet janë plotë me djem, vajza e të rritur që pijnë duhan pa asnjë ngurrim, megjithëse ligji shqiptar është i ashpër si me duhanpirësit ashtu dhe me pronarët e lokaleve që I lejojnë.

  • Rexhepi: KFOR duhet të përgjigjet
    me të njëjtën gjuhë ndaj serbëve

    Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi, në lidhje me konfliktet e ditëve të fundit në veri të Kosovës, ka deklaruar se KFOR dhe EULEX duhet të përdorin forcë proporcionale ndaj protestuesve.

  • Tadic: Të Hiqen barrikadat
    Todorovic: Kërkesë skizofrenike

    Kreu i shteti serb, Boris Tadic, i ka kërkuar përfaqësuesve të serbëve në veri të Kosovës që ti bëjnë thirrje qytetarëve serb të tërhiqen sa më parë nga barrikadat. Ndërkohë nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Dragan Todorovic, tha se thirrja e presidentit serb Boris Tadic për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës “është e pakuptimtë dhe skizofrene”.

  • Na pret një dimër i ftohtë
    KESH: Drita vetëm për dhjetorin

    Në një deklaratë për mediat, drejtori i KESH, Engjëll Zeqo, ka folur për situatën e vështirë energjetike që KESH pritet të përballojë këtë vit. Ai raporton se KESH ka siguruar importin e energjisë elektrike vetëm për muajin dhjetor dhe arsyetoi shkallën e lartë të importit me nevojën e ruajtjes së rezervave të Fierzës.

  • Reforma Zgjedhore, KiE: Prishja
    e marrëveshjes, e papranueshme

    Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, takon zëvendës Presidentin e KiE dhe kandidatin për President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jean-Claude Mignon. U bisedua gjithashtu edhe për Reformën Zgjedhore, sipas Mignon, Këshilli i Europës ka punuar shumë që palët të arrinin konsensusin dhe kthimi mbrapa do ishte e dëmshme për demokracinë.

  • Berisha takon konsujt e nderit:
    Nxitni investitorët drejt Shqipërisë 

    Kryeministri Berisha deklaron se integrimi i Shqipërisë në BE, është prioritet dhe në këtë proces ftoi konsujt e nderit të intensifikojnë përpjekjet për të nxitur investitorët të investojnë në Shqipëri të arritur qëllimin më madhor, përshpejtimin e zhvillimit të këtij vendi.

  • Prishtina dënon dhunën
    në veri, autorët para ligjit

    Institucionet e Kosovës dënojnë sulmet në veri.  Presidentja Jahjaga u kërkon serbëve të Kosovës që t'i kthehen normalitetit, të heqin barrikadat dhe të lirojnë rrugët për të mundësuar qarkullimin e lirë të njerëzve. Reagon dhe qeveria: Përkrahim vendosjen e plotë të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.

  • Itali, vdes nëna shqiptare
    shpëton djali 4 muajsh 

    Aksident tragjik në rrugët e Italisë së veriut, (në foto) ku një nënë e re shqiptare, Silvana Mullisi, vetëm 26 vjeç vdiq në orët e para të mëngjesit. Shpëtoi për mrekulli vogëlushi i saj vetëm 4 muajsh, i cili udhëtonte në të njëjtën makinë me mamanë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 5.30, kur Silvana Mullisi, lindur në Tiranë, por banore në Crusinallo, pranë Domodossola, po shkonte në punë me makinën e saj tip Fiat Fiorino, në të cilën kishte dhe të birin.
    VIDEO E AKSIDENTIT

  • Kriza, rritet kredia e keqe
    Tani kushte të reja kreditimi

    Kredia e keqe, sipas vlerësimit të vetë Shoqatës së Bankave, ka arritur në muajin shtator në 18.4 për qind të totalit të portofolit të kredive. Deri para pak vitesh, kjo shifër ishte 4- 6 për qind, duke përbërë edhe normën më të ulët në rajon. Por rritja e shpejtë e problematikës financiare, me të cilën përballohen qytetarët shqiptarë, ka sjellë një përkeqësim të kushteve të tyre në drejtim të pagesave të kredisë, që është pasqyruar edhe në probleme të karakterit social, me përplasje me përmbaruesit privatë, me kërkesa absurde të gjykatave apo intransigjencë ekstreme nga bankat.

  • Ja ç’u bë për festat në Gramsh
    lexuesi shkruan në RAPORTONI JU 

    Endri Mema, nga qyteti i Gramshit e përshkroi në këtë mënyrë festën në qytetin e tij përmes RAPORTONI JU të shqiptarja.com. “Atmosferë festive edhe në qytetin e Gramshit. Edhe pse në pamje mund të duket një qytet i vogël dhe i qetë kur bëhet fjalë për festat patriotike ngrihet entuziazmi në qiell, e tillë ishte dhe festa qe u organizua per ditën e Flamurit.

  • Dhuna në veri, NATO: Të
    shqetësuar, KFOR bëri detyrën

    NATO-ja shpreh shqetësim për situatën në pjesën veriore të Kosovës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve në përmbajtje dhe bashkëpunim të plotë me faktorin ndërkombëtar me qëllim që të sigurohet liria e lëvizjes.

  • Pr/buxheti 2012, nesër
    shqyrtimi nen per nen ne Kuvend

    Projektbuxheti i shtetit për vitin 2012 do të shqyrtohet nga dita e nesërme nen për nen në komisionet parlamentare, të cilat do ia përcjellin më pas për miratim Kuvendit në seancën plenare të 5 dhjetorit.

  • Itali, kamioni përplas
    një grua shqiptare

    Një grua shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë shëndtesore pasi është përplasur nga një kamion në Marcheno të Italisë. E plagosura është 47-vjeçarja Manushe Cela, nëna e dy fëmijëve 23 dhe 18 vjeç, e cila banonte në këtë zonë që prej vitit 2005

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv