Arkiva
-
Proçesi i votimit gjatë ditës së sotme është mbyllur pa ngjarje kriminake në të gjithë territorin e vendit. Përmes një deklarate të sjellë nga Policia e Shtetit thuhet se gjatë gjithë këtij procesi Policia e Shtetit, me vendim të Komisioneve të Qendrave të Votimit, ka dhënë ndihmën për rivendosjen e rregullit në 5 raste, nga të cilat në 4 raste për 21 Qershor 2015, 22:59
-
Politika voton për Tiranën
21 Qershor 2015, 12:31
Kandidatët: Pjesëmarrje masivePresidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Rama, kryetari i Parlamentit Ilir Meta lideri i opozitës Lulzim Basha, ish kryeministri Berisha dhe kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës kanë hedhur votën e tyre në qendrat e votimit në kryeqyetet me mesazhin për zgjedhje të lira dhe apelin për pjesëmarrje.
Video/ Voton Basha
Video/ Voton Veliaj
Video/ Voton Kosova
Video/ Voton Meta
Video/ Voton Rama
Video/ Voton Berisha
Video/ Voton Nishani
Veliaj: Procesi i qetë dhe eficient
Kosova: Nuk më shtyni dot të bëj komente politike
Berisha: Këto janë zgjedhjet e para të plagosura
Meta: Distancohuni nga çdo lloj tensionimi artificial
Bojaxhi, në Facebook: Vota mjeti i fuqishëm që ndikon politikën
Nishani: Mirënjohje për komisionerët dhe numëruesit
Topi: Pavarësisht zhgënjimeve, vota e secilit vlen shumë
-
Shqiptarët votuan! E majta:
21 Qershor 2015, 22:47
Proces i qetë, PD 'shpall' fitoreNdërsa qytetarët shqiptarë shprehën vullnetin e tyre me votë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të 61 bashkive në vend, politikanët kanë dhënë komentet e para për procesin zgjedhor.
Veliaj: Mirënjohje qytetarëve që votuan për Drejtimin e Duhur
Durrës, Grida Duma: Të dhënat e para flasin për fitore të PD-së
"21 qershori", Tahiri: Fituesi më i madh është qytetaria
Kosova: Rezultat pozitiv, fitorja gjendet në kutitë e votimit -
Dhoma Zgjedhore: Të respektohet ligji
21 Qershor 2015, 22:19
për numërimin dhe tabelimin e rezultateveDeklaratë e përbashkët e anëtarëve të Dhomës Zgjedhore në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor Dhoma Zgjedhore përmes anëtarëve të saj si KZLN dhe ISP ka monitoruar procesin zgjedhor dhe tani do të vazhdojë të monitoroj procesin e numërimit të votave. Përmes portalit online ZALART.al, është bashkëpunuar me qytetarët për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor.
VIDEO -
Bashkia Peqin, kandidati i APPD:
21 Qershor 2015, 21:15
Më kërcënuan mbështetësit e PDIUKandidati i “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet” për Bashkinë Peqin ka denoncuar se është kërcënuar nga mbështetësit e PDIU-së. Albert Kreci thotë se përveç tij me armë janë kërcënuar dhe komisionerët e PD-së. “Situata ka qenë gjatë gjithë kohës e tensionuar. Mbështetësit e PDIU lëviznin me armë dhe kërcënonin për këtë gjë janë vënë në dijeni dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Janë kërcënuar dhe komisionerët e PD-së”, është shprehur Kreci.
-
Tiranë, fillon procesi i dorëzimit të
21 Qershor 2015, 21:11
kutive, në KZAZ Nr.32 radhë të gjataNë të 12 KZAZ-të e Tiranës ka filluar dorëzimi i materialeve zgjedhore ku do të zhvillohet edhe procesi i numërimit. Nga KZAZ-ja Nr. 32, kamera e A1 Report ka sjellë edhe pamje të radhës së gjatë të krijuar për dorëzimin e materialeve.
VIDEO
FOTO -
Veliaj: Mirënjohje qytetarëve
21 Qershor 2015, 21:02
që votuan për Drejtimin e DuhuKandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj ka falenderuar qytetarët që e kanë votuar. Veliaj gjithashtu shprehur mirënjohje dhe për numëruesit e votave. “Dua t'u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që votuan sot dhe ushtruan vullnetin qytetar për ta çuar Tiranën në Drejtimin e Duhur. Mirënjohje e veçantë edhe për të gjithë numëruesit që do të administrojnë gjatë natës së sotme fitoren tonë", shkruan Veliaj në faqen e tij në Facebook.
Veliaj: Procesi i qetë dhe eficient
Rama në Surrel: S'ka më katundarë
Meta: Distancohuni nga çdo lloj tensionimi artificial
Topi: Pavarësisht zhgënjimeve, vota e secilit vlen shumë -
Durrës, Grida Duma: Të dhënat
21 Qershor 2015, 20:22
e para flasin për fitore të PD-sëKandidatja e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet për Bashkinë Durrës, Grida Duma në deklaratën e bërë për mediet në mbyllje të procesit të votimit ka folur për fitore të PD-së në Durrës. “Të dhënat e para flasin për një fitore të alternativës tonë në Durrës, fitore të Partisë Demokratike. Tani që votimi është mbyllur, kemi hyrë në një proces të rëndësishëm që është numërimi”, u shpreh kandidatja e PD-së.
VIDEO -
PS i përgjigjet Palokës, Xhaçka:
21 Qershor 2015, 20:17
PD po përdor strategjinë e vjetëDeputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka në një interviste për A1 Report shprehet se procesi zgjedhor ka përmbushur pritshmërinë e koalicionit të mazhorancës.
“Deri tani procesi ka shkuar shumë mirë. Pritshmëria jonë për një proces dinjitoz është përmbushur. Jemi shumë entuziastë që rezultati do të jetë shumë pozitiv”, tha Xhaçka.
VIDEO -
"21 qershori", Tahiri: Fituesi
21 Qershor 2015, 20:13
më i madh është qytetariaMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka falënderuar forcat e Policisë së Shtetit të garantuan mbarëvajtjen e procesit të votimit. “Faleminderit më shumë se 7.000 punonjësve të Policisë së Shtetit në çdo cep të Shqipërisë, që kontribuuan bashkë me qytetarët për të arritur standardet më të larta zgjedhore”, shkruan Tahiri në Facebook. Ministri i Brendshëm ka nënvizuar se, “fituesi më i madh është qytetaria” dhe kjo falë “qytetarëve në çdo Bashki dhe falë vullnetit institucional për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme më shumë sesa rezultatin e garës”. “Kur fiton procesi, fitues nuk është vetëm fituesi, por fitojnë të gjithë. Ky është suksesi i vërtetë sot”, deklaron Tahiri.
-
Halim Kosova: Rezultat pozitiv
21 Qershor 2015, 19:53
fitorja gjendet në kutitë e votimitKandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet për Bashkinë Tiranë, Halim Kosova kur pritet që të nisë procesi i numërimit të votave ka bërë një deklaratë për mediat ku kërkojë nga numëruesit që të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën. Kosova foli për “rezultat pozitiv” dhe theksoi se nuk do të lejohet që rezultati që gjendet në kuti të manipulohet.
Basha me prindërit: Vendosni me votë
Kosova: Nuk më shtyni dot të bëj komente politike
Berisha: Këto janë zgjedhjet e para të plagosura
Bojaxhi, në Facebook: Vota mjeti i fuqishëm që ndikon politikën
Nishani: Mirënjohje për komisionerët dhe numëruesit -
Paloka: PD, fitore nga jugu në veri
21 Qershor 2015, 19:44
Nuk kanë votuar shumë të majtëKreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka përmes një deklarate për mediat është shprehur se përpjekjet për manipulim nga ana e mazhorancës kanë qenë prezente gjatë gjithë ditës, dhe sipas tij PD ka arritur të frenojë disa prej tyre.
VIDEO -
Kaso për A1 Raport: Të gjitha
21 Qershor 2015, 19:33
shkeljet janë dokumentuar nga PDNë një intervistë për A1 Report, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso ka folur rreth situatës së sotme në burgun e Rrogozhinës, ku të burgosurit të cilët vuanin dënimin aty nuk kanë mundur të votojnë. Ai tha se KQZ nuk ka mbajtur një qëndrim të hapur veçanërisht me PD-në në këtë rast, teksa ka shtuar se forcat politike janë lajmëruar në orën 2 të mëngjesit që të çojnë komisionerët në Rrogozhinë.
-
Rama: Zgjedhjet më të mira
21 Qershor 2015, 19:25
që kemi zhvilluar deri sotKryeministri, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në votim për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtit lokal. Rama duke shprehur mirënjohje me përulësi mirënjohje për qytetarët që votuan për kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, e cilëson procesin e 21 qershorit historik.
-
Franca dhe Italia kërkojnë një
21 Qershor 2015, 18:52
marrëveshje të shpejtë për GreqinëPresidenti francez, François Hollande konfirmoi sot gjatë vizitës së tij në Milano se Franca dhe Italia do të dëshironin një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur për zgjidhjen e krizës greke.
-
Himarë, A1 Report ndalohet të
21 Qershor 2015, 19:14
filmojë në Qendrën e VotimitHimarë – Gazetari i A1 Report, Armand Xhelili është ndaluar që të filmojë në qendrën e votimit 45/91. Kanë qenë Kryetari i Komisionit të QV, Angjell Neranxi i cili ka penguar gazetarin të bëjë punën e tij. Gazetari u ndal të filmojë momentin e diskutimit të votimit të Bejlerit, ku Neranxi dhe vëzhguesi Kosta Bala penguan filmimet nga A1 Report.
VIDEO -
Kandidatët e inkriminuar, Cannon:
21 Qershor 2015, 17:42
Shqiptarët ua dinë të shkuarënAmbasadori britanik, Nicholas Cannon ka folur nga Vora për A1 Report, ku i pyetur në lidhje me deklaratën e Kryeprokurorit Llalla për kandidatët të inkriminuar, theksoi se votuesit kanë dijeni për backgraundin e kandidatëve.
VIDEO -
KIEV – Dy ushtarë dhe një civil i vrarë në lindje të Ukrainës
21 Qershor 2015, 18:29KIEV, 21 qershor /ATSH-AFP/ – Dy ushtarë ukrainas dhe një civil u vranë në 24 orët e fundit në lindje të Ukrainës, ku përplasjet vazhdojnë pavarësisht armëpushimit në fuqi, theksuan sot përfaqësuesit e forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë. “Pas provokimeve dhe të shtënave, dy ushtarë ukrainas u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën”, […]
-
GREQI – Cipras i paraqet Merkelit, Hollande dhe Juncerit propozimet greke
21 Qershor 2015, 18:28ATHINË, 21 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri grek, Aleksis Cipras paraqiti sot propozimet greke në kuadër të një marrëveshjeje të përbashkët gjatë bisedave telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin francez, François Hollande dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, theksuan këto shërbime në një komunikatë. Sipas kësaj komunikate, kjo marrëveshje duhet të sjellë një zgidhje […]
-
Kosova hap fushatën për regjistrimin e diasporës
21 Qershor 2015, 18:28PRISHTINË, 21 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Kosova hapi sot fushatën për regjistrimin e diasporës Ti je pjesë e atdheut – Regjistrohu edhe ti. Aktiviteti, ku mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u organizua nga Ministria e Diasporës dhe u mbështet nga UNDP/IOM. Në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë me një aktivitet solemn përfaqësues të […]
