Arkiva

  • Dritan Leli është kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane me profesion mjek fitoi bindshëm përballë kandidatit të djathtë për bashkinë e qytetit bregdetar.  VIDEO
  • Berat, komisionerët e PD braktisin 
    procesin, 13 kuti numërohen nesë

    Tensionet e krijuara në KZAZ-në numër 64 në qytetin e Beratit kanë çuar në pezullimin e numërimit të votave, proces i cili u vendos të rinisë gjatë së martës. Gjithçka nisi pas pretendimeve të komisionerëve të Partisë Demokratike sipas të cilëve dy kuti në këtë KZAZ ishin me parregullsi. 

  • Ja 60 kryebashkiakët e rinj
    fitojnë 44 të majtë, 15 të djathtë

    Nga 60 bashki në të cilat procesi i numërimit të votave është mbyllur zyrtarisht, 44 janë fituar nga kandidatët e majtë të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, vetëm 14 nga të djathtët dhe 1 i partisë së minoritetit grek në Finiq, por që gëzoi mbështetjen e së majtës. 

  • Johanis emëron Gabriel Oprean kryeministër të përkohshëm

    BUKURESHT, 22 qershor /ATSH-AGERPRES/ – Presidenti rumun, Klaus Johanis nënshkroi sot dekretin që emëron zëvendëskryeministrin aktual të vendit, Gabriel Oprea në postin e kryeministrit, në ndërkohë të periudhës së pamundësisë së ushtrimit të prerogativave të kryeministrit nga ana e shefit të qeverisë, Victor Ponta, njoftoi sot zyra e Administratës Presidenciale rumune. Gabriel Oprea, 54 vjeç […]

  • Mogherini: BE kërkon zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit në Maqedoni

    LUKSEMBURG, 22 qershor /ATSH-MIA/ – Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian diskutuan sot për krizën politike në Republikën e Maqedonisë dhe vendosën ta lënë për nesër miratimin zyrtar të deklaratës për vendin e vogël ballkanik. Sipas shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, shefat e diplomacive të vendeve të BE-së, patën diskutime […]

  • INSTAT: Numri i fermave bujqesore u rrit me 0,4%

    TIRANE, 22 Qershor /ATSH/- Në vitin 2014 numri i fermave bujqesore u rrit me 0,4% krahasuar me një vit më parë, bëri të ditur të hënën INSTAT. Në raportin e publikuar mbi statistikat në sektorin e bujqësisë për vitin 2014, INSTAT informan se, madhësia mesatare e fermës u ul gjate ketij viti në 1,16 ha […]

  • Luzi në A1 Report: Të ndryshojë 
    Kodi, komisionerët jo më politik

    Një proces zgjedhor i qetë, ashtu siç në Shqipëri rrallë herë ka ndodhur. Por për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm, përpjekje për të bllokuar veçanërisht procesin e numërimit, komisionerët nuk duhet më të propozohen nga partitë politike. Këtë qëndrim shprehu kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi në një intervistë për A1 Report gjatë emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”, duke shprehur njëherësh nevojën e ndryshimit të Kodit Zgjedhor.  VIDEO

  • Fleckenstein: Ditë e mirë për ju 
    Negociatat? Në fund të procesit

    Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, duke komentuar zgjedhjet në Shqipëri deklaroi se, e diela ishte një ditë e mirë për vendin tonë. Sa i pwrket plotësimit të testit për hapjen e negociatave, ai tha se do të pritet fundi i të gjithë procesit, për të nxjerrë konkluzione të tilla.

  • BE-Institucioneve: Sigurohuni
    të ndiqni rekomandimet e ODIHR-it

    Bashkimi Europian u ka kërkuar institucioneve kompetente shqiptare që të sigurojnë ndjekjen e duhur të rekomandimeve të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të ODIHR-it.

     

  • Strazimiri: Një bandë kriminale 
    kurrë s'është neutralizuar me votë

    Deputeti i PD Gent Strazimiri ka lëshuar një thirrje disi të çuditshme në rrjetin e tij social Facebook pas raportit të OSBE/ODIHR-it duke u shprehur se “ODIHR sapo konfirmoi me fakte dhe prova një leksion të historisë: KURRË, një bandë kriminale nuk është neutralizuar me… VOTË!!!

  • NATO pritet të miratojë dyfishimin e forcës së reagimit të shpejtë

    BRUKSEL, 22 qershor /ATSH-AFP/ – NATO do të vendosë këtë javë për të rritur forcën e reagimit të shpejtë duke e çuar kapacitetin e saj në 30 000-40 000 trupa, më shumë se dyfishi i përmasës aktuale, theksoi sot sekretari i përgjithhsëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. ”Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të marrin vendim […]

  • Shpërthim në Parlamentin afgan, talebanët marrin përsipër sulmin

    KABUL, 22 qershor /ATSH-AFP/ –  Rebelët talebanë sulmuan sot selinë e Parlamentit afgan në Kabul duke vrarë një grua dhe një fëmijë, shenjë e presionit në rritje që ata ushtrojnë mbi qeverinë dhe trupat në këtë seson intensiv luftimesh. Rebelët talebanë, për të cilët ushtria dhe qeveria afgane kanë qenë shënjestra, kanë marrë menjëherë përsipër […]

  • Schauble: Nuk ka propozime thelbësore nga ana e Greqisë

    BRUKSEL, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Greqia nuk ka paraqitur propozime thelbësore që prej javës së kaluar dhe në këto kushte samiti i zonës euro që do të zhvillohet sot në mbrëmje në Bruksel do sjellë pak gjëra, deklaroi ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble. ”Nuk e di se si, pa propozimet thelbësore, do të përgatisim […]

  • Kupa e Amerikës – Ja ciftet cerekfinaliste

    TIRANE, 22 Qershor /ATSH/. – Pas përfundimit të ndeshjeve në fazën e grupeve, janë përcaktuar çiftet çerekfinale të Kupës së Amerikës. Në çerekfinale do të përballen këto skuadra: Kili – Uruguai, 25 qershor (01:30) Bolivi – Peru, 26 qershor (01:30) Argjentine – Kolumbi, 27 qershor (01:30) Brazil – Paraguai, 28 qershor (23:30)    

  • Patrushev: Moska e pafuqishme për të penguar nisjen e luftëtarëve rusë në Ukrainë

    MOSKË, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Rusia nuk ka mjete për të penguar nisjen e vullnetarëve rusë për të luftuar në lindjen separatiste të Ukrainës, deklaroi sot sekretari i Këshillit rus të Sigurimit, Nikolai Patrushev në një intervistë për të përditshmen ”Kommersant”. “Ne nuk i inkurajojmë të nisen për të luftuar në Ukrainë dhe ne nuk […]

  • Baku 2015, Gega rekord dhe medalje të artë, Smajlaj medalje argjendi

    TIRANË, 21 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kuqezinjtë kanë arritur sot rezultatet mjaft të mira në lojërat e Olimpike Europiane “Baku 2015”,  Atletja Luiza Gega ka thyer rekord në garën e 1500 metrave dhe ka fituar medalje të argjendë në garën e 800 metrave. Atletja Luiza Gega që mban lart flamurin kuqezi arriti të shpallej fituese në garën […]

  • Kreditë me probleme, më të ultat që nga 2012

    TIRANE, 22 Qershor /ATSH/- Shkalla e kredive me probleme për muajin prill 2015 zbriti në 22.4%, niveli më i ulët që nga viti 2012. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kreditë me probleme u ulën më tej prej nivelit 22.8% që ishte regjistruar në fund të muajit mars. Ulja graduale e kredive me […]

  • Vulin propozon konferencë urgjente rajonale për emigrantët

    BEOGRAD, 22 qershor /ATSH-TANJUG/ – Serbia nuk mundet ta zgjidhë e vetme problemin me emigrantët dhe ka nevojë për para, ushqime, medikamente dhe pajisje teknike, deklaroi sot ministri serb i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin duke i bërë thirrje kryeministrit Aleksandar Vuçiç të zhvillonte një konferencë rajonale për emigrantët. Në takimin e parë të grupit të punës të […]

  • OKB: Krime të mundshme lufte nga Izraeli dhe palestinezët në Gaza në vitin 2014

    GJENEVË, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Izraeli dhe grupet e armatosura palestineze mendohet të kenë kryer krime lufte gjatë konfliktit në Gaza në vitin 2014, sipas një raporti hetimor të Kombeve të Bashkuara, publikuar sot në Gjenevë. ”Komisioni i pavarur i hetimit të Kombeve të Bashkuara për konfliktin në Gaza në vitin 2014 ka mbledhur informacione […]

  • Humbja e PD, Doda sulmon Bashën
    I kujton Olldashin: Kishte të drejtë!

    Humbja e thellë e demokratëve në bashkitë e mëdha dhe bastionet e konsideruara të djathta në zgjedhjet e 21 Qershorit ka shërbyer për deputeten demokrate Mesila Doda si një konfirmim se deputeti i ndjerë Sokol Olldashi kishte të drejtë kur thoshte se politika nuk është llogari meskine numrash, por filozofi e inspirim. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv