Arkiva

  • BERLIN, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se niveli i lartë i euros do të vështirësonte reformat që duhen bërë në vendet evropiane. “Një euro shumë e fortë bën që ato (Spanja dhe Portugalia) me shumë vështirësi të mund të zbatojnë reformat dhe të marrin rezultate, në eksport për shembull”, deklaroi […]
  • Trojka: Portugalia duhet të vazhdojë përpjekjet për reduktimin e deficitit

    LISBONË, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Portugalia duhet të vazhdojë përpjekjet për të reduktuar deficitin buxhetor, paavrësisht përmirësimit të situatës ekonomike dhe financiare të vendit, theksoi sot trojka e kreditorëve, BE-BQE-FMN në përfundim të një vizite në Lisbonë. Ky mision kontrolli është i dyti që kur vendi doli në muajin maj 2014 nga një program ndërkombëtar […]

  • KIRGISTAN – Ban-Ki-Moon: Uzbekistani të luftojë kundër punës së detyrua

    BISHKEK (Kirgistan), 12 qershor /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i kërkoi sot Uzbekistanit t’i japë fund punës së detyruar në fushat e pambukut në vend, një sektor strategjik për këtë ish-Republikë Sovjetike të Azisë Qendrore. Ban Ki-moon, i cili shkoi në Tachkent në kuadër të një vizite pesë ditore në Azinë […]

  • Dako: Ky do të jetë mandati i
    ndihmës për njerëzit në nevojë

    Në kuadrin e 12 qershorit, Ditës Botërore Kundër Punës së Detyruar të Fëmijëve, u organizua mbrëmja e bamirësisë “Melodia e Shpresës”, me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit, në plazhin e Durrësit.   VIDEO
     

  • Kosova: Zgjidhni alternativën punë
    jo fjalë dhe jo atë fjalë jo punë

    Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës shtroi përpara banorëve e rrugës “Gramoz Pashko” alternativën punë jo fjalë dheu tha banorëve se duhet të zgjedhin një njeri që të zgjidhi problemet dhe jo vetëm për ti konstatoi ato.

  • Rama: S’vëmë në diskutim fitoren
     kërkojmë një votë masive besimi

    Fieri ka qenë ndalesa e radhës e drejtuesve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Edi Rama dhe Ilir Meta të cilët u kanë bërë thirrje fierakëve të votojnë Armando Subashin. Sipas kryeministrit Rama nuk vihet në diskutim fitorja e Subashit, por ai kërkoi një votë masive në formë besimi. “Është e rëndësishme që besimi juaj të investohet sa më shumë me votë.”- tha Subashi.  VIDEO

  • Gara për Tiranën,Bojaxhi:Ndryshimi
    i madh fillon gjithmonë me një grup

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ishte sot i ftuar në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës. Duke folur për kandidimin e tij dhe për nismën “Ne Tirana”, Bojaxhi u shpreh se ndryshimi fillon gjithmonë nga grupe të vogla që sfidojnë status quo-në dhe marrin kurajon për të ndryshuar pjesën e tyre të botës.

  • Erion Veliaj me kryebashkiakun e
    Berlinit: Bashkëpunim me gjermanët

    Erion Veliaj, kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Michael Muller, nga i cili mori mbështetjen për të nisur një bashkëpunim të ngushtë menjëherë pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Pas bisedës me kryebashkiakun e Berlinit, Veliaj deklaroi se ky takim ishte një mundësi tepër e veçantë, sidomos për të marrë eksperiencën e nevojshme nga modeli gjerman, sidomos në çështjet e menaxhimit urban dhe të infrastrukturës.  VIDEO

  • Basha: Oligarkia hedh valle me 
    taksat tona,arroganca shton hallet

    Kryebashkiaku Basha takimin elektoral të rradhës e pati në qytetin e Beratit nga ku deklaroi harresën për shumë vite që qeveria i ka bërë qytetit dhe premtoi sërish ulje të çmimit të energjisë dhe taksave.  VIDEO
     

     

  • Basha: Rama-Meta po shkojnë në
    drejtim të kundërt me premtimet

    Për kryetarin e Partisë Demokratike qeveria me në krye dyshen Rama-Meta po shkon në drejtim të kundërt me premtimet e tyre. Këto deklarata Lulzim Basha i bëri gjatë një takimi elektoral me banorët e Cërrikut dhe Peqinit. 

  • Basha në Peqin e Cërrik:
    Do ulim  taksat për fermerët

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë turit elektoral ditën e sotme në Cërrik dhe Peqin, premtoi uljen e taksvae për fermerët dhe punësimin e të rinjve.

  • Mustafa: Memoriali “Heroinat”, nderon sakrificën e grave shqiptare në luftën e Kosovës

      PRISHTINË, 12 Qershor/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në përurimin e Memorialit “Heroinat”, monument i cili i kushtohet sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të gruas kosovare gjatë luftës së fundit në Kosovë. “Ky memorial shënon një pikë kthese jo vetëm në kujtesën tonë historike, por edhe në respektin institucional dhe […]

  • Elbasan- Turku: Do të zgjidhim problemin e pronave në fshatra

    ELBASAN, 12 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku /.- Kandidati i PD për bashkinë Elbasan, Ardjan Turku, ka zhvilluar disa takime me banorë të fshatrave Letan, Balëz dhe Karakullak, pjesë e komunës së Bradasheshit, të cilët me ndarjen e re territoriale do t’i bashkohen bashkisë së Elbasanit. Banorët e fshatit Letan, ku ndodhet nje gurore, banorët i kanë […]

  • BERLIN – Plevneliev: Hyrja e Bullgarisë në BE kontribuoi për stabilitetin e Ballkanit

    BERLIN, 12 qershor /ATSH-MIA/ – Hyrja e Bullgarisë drejt Bashkimit Evropian ishte zgjidhje e drejtë politike me perspektivë afatgjatë, që rrit sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit, deklaroi presidenti bullgar, Rosen Plevneliev në takimin me anëtarët e forumit gjermano-bullgar. Plevneliev theksoi se para 20 viteve vendet ballkanike kanë qenë të ndara dhe të izoluara, ndërsa sot […]

  •  BE e zhgënjyer nga dështimi i negociatave mbi Maqedoninë 

    /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian është shumë i zhgënjyer nga sjellja e disa palëve në përfundim të negociatave të përqendruara në zgjidhjen e krizës së thellë politike që ka goditur Maqedoninë dhe të cilat ishin të pasuksesshme, deklaroi komisioneri evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn. “Asnjë marrëveshje, për momentin, për vazhdimin e negociatave përsa i përket ish-Republikës jugosllave […]

  • Dijsselbloem: Një marrëveshje për Greqinë pa FMN-në e paimagjinueshme

    /ATSH-AFP/ – Një marrëveshje mbi Greqinë pa Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) është e paimagjinueshme, theksoi sot presidenti i zonës euro, Jeroen Dijsselbloem. Pa FMN-në një marrëveshje është e paimagjinueshme sepse përmbajtja e saj duhet të jetë e vërtetë dhe nëse ka një përmbajtje reale, FMN do të marrë pjesë gjithashtu, deklaroi Dijsselbloem […]

  • GJERMANI – Steinmeier: Krerët politikë në Maqedoni duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre

    BERLIN, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka folur para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit lidhur me nevojën për vazhdimin e prezencës gjermane në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, por pjesën më të madhe të fjalimit ja ka kushtuar Maqedonisë, duke shprehur shqetësime për zhvillimet aktuale, njoftoi Dojçe Vele, […]

  • Milo në Berat: Vëmendje mk të madhe për qytetarët

    BERAT, 12 Qershor/ATSH/- Paskal Milo ishte në Berat ku zhvilloi një takim me anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokracia Sociale. Ai foli për programin e kësaj partie dhe alternativën që përfaqëson. “PDS sloganin e saj e ka ‘Vëmendje qytetarëve’ dhe jo pa qëllim e kemi vënë dhe nënvizuar këtë slogan, sepse ne duhet ta kemi […]

  • Profesionistë nga Shkupi vizitojnë qëndrat e Autizmit në Tiranë

    TIRANE, 12 Qershor/ATSH/- 26 mësues, terapistë dhe edukatorë të specializuar në edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta nga  Maqedonia, vizituan sot Qëndrat Rajonale për Autizmin në Farkë dhe Sauk. Ekipi, pjesë e shkollës fillore speciale “Zlatan Sremce” në Shkup , në vashdën e vizitave studimore që kanë ndërrmarë këto vitet e fundit në vende […]

  • Mero: Transport urban model për Korçën

    TIRANË, 12 Qershor /ATSH-Z. Tosku/- Kandidati i djathtë për Korçën, Gjergj Mero zhvilloi një takim me banorët e lagjes së francezëve, ku sipas tij, problemet më të spikatura janë papunësia, varfëria dhe banesat sociale. Duke trajtuar një nga pikat kryesore të programit, Mero u shpreh se “do të ngremë një transport urban model, duke respektuar […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv