Arkiva

  • SARAJEVË, 13 maj /ATSH-TANJUG/ – Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se do të vizitojë Tiranën më 27 maj pasi e konsideron të rëndësishme këtë vizitë për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe për investimin për paqe dhe stabilitet. “Është e rëndësishme për secilin nga vendet tona për të investuar në paqen dhe stabilitetin rajonal, pra […]
  • Sport – Tenis – Andy Murray kualifikohet lehtësisht në 1/8 e finaleve në turneun e Romës

    TIRANE, 13 Maj /ATSH-AFP/. – Britaniku Andy Murray, N.3 boteror ne tenisin e meshkujve, ka fituar lehtesisht ndaj francezit Jérémy Chardy (N.38) me dy sete, 6-4, 6-3 dhe eshte kualifikuar per 1/8 e finaleve te  Masters 1000 ne Rome. Murray ka qene shume i angazhuar ne dy javet e kaluara, kur ka fituar turneun ne Munich dhe me pas  Masters 1000 […]

  • Gaiani: Interes i kompanive italiane për bashkëpunime në fushën e ndërtimit

    TIRANE, 13 Maj/ATSH/- Ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, deklaroi të mërkurën se kompanitë italiane e shohin me interes investimin në Shqipëri sidomos në fushën e ndërtimit. Deklarata e diplomatit italian u bë gjatë një konference për shtyp pranë Rezidencës italiane në Tiranë, në kuadër të konferences “ITALIA ED ALBANIA– BUILDING TOGETHER” që nis […]

  • Mitrovica e jugut – Thirret mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës

    MITROVICË, 13 Maj /ATSH/.- Në Mitrovicën e jugut për të premten, me 15 maj, është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës. “Diskutimi i Vendimit të Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, me të cilin u vendos që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit dhe […]

  • BRUKSEL – Eurozona regjistron rritje 0,4 për qind në tremujorin e parë

    BRUKSEL, 13 maj /ATSH-AFP/ – Rritja ekonomike është përshpejtuar lehtë në zonën eurogjatë tremujorit të parë, me një Prodhim të Brendshëm Bruto në rritje prej 0,4 për qind, theksoi sot zyra evropiane e Statistikave Eurostat duke publikuar një vlerësim të parë të këtij matësi. Kjo shifër është konform pritjeve të analistëve, pas një rritjeje prej […]

  • Komisioni i Jashtëm shqyrton dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit “Për Shërbimin e Jashtëm”

    TIRANË, 13 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ -Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrtoi sot dekretin e Presidentit “Për kthimin e ligjit nr. 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”. I pranishëm në mbledhje ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko. Kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade, tha në fjalën […]

  • Sport – Real Madrid – Trajneri Ancelotti pezullohet me dy ndeshje

    TIRANE, 13 Maj /ATSH/. – Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është pezulluar me dy ndeshje nga Komisioni i Garës i La Ligës. Trajneri italian këtë dënim e ka marre për gjestet që bëri në drejtim të gjyqtarit, Clos Gomez, gjatë ballafaqimit ndaj Valencias (2-2). Kështu, ish- trajneri i Milanit, PSG dhe Celsit, nuk do […]

  • Rama-Erdogan: Mbledhje e përbashkët e qeverive, pas fushatës zgjedhore

    I Përditësuar TIRANË, 13 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ – Kryeministri Edi Rama priti sot ne  Kryeministri,  Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit Kryeministri Rama theksoi se u fol për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, për situatën në rajon dhe veçanërisht në Maqedoni e Kosovë. Gjithashtu, temë e diskutimit paraprakisht ishin edhe projektet e përbashkëtames dy […]

  • Uashingtoni bllokon llogaritë dhe
    pronat e politikanëve maqedonas

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për t’i bllokuar llogaritë bankare dhe pronat e politikanëve maqedonas nga të gjitha eshallonet e pushtetit, si dhe të një numri të madh biznesmenësh të afërt me pushtetin, për të cilët ekzistojnë dyshime për krime dhe korrupsion, lajmëroi portali maqedonas “Ohridsky”.

  • Italia del nga recesioni me një rritje ekonomike prej 0,3 për qind

    MILANO, 13 maj /ATSH-AFP/ – Italia ka kthyer faqen pas më shumë se tre vjet në recesion duke regjistruar një rritje ekonomike prej 0,3 për qind të PBB-së në tre mumujorin e parë, një shifër që pritej sipas vlerësimeve të para të publikuara sot nga Instituti i Statiskikave Istat. Ekonomistët kishin parashikuar një rimëkëmbje më […]

  • Veliaj: Në 4 vjet, asnjë investim për njësinë 4 në Tiranë

    TIRANË, 13 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/.- Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ftoi banorët e Njësisë nr. 4 në kryeqytet, që në 21 qershor ta shfrytëzojnë pushtetin e votës për të përfituar shërbime më të mira dhe investime, për t’i dhënë drejtimin e duhur lagjeve të tyre. Në dëgjesën e zhvilluar me […]

  • Obama: SHBA-ja do të mbetet vigjilente përballë Iranit

    UASHINGTON, 13 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi sot se SHBA-ja, që po negocion me Iranin për të ardhmen e programit bërthamor, do të qëndrojë vigjilente përballë Iranit, influenca në rritje e të cilit në rajon ka shqetësuar monarkitë e Gjirit Persik. “Vendet në rajon kanë arsye për të qenë shumë të shqetësuar […]

  • Sllovenia vlerëson progresin e Kosovës, e mbështet fuqishëm në proceset integruese evropiane

      PRISHTINË, 13 Maj /ATSH-B.Jashari/.-Kryeministri slloven Miro Cerar në takimin në Lubjanë me kryeministrin kosovar, Isa Mustafa, të cilin e ka pritur me nderime të larta shtetërore, ka vlerësuar raportet e mira ndërmjet dy shteteve, duke shprehur përkushtimin e qeverisë sllovene për të thelluar bashkëpunimin në shumë fusha. Poashtu, kryeministri Cerar vlerësoi progresin dhe reformat […]

  • Kosova dhe Shqipëria bashkë në Festivalin e Kanës

      PRISHTINË, 13 Maj /ATSH/.- Sot fillon edicioni i 68-të i festivalit të Kanës. Ky është viti i parë që në Festivalin e Kanës, Kosova dhe Shqipëria ndajnë një stend në tregun më të madh të filmit në Kanë, ndërsa për Kosovën është viti i katërt që është pjesë e këtij tregu. Sipas një njoftimi […]

  • Vlorë/ Në Panairin e “Argjirofest 2015”, me modele të ridimensionuara të produkteve artizanale

    VLORË, 13 maj/ATSH-Harilla Koçi/.-Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA merr pjesë në Panairin e “Argjirofest 2015”, me modele të ridimensionuara të produkteve artizanale të disa zonave të jugut. Drejtoresha e AULEDA-s, Mirela Koçi, thotë për ATSH-në se, “kjo pjesëmarrje, si pjesë e aktiviteteve të zbatimit të Projektit CRAFT INN (Artizanati në veprim), që financohet me […]

  • Të paktën 43 të vdekur pas një sulmi kundër një autobusi me shiitë

    KARAÇI, 13 maj /ATSH-AFP/ – Një sulm kundër një autobusi që transportonte myslimanë të minoritetit shiit ka shkaktuar të paktën 43 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur sot në metropolin pakistanez të Kaçit, njoftuan autoritetet. Sipas policisë dhe zyrtarëve të komunitetit shiit, 25 burra dhe 16 gra kanë humbur jetën në këtë sulm të kryer nga disa […]

  • Kerry kërkon marrëveshje më të mira mes vendeve të Gjirit Persik dhe Perëndimit

    ANTALIA (Turqi), 13 maj /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kërkoi sot marrëveshje më të mira për sigurinë mes vendeve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik(CCG), SHBA-së dhe Perëndimit për të luftuar terrorizmin, disa orë para një samiti me CCG në Uashington. “Mendoj se të gjitha shtetet anëtare të NATO-s janë shumë të […]

  • Zaev: Dorëheqjet një hap drejt fundit të Gruevskit

    MAQEDONI, 13 maj /ATSH/ – Kryetari i partisë më të madhe opozitare LSDM, Zoran Zaev deklaroi se dorëheqjet e Jankullovskës, Janakievskit dhe Mijallkovit janë një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit, sipas agjencisë maqedonase të lajmeve INA. ”Çdo gjë që kemi diskutuar është konfirmuar, kjo është dëshmi e përgjimit dhe vërtetësisë së bisedimeve. Kjo është […]

  • Abdullah II: Vlerësim rolit të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit

    Përmbledhje e vizitës në Tiranë, të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II TIRANË, 13 Maj /ATSH/- Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, zhvilloi të martën në Shqipëri, vizitën e tij të parë zyrtare, në të cilën u takua me krerët më të lartë të shtetit, Presidentin Bujar Nishani si dhe Kryeministrin Edi Rama. Vizita e Mbretit Abdullah […]

  • Ahmetaj: Rritja e investimeve të huaja, ndikim në rritjen ekonomike

    TIRANË, 13 Maj/ATSH/- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën se në këtë fazë të rritjes ekonomike një element i rëndësishëm janë rritja e investimeve të huaja dhe vendase. Ahmetaj prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ligjin “Për investimet strategjike”. Sipas ministrit Ahmetaj, sektorët kryesorë ku do të zbatohet […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv